{"id":96304,"date":"2026-08-07T19:48:27","date_gmt":"2026-08-07T19:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/07\/i-pandehuri-i-spak-ndoc-kulla-fut-ne-sqetull-erger-kosiqin-e-ujesjellesit-diber-miku-i-karakacit-merr-1-5-mld-leke-10-dite-pas-aferes-2-4-mld-lekeshe-me-besmir-leshen\/"},"modified":"2026-08-07T19:48:27","modified_gmt":"2026-08-07T19:48:27","slug":"i-pandehuri-i-spak-ndoc-kulla-fut-ne-sqetull-erger-kosiqin-e-ujesjellesit-diber-miku-i-karakacit-merr-1-5-mld-leke-10-dite-pas-aferes-2-4-mld-lekeshe-me-besmir-leshen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/07\/i-pandehuri-i-spak-ndoc-kulla-fut-ne-sqetull-erger-kosiqin-e-ujesjellesit-diber-miku-i-karakacit-merr-1-5-mld-leke-10-dite-pas-aferes-2-4-mld-lekeshe-me-besmir-leshen\/","title":{"rendered":"I pandehuri i SPAK Ndoc Kulla fut n\u00eb sqetull Erger Kosiqin e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Dib\u00ebr\/ Miku i Karaka\u00e7it merr 1.5 MLD lek\u00eb, 10 dit\u00eb pas afer\u00ebs 2.4 MLD lek\u00ebshe me Besmir Lesh\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>I pandehur nga SPAK p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit, megjithat\u00eb Ndoc Kulla vazhdon t\u00eb marr\u00eb miliona euro me procedura korruptive. Vet\u00ebm 10 dit\u00eb pasi Kulla u shpall fitues i tenderit 2.4 miliard\u00eb lek\u00eb nga Besmir Lesha i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr, homologu n\u00eb Dib\u00ebr, Erger Kosiqi, i dhuron kontrat\u00ebn tjet\u00ebr, 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy rastet, projekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtim kanalizimesh nga shoq\u00ebrit\u00eb e uj\u00ebsjell\u00ebsve q\u00eb varen nga ministri Enea Karaka\u00e7i, z\u00ebvend\u00ebsuesi i Belinda Ballukut n\u00eb k\u00ebt\u00eb post.<\/p>\n\n<p>Tenderi i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Rajonal Dib\u00ebr ka si objekt \u201cNd\u00ebrtimin e sistemit t\u00eb kanalizimeve t\u00eb qytetit Klos\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 143 milion\u00eb e 479 mij\u00eb e 464 lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 24 qershor 2026 kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 3 operator\u00eb, por indiciet jan\u00eb se fituesi ishte i paracaktuar.<\/p>\n<p>Shkeljet e tenderit jan\u00eb kapur edhe nga filtrat e Open Data Albania, q\u00eb e ka klasifikuar me risk korrupsioni dhe e ka shenjuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00ebse do t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb oferta m\u00eb e ul\u00ebt, do t\u00eb kurseheshin t\u00eb pakt\u00ebn 350 milion\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kompania \u201cNIKA\u201d ka b\u00ebr\u00eb propozimin 100 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Firma tjet\u00ebr konkurrente \u201cLIQENI VII\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn me vler\u00eb 127 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bashkimi i operator\u00ebve WOODPECKER shpk 5% &amp; \u201cJUBICA.\u201d Shpk shpk 95% ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 134.6 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Por administratori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit, Erger Kosiqi, e kishte t\u00eb paravendosur fituesin. M\u00eb 20 korrik 2016, me firm\u00ebn e tij i ka d\u00ebrguar formularin e shpalljes s\u00eb fituesit pronarit t\u00eb \u201cJUBICA.\u201d Shpk, Ndoc Kulla.<\/p>\n\n<p>Nga arroganca me t\u00eb cil\u00ebn menaxhohet ky tender nuk c\u00ebnohet vet\u00ebm buxheti i shtetit, nga i cili mund t\u00eb ishin marr\u00eb m\u00eb pak lek\u00eb p\u00ebr projektin. Nj\u00eb rrezik tjet\u00ebr vjen si pasoj\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb kontrat\u00ebs Ndoc Kull\u00ebs. Projekti mund t\u00eb zvarritet dhe t\u00eb mos b\u00ebhet me cil\u00ebsin\u00eb e duhur.<\/p>\n<p>Kjo lidhet me shkeljen e vet\u00eb kritereve t\u00eb tenderit. M\u00eb konkretisht, kompania \u201cJubica.\u201d Shpk duhej skualifikuar sepse nuk p\u00ebrmbush kriterin e kapacitetit teknik.