{"id":96226,"date":"2026-08-06T19:48:19","date_gmt":"2026-08-06T19:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/06\/gjkko-fsheh-rregulloren-bani-per-ti-shpetuar-anulimit-te-saj\/"},"modified":"2026-08-06T19:48:19","modified_gmt":"2026-08-06T19:48:19","slug":"gjkko-fsheh-rregulloren-bani-per-ti-shpetuar-anulimit-te-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/06\/gjkko-fsheh-rregulloren-bani-per-ti-shpetuar-anulimit-te-saj\/","title":{"rendered":"GJKKO fsheh Rregulloren Bani, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar anulimit t\u00eb saj"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Kat\u00ebr dit\u00eb pasi ngrita alarmin mbi rregulloren e \u201csiguris\u00eb\u201d p\u00ebr median n\u00eb GJKKO, dhe pas nj\u00eb reagimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr shkeljen e standardeve t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, por edhe t\u00eb praktikave evropiane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, GJKKO e ka hequr nga faqja e saj komentin delirant t\u00eb kryetarit t\u00eb saj, Erion Bani, dhe rregulloren n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e ka shfuqizuar dhe as ka reaguar qoft\u00eb edhe p\u00ebr etik\u00eb. Thjesht ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me median n\u00eb t\u00eb ardhmen, t\u2019i fshihet asaj nga syt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, meq\u00eb media e kapi me presh n\u00eb duar, thjesht ka fshehur preshin.<\/p>\n<p>Prandaj kjo jo vet\u00ebm nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb fitore ndaj Gjykat\u00ebs, por, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e fort\u00eb q\u00eb Gjykata do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i fshihet publikut n\u00eb \u00e7do veprim t\u00eb saj. Edhe gjykatat partizane, q\u00eb shpallnin vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit maleve dhe pushkatonin njer\u00ebz, nuk ishin m\u00eb ilegale sesa GJKKO e Erion Banit. Dhe ato, her\u00eb pas here, e tregonin vendimin q\u00eb mor\u00ebn dhe pse e mor\u00ebn.<\/p>\n<p>GJKKO, e drejtuar nga Erion Bani, \u00ebsht\u00eb e vetmja gjykat\u00eb n\u00eb Republik\u00eb q\u00eb nuk publikon vendimet gjyq\u00ebsore. Shikoni faqen e saj dhe do t\u00eb kuptoni q\u00eb asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor nuk publikohet, ashtu si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb gjykatat e tjera.<\/p>\n<p>Magjistrat\u00ebt, q\u00eb pretendohet se jan\u00eb t\u00eb kualifikuar p\u00ebr gjyqtar\u00eb, jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar se mos njer\u00ebzit lexojn\u00eb shqyrtimet e tyre gjyq\u00ebsore. Pra, jo vet\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, por edhe pas sall\u00ebs, Gjykata \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jotransparente dhe vepron n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Kur mendon se qeveria britanike ka dh\u00ebn\u00eb miliona paund p\u00ebr transparenc\u00ebn e SPAK-ut dhe GJKKO-s\u00eb dhe p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb GJKKO harton rregullore kund\u00ebr transparenc\u00ebs dhe fsheh vendimet q\u00eb merr, e kupton se n\u00eb \u00e7far\u00eb shkalle ka arritur deliri dhe arroganca e tyre. Por kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili ndoshta meriton nj\u00eb komision hetimor p\u00ebr lejimin e k\u00ebsaj situate t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb gazetar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb vazhdimi i betej\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. \u00c7do rregullore apo ligj q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn duhet t\u00eb shfuqizohet direkt nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, Kushtetuta, n\u00eb nenin 22, thot\u00eb:<\/p>\n<p>Liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb e garantuar.<br \/>\nLiria e shtypit, e radios dhe e televizionit \u00ebsht\u00eb e garantuar.<br \/>\nCensura paraprake e mjeteve t\u00eb komunikimit ndalohet.<\/p>\n<p>Kaq mjafton q\u00eb ajo rregullore, madje edhe ligje q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb kufizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e publikut p\u00ebr t\u2019u informuar, t\u00eb hidhen n\u00eb kosh. Dhe nj\u00eb gjyqtar q\u00eb ka shkelur Kushtetut\u00ebn, si edhe nj\u00eb KLGJ q\u00eb nuk e ka ndaluar at\u00eb, nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Heqja nga faqja e GJKKO-s\u00eb e faktit komprometues, rregullores dhe komentarit privat delirant, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje, por nj\u00eb vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb vepruar larg syve t\u00eb publikut. Beteja p\u00ebrfundon kur ajo rregullore dhe ai koment t\u00eb penalizojn\u00eb personat dhe mentalitetin q\u00eb mban drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare larg syve t\u00eb publikut. Atje ku drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i arsyetuar publikisht, ajo kthehet n\u00eb nj\u00eb vullnet personal t\u00eb gjyqtar\u00ebve, q\u00eb duan t\u00eb mos i gjykoj\u00eb askush p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>I vetmi arsyetim publik q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot GJKKO \u00ebsht\u00eb Rregullorja Bani, q\u00eb na tregon se si nuk duhet treguar se si merret nj\u00eb vendim n\u00eb gjykat\u00eb. Fiks t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Kat\u00ebr dit\u00eb pasi ngrita alarmin mbi rregulloren e \u201csiguris\u00eb\u201d p\u00ebr median n\u00eb GJKKO, dhe pas nj\u00eb reagimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr shkeljen e standardeve t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, por edhe t\u00eb praktikave evropiane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, GJKKO e ka hequr nga faqja e saj komentin delirant t\u00eb kryetarit t\u00eb saj, Erion Bani, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96226","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96226\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}