{"id":96018,"date":"2026-08-04T08:48:15","date_gmt":"2026-08-04T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/04\/paralajmeron-admirali-amerikan-shba-ja-po-e-nenvlereson-boshtin-iran-rusi-kine-kore-e-veriut\/"},"modified":"2026-08-04T08:48:15","modified_gmt":"2026-08-04T08:48:15","slug":"paralajmeron-admirali-amerikan-shba-ja-po-e-nenvlereson-boshtin-iran-rusi-kine-kore-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/04\/paralajmeron-admirali-amerikan-shba-ja-po-e-nenvlereson-boshtin-iran-rusi-kine-kore-e-veriut\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebron admirali amerikan: SHBA-ja po e n\u00ebnvler\u00ebson boshtin Iran-Rusi-Kin\u00eb-Kore e Veriut"},"content":{"rendered":"<p>Partneriteti strategjik n\u00eb rritje mes Kin\u00ebs, Rusis\u00eb, Iranit dhe Kores\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb siguris\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballen Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e tyre. N\u00eb librin e tyre \u201cBoshti i agresor\u00ebve\u201d, i botuar s\u00eb voni, admirali n\u00eb pension Mark Montgomery, dhe bashkautor\u00ebt Bradley Bowman dhe Elaine Dezenski, dokumentojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 600 raste bashk\u00ebpunimi mes k\u00ebtyre kat\u00ebr shteteve autoritare, duke argumentuar se koordinimi i tyre shtrihet n\u00eb fushat ushtarake, teknologjike, ekonomike dhe kibernetike.<\/p>\n<p>Montgomery, drejtor i lart\u00eb i Qendr\u00ebs p\u00ebr Inovacion n\u00eb Fush\u00ebn Kibernetike dhe Teknologjike dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb n\u00eb Fondacionin p\u00ebr Mbrojtjen e Demokracive, thot\u00eb se Per\u00ebndimi vazhdon ta n\u00ebnvler\u00ebsoj\u00eb si shkall\u00ebn e k\u00ebtij bashk\u00ebrendimi, ashtu edhe rrezikun q\u00eb ai paraqet. Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) bisedoi me t\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, Iranin, konfliktet e nj\u00ebkohshme dhe at\u00eb q\u00eb ushtria amerikane duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A po i n\u00ebnvler\u00ebson Uashingtoni Kin\u00ebn, Rusin\u00eb, Iranin dhe Koren\u00eb e Veriut si nj\u00eb bosht t\u00eb integruar autoritar dhe at\u00eb se sa ngusht\u00eb bashk\u00ebrendojn\u00eb ato?<\/p>\n<p>Mark Montgomery: N\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe po e n\u00ebnvler\u00ebsojm\u00eb nivelin e koordinimit t\u00eb tyre dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebrgjigjet tona ndaj veprimeve t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta shpesh jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme. N\u00eb SHBA, k\u00ebt\u00eb mund ta shihni te Ukraina.<\/p>\n<p>Ukraina po lufton qart\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb, Iranit, Kores\u00eb s\u00eb Veriut dhe Kin\u00ebs. Irani po furnizon me dron\u00eb Shahed \u2013 jo vet\u00ebm mij\u00ebra dron\u00eb, por edhe teknologjin\u00eb p\u00ebr t\u2019i prodhuar ata brenda Rusis\u00eb. Rus\u00ebt tani po prodhojn\u00eb vet\u00eb dron\u00eb t\u00eb projektuar nga Teherani.<\/p>\n<p>Koreja e Veriut ka d\u00ebrguar 12.000 ushtar\u00eb dhe njer\u00ebzit p\u00ebrqendrohen te kjo. Por, ajo ka furnizuar gjithashtu 5 deri n\u00eb 6 milion\u00eb predha artilerie dhe mortajash. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ka prodhuar e gjith\u00eb NATO-ja gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, Kina po mb\u00ebshtet p\u00ebrpjekjet luftarake t\u00eb Rusis\u00eb duke furnizuar mikroelektronik\u00eb p\u00ebr raketat balistike, hipersonike dhe ato lundruese q\u00eb po godasin Kievin sot.