{"id":96094,"date":"2026-08-05T08:48:18","date_gmt":"2026-08-05T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/drejtesia-qe-do-gjyqe-popullore-por-jo-gjyqe-te-hapura-per-popullin\/"},"modified":"2026-08-05T08:48:18","modified_gmt":"2026-08-05T08:48:18","slug":"drejtesia-qe-do-gjyqe-popullore-por-jo-gjyqe-te-hapura-per-popullin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/drejtesia-qe-do-gjyqe-popullore-por-jo-gjyqe-te-hapura-per-popullin\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia q\u00eb do gjyqe popullore, por jo gjyqe t\u00eb hapura p\u00ebr popullin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kam pasur shum\u00eb reagime prej dje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komentarin privat me mbi 500 faqe t\u00eb kryetarit t\u00eb GJKKO-s\u00eb, pasi n\u00eb versionin e par\u00eb kisha ngat\u00ebrruar edhe faqet dhe kisha shkruar q\u00eb \u00ebsht\u00eb 100 faqe. E kisha ngat\u00ebrruar me rregulloren. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb 532 faqe. Shpresoj mos ta fus\u00eb dikush n\u00eb makin\u00ebn e plagjiatur\u00ebs, se do b\u00ebhet subjekt i GJKKO-s\u00eb p\u00ebr vjedhje t\u00eb pron\u00ebs intelektuale.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot do t\u00eb kishte nj\u00eb proces t\u00eb ri vetingu p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb verifikuar aft\u00ebsit\u00eb e tyre profesionale, dhe jo paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos provuar ku i ka gjetur 3 mij\u00eb euro, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kund\u00ebr Krimit dhe Korrupsionit, Erion Bani, duhet t\u00eb shkarkohej si gjyqtar. Do t\u00eb mjaftonte komentari i tij privat prej 500 e ca faqesh, nj\u00eb shembull i shk\u00eblqyer grafomanie, mediokriteti dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsie profesionale, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nj\u00eb nga personazhet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor jep udh\u00ebzime publike se si t\u00eb shkelet Kushtetuta. Neni 22 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb garanton lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb shtypit dhe thekson qart\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 3 se: \u201cCensura paraprake e mjeteve t\u00eb komunikimit ndalohet.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ai ka prodhuar nj\u00eb rregullore t\u00eb paligjshme dhe antikushtetuese q\u00eb vendos gazetar\u00ebt q\u00eb raportojn\u00eb nga gjykatat n\u00ebn censur\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb transmetuar, por edhe p\u00ebr t\u00eb regjistruar faktet publike q\u00eb ndodhin n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebta q\u00eb japin vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, duan q\u00eb populli t\u00eb mos i shoh\u00eb si i marrin vendimet.<\/p>\n<p>Arsyet i dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb tyre q\u00ebndron paaft\u00ebsia dhe p\u00ebrdorimi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gjueti shtrigash.<\/p>\n<p>Deri tani nga drejt\u00ebsia kemi par\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb an\u00eb t\u00eb medaljes, gjyqet paraprake popullore q\u00eb SPAK dhe GJKKO kan\u00eb nxitur ndaj t\u00eb pandehurve, kur jan\u00eb kryesisht zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo politikan\u00eb. Me nj\u00eb \u201crrjedhje\u201d faktesh n\u00eb portale t\u00eb caktuara, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb arrestuar me burgim paraprak jan\u00eb denigruar n\u00eb publik me gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, \u00e7erek t\u00eb v\u00ebrteta dhe shpesh edhe me g\u00ebnjeshtra p\u00ebr t\u00eb justifikuar pun\u00ebn e SPAK apo GJKKO.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb po kalojn\u00eb vite dhe ende nuk kemi ndonj\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrfunduar dhe bind\u00ebs nga drejt\u00ebsia e re, na shfaqet ana tjet\u00ebr e medaljes, shkelja kushtetuese e t\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb gjykimi t\u00eb jet\u00eb publik dhe futja n\u00ebn kontroll me rregullore administrative e t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb shtypit p\u00ebr publikimin e proceseve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Shikoni se \u00e7far\u00eb b\u00ebn SPAK ndaj Erion Veliajt. Meq\u00eb Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrug\u00eb lirimit t\u00eb tij si arrestim i paligjsh\u00ebm, vrapon t\u00eb mbush\u00eb mediat me lajme lin\u00e7uese q\u00eb dalin nga nj\u00eb zyr\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare t\u00eb tipit: \u201cErion Veliaj nuk ka deklaruar 100 udh\u00ebtime\u201d, a thua se ai ka udh\u00ebtuar ilegalisht p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebllim kriminal.