{"id":96248,"date":"2026-08-07T08:48:17","date_gmt":"2026-08-07T08:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/07\/birn-deshtimi-i-aeroportit-te-vlores-ekspozon-problemet-e-ppp-ve-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-08-07T08:48:17","modified_gmt":"2026-08-07T08:48:17","slug":"birn-deshtimi-i-aeroportit-te-vlores-ekspozon-problemet-e-ppp-ve-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/07\/birn-deshtimi-i-aeroportit-te-vlores-ekspozon-problemet-e-ppp-ve-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"BIRN: D\u00ebshtimi i Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ekspozon problemet e PPP-ve n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb njoftoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se ka nisur zyrtarisht procedur\u00ebn p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit p\u00ebr Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, duke i hapur rrug\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballjeje n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar me kompanin\u00eb private.<\/p>\n<p>Ky vendim vjen pas nj\u00eb konflikti t\u00eb ashp\u00ebr gjyq\u00ebsor dhe bllokimesh fizike n\u00eb kantier mes dy ortak\u00ebve, \u201cMabco Construction\u201d dhe \u201c2A Group\u201d, i cili nisi n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2025 p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ndarjes s\u00eb aksioneve mes tyre. Pas muajsh p\u00ebrplasjesh, p\u00ebrfshi sherre masive mes pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb dy kompanive p\u00ebr aksesin n\u00eb kantier dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh gjyq\u00ebsore, situata mbeti e bllokuar edhe pasi Gjykata e Lart\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2026, rr\u00ebzoi k\u00ebrkesat e \u201c2A Group\u201d p\u00ebr marrjen e masave t\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb, duke u pasuar m\u00eb von\u00eb nga t\u00eb tjera vendime bllokuese n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej nj\u00eb konflikti t\u00eb thjesht\u00eb mes ortak\u00ebsh, d\u00ebshtimi i k\u00ebtij koncesioni p\u00ebrfaq\u00ebson sipas ekspert\u00ebve nj\u00eb sindrom\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Partneriteteve Publik-Privat, PPP, n\u00eb Shqip\u00ebri, ku rreziqet i ngarkohen shtetit dhe p\u00ebrfitimet privatit.<\/p>\n<p>Projekti i aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ka qen\u00eb thell\u00ebsisht kontrovers q\u00eb n\u00eb gjenez\u00ebn e tij, i n\u00ebnshkruar n\u00eb prag zgjedhjesh, i zhvilluar kund\u00ebr rekomandimeve t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb financave, dhe i ngecur\u00a0 tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 q\u00eb rrezikon t\u2019u l\u00ebr\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb kolosale detyrimesh.<\/p>\n<p>\u201cNisja e procedur\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i izoluar i konsorciumit Mabco\u20132A Group, por prova e radh\u00ebs e problematik\u00ebs strukturore t\u00eb PPP-ve n\u00eb infrastruktur\u00ebn shqiptare,\u201d thekson Zef Pre\u00e7i, drejtori ekzekutiv i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, qeveria nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarime publike. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs e konfirmoi shkurtimisht vendimin.<\/p>\n<p>\u201cMundem vet\u00ebm t\u2019ju konfirmoj nisjen e procedur\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit p\u00ebr VIA. Nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb koment tjet\u00ebr\u201d, tha ai n\u00eb nj\u00eb mesazh n\u00eb \u00cbhatsApp.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, biznesmeni Behgjet Pacolli e akuzoi publikisht qeverin\u00eb se po synonte t\u2019i hiqte investitorit \u201ct\u00eb drejtat q\u00eb burojn\u00eb nga kontrata e partneritetit publik-privat m\u00eb e madhe e realizuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Valon Ademi, presidenti i 2A Group, kompanis\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb punime dhe konflikt, nuk u p\u00ebrgjigj deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb kontrat\u00eb e favorizuar<\/strong><\/p>\n<p>Projekti i aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs lindi si nj\u00eb premtim i hersh\u00ebm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty p\u00ebrpara nga qeveria pavar\u00ebsisht vler\u00ebsimeve financiare p\u00ebr fizibilitet t\u00eb ul\u00ebt dhe protestave nga organizatat mjedisore.