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb dat\u00ebn 10 korrik 2026, biznesmeni shkodran mori tenderin me objekt \u201cNd\u00ebrtim i rrjetit t\u00eb KUZ p\u00ebr zon\u00ebn e Shirok\u00ebs dhe nd\u00ebrtim i rrjetit KUZ p\u00ebr zon\u00ebn Zogaj, Bashkia Shkod\u00ebr\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb me afat 18 muaj, kompania e Kull\u00ebs \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb aktivizoj\u00eb 60 punonj\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Po ashtu, p\u00ebrcaktohen nj\u00eb list\u00eb me mjete dhe pajisje q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zbatimit t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas kontrat\u00ebs p\u00ebr projektin n\u00eb Klos, duhen m\u00eb shum\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb dispozicion. Kriteri i vendosur p\u00ebr disponimin e numrit prej mesatarisht t\u00eb pakt\u00ebn 90 punonj\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit p\u00ebr prokurimin publik. Aty p\u00ebrcaktohet se personeli i k\u00ebrkuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrmasat dhe specifikat e kontrat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrllogaritje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh numri i punonj\u00ebsve q\u00eb nevojitet p\u00ebr realizimin e objektit dhe afatin e kryerjes s\u00eb punimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb dokumentat e tenderit, periudh\u00ebn 12 muaj. P\u00ebr p\u00ebrcaktimin e k\u00ebtij numri punonj\u00ebsish jan\u00eb llogaritur or\u00ebt e nevojshme t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sipas pasqyrave financiare t\u00eb viteve t\u00eb fundit, \u201cJUBICA.\u201d Shpk ka mesatarisht 50 t\u00eb pun\u00ebsuar. Me pak fjal\u00eb, kompania fituese nuk duhet t\u00eb ishte kualifikuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve standarde t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Me siguri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb komisioni do t\u00eb fshihet pas faktit se jan\u00eb mjaftuar me deklaratat e Ndoc Kull\u00ebs.<\/p>\n<p>Por Kulla e ka zakon t\u00eb falsifikoj\u00eb. Nj\u00eb tender i p\u00ebrfituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb vitin 2020, p\u00ebrfundoi n\u00eb SPAK. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e nj\u00eb segmenti rrugor, me vler\u00eb mbi 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb, ku dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb falsifikuara dhe \u00ebsht\u00eb favorizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nj\u00eb grup operator\u00ebsh ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cObjekti i k\u00ebtij procedimi penal ka qen\u00eb procedura e prokurorimit, \u201cLoti V: \u201cMir\u00ebmbajtje rutin\u00eb me p\u00ebrformanc\u00eb rruga Rr\u00ebshen (Ura e Fanit) \u2013 Shpal, Shpal \u2013 Q. Bene \u2013 Hadroj, Shpal \u2013 Ura e Repsit\u201d, me fond limit 219 milion\u00eb e 866 mij\u00eb e 693 lek\u00eb t\u00eb reja pa tvsh. Tenderi \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 18 shtator 2020, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Shqyrtimi i procedur\u00ebs nga ana e ARRSH ka pasur paligjshm\u00ebri, t\u00eb cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.\u201d- njoftonte SPAK.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Myzyrit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi jan\u00eb marr\u00eb si t\u00eb pandehur edhe Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani, Mehdi Lala, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, si dhe shtetasit; Mehdi Lala., Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza, t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikim i vulave, i stampave ose i formular\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Prokuroria pushoi vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn nga akuzat, at\u00eb t\u00eb \u201cShkjeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d p\u00ebr Myzyrin dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, konfirmuan t\u00eb nj\u00ebjtat burime, vijon t\u00eb mbetet akuza p\u00ebr \u201cFalsifikim t\u00eb vulave, t\u00eb stampave ose t\u00eb formular\u00ebve\u201d, ndaj t\u00eb pandehurve: Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar u zbuluan detaje t\u00eb r\u00ebnda nga dosja hetimore, ku nga p\u00ebrgjimet rezultonte se fjala e Jonaid Myzyrit, kreut t\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimeve Publike, ishte urdh\u00ebr, edhe kur ky urdh\u00ebr ishte n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, por duhej zbatuar. Kjo del n\u00eb pah nga deklarimet e Jonida Skej\u00ebs, nj\u00eb e