{"id":96127,"date":"2026-08-05T14:49:19","date_gmt":"2026-08-05T14:49:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/tavo-i-xhiron-pashait-te-dhermiut-2-mld-leke-per-1-km-rruge-gjikuria-asfalton-udhen-e-impiantit-te-ujerave-te-zeza-te-palases\/"},"modified":"2026-08-05T14:49:19","modified_gmt":"2026-08-05T14:49:19","slug":"tavo-i-xhiron-pashait-te-dhermiut-2-mld-leke-per-1-km-rruge-gjikuria-asfalton-udhen-e-impiantit-te-ujerave-te-zeza-te-palases","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/tavo-i-xhiron-pashait-te-dhermiut-2-mld-leke-per-1-km-rruge-gjikuria-asfalton-udhen-e-impiantit-te-ujerave-te-zeza-te-palases\/","title":{"rendered":"Tavo i xhiron \u201cPashait t\u00eb Dh\u00ebrmiut\u201d 2 MLD lek\u00eb p\u00ebr 1 km rrug\u00eb\/ Gjikuria asfalton udh\u00ebn e impiantit t\u00eb uj\u00ebrave te zeza t\u00eb Palas\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Investimet zon\u00ebn bregdetare Dh\u00ebrmi-Palas\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si \u201cGozhda e Nastradinit\u201d. Kur kujton se ka mbaruar nj\u00eb projekt, kthehet s\u00ebrish Florenc Gjikuria dhe merr para t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb \u201crregullim\u201d q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb qysh n\u00eb fillim. K\u00ebshtu, Impianti i Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Zeza ka mbaruar para tre vjet\u00ebsh, por Gjikuria merr tenderin t\u00eb asfaltoj\u00eb rrug\u00ebn e tij.<\/p>\n\n<p>Dhe nga segmenti Palas\u00eb-Dh\u00ebrmi tek pika trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza, buz\u00eb detit, p\u00ebr 1 km, do t\u00eb harxhohen m\u00eb shum\u00eb se 2 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Impiantit nuk ka se \u00e7far\u00eb i duhet kjo rrug\u00eb 7 metra e gjer\u00eb, por me siguri pas projektit t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00ebndron ndonj\u00eb resort me Palas\u00ebs dhe Gjilek\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendi, ku pretendohet se do t\u00eb hidhen 2 miliard\u00eb lek\u00eb. M\u00eb von\u00eb do t\u00eb shohim t\u00eb ngrihen vila ose hotele aty pran\u00eb. Gjithsesi p\u00ebr momentin po p\u00ebrqendrohem tek tenderi.<\/p>\n\n<p>Sic mund t\u00eb shihet nga pamjet, aty ka rrug\u00eb dhe impianti funksionon. Madje punon pa leje mjedisore. M\u00eb 1 korrik 2026 u evidentua se impianti i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura i nd\u00ebrtuar nga kompania \u2018Gjikuria\u2019 operonte pa Leje Mjedisore t\u00eb Tipit B.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb pasha, Florenc Gjikuria e ka zaptuar zon\u00ebn nga Himara n\u00eb Palas\u00eb, sidomos Dh\u00ebrmiun. \u201cPashai\u201d ka gllab\u00ebruar prona, projektet, tenderat, ka betonin dhe guroret, hotele dhe restorante, koncesione dhe IPARD, ka kryebashkiakun Vangjel Tavon dhe kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb treguar se kush \u00ebsht\u00eb shefi, Kryeministri i d\u00ebrgon ndonj\u00ebher\u00eb inspektor\u00ebt.<\/p>\n<p>Inspektorati Komb\u00ebtar p\u00ebr Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur m\u00eb 29 maj 2026 pes\u00eb kompani\u00a0p\u00ebr ndotjen mjedisore t\u00eb shkaktuar prej tyre n\u00eb zon\u00ebn e Dh\u00ebrmiut. Mes list\u00ebs s\u00eb subjekteve \u00ebsht\u00eb \u201cGjikuria.\u201d\u00a0Kompania u nd\u00ebshkua me 1\u00a0milion lek\u00eb gjob\u00eb p\u00ebr\u00a0hedhjen e dherave dhe inerteve n\u00eb fshatin Dh\u00ebrmi.