{"id":96071,"date":"2026-08-04T19:48:20","date_gmt":"2026-08-04T19:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/04\/inxhinieri-nga-italia-braktis-pushimet-per-protesten-berisha-dhe-rama-dy-tradhtaret-me-te-medhenj-te-kombit\/"},"modified":"2026-08-04T19:48:20","modified_gmt":"2026-08-04T19:48:20","slug":"inxhinieri-nga-italia-braktis-pushimet-per-protesten-berisha-dhe-rama-dy-tradhtaret-me-te-medhenj-te-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/04\/inxhinieri-nga-italia-braktis-pushimet-per-protesten-berisha-dhe-rama-dy-tradhtaret-me-te-medhenj-te-kombit\/","title":{"rendered":"Inxhinieri nga Italia braktis pushimet p\u00ebr protest\u00ebn: Berisha dhe Rama, dy tradhtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong>Nj\u00eb emigrant dibran me banim n\u00eb Itali ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb ashpra ndaj klas\u00ebs politike shqiptare, duke iu drejtuar edhe protestuesve p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb protest\u00ebs para Kryeministris\u00eb, inxhinieri i pyjeve, i cili ka qen\u00eb dikur punonj\u00ebs i qeveris\u00eb \u201cRama 1\u201d, u shpreh se u detyrua t\u00eb linte atdheun pasi nuk pranoi t\u00eb vidhte tok\u00ebn dhe popullin e tij.<\/p>\n<p>Ai theksoi gjithashtu se diaspora po d\u00ebmtohet r\u00ebnd\u00eb nga sistemi aktual dhe se shqiptar\u00ebt e larguar po p\u00ebunojn\u00eb dhe kontribuojn\u00eb, por pa mb\u00ebshtetjen e duhur institucionale.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ai deklaroi se kishte ardhur nga Italia me familjen p\u00ebr pushime, por vendosi t\u2019i mbyllte ato n\u00eb shesh, duke etiketuar Sali Berish\u00ebn dhe Edi Ram\u00ebn si dy tradhtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb popullit.<\/p>\n<p><em>\u201cJu fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb q\u00ebndrestar\u00ebve, atyre n\u00ebnave me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, q\u00eb nuk e braktis\u00ebn k\u00ebt\u00eb shesh. K\u00ebtu po shkruhet historia e re e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebta pas meje jan\u00eb tradhtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit.<\/em><\/p>\n<p><em>Jam inxhinier pyjesh. Kam qen\u00eb punonj\u00ebs i qeveris\u00eb \u2018Rama 1\u2019. U detyrova t\u00eb largohem nga atdheu, sepse duhej t\u00eb vidhja, por nuk mund t\u00eb vidhja tok\u00ebn dhe popullin tim. Sistemi q\u00eb nd\u00ebrtuan k\u00ebta na detyroi t\u00eb emigrojm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot edhe shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs u kan\u00eb futur thik\u00ebn pas shpine, duke u shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. N\u00ebse nj\u00eb shqiptar sillte 100 mij\u00eb euro, fitonte 50 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa tani i humb ato. Kam ardhur nga Italia me familjen p\u00ebr pushime dhe do t\u2019i mbyll ato k\u00ebtu, n\u00eb protest\u00eb. Dy tradhtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb popullit jan\u00eb Berisha dhe Rama. Flas me fakte\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aktivist tha se protesta i ka hapur\u00a0probleme serioze qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr reform\u00ebn e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive, aktivisti tha se\u00a0qeveria pretendoi se do b\u00ebnte reform\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ulur administrat\u00ebn dhe shpenzimet, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ato jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai theksoi se qytetar\u00eb nuk i marrin dot sh\u00ebrbimet e tyre sepse taksat jan\u00eb t\u00eb larta. Sipas tij, kjo reform\u00eb vet\u00ebm sa grumbullon pushtet politik te qeveria dhe Rama dhe nuk b\u00ebn asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa zhb\u00ebn rolin e qytetarit n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p><strong>Aktivisti:<\/strong>\u00a0<em>Nga sheshi i protest\u00ebs para Kryeministris\u00eb vijojm\u00eb dit\u00ebn e 66 t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve kundrejt autokracis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr 