{"id":96102,"date":"2026-08-05T09:48:24","date_gmt":"2026-08-05T09:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/afatet-e-skaduara-te-paraburgimit-jane-prova-e-deshtimit-te-prokurorise\/"},"modified":"2026-08-05T09:48:24","modified_gmt":"2026-08-05T09:48:24","slug":"afatet-e-skaduara-te-paraburgimit-jane-prova-e-deshtimit-te-prokurorise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/afatet-e-skaduara-te-paraburgimit-jane-prova-e-deshtimit-te-prokurorise\/","title":{"rendered":"Afatet e skaduara t\u00eb paraburgimit jan\u00eb prova e d\u00ebshtimit t\u00eb prokuroris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani<\/p>\n<p>N\u00ebse v\u00ebzhgohet me kujdes ecuria e proceseve penale, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre n\u00eb GJKKO, vihet re nj\u00eb fenomen q\u00eb po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i shpesht\u00eb: gjykimet zvarriten deri n\u00eb kufijt\u00eb maksimal\u00eb t\u00eb afateve t\u00eb paraburgimit. N\u00eb jo pak raste, k\u00ebto afate skadojn\u00eb dhe t\u00eb pandehurit lirohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykimi ende nuk ka p\u00ebrfunduar, madje ndonj\u00ebher\u00eb as nuk ka hyr\u00eb realisht n\u00eb faz\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb themelit.<\/p>\n<p>Kjo ndodh pavar\u00ebsisht faktit se gjykatat, gjat\u00eb faz\u00ebs hetimore, konfirmojn\u00eb pothuajse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike k\u00ebrkesat e prokuroris\u00eb. N\u00eb praktik\u00eb, mbi 98% e k\u00ebrkesave p\u00ebr masa sigurimi, p\u00ebrgjime, kontrolle apo sekuestro miratohen.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb prokurori, e cila fiton pothuajse \u00e7do betej\u00eb procedurale n\u00eb faz\u00ebn hetimore, d\u00ebshton kur \u00e7\u00ebshtja shkon n\u00eb gjykim?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjen duhet ta kuptojm\u00eb duke b\u00ebr\u00eb dallimin mes faz\u00ebs s\u00eb hetimit dhe faz\u00ebs s\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve, gjykata vendos kryesisht mbi k\u00ebrkesat procedurale t\u00eb prokuroris\u00eb. Vendimet p\u00ebr arrest, p\u00ebrgjim, kontroll apo sekuestrim merren shpesh n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb kontradiktor. N\u00eb at\u00eb faz\u00eb, gjykata n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebahillimi nuk teston ende forc\u00ebn reale t\u00eb provave, por vet\u00ebm mjaftueshm\u00ebrin\u00eb formale t\u00eb pretendimeve t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb momentin q\u00eb \u00e7\u00ebshtja kalon p\u00ebr gjykim n\u00eb themel, rregullat ndryshojn\u00eb. Atje nuk mjaftojn\u00eb m\u00eb dyshimet apo raportet policore. Nuk mjaftojn\u00eb m\u00eb memorandumet dhe informacionet operative. Gjykata \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb plot\u00eb, ku \u00e7do prov\u00eb i n\u00ebnshtrohet debatit, \u00e7do akt kontrollohet p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e tij dhe \u00e7do pretendim testohet p\u00ebrball\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb gjykimit nis kontrolli mbi vet\u00eb procesin hetimor. Pik\u00ebrisht aty shfaqen problemet. Debatet p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e akteve, p\u00ebr cenimin e t\u00eb drejtave kushtetuese, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e marrjes s\u00eb provave apo p\u00ebr munges\u00ebn e garancive procedurale konsumojn\u00eb koh\u00eb t\u00eb konsiderueshme. Dhe kjo nuk ndodh rast\u00ebsisht. Ndodh sepse shum\u00eb dosje hetimore mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb me mang\u00ebsi serioze procedurale.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vjen shqyrtimi i provave, d\u00ebgjimi i d\u00ebshmitar\u00ebve, administrimi i dokumenteve, ekspertimet, k\u00ebqyrja e provave materiale, debatet e pal\u00ebve dhe n\u00eb fund pretendimet p\u00ebrfundimtare. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Por ekziston nj\u00eb lidhje logjike q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb e plot\u00eb, m\u00eb e qart\u00eb dhe m\u00eb e ligjshme t\u00eb jet\u00eb dosja hetimore, aq m\u00eb i shpejt\u00eb zhvillohet gjykimi. Kur provat jan\u00eb t\u00eb forta dhe jan\u00eb mbledhur n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, debatet ngushtohen dhe procesi ec\u00ebn natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, sa m\u00eb shum\u00eb zgjatet gjykimi p\u00ebr shkak t\u00eb diskutimeve mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e provave, aq m\u00eb shum\u00eb zbulohet dob\u00ebsia e hetimit.