<\/p>\n<p>Eh, \u00e7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto gjoba p\u00ebr njeriun q\u00eb merr miliarda lek\u00eb nga qeveria?<\/p>\n<p>Projektet i bien n\u00eb preh\u00ebr nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. K\u00ebto dit\u00eb, bashkia Himar\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Gjikuris\u00eb kontrat\u00ebn me objekt \u201cRikonstruksioni i rrug\u00ebs lidh\u00ebse t\u00eb impiantit Gjilek\u00eb me rrug\u00ebn nacionale\u201d. Fondi limit i p\u00ebrllogaritur \u00ebsht\u00eb mbi 208 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH-n\u00eb. Ju kujtoni se do t\u00eb nd\u00ebrtohet ndonj\u00eb autostrad\u00eb? Jo, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrug\u00eb lokale, por me r\u00ebnd\u00ebsi \u201cstrategjike\u201d, se t\u00eb nxjerr direkt n\u00eb breg t\u00eb detit.<\/p>\n\n<p>Do t\u00eb ishte e tep\u00ebrt t\u00eb shpjegojm\u00eb se ky tender ishte i paracaktuar t\u00eb fitohej nga \u201cPashai i Dh\u00ebrmiut\u201d.<\/p>\n<p>Po ju sjellim vet\u00ebm nj\u00eb detaj t\u00eb p\u00ebrkuljes s\u00eb pushtetit ndaj \u201cPashait\u201d. M\u00eb 28 korrik 2026, administratorit Florenc Gjikuria i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar shpallja fitues i tenderit.<\/p>\n<p>I tronditur nga hetimet e SPAK, Vangjel Tavo nuk e firmos vet\u00eb shkres\u00ebn, por urdh\u00ebron sekretarin e Bashkis\u00eb, q\u00eb gjithashtu e ka mbiemrin Gjikuria.<\/p>\n\n<p>\u201cGjikuria\u201d \u00ebsht\u00eb zgjedhja e par\u00eb, kur merr pjes\u00eb n\u00eb tendera. Kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb raportet e KLSH rekomandojn\u00eb q\u00eb \u201cGjikuria\u201d t\u00eb penalizohet dhe t\u00eb mos kualifikohet p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave dhe zvarritjeve q\u00eb u b\u00ebn kontratave publike.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raport auditimi t\u00eb vitit 2025, t\u00eb zhvilluar nga KLSH n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve (AKUK) bie n\u00eb sy se \u201cGjikuria\u201d nuk respekton asnj\u00eb afat.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, t\u00eb dh\u00ebnat dalin nga auditimi i dokumentacionit mbi zbatimin e kontrat\u00ebs me dat\u00eb 17 gusht 2020, t\u00eb lidhur nd\u00ebrmjet AKUK dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cGjikuria\u201d ShPK, me vler\u00eb kontrate 4 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn me objekt \u201cImpiant i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura dhe sistemi KUZ, Drimadh\u00eb, Dh\u00ebrmi\u201d, viti 2020 dhe afat zbatimi 12 muaj ose nj\u00eb vit kalendarik. Nga kontrolli rezultoi se deri n\u00eb dhjetor 2024, objekti nuk \u00ebsht\u00eb kolauduar dhe kjo kontrat\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar, edhe pse kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 3 vite nga afati fillestar.<\/p>\n<p>Sipas urdh\u00ebr shpenzimeve, rezultoi se ishin likuiduar n\u00eb total nga AKUK, 248 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe 62% e kontrat\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, kishin mbetur pa u shlyer nga vlera totale e kontrat\u00ebs 152,3 milion\u00eb lek\u00eb ose 38 % e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 37 t\u00eb kontrat\u00ebs, AKUK nuk ka vendosur penalitetet p\u00ebrkat\u00ebse, duke mos u shprehur n\u00eb asnj\u00eb moment p\u00ebr amendim t\u00eb marr\u00ebveshjes, por thjesht dhe vet\u00ebm duke u mjaftuar me nj\u00eb korrespondenc\u00eb shkresore.