bashk\u00ebpandehur me Myzyrin, lidhur me dosjen e nj\u00eb procedure prokurimi p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb Mirdit\u00eb. Hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb nxori n\u00eb pah nj\u00eb supergrabitje n\u00eb banes\u00ebn e zyrtares s\u00eb KPP-s\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Librazhdit, ku ishin marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 200 mij\u00eb euro, si dhe ishte rr\u00ebmbyer p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr v\u00ebllai i saj. SPAK i sekuestroi telefonin Skej\u00ebs, ku u zbuluan bisedat me miqt\u00eb dhe familjar\u00ebt e saj. Pas disa muajsh, Gjykata e Posa\u00e7me i hoqi mas\u00ebn e pezullimit nga detyra kreut t\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimeve Publike, duke e l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm me mas\u00ebn \u201cdetyrim paraqitjeje\u201d. N\u00eb argumentet e paraqitura n\u00eb gjykat\u00eb thuhet se Myzyrit i kishte p\u00ebrfunduar mandati dhe, pas disa muajsh, i ra edhe masa e \u201cdetyrimit p\u00ebr paraqitje\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e tenderit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Dib\u00ebr, ka dyshime t\u00eb forta se ministri Karakaci ka ndikuar n\u00eb vendimmarrjen e vart\u00ebsit Erger Kosiqit. Por n\u00eb fund t\u00eb fundit, Kosiqi mban i pari p\u00ebrgjegj\u00ebsi para ligjit p\u00ebr tenderin.<\/p>\n<p>Ky i fundit u transferua n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nga Drejtoria e Sigurimeve Shoq\u00ebrore Dib\u00ebr, ku drejtonte prej disa vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb Kosiqi ka qen\u00eb kryetar i Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Maqellar\u00eb, Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Administrimi i shoq\u00ebris\u00eb nga njer\u00ebzit e Ballukut nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb ndryshim, vet\u00ebm ka rritur humbjet e shkaktuara nga korrupsioni.<\/p>\n<p>Grafiku m\u00eb posht\u00eb tregon situat\u00ebn financiare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me humbje t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n\n<p>UK Dib\u00ebr rriti edhe m\u00eb shum\u00eb numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb administrat\u00eb dhe tenderimin e miliona eurove p\u00ebr disa projekte.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pasqyra financiare e vitit e firmosur nga drejtori Kosiqi q\u00eb tregon s\u00ebrish thellimin e humbjeve.<\/p>\n\n<p>Erger Kosiqi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me k\u00ebt\u00eb post p\u00ebr q\u00ebndrimin luftarak t\u00eb treguar gjat\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Kosiqi u akuzua se nga makina e tij ishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb zjarri. Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku ndiqte nga af\u00ebr aksionin politik, sepse ishte drejtuese e PS-s\u00eb p\u00ebr qarkun Dib\u00ebr. Pra, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje u forcua miq\u00ebsia e drejtorit me ish-eksponenten e qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa produkti jan\u00eb tendera si ky, me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-67\/\">I pandehuri i SPAK Ndoc Kulla fut n\u00eb sqetull Erger Kosiqin e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Dib\u00ebr\/ Miku i Karaka\u00e7it merr 1.5 MLD lek\u00eb, 10 dit\u00eb pas afer\u00ebs 2.4 MLD lek\u00ebshe me Besmir Lesh\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I pandehur nga SPAK p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit, megjithat\u00eb Ndoc Kulla vazhdon t\u00eb marr\u00eb miliona euro me procedura korruptive. Vet\u00ebm 10 dit\u00eb pasi Kulla u shpall fitues i tenderit 2.4 miliard\u00eb lek\u00eb nga Besmir Lesha i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr, homologu n\u00eb Dib\u00ebr, Erger Kosiqi, i dhuron kontrat\u00ebn tjet\u00ebr, 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb. N\u00eb t\u00eb dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96304","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96304","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96304"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96304\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96304"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}