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb ata dy prokuror\u00eb q\u00eb para dy vitesh i b\u00ebnin gjyqin popullor dhe hiqeshin si heronj se kishin zbuluar fustanet e oper\u00ebs dhe t\u00eb brendshmet e shtrenjta t\u00eb blera nga gruaja e tij, tani jan\u00eb dor\u00ebzuar tek udh\u00ebtimet \u201ce padeklaruara\u201d. T\u2019ia marrin t\u00eb keqen gjyqeve p\u00ebr kafet\u00eb e Nexhmijes.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb ligj nuk detyron deklarimin e udh\u00ebtimeve. N\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb ekziston detyrimi p\u00ebr deklarimin e shpenzimeve mbi 300.000 lek\u00eb (t\u00eb reja). Sa koh\u00eb nuk ka verifikim t\u00eb shpenzimeve, si arrihet n\u00eb konkluzionin q\u00eb \u201cs\u2019ka deklaruar udh\u00ebtimet\u201d?<\/p>\n<p>Pastaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb pala\u00e7oll\u00ebk publikisht pa asnj\u00eb fakt, jan\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb gjyq t\u00eb mbyllur, futje n\u00eb kafaz dhe moslejim komunikimi me median, se turp\u00ebrohen para opinionit publik.<\/p>\n<p>Veliaj e fitoi betej\u00ebn n\u00eb Kushtetuese pik\u00ebrisht sepse gjyqi ishte publik dhe u transmetua pa asnj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr k\u00ebto rreziqe t\u00eb \u201csiguris\u00eb\u201d q\u00eb shpik Erion Bani. U mor sinjali nga salla dhe n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb tjet\u00ebr gazetar\u00ebt e transmetuan gjyqin pa prishur as solemnitetin e sall\u00ebs dhe as sigurin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Gjyqi ndaj Olsi Dados n\u00eb gjykat\u00eb administrative u detyrua t\u00eb mbyllet pik\u00ebrisht sepse gjyqtar\u00ebt nuk pranuan t\u00eb shqyrtonin nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk e mbronin dot prokurorin. Dhe i ran\u00eb shkurt e mbyll\u00ebn, ngaq\u00eb aty Veliaj nuk ishte n\u00eb kafaz dhe ky Dado nuk e shikon dot t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt administrativ, q\u00eb merret n\u00eb salla t\u00eb mbyllura larg syve t\u00eb bot\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt publik i garantuar nga Konventa Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb nenin 6 t\u00eb saj, i cili garanton q\u00eb gjykimet zhvillohen publikisht, nd\u00ebrsa neni 10 i po k\u00ebsaj Konvente mbron t\u00eb drejt\u00ebn e medias p\u00ebr t\u00eb informuar publikun mbi funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb Konvent\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb evropiane, pasi proceset gjyq\u00ebsore publike jan\u00eb nj\u00eb nga mekanizmat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kontrollit demokratik mbi pushtetin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryetar gjykate n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili n\u00eb Komentarin p\u00ebr Rregulloren e Brendshme t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb GJKKO-s\u00eb vendos sigurin\u00eb fizike t\u00eb godin\u00ebs dhe sall\u00ebs ku b\u00ebhet gjyqi mbi transparenc\u00ebn publike mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si b\u00ebhet shqyrtimi gjyq\u00ebsor i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se kryetari i GJKKO e trajton median si rrezik p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor dhe jep udh\u00ebzime p\u00ebr menaxhimin e rrezikut, pra se si t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb procesin gjyq\u00ebsor nga media.<\/p>\n<p>N\u00ebse i hedh nj\u00eb sy proceseve gjyq\u00ebsore n\u00eb Strasburg, ke dhjet\u00ebra raste t\u00eb pastra vendimesh q\u00eb e hedhin posht\u00eb Erion Banin me gjith\u00eb komentarin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Axen kund\u00ebr Gjermanis\u00eb (1983), GJEDNJ theksoi se publiciteti i gjykimit mbron qytetar\u00ebt nga drejt\u00ebsia e fsheht\u00eb dhe forcon besimin tek gjykatat. Gjykimet publike nuk ekzistojn\u00eb p\u00ebr komoditetin e medias, por sepse drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e dukshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Riepan kund\u00ebr Austris\u00eb (2000), Gjykata theksoi se publiku duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb ndjekur procesin dhe se kufizimet nuk mund t\u00eb b\u00ebhen rutin\u00eb administrative.