<\/p>\n<p>Kontrata ka pasur si afat fillestar zbatimi vet\u00ebm 12 muaj dhe duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb arsyet e pezullimit n\u00eb vitin<\/p>\n<p>2021, prej dat\u00ebs 17 maj 2022 (data e fundit e afatit) kan\u00eb kaluar rreth 796 dit\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb se 2 vite, pa u p\u00ebrfunduar punimet. \u201cAKUK duhet t\u00eb nd\u00ebrpriste pagesat ndaj kontraktorit pas dat\u00ebs 17 maj 2022. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, \u00ebsht\u00eb vijuar me shlyerjen e dy situacioneve, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vler\u00ebn 20,148,330 lek\u00eb (dat\u00eb 29 korrik 2022) dhe n\u00eb vler\u00ebn 15,000,000 lek\u00eb sipas situacionit t\u00eb dat\u00ebs 17 korrik 2024\u201d, konstaton KLSH.<\/p>\n<p>\u201cVlera e paaplikuar e penalitetit ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u201cGjikuria\u201d, \u00ebsht\u00eb 159,3 mililion\u00eb lek\u00eb ose 1 milion e 593 mij\u00eb e 211 Euro, t\u00eb cilat konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb munguara n\u00eb buxhetin e shtetit\u201d, vler\u00ebson KLSH. Po t\u00eb mos ishte nd\u00ebrhyrja e KLSH, d\u00ebmi ekonomik do t\u00eb ishte m\u00eb i madh, sepse \u201cGjikuria do t\u00eb vazhdonte t\u00eb merrte para t\u00eb tjera kur puna nuk kishte p\u00ebrfunduar.<\/p>\n\n<p>Projekti tjet\u00ebr q\u00eb ka audituar KLSH \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr furnizimim me uj\u00eb t\u00eb zonave turistike Drimadhes, Dh\u00ebrmi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb fshatit Dh\u00ebrmi. Ky tender kishte nj\u00eb vler\u00eb prej 2.25 milion\u00eb euro dhe kontrata u lidh po n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb fitues i tenderit u shpall nj\u00eb bashkim prej 3 kompanish i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga \u201cGjikuria\u201d, \u201c4 A-M\u201d dhe \u201cRej\u201d, me Gjikurin\u00eb si operator lider.<\/p>\n<p>\u201cSipas korrespondenc\u00ebs, si dhe duke marr\u00eb si dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve dat\u00ebn 30 mars 2023, operatori ekonomik \u00ebsht\u00eb 456 dit\u00eb me vones\u00eb. Vlera e penaliteteve e pavendosur nga Autoriteti Kontraktor \u00ebsht\u00eb 61 milion\u00eb e 831 mij\u00eb lek\u00eb ose 618 mij\u00eb e 316 Euro,\u201d thuhet n\u00eb raportin e auditit t\u00eb KLSH.<\/p>\n<p>N\u00eb total p\u00ebr t\u00eb dy kontratat b\u00ebhet fjal\u00eb se kompanis\u00eb \u201cGjikuria\u201d i jan\u00eb falur mbi 2.2 milion\u00eb euro penalitete p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, AKUK jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ka mbajtur penalitet kompanis\u00eb, por ka vazhduar ta furnizoj\u00eb at\u00eb me kontrata t\u00eb majme. E fundit n\u00eb radh\u00eb ishte ajo e \u201cFurnizimit me uj\u00eb t\u00eb zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dh\u00ebrmi, Faza e Par\u00eb, viti 2023 me vler\u00eb 7.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>KLSH thot\u00eb se kjo kontrat\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb Gjikuria n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb AKUK \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe ka dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani q\u00eb nuk respekton afatet n\u00eb zbatimin e kontratave, pra nuk jep garanci.