{"id":96301,"date":"2026-08-07T18:48:22","date_gmt":"2026-08-07T18:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/07\/plani-i-rritjes-per-ballanin-perendimor-shqiperia-kryeson-rajonin-merr-me-shume-para-nga-be-ja-si-renditen-vendet\/"},"modified":"2026-08-07T18:48:22","modified_gmt":"2026-08-07T18:48:22","slug":"plani-i-rritjes-per-ballanin-perendimor-shqiperia-kryeson-rajonin-merr-me-shume-para-nga-be-ja-si-renditen-vendet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/07\/plani-i-rritjes-per-ballanin-perendimor-shqiperia-kryeson-rajonin-merr-me-shume-para-nga-be-ja-si-renditen-vendet\/","title":{"rendered":"Plani i Rritjes p\u00ebr Ballanin Per\u00ebndimor: Shqip\u00ebria kryeson rajonin, merr m\u00eb shum\u00eb para nga BE! Ja si renditen vendet"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb ka p\u00ebrfituar deri tani shum\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga Plani i Rritjes s\u00eb Bashkimit Evropian, me 212.8 milion\u00eb euro t\u00eb disbursuara.<\/p>\n<p>Sipas WeBalkans.eu, t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara tregojn\u00eb gjithashtu se Shqip\u00ebria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kan\u00eb sh\u00ebnuar progresin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb zbatimin e reformave. Bosnje-Hercegovina dhe Kosova mbeten pas, nd\u00ebrsa p\u00ebrparimi i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e Komisionit Europian rezulton se pas Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfituar 212.8 milion\u00eb euro, n\u00eb totalin e fondeve t\u00eb disbursuara renditet Serbia me 167.5 milion\u00eb euro, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 142.1 milion\u00eb euro, Mali i Zi me 91.2 milion\u00eb euro dhe Kosova me 61.8 milion\u00eb euro. Bosnje-Hercegovina nuk ka marr\u00eb ende pagesa nga ky mekaniz\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit Evropian n\u00eb Bruksel, Plani i Rritjes po zbatohet me ritme t\u00eb plota, nd\u00ebrsa q\u00eb prej nisjes s\u00eb programit jan\u00eb disbursuar 673.6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga maji i vitit 2024, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor ka sjell\u00eb p\u00ebrfitime konkrete p\u00ebr rajonin dhe qytetar\u00ebt e tij. Me mb\u00ebshtetjen ton\u00eb, partner\u00ebt po zbatojn\u00eb reforma ky\u00e7e q\u00eb hapin rrug\u00ebn drejt integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Deri tani jan\u00eb miratuar gjasht\u00eb Agjenda t\u00eb Reformave, pes\u00eb partner\u00eb kan\u00eb marr\u00eb financimin paraprak \u2013 t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Bosnje-Hercegovin\u00ebs \u2013 nd\u00ebrsa kat\u00ebr partner\u00eb kan\u00eb raportuar zyrtarisht p\u00ebr zbatimin e reformave, konkretisht t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Bosnje-Hercegovin\u00ebs dhe Kosov\u00ebs. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtesim p\u00ebrshpejtimin e reformave q\u00eb ende nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt t\u00eb p\u00ebrmbushin angazhimet e tyre brenda afatit shtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar\u201d, deklaroi nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi theksoi se reformat duhet t\u00eb mbeten prioritet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb plot\u00ebsisht nga mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron Plani i Rritjes.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebjm\u00eb thirrje partner\u00ebve tan\u00eb t\u00eb intensifikojn\u00eb p\u00ebrpjekjet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb reformat t\u00eb zbatohen n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrpara periudhave t\u00eb ardhshme t\u00eb raportimit. N\u00ebse afati i qershorit 2026 nuk p\u00ebrmbushet, t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs, rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin s\u00eb bashku m\u00eb shum\u00eb se 333 milion\u00eb euro. P\u00ebr Bosnje-Hercegovin\u00ebn, afati i zgjatur p\u00ebrfundon n\u00eb dhjetor\u201d, shtoi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet m\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb terren n\u00eb Shqip\u00ebri, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni t\u00eb Veriut lidhen me digjitalizimin e nj\u00eb pjese t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, thjeshtimin e procedurave t\u00eb regjistrimit t\u00eb bizneseve, me m\u00eb pak dokumentacion, si dhe rritjen e investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, fondet po p\u00ebrdoren p\u00ebr modernizimin e infrastruktur\u00ebs hekurudhore, zgjerimin e internetit broadband, p\u00ebrmir\u00ebsimin e rrjetit elektrik dhe pajisjen e shkollave me mjete digjitale.