<\/p>\n<p>Projekti u nd\u00ebrtua n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagun\u00ebs s\u00eb Nart\u00ebs, nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur natyrore dhe sht\u00ebpi e dhjet\u00ebra llojeve t\u00eb rrezikuara t\u00eb shpend\u00ebve. Zgjedhja e k\u00ebsaj vendndodhjeje shkaktoi kund\u00ebrshtime t\u00eb ashpra publike, si dhe reagime zyrtare nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bern\u00ebs, t\u00eb cilat paralajm\u00ebruan vazhdimisht p\u00ebr kostot e larta dhe t\u00eb pakthyeshme mjedisore.<\/p>\n<p>Kontrata u firmos n\u00eb prill 2021 me konsorciumin fitues t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kompania \u201cMabco Construction SA\u201d e biznesmenit Behgjet Pacolli, kompania turke \u201cYDA Group\u201d dhe \u201c2A Group\u201d e Valon Ademit, ku shteti i ofroi koncesionarit nj\u00eb garanci prej 138 milion\u00eb eurosh t\u00eb ardhurash nga buxheti p\u00ebr 10 vitet e para. Por n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022, kompania turke \u201cYDA Group\u201d u largua nga projekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, duke i shitur aksionet e saj p\u00ebr vet\u00ebm 4,450 euro tek kompania e Pacollit.<\/p>\n<p>Sipas let\u00ebrk\u00ebmbimeve zyrtare mes institucioneve, t\u00eb b\u00ebra publike n\u00eb nj\u00eb shkrim investigativ t\u00eb publikuar nga BIRN m\u00eb 27 janar 2026, Ministria e Infrastruktur\u00ebs mori p\u00ebrsip\u00ebr risqe t\u00eb paprecedenta duke garantuar pages\u00ebn e kredive bankare t\u00eb koncesionarit n\u00eb rast t\u00eb prishjes s\u00eb parakohshme t\u00eb kontrat\u00ebs. Ky l\u00ebshim u b\u00eb brenda nj\u00eb afati shqyrtimi 3-ditor para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, megjith\u00ebse Drejtoria e Borxhit dhe Ministria e Financave k\u00ebrkuan ndryshimin e klauzolave me argumentin se ky angazhim \u201cnuk g\u00ebzonte mb\u00ebshtetje ligjore\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Zef Pre\u00e7it, rreziku q\u00eb rasti t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb arbitrazh me penalitete t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr buxhetin b\u00ebhet alarmant pik\u00ebrisht nga k\u00ebto klauzola, pasi kontrata i l\u00eb shtetit detyrimin p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb prej 56 milion\u00eb eurosh ndaj BKT-s\u00eb n\u00eb t\u00eb tria skenar\u00ebt e nd\u00ebrprerjes. \u201cRreziku q\u00eb rasti t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar me penalitete t\u00eb r\u00ebnda \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb,\u201d theksoi Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Kostot publike, si\u00e7 b\u00ebn t\u00eb ditur Pre\u00e7i, mund t\u00eb rriten leht\u00ebsisht \u201cn\u00eb qindra milion\u00eb euro\u201d, duke marr\u00eb parasysh se ka gjasa q\u00eb asetet e aeroportit jan\u00eb hipotekuar si kolateral edhe p\u00ebr nj\u00eb hua 100 milion\u00eb dollar\u00ebshe t\u00eb \u201cMabco\u201d-s ndaj \u201cDelphos Securities\u201d, \u00e7ka fut nj\u00eb kreditor t\u00eb tret\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuacion. Sigurimi i kontrat\u00ebs prej 5% t\u00eb vler\u00ebs, sipas Pre\u00e7it, nuk ka funksionuar si mburoj\u00eb efektive pasi ekzekutimi i tij k\u00ebrkon vendime gjyq\u00ebsore dhe nuk \u00ebsht\u00eb automatik.<\/p>\n<p><strong>Beteja e gjat\u00eb gjyq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>Nisja e procedurave p\u00ebr prishjen e kontrat\u00ebs vjen nd\u00ebrsa kompania koncesionare ndodhet prej muajsh e paralizuar nga nj\u00eb konflikt i ashp\u00ebr gjyq\u00ebsor mes aksionerit kryesor \u201cMabco Construction\u201d dhe ortakut minoritar \u201c2A Group\u201d, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpos p\u00ebrplasjes n\u00eb gjykata civile, kan\u00eb shk\u00ebmbyer padi penale p\u00ebr manipulim, mashtrim dhe tjet\u00ebrsim kuotash.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb gjyqe p\u00ebr sigurim padie, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb periudhe rreth 9-mujore jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 8 vendime t\u00eb ndryshme nga t\u00eb tria shkall\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Gjykata e Lart\u00eb rr\u00ebzoi n\u00eb maj 2026 k\u00ebrkesat e \u201c2A Group\u201d p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb, situata mori nj\u00eb tjet\u00ebr kthes\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs. Sipas ekstraktit historik t\u00eb VIA, n\u00eb korrik 2026 Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb vendosi t\u00eb ndaloj\u00eb \u00e7do organ drejtues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Asamblen\u00eb dhe Administratorin Vegim Hoxha, p\u00ebr t\u00eb aderuar apo garantuar Marr\u00ebveshjen e Financimit t\u00eb lidhur mes \u201cMabco Construction SA\u201d dhe \u201cDelphos Securities S.A.R.L\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb media m\u00eb her\u00ebt u publikua se Ministria e Infrastruktur\u00ebs u pati dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ultimatum pal\u00ebve t\u00eb zgjidhnin mosmarr\u00ebveshjen dhe se vendimi p\u00ebr prishjen e kontrat\u00ebs vjen pasi nuk ka pasur dakord\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs ka sjell\u00eb reagimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb biznesmenit Behgjet Pacolli. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate publike, Pacolli paralajm\u00ebroi se arbitrazhi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, pasi hapi i ministris\u00eb \u201csynon t\u2019i heq\u00eb investitorit t\u00eb drejtat q\u00eb burojn\u00eb nga kontrata\u201d. Ai akuzoi drejtp\u00ebrdrejt institucionet shtet\u00ebrore se kan\u00eb lejuar degradimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs duke mos nd\u00ebrhyr\u00eb ndaj \u201ctentativave p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e kuotave t\u00eb investitorit\u201d, \u201cp\u00ebrjashtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb MABCO-s nga administrimi i investimit\u201d dhe \u201cbllokimit fizik t\u00eb aksesit n\u00eb kantier nga grupe q\u00eb vepronin jasht\u00eb ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Pacollit, k\u00ebrkesat e \u201cMABCO\u201d-s q\u00eb prej gushtit 2025 p\u00ebr nj\u00eb auditim nd\u00ebrkomb\u00ebtar teknik dhe financiar t\u00eb investimit jan\u00eb injoruar, ashtu si edhe kall\u00ebzimet penale t\u00eb paraqitura prej tyre ndaj veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme. \u201cUn\u00eb nuk kam d\u00ebshiruar kurr\u00eb q\u00eb taksapaguesit shqiptar\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb pasojat e veprimeve ose mosveprimeve t\u00eb disa zyrtar\u00ebve,\u201d deklaroi ai, duke theksuar se nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 mbrojtjes p\u00ebrmes s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pacolli faj\u00ebson ortakun e tij dhe qeverin\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e kontrat\u00ebs dhe vendosjen n\u00eb operim t\u00eb aeroportit brenda afateve, duke akuzuar ministris\u00eb se n\u00eb nisjen e procedurave p\u00ebr prishjen e marr\u00ebveshjes citon fakte t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, monitorimi institucional ka qen\u00eb pasiv n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqet\u00ebsuese. Megjith\u00ebse konflikti u shfaq n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2025, Ministria e Infrastruktur\u00ebs priti deri n\u00eb maj 2026 p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ultimatum 30-ditor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb klauzolat e monitorimit dhe penaliteteve duhej t\u00eb ishin aktivizuar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e tanishme, Zef Pre\u00e7i vler\u00ebson se \u201copsioni m\u00eb racional nuk \u00ebsht\u00eb rifillimi me \u00e7do kusht, por rivler\u00ebsimi i plot\u00eb i arsyeshm\u00ebris\u00eb ekonomike t\u00eb projektit, q\u00ebndrueshm\u00ebria financiare e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim q\u00eb n\u00eb fillim\u201d.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i ofron si zgjidhje e mundshme nj\u00eb tender i ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar transparent p\u00ebr nj\u00eb operator t\u00eb kualifikuar aeroportual, me kushte t\u00eb rinegociuara pa garanci shtet\u00ebrore, ose rip\u00ebrdorimi i infrastruktur\u00ebs p\u00ebr aviacion rajonal e logjistik\u00eb, duke shmangur k\u00ebshtu kostot e r\u00ebnda mjedisore n\u00eb lagun\u00ebn e Nart\u00ebs. Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/deshtimi-aeroportit\/\">BIRN: D\u00ebshtimi i Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ekspozon problemet e PPP-ve n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb njoftoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se ka nisur zyrtarisht procedur\u00ebn p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit p\u00ebr Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, duke i hapur rrug\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballjeje n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar me kompanin\u00eb private. Ky vendim vjen pas nj\u00eb konflikti t\u00eb ashp\u00ebr gjyq\u00ebsor dhe bllokimesh fizike n\u00eb kantier mes dy ortak\u00ebve, \u201cMabco Construction\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96248","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96248\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}