<\/p>\n<p>Edhe pse jan\u00eb k\u00ebto fakte, e p\u00ebrzgjedh p\u00ebrs\u00ebri fitues n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit t\u00eb zhvilluar n\u00eb tetor 2023, me objekt\u201d \u201cFurnizimi me uj\u00eb t\u00eb zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dh\u00ebrmi, Faza e Par\u00eb,\u201d thot\u00eb KLSH n\u00eb raport.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Po kush i firmoste faturat p\u00ebr Gjikurin\u00eb? Tenderat u hartuan nga Alqi Bllako, i d\u00ebnuar m\u00eb pas p\u00ebr korrupsion me koncesionet e incenerator\u00ebve. Ceno Klosi q\u00ebndroi n\u00eb detyr\u00ebn e kreut t\u00eb AKUM-it p\u00ebr periudh\u00ebn nga qershori deri n\u00eb n\u00ebntor 2021. Ai z\u00ebvend\u00ebsoi n\u00eb at\u00eb pozicion Alqi Bllakon, i cili mori mandatin e deputetit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n\n<p>Q\u00eb nga tetori i vitit 2021, AKUM \u00ebsht\u00eb drejtuar nga Klevis Jahaj, i cili n\u00eb zgjedhjet e fundit u zgjodh deputet nga radh\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb qarkun e Fierit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Gjikuria ka marr\u00eb edhe tenderin \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb t\u00eb zonave Dh\u00ebrmi, Faza II, Gjilek, Kondraq dhe Palas\u00eb\u201d me Fondin Limit afro 1.7 miliard\u00eb lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se \u201cGjikuria\u201d n\u00eb tenderat e radh\u00ebs, tek AKUK paraqiste si pun\u00eb t\u00eb ngjashme kontratat q\u00eb nuk i kishte mbyllur n\u00eb afat.<\/p>\n\n<p>Por situata me k\u00ebt\u00eb operator \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. KLSH ka zbuluar se \u201cGjikuria\u201d ka kryer punime pa u pajisur me lejen e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit i konsideron, si Bllakon, ashtu edhe Ceno Klosin, si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr lejimin e punimeve t\u00eb projektit p\u00ebr kanalet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb Dh\u00ebrmi, pa leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n\n<p>Kudo ku punon Gjikuria, ka vonesa. Sipas raportit t\u00eb KLSH p\u00ebr Bashkin\u00eb Dropull, kompania \u201cGjikuria\u201d u shpall fituese dhe likuidoi nj\u00eb vler\u00eb prej 63,5 mlion\u00eb lek\u00eb me TVSH p\u00ebr projektin \u201cRikonstruksion shkolla e mesme e bashkuar Bularat + kopshti Bularat\u201d. Edhe k\u00ebtu u evidentuan shtyrje afatesh t\u00eb kontrat\u00ebs nga 6 n\u00eb 8 muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zhvatur fonde, Gjikuris\u00eb nuk i kan\u00eb mjaftuar Autoriteti Rrugor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Uj\u00ebsjell\u00ebsit, Ministria e Energjetik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs, bashkit\u00eb, KESH-i dhe OSHEE.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2023, kur n\u00eb Bruksel plasi skandali me fondet IPARD t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR) n\u00eb krye doli emri i \u201cPashait t\u00eb Dh\u00ebrmiut\u201d.<\/p>\n<p>E detyruar OLAF, nga zyra hetimore e BE, AZHBR i ka k\u00ebrkuar kompanis\u00eb \u201cCoast to Coast\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Gjikuria, q\u00eb t\u00eb kthej\u00eb parat\u00eb e p\u00ebrfituara si grant, p\u00ebr shkak se nuk ka respektuar kushtet e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por kompania ka refuzuar t\u2019i kthej\u00eb parat\u00eb mbrapsht dhe tashm\u00eb AZHBR e ka d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve zyrtar\u00eb, \u201cCoast to Coast\u201d p\u00ebrfitoi rreth 204 mij\u00eb euro grant p\u00ebr restaurimin e 5 banesave n\u00eb fshatin Dh\u00ebrmi dhe shnd\u00ebrrimin e tyre n\u00eb bujtina me 24 shtret\u00ebr.