<\/p>\n<p>Prandaj, kur sot shohim t\u00eb paraburgosur q\u00eb lirohen sepse kan\u00eb skaduar afatet ligjore, nuk duhet t\u00eb nxitojm\u00eb t\u00eb faj\u00ebsojm\u00eb vet\u00ebm gjykatat. Fenomeni \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, nj\u00eb pasqyr\u00eb e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Prokuroria, SPAK m\u00eb s\u00eb shumti, q\u00eb krenohet vet\u00ebm me arrestime, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb investimit politik dhe institucional q\u00eb u b\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, vazhdon t\u00eb mbetet hallka m\u00eb problematike e procesit penal. Jan\u00eb t\u00eb rralla dosjet e nd\u00ebrtuara mbi prova t\u00eb forta, t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb mjaftueshme. N\u00eb vend t\u00eb tyre gjen shpesh volume t\u00eb t\u00ebra me raporte policore, interpretime subjektive, transkriptime bisedash, shkrime portalesh dhe hipoteza q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb prova gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kur vjen momenti t\u00eb provohen akuzat sipas standardeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, shum\u00eb prokuror\u00eb mbeten pa argumente. Dhe at\u00ebher\u00eb koha punon kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh: edhe me nj\u00eb praktik\u00eb gjyq\u00ebsore jasht\u00ebzakonisht tolerante ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb prokuroris\u00eb gjat\u00eb hetimeve, s\u00ebrish t\u00eb paraburgosurit lirohen sepse \u00e7\u00ebshtjet nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb brenda afateve q\u00eb vet\u00eb ligji ka vendosur.<\/p>\n<p>Madje gjykatat i japin prokuroris\u00eb edhe nj\u00eb dor\u00eb, kur gjat\u00eb gjykimit pezllojn\u00eb kuturu dhe pa shkak legjitim afatet e paraburgimit. Por p\u00ebrs\u00ebri afatet skadojn\u00eb. Po t\u00eb llogarisim k\u00ebtu edhe ato raste me afate t\u00eb pezlilluara kuturu, numri i t\u00eb liruarve nga paraburgimi do ishte shum\u00eb m\u00eb i madh dhe, d\u00ebshtimi i prokoris\u00eb do ishte edhe m\u00eb i duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo llogjik\u00eb \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i qart\u00eb se problemi nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e arrestimeve, por mungesa e hetimeve cil\u00ebsore. Kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu prov\u00eb e fort\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tez\u00ebs se arrestimet kan\u00eb qen\u00eb ABUZIVE dhe t\u00eb PAJUSTIFIKUARA.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta paraqitur vones\u00ebn n\u00eb gjykim duke fajsuar avokat\u00ebt \u00ebsht\u00eb folkloriz\u00ebm juridik prokuror\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb harruar t\u00eb kqyrin nj\u00eb vendngjarje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokurori q\u00eb heton mir\u00eb nuk ka nevoj\u00eb ta mbaj\u00eb njeriun pafund\u00ebsisht n\u00eb paraburgim. Ajo nd\u00ebrton nj\u00eb dosje t\u00eb fort\u00eb, e \u00e7on shpejt n\u00eb gjykim dhe arrin nj\u00eb vendim brenda afateve normale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokurori q\u00eb nuk heton si\u00e7 duhet, k\u00ebrkon ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb munges\u00ebn e provave me koh\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse dikush k\u00ebrkon nj\u00eb tregues serioz p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pun\u00ebn e prokuror\u00ebve, nuk duhet t\u00eb num\u00ebroj\u00eb arrestimet dhe konferencat p\u00ebr shtyp. Duhet t\u00eb shoh\u00eb sa dosje arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me standarde t\u00eb larta procedurale dhe sa t\u00eb paraburgosur lirohen sepse shteti nuk ishte n\u00eb gjendje t\u2019i gjykonte brenda afateve q\u00eb vet\u00eb ligji ka caktuar.<\/p>\n<p>Sepse afatet e skaduara t\u00eb paraburgimit nuk jan\u00eb fitore e t\u00eb pandehurve. Jan\u00eb prova e d\u00ebshtimit t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani N\u00ebse v\u00ebzhgohet me kujdes ecuria e proceseve penale, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre n\u00eb GJKKO, vihet re nj\u00eb fenomen q\u00eb po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i shpesht\u00eb: gjykimet zvarriten deri n\u00eb kufijt\u00eb maksimal\u00eb t\u00eb afateve t\u00eb paraburgimit. N\u00eb jo pak raste, k\u00ebto afate skadojn\u00eb dhe t\u00eb pandehurit lirohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykimi ende nuk ka p\u00ebrfunduar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96102","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96102\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}