{"id":96092,"date":"2026-08-05T08:48:17","date_gmt":"2026-08-05T08:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/jo-vetem-te-be-turizmi-po-rrit-dhe-bujqesine-e-fqinjeve-zgjerohen-importet-e-ushqimeve-nga-rajoni\/"},"modified":"2026-08-05T08:48:17","modified_gmt":"2026-08-05T08:48:17","slug":"jo-vetem-te-be-turizmi-po-rrit-dhe-bujqesine-e-fqinjeve-zgjerohen-importet-e-ushqimeve-nga-rajoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/05\/jo-vetem-te-be-turizmi-po-rrit-dhe-bujqesine-e-fqinjeve-zgjerohen-importet-e-ushqimeve-nga-rajoni\/","title":{"rendered":"Jo vet\u00ebm t\u00eb BE, turizmi po rrit dhe bujq\u00ebsin\u00eb e fqinj\u00ebve, zgjerohen importet e ushqimeve nga rajoni"},"content":{"rendered":"<p>Teksa prodhimi vendas bujq\u00ebsor po thellon r\u00ebnien nga viti n\u00eb viti, k\u00ebrkesa n\u00eb rritje p\u00ebr ushqime po nxit jo vet\u00ebm ekonomin\u00eb e Bashkimit Europian, por dhe at\u00eb t\u00eb vendeve fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb 2026 tregojn\u00eb se importet e ushqimeve n\u00eb sasi p\u00ebsuan rritje vjetore me 14%, teksa importet Kroacia dhe Moldavia soll\u00ebn shtes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, kryesisht nga sasit\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drith\u00ebrave dhe zarzavateve.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb jashtme, importet nga vendet e p\u00ebrfshira n\u00eb tabel\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb rreth 716 mij\u00eb ton\u00eb, nga 628.2 mij\u00eb\u00a0 ton\u00eb n\u00eb janar\u2013qershor 2025, ose 14% m\u00eb shum\u00eb .<br \/>\nRritja nuk ka ardhur vet\u00ebm nga partner\u00ebt tradicional\u00eb tregtar\u00eb, por edhe nga nj\u00eb shtim i shpejt\u00eb i importeve nga disa vende q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb kufizuar n\u00eb furnizimin e tregut shqiptar.<\/p>\n<p>Rriten importet nga Europ\u00ebs Lindore dhe vendet e rajonit<\/p>\n<p>Shtesa m\u00eb e madhe n\u00eb sasi e ushqimeve\u00a0 u regjistrua nga Kroacia. Importet nga ky vend u rrit\u00ebn nga 4200 ton\u00eb n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025 n\u00eb 26,400 ton\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2026. N\u00eb terma absolut\u00eb, rritja ishte rreth 22 mij\u00eb ton\u00eb ose 526%. Vet\u00ebm Kroacia gjeneroi af\u00ebrsisht nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e rritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb importeve t\u00eb evidentuara n\u00eb tabel\u00eb. Rritja u dominua nga drith\u00ebrat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjerim edhe m\u00eb i fort\u00eb n\u00eb p\u00ebrqindje u sh\u00ebnua nga Moldavia. Importet nga ky vend u rrit\u00ebn nga vet\u00ebm 376 ton\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20.1 milion\u00eb kilogram\u00eb. Shtesa vjetore ishte rreth 19.8 mij\u00eb ton\u00eb, me nj\u00eb rritje prej mbi 52 her\u00ebsh, kryesisht nga drith\u00ebrat.<\/p>\n<p>Rritje t\u00eb konsiderueshme pati edhe nga Ukraina, me rreth 12.2 milion\u00eb kilogram\u00eb m\u00eb shum\u00eb, duke arritur n\u00eb 26.7 milion\u00eb kilogram\u00eb. Importet nga Maqedonia e Veriut u shtuan me 11.5 milion\u00eb kilogram\u00eb, ose 71%, nd\u00ebrsa ato nga Greqia u rrit\u00ebn me rreth 11 milion\u00eb kilogram\u00eb, ose 14%. Rritja nga k\u00ebto vende u dominua nga drith\u00ebrat, zarzavatet dhe bulmeti.<\/p>\n<p>K\u00ebto pes\u00eb vende s\u00eb bashku soll\u00ebn nj\u00eb shtes\u00eb prej rreth 76.6 milion\u00eb kilogram\u00ebsh, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rritjes vjetore.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb nj\u00eb zhvendosje t\u00eb pjesshme t\u00eb furnizimeve drejt vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Lindore dhe t\u00eb rajonit. P\u00ebrve\u00e7 Kroacis\u00eb, Moldavis\u00eb, Ukrain\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, importet\u00a0 e ushqimeve u rrit\u00ebn edhe nga Bullgaria me 66%, Hungaria me 44% dhe Rumania me 8%.<br \/>\nFurnizimet nga Mali i Zi u shtuan me 72%. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, importet nga disa vende m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta u rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm. Nga Brazili u importuan rreth 19 milion\u00eb kilogram\u00eb, 34% m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Importet nga Argjentina u zgjeruan me 80%, nd\u00ebrsa ato nga Ekuadori u rrit\u00ebn me 14%.<\/p>\n<p>Rritja e importeve nga Amerika Latine lidhet zakonisht me produkte t\u00eb tilla si mishi, drith\u00ebrat, frutat, sheqeri, kafja dhe produkte t\u00eb tjera q\u00eb nuk prodhohen n\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme n\u00eb vend. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar faktor\u00ebt konkret\u00eb t\u00eb rritjes k\u00ebrkohet ndarja e t\u00eb dh\u00ebnave sipas grupmallrave.\/Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa prodhimi vendas bujq\u00ebsor po thellon r\u00ebnien nga viti n\u00eb viti, k\u00ebrkesa n\u00eb rritje p\u00ebr ushqime po nxit jo vet\u00ebm ekonomin\u00eb e Bashkimit Europian, por dhe at\u00eb t\u00eb vendeve fqinj\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb 2026 tregojn\u00eb se importet e ushqimeve n\u00eb sasi p\u00ebsuan rritje vjetore me 14%, teksa importet Kroacia dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96092","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96092\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}