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e madh Axel Springer AG kund\u00ebr Gjermanis\u00eb (2012), Gjykata theksoi se raportimi mbi procedurat gjyq\u00ebsore p\u00ebrb\u00ebn \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb lart\u00eb publik dhe g\u00ebzon mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sipas nenit 10.<\/p>\n<p>GJEDNJ e ka cil\u00ebsuar median si rojtare publike t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb komentarin e GJKKO-s\u00eb jepen udh\u00ebzime se si t\u00eb administrohet media dhe si t\u00eb kufizohet aksesi i saj p\u00ebrmes akreditimit, i cili parashikon penalitete n\u00ebse nuk i bindesh nj\u00eb rregulloreje antikushtetuese.<\/p>\n<p>Kjo vlen p\u00ebr zyr\u00ebn e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb si donatorja dhe mb\u00ebshtet\u00ebsja kryesore e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, e cila tani po p\u00ebrdor taksat e qytetar\u00ebve evropian\u00eb kund\u00ebr Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe liris\u00eb s\u00eb shtypit.<\/p>\n<p>Vlen po ashtu p\u00ebr rojet e OSBE-s\u00eb, Ambasad\u00ebn Britanike q\u00eb sponsorizon programin e shtypit n\u00eb SPAK dhe GJKKO, si dhe programet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin reform\u00ebn. Thjesht duhet t\u00eb mos thon\u00eb q\u00eb nuk e dinin q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Tani k\u00ebta gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, q\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb dashuruar me publikun para gjyqit, b\u00ebhen krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm kur duhet t\u00eb p\u00ebrballen me publikun p\u00ebr vendimet paraprake dhe gjyqet popullore q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Pra, k\u00ebta duan q\u00eb vendimet e tyre paraprake t\u2019i mbrojn\u00eb me thashetheme publike, kurse gjyqet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe pa gazetar\u00eb e kamera.<\/p>\n<p>Madje ky Erion Bani kishte parashikuar q\u00eb gazetarin nuk duhet ta z\u00ebr\u00eb gjumi n\u00eb sall\u00eb, ndryshe duhet nxjerr\u00eb jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Mendo t\u00eb d\u00ebgjosh autorin e komentarit prej 532 faqesh t\u00eb flas\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe t\u00eb shmang\u00ebsh gjumin. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tortur\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u2019i thuash burgut: \u201cHapu!\u201d<\/p>\n<div><\/div>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"trc_related_container tbl-feed-container render-late-effect tbl-feed-frame-DIVIDER\">\n<div class=\"trc_related_container tbl-trecs-container trc_spotlight_widget trc_elastic trc_elastic_above-the-feed-premium-card-fp-delta pad-down above-the-feed-placement\"><\/div>\n<div class=\"tbl-feed-card trc_related_container tbl-trecs-container trc_spotlight_widget trc_elastic trc_elastic_thumbs-feed-01-delta\">\n<div class=\"trc_rbox_container\">\n<div>\n<div class=\"trc_rbox thumbs-feed-01-delta trc-content-sponsored\">\n<div class=\"trc_rbox_outer\">\n<div class=\"trc_rbox_div trc_rbox_border_elm\">\n<div>\n<div class=\"videoCube trc_spotlight_item origin-undefined textItem thumbnail_top videoCube_1_child syndicatedItem trc-first-recommendation trc-spotlight-first-recommendation trc_excludable\">\n<div class=\"thumbBlock_holder\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Kam pasur shum\u00eb reagime prej dje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komentarin privat me mbi 500 faqe t\u00eb kryetarit t\u00eb GJKKO-s\u00eb, pasi n\u00eb versionin e par\u00eb kisha ngat\u00ebrruar edhe faqet dhe kisha shkruar q\u00eb \u00ebsht\u00eb 100 faqe. E kisha ngat\u00ebrruar me rregulloren. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb 532 faqe. Shpresoj mos ta fus\u00eb dikush n\u00eb makin\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96094","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}