{"id":96106,"date":"2026-08-05T10:48:14","date_gmt":"2026-08-05T10:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/gjkko-po-legalizon-censuren-unioni-i-gazetareve-shqiptare-rregullorja-e-re-shkel-kushtetuten-dhe-konventen-europiane\/"},"modified":"2026-08-05T10:48:14","modified_gmt":"2026-08-05T10:48:14","slug":"gjkko-po-legalizon-censuren-unioni-i-gazetareve-shqiptare-rregullorja-e-re-shkel-kushtetuten-dhe-konventen-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/gjkko-po-legalizon-censuren-unioni-i-gazetareve-shqiptare-rregullorja-e-re-shkel-kushtetuten-dhe-konventen-europiane\/","title":{"rendered":"\u201cGJKKO po legalizon censur\u00ebn\u201d \u2013 Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb: Rregullorja e re shkel Kushtetut\u00ebn dhe Konvent\u00ebn Europiane"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00ebndrim i UGSH p\u00ebr rregulloren dhe komentarin e publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb GJKKO, ku p\u00ebrcaktohen kufizime, procedura penguese dhe c\u00ebnuese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr raportim dhe p\u00ebr mbulim n\u00eb institucionin e gjyq\u00ebsorit shqiptar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rregullore dhe komentar q\u00eb shkelin Ligjin Themelor dhe Konvent\u00ebn Europiane brenda GJKKO dhe censurojn\u00eb gazetar\u00ebt<\/p>\n<p>Tiran\u00eb m\u00eb 5.08.2026<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e |Organizuar (GJKKO) ka publikuar vendimin nr 49, dat\u00eb 17.07.2026 \u201c RREGULLORE E BRENDSHME \u201cP\u00cbR SIGURIN\u00cb, RENDIN, SOLEMNITETIN DHE RREGULLAT E SJELLJES N\u00cb AMBIENTET E GJKKO-s\u00eb\u201d dhe komentarin P\u00cbR RREGULLOREN E BRENDSHME \u201cP\u00cbR SIGURIN\u00cb, RENDIN, SOLEMNITETIN DHE RREGULLAT E SJELLJES N\u00cb AMBIENTET E GJKKO-s\u00eb\u201d. Jan\u00eb dy dokumenta q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kritere, procedura dhe kufizime t\u00eb reja p\u00ebr pranin\u00eb e mediave dhe gazetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<br \/>\nKomentari shoq\u00ebrues prej 532 faqesh n\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mish\u00ebron disa kufizime q\u00eb ngjallin shqet\u00ebsime serioze, kur ballafaqohen me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr raportim dhe lirin\u00eb e medias. Kjo rregullore fikson procedura burokratike penguese p\u00ebr gazetar\u00ebt, kufizime mbi numrin e gazetar\u00ebve dhe rregulla t\u00eb reja p\u00ebr regjistrimet mediatike dhe pranin\u00eb n\u00eb mjediset e institucionit gjyq\u00ebsor.<br \/>\nUGSH konstaton se Rregullorja dhe komentari n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kan\u00eb p\u00ebrmbajtje tekstuale udh\u00ebzuese se si t\u00eb shkelet Kushtetuta e vendit, neni 22 i s\u00eb cil\u00ebs garanton lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb shtypit. N\u00eb k\u00ebto dy dokumenta udh\u00ebzohet dhe urdh\u00ebrohet se si gazetar\u00ebt t\u00eb pengohen t\u00eb raportojn\u00eb dhe t\u00eb transmetojn\u00eb, por kryesisht edhe se si t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kufizuar p\u00ebr t\u00eb regjistruar faktet q\u00eb ndodhin n\u00eb gjykat\u00eb.<br \/>\nKonventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb nenin 6 t\u00eb saj, garanton se proceset gjyq\u00ebsore zhvillohen publikisht dhe neni 10 i k\u00ebsaj Konvente mbron t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informimin publik mbi funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nUGSH vler\u00ebson se k\u00ebto dy dokumenta ekspozojn\u00eb bindjen e hartuesve dhe drejtuesve t\u00eb k\u00ebtij institucioni se media p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kan\u00eb krijuar nj\u00eb kapitull dhe pika specifike penguese e kufizuese p\u00ebr gazetar\u00ebt, operator\u00ebt dhe mjetet profesionale t\u00eb tyre n\u00eb sallat e gjykimeve dhe mjediset e institucionit n\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\nNga leximi i plot\u00eb i teksteve n\u00eb fjal\u00eb, UGSH v\u00ebren se k\u00ebrkesa p\u00ebr autorizim paraprak, kusht\u00ebzon pranin\u00eb e mediave dhe e trajton aksesin nga nj\u00eb e drejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb leje administrative. Sipas k\u00ebsaj procedure, po p\u00ebr seancat e papritura apo zhvillime t\u00eb befta, kur media nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb afatin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rregullore, a nuk kemi precedentin e kufizimit pengues?!