<\/p>\n<p>E themeluar n\u00eb vitin 2009 nga Florenc Gjikuria dhe Jorgji Ruci, \u201cCoast to Coast\u201d ka nd\u00ebrruar disa her\u00eb ortak\u00eb q\u00eb nga ajo koh\u00eb. Madje n\u00eb nj\u00eb moment, aksioner i saj ka qen\u00eb dhe Besnik Dervishi, ish zyrtar i lart\u00eb i maxhoranc\u00ebs, dhe Komisioner p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit.<\/p>\n<p>Aktualisht kompania zot\u00ebrohet n\u00eb mas\u00ebn 100 p\u00ebr qind nga Xheni Gjikuria dhe ka si objekt aktiviteti \u201cZhvillimi i aktiviteteve te ndryshme ne fushen e turizmit,bar- restorant, hoteleri, dhenie me qera e transaksione te tjera mbi pasuri te paluajtshme (real estate) etj..\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, kompania lan\u00e7oi nj\u00eb investim me vler\u00eb totale rreth 320 mij\u00eb euro me kursin e at\u00ebhersh\u00ebm. Nga k\u00ebto, AZHBR dhe shteti financuan me grant falas 230 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Objekti i investimit si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb dokumentet e AZHBR \u00ebsht\u00eb \u201cinvestime p\u00ebr rikonstruksion dhe mobilim n\u00eb fush\u00ebn e turizmit rural.\u201d<\/p>\n\n<p>N\u00eb fakt, sht\u00ebpit\u00eb q\u00eb meremetoi kompania nuk kan\u00eb lidhje me agroturizmin. N\u00eb objektin e aktivitetit, q\u00eb shoq\u00ebria \u201cCoast to Coast\u201d ka depozituar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit nuk gjendet asnj\u00ebra prej fjal\u00ebve, ferm\u00eb, bujq\u00ebsi, ser\u00eb apo blegtori.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Gjikuria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituesja e koncesionit miliarder t\u00eb rrug\u00ebs Orikum Dukat, p\u00ebrfituese e mij\u00ebra metrave katror\u00eb tok\u00eb shtet\u00ebrore falas n\u00eb bregdet duke p\u00ebrfshir\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Delt\u00ebs s\u00eb Palas\u00ebs, mbi t\u00eb cilin po nd\u00ebrton resortin White Roads si investitor strategjik.<\/p>\n<p>Me t\u00eb gjitha k\u00ebto, s\u00ebrish \u201cPashai\u201d shfaqet i pangopur n\u00eb cdo moment.<\/p>\n<p>KLSH ka nxjerr\u00eb zbuluar afer\u00ebn e ish-ministres Balluku me Florenc Gjikurin\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn me koncesion n\u00eb Vlor\u00eb. Kontrata PPP quhet zyrtarisht \u201cNd\u00ebrtimi dhe Mir\u00ebmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve \u2013 Bypass Orikum \u2013 Dukat (Ura e Sh\u00ebn Eliz\u00ebs)\u201d.<\/p>\n<p>Ky koncesion iu dha n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb viti 2018 kompanis\u00eb \u201cGjikuria Shpk\u201d, pa konkurrim dhe kontratat u n\u00ebnshkrua p\u00ebr 13 vjet. Sipas dokumenteve, kjo firm\u00eb do t\u00eb merret me nd\u00ebrtimin dhe m\u00eb pas mir\u00ebmbajtjen e k\u00ebtij aksi rrugor p\u00ebr 13 vjet.<\/p>\n<p>Por, sa para i ka dh\u00ebn\u00eb ministrja Gjikuris\u00eb? M\u00eb shum\u00eb se sa duhej! Pik\u00ebrisht te llogaritja e fondit limit p\u00ebr k\u00ebto sh\u00ebrbime KLSH ka evidentuar parregullsi dhe abuzim.