<\/p>\n<p>N\u00eb Malin e Zi, qytetar\u00ebt kan\u00eb nisur t\u00eb shohin p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb menaxhimin e regjistrit t\u00eb pronave, investime n\u00eb eficienc\u00ebn energjetike p\u00ebrmes rikonstruksionit t\u00eb nd\u00ebrtesave publike dhe modernizimit t\u00eb ndri\u00e7imit rrugor. Po ashtu, jan\u00eb ulur incidentet ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit LGBTIQ+, \u00ebsht\u00eb rritur mb\u00ebshtetja p\u00ebr shkenc\u00ebn dhe inovacionin dhe \u00ebsht\u00eb forcuar mbrojtja p\u00ebr p\u00ebrfituesit e asistenc\u00ebs sociale. N\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor jan\u00eb vendosur deklarimet e detyrueshme vjetore t\u00eb pasurive dhe konflikteve t\u00eb interesit, nd\u00ebrsa jan\u00eb reduktuar mungesat e stafit n\u00eb gjykatat q\u00eb trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e korrupsionit.<\/p>\n<p>Pas miratimit t\u00eb Agjend\u00ebs s\u00eb Reformave nga Komisioni Evropian, Kosova ka nisur, megjith\u00ebse me ritme t\u00eb ngadalta, miratimin e legjislacionit t\u00eb ri, zbatimin e reformave institucionale, digjitalizimin e administrat\u00ebs publike dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e menaxhimit t\u00eb financave publike.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut ka forcuar transparenc\u00ebn buxhetore dhe menaxhimin e financave publike, duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb disponueshme p\u00ebr publikun dhe duke ndryshuar rregullat p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pavarur n\u00eb bordet e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore. Po b\u00ebhen gjithashtu p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr p\u00ebrafrimin e sektorit energjetik t\u00eb vendit me legjislacionin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e Zon\u00ebs s\u00eb Vetme t\u00eb Pagesave n\u00eb Euro (SEPA), \u00e7ka pritet t\u2019i b\u00ebj\u00eb pagesat nd\u00ebrkomb\u00ebtare mes Serbis\u00eb dhe vendeve t\u00eb BE-s\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta dhe m\u00eb t\u00eb lira, pasi sistemi t\u00eb b\u00ebhet plot\u00ebsisht funksional. Vendi po modernizon gjithashtu rrjetin elektrik dhe po forcon sigurin\u00eb energjetike, ka krijuar nj\u00eb Qend\u00ebr Evropiane t\u00eb Inovacionit Digjital p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur transformimin digjital t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme dhe po punon p\u00ebr rritjen e transparenc\u00ebs n\u00eb administrimin e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Evropian shpjegoi se vendet partnere paraqesin dy her\u00eb n\u00eb vit raportet e progresit dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr pagesa.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson n\u00ebse p\u00ebrfituesit kan\u00eb p\u00ebrmbushur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme kushtet p\u00ebr pages\u00ebn e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Vendimin Zbatues t\u00eb Komisionit. P\u00ebrmbushja e k\u00ebtyre kushteve k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebrfituesit t\u00eb mos ken\u00eb shfuqizuar apo pezulluar masat e reformave q\u00eb jan\u00eb njohur m\u00eb par\u00eb si t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb vendimet e m\u00ebparshme t\u00eb Komisionit\u201d, shpjegoi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha projektet e financuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes pritet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027 dhe nuk do t\u00eb jepen shtyrje t\u00eb afatit t\u00eb zbatimit. Vendet q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin angazhimet e tyre do t\u00eb humbasin fondet e alokuara, t\u00eb cilat do t\u2019u ridrejtohen vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes ka nj\u00eb vler\u00eb totale prej 6 miliard\u00eb eurosh, ku 4 miliard\u00eb euro jan\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese dhe 2 miliard\u00eb euro grante. Fondet jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr secilin vend n\u00eb baz\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb dhe PBB-s\u00eb p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ndarjes fillestare, Shqip\u00ebris\u00eb i ishin parashikuar 922.1 milion\u00eb euro, Bosnje-Hercegovin\u00ebs 1.085 miliard\u00eb euro, Kosov\u00ebs 882.6 milion\u00eb euro, Malit t\u00eb Zi 383.5 milion\u00eb euro, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut 750.4 milion\u00eb euro dhe Serbis\u00eb 1.586 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, fondi i Bosnje-Hercegovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb reduktuar me 10%, n\u00eb 976.6 milion\u00eb euro, pasi ky vend u b\u00eb i fundit n\u00eb rajon q\u00eb p\u00ebrfundoi Agjend\u00ebn e Reformave.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb ka p\u00ebrfituar deri tani shum\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga Plani i Rritjes s\u00eb Bashkimit Evropian, me 212.8 milion\u00eb euro t\u00eb disbursuara. Sipas WeBalkans.eu, t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara tregojn\u00eb gjithashtu se Shqip\u00ebria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kan\u00eb sh\u00ebnuar progresin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb zbatimin e reformave. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96301","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96301"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96301\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}