<br \/>\nPika ku p\u00ebrcaktohet kufizimi i gazetar\u00ebve, ku mungojn\u00eb kriteret p\u00ebrzgjedh\u00ebse, c\u00ebnon parimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pranis\u00eb s\u00eb seicil\u00ebs media dhe pluralizmit informues. Mungesa e k\u00ebtyre kritereve n\u00eb Rregullore dhe Komentar, i jep atribut administrat\u00ebs ose strukturave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb institucionit t\u00eb selektojn\u00eb pranin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe mediave, legjitimohet diskrecioni i administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lejuar dhe refuzuar hyrjen.<br \/>\nKonventa Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb nenin 10 p\u00ebrcakton se kufizimet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb parashikueshme dhe t\u00eb bazuara n\u00eb kritere t\u00eb qarta. Pika tjet\u00ebr e rregullores ku p\u00ebrcaktohet kufizimi i fotografimit dhe regjistrimit, mbart riskun e ndalimeve absolute. Ky komentar, sipas pik\u00ebpamjes son\u00eb, \u00ebsht\u00eb burim kufizimesh shtes\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht sipas nesh, koncepti i prezumimit t\u00eb medias si rrezik p\u00ebr rendin, bie ndesh me parimin e publikimit t\u00eb gjykimit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto dy dokumenta nuk ekziston mekanizmi i ankimit, n\u00ebse nj\u00eb gazetar apo media refuzohet, nuk ekziston nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin.<br \/>\nPika tjet\u00ebr ku p\u00ebrcaktohen kriteret e akreditimit, paraqet probleme serioze p\u00ebr redaksit\u00eb dhe vet\u00eb reporter\u00ebt e profilit q\u00eb ndjekin proceset n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Realizimi i k\u00ebtij procesi akreditimi nga Gjykata nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb absurd dhe skualifikon nga kjo e drejt\u00eb jo vet\u00ebm shum\u00eb reporter\u00eb, por mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb edhe media q\u00eb e kan\u00eb siguruar k\u00ebt\u00eb akreditim, n\u00ebse reporteri, p\u00ebr nj\u00eb arsye apo tjet\u00ebr, largohet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nga puna dhe aktiviteti. Procedura e fiksuar akredituese nuk parashikon z\u00ebvend\u00ebsime dhe akreditime pasuese.<br \/>\nUGSH sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb hartuesve t\u00eb k\u00ebtyre dy dokumentave dhe titullar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij institucioni, se vendime dhe procese pararend\u00ebse n\u00eb institucione t\u00eb larta eruopiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb vlefshm\u00ebri reference p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb shkelje dhe c\u00ebnime t\u00eb ligjit themelor dhe Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<br \/>\nUnioni i Gazetar\u00ebve Shiptar\u00eb, nisur nga parimi se media \u00ebsht\u00eb rojtare publike e demokracis\u00eb, v\u00ebren se n\u00eb k\u00ebto dy dokumenta bazike p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e institucionit t\u00eb GJKKO me mediat dhe gazetar\u00ebt, p\u00ebrcaktohen orientime konkrete se si t\u00eb administrohet media, kufizohet r\u00ebnd\u00eb aksesi i saj, sidomos prej akreditimit t\u00eb kufizuar, etj.<br \/>\nUGSH apelon pran\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebr rishqyrtimin e k\u00ebtyre dy dokumentave n\u00eb kapitujt p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me mediat. Ne k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje redaktuese t\u00eb menj\u00ebhershme.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb i drejtohemi Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb si donatore dhe mb\u00ebshtet\u00ebse kryesore e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, Ambasad\u00ebs Amerikan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Zyr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb monitorojn\u00eb lirit\u00eb themelore n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb ushtrojn\u00eb ndikimin e tyre t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb rregullore dhe komentar\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb modele t\u00eb censur\u00ebs dhe shkeljes s\u00eb liris\u00eb themelore brenda nj\u00eb gjykate t\u00eb posa\u00e7me sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb GJKKO.<\/p>\n<p>Zyra Informuese<br \/>\nUnioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00ebndrim i UGSH p\u00ebr rregulloren dhe komentarin e publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb GJKKO, ku p\u00ebrcaktohen kufizime, procedura penguese dhe c\u00ebnuese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr raportim dhe p\u00ebr mbulim n\u00eb institucionin e gjyq\u00ebsorit shqiptar. Nj\u00eb rregullore dhe komentar q\u00eb shkelin Ligjin Themelor dhe Konvent\u00ebn Europiane brenda GJKKO dhe censurojn\u00eb gazetar\u00ebt Tiran\u00eb m\u00eb 5.08.2026 Gjykata e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96106","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96106\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}