<\/p>\n\n<p>Konkretisht, KLSH ka treguar se n\u00eb pik\u00ebn shpenzime p\u00ebr mbik\u00ebqyrje t\u00eb punimeve, n\u00eb kontrat\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa gabime n\u00eb p\u00ebrllogaritje q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb shtes\u00eb t\u00eb fondit, m\u00eb shum\u00eb nga normalja.<\/p>\n<p>Rezulton se vet\u00ebm p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e sh\u00ebrbimeve jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 155,695,418 lek\u00eb me TVSH m\u00eb shum\u00eb nga sa nevojiten realisht.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Gjikuria, si kompani fituese ka arritur q\u00eb ta financoj\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb kredie me vler\u00eb 25.6 milion\u00eb euro, t\u00eb marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me tri banka: \u201cIntesa San Paolo\u201d, \u201cOTP\u201d dhe \u201cTirana Bank\u201d, kundrejt nj\u00eb interesi 6%. P\u00ebr t\u00eb balancuar shum\u00ebn e interesit q\u00eb do t\u00eb paguaj\u00eb nga kredia e marr\u00eb, kompania vendosi q\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr shtetin nj\u00eb tjet\u00ebr interes prej 5% p\u00ebr 21.7 milion\u00eb eurot q\u00eb do t\u00eb financoj\u00eb vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb paguaj\u00eb 17.2 milion\u00eb euro interesa p\u00ebr kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu llogaritja gabim e fondit limit q\u00eb cituam pak m\u00eb sip\u00ebr, ndikon edhe n\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb bankar q\u00eb duhet t\u00eb paguhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncesion.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pasi shohim miliarda lek\u00eb q\u00eb xhiron Florenc Gjikuria, nuk e kuptojm\u00eb se kush ia merr parat\u00eb, pasi shpesh gjendet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Sipas dokumentave, vet\u00ebm n\u00eb tre muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2025, mbi kompanin\u00eb Gjikuria jan\u00eb vendosur 4 sekuestro konservative nga shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme p\u00ebrmbarimore p\u00ebr llogari t\u00eb kompaniv\u00eb t\u00eb tjera private, t\u00eb cilave Gjikuria u ka para p\u00ebr t\u00eb paguar.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb rrezik m\u00eb i madh po i kanoset \u201cPashait t\u00eb Dh\u00ebrmiut\u201d. Hetimet e SPAK p\u00ebr Belinda Ballukun po p\u00ebrparojn\u00eb dhe emri i Gjikuris\u00eb lakohet si person q\u00eb pastronte parat\u00eb e saj.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-66\/\">Tavo i xhiron \u201cPashait t\u00eb Dh\u00ebrmiut\u201d 2 MLD lek\u00eb p\u00ebr 1 km rrug\u00eb\/ Gjikuria asfalton udh\u00ebn e impiantit t\u00eb uj\u00ebrave te zeza t\u00eb Palas\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Investimet zon\u00ebn bregdetare Dh\u00ebrmi-Palas\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si \u201cGozhda e Nastradinit\u201d. Kur kujton se ka mbaruar nj\u00eb projekt, kthehet s\u00ebrish Florenc Gjikuria dhe merr para t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb \u201crregullim\u201d q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb qysh n\u00eb fillim. K\u00ebshtu, Impianti i Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Zeza ka mbaruar para tre vjet\u00ebsh, por Gjikuria merr tenderin t\u00eb asfaltoj\u00eb rrug\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96127","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96127\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}