66 dit\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nj\u00eb leksion qytetarie. Dhe p\u00ebrderisa k\u00ebrkojm\u00eb rezolucion, revolucioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kush e mendonte para 66 dit\u00ebsh se qytetar\u00ebt do q\u00ebndronin duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e kryeministrit dhe nuk do largoheshin nga bulevardi. Dor\u00ebheqje. Fakti se protesta ka qen\u00eb n\u00eb shesh dhe njer\u00ebzit n\u00eb bulevard, duket se i ka hapur probleme serioze qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. At\u00eb q\u00eb e kishte menduar si vendim normal dhe pa pasoja, duket se ia ka prishur pushimet k\u00ebt\u00eb ver\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb t\u00eb gjitha qytetet q\u00eb ka propozuar q\u00eb bashkit\u00eb t\u00eb mbyllen e t\u2019i vihet ky\u00e7i, ka par\u00eb protesta kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi. Pse ndodhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kjo reform\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb po p\u00ebrgatiten k\u00ebta. N\u00eb fakt nevoja \u00ebsht\u00eb q\u00eb pushteti lokal t\u00eb grumbullohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pak duar. Dikur ishin 65 bashki dhe 309 komuna. Me vendim t\u00eb qevris\u00eb Rama ky pushtet vite m\u00eb par\u00eb u grumbullua n\u00eb dor\u00ebn e 61 personave dhe ai donte q\u00eb ta grumbullonte n\u00eb akoma m\u00eb pak duar dhe ka vendosur ta grumbulloj\u00eb tani n\u00eb 46 duar. Tani nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues vendor do p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb 50 mij\u00eb banor\u00eb, e kuptoni se sa larg \u00ebsht\u00eb zyrtari nga banori?<\/em><\/p>\n<p><em>Me \u00e7far\u00eb argumenti e ka b\u00ebr\u00eb reform\u00ebn qeveria n\u00eb 2014 dhe tani n\u00eb 2026. Thon\u00eb se barra financiare \u00ebsht\u00eb e madhe dhe duhet ulur. Ta marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb. Kur kishte 309 komuna e 5 bashki m\u00eb shum\u00eb, administrata publike ishte 160 mij\u00eb persona, tani \u00ebsht\u00eb 180 mij\u00eb persona. \u00c7far\u00eb ndodhi me to, kur duhej q\u00eb administrata t\u00eb tkurrej dhe jo t\u00eb rritej. Imagjinoni, kemi administrat\u00eb publike t\u00eb fryr\u00eb, kurse shum\u00eb qytetar\u00eb nuk i marrin dot sh\u00ebrbimet e tyre sepse taksat jan\u00eb t\u00eb larta. Pra kjo reform\u00eb vet\u00ebm sa grumbullon pushtet politik te qeveria dhe Rama. Kjo reform\u00eb nuk b\u00ebn asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa zhb\u00ebn rolin e qytetarit n\u00eb demokraci. Ndaj mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb bashkive dhe qytetar\u00ebve q\u00eb e p\u00ebsojn\u00eb nga kjo reform\u00eb dhe i b\u00ebjm\u00eb thirrje qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb heq dor\u00eb nga kjo reform\u00eb administrative.<\/em><\/p>\n<p><em>Reforma do b\u00ebhet, por q\u00eb ta afroj\u00eb qytetarin me bashkin\u00eb dhe jo ta largoj\u00eb, ta afroj\u00eb me vendimmarrja dhe zgjidhja dhe jo ta largoj\u00eb. Kjo do t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm pasi kryeministri dhe qeveria e tij t\u00eb jet\u00eb dor\u00ebhequr. Ndaj k\u00ebrkojm\u00eb nga ky shesh si dit\u00ebn e par\u00eb: Dor\u00ebheqje.<\/em><\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protesta-158\/\">Inxhinieri nga Italia braktis pushimet p\u00ebr protest\u00ebn: Berisha dhe Rama, dy tradhtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nj\u00eb emigrant dibran me banim n\u00eb Itali ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb ashpra ndaj klas\u00ebs politike shqiptare, duke iu drejtuar edhe protestuesve p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tyre. Gjat\u00eb protest\u00ebs para Kryeministris\u00eb, inxhinieri i pyjeve, i cili ka qen\u00eb dikur punonj\u00ebs i qeveris\u00eb \u201cRama 1\u201d, u shpreh se u detyrua t\u00eb linte atdheun pasi nuk pranoi t\u00eb vidhte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96071","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96071\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}