<\/p>\n<p>Ukraina duhet t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr vendeve. SHBA-ja, edhe gjat\u00eb administrat\u00ebs Biden, ishte shum\u00eb e ngadalt\u00eb n\u00eb ofrimin e sistemeve t\u00eb duhura t\u00eb arm\u00ebve me rrezen e nevojshme t\u00eb veprimit dhe nuk dislokoi kurr\u00eb forca amerikane n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime st\u00ebrvitjeje. Presidenti Donald Trump ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb pak, duke ulur ndihm\u00ebn p\u00ebr sigurin\u00eb p\u00ebr 99 p\u00ebr qind krahasuar me administrat\u00ebn Biden.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin problem e shihni edhe n\u00eb Evrop\u00eb, kur SHBA-ja p\u00ebrballet me Iranin. Irani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim autoritar 47-vje\u00e7ar, q\u00eb ka mb\u00ebshtetur terrorizmin pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Ai ka vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.000 ushtar\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Irak dhe Afganistan, rreth 500 trupa t\u00eb NATO-s dhe qindra evropian\u00eb n\u00eb sulme terroriste. Ai mb\u00ebshtet grupe aleate, p\u00ebrfshir\u00eb Huthit, Hezbollahun dhe grupet e armatosura n\u00eb Irak e Siri. Gjithashtu, ka vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30.000 qytetar\u00eb t\u00eb vet brenda nj\u00eb fundjave t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Evropa ende e shikon k\u00ebt\u00eb konflikt, dhe thot\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb dy pal\u00eb nd\u00ebrluftuese t\u00eb barabarta: Irani dhe SHBA-ja. Kjo \u00ebsht\u00eb absurde. Irani mb\u00ebshtetet nga Rusia. Mb\u00ebshtetet nga Kina. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga Koreja e Veriut. Megjithat\u00eb, ende nuk arrijm\u00eb ta bindim Evrop\u00ebn t\u00eb na mb\u00ebshtes\u00eb kund\u00ebr Iranit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ju keni paralajm\u00ebruar vazhdimisht p\u00ebr rrezikun q\u00eb krizat e koordinuara t\u2019i shp\u00ebrndajn\u00eb forcat amerikane n\u00eb disa beteja nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Sa \u00ebsht\u00eb Pentagoni af\u00ebr pik\u00ebs kur nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb m\u00eb dy ose tre konflikte t\u00eb nj\u00ebkohshme?<\/p>\n<p>Mark Montgomery: N\u00eb fakt, ka dy gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi. E para \u00ebsht\u00eb struktura e forc\u00ebs: anijet, skuadron\u00ebt e avion\u00ebve, tanket dhe batalionet. E dyta jan\u00eb municionet.<\/p>\n<p>Struktura jon\u00eb e forc\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje disi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Jemi relativisht af\u00ebr aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar konflikte t\u00eb nj\u00ebkohshme, por ende nuk kemi arritur aty. Na duhen m\u00eb shum\u00eb investime dhe rritje t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr mbrojtjen. Edhe pse kritikojm\u00eb vendet evropiane se p\u00ebrfitojn\u00eb pa kontribuar mjaftuesh\u00ebm, edhe shpenzimet amerikane p\u00ebr mbrojtjen kan\u00eb r\u00ebn\u00eb \u2013 nga rreth 4 deri n\u00eb 5 p\u00ebr qind e PBB-s\u00eb n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb n\u00eb rreth 3 p\u00ebr qind, madje edhe m\u00eb posht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb administrat\u00ebs Biden.<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh jan\u00eb municionet. Rezervat tona ishin tashm\u00eb t\u00eb pamjaftueshme pas 25 vitesh n\u00ebninvestimesh. Tani ato jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb madh nga mb\u00ebshtetja p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe operacionet q\u00eb lidhen me Iranin. Kjo paraqet sfid\u00ebn m\u00eb serioze n\u00eb rast t\u00eb konflikteve t\u00eb nj\u00ebkohshme.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Hulumtimi juaj tregon se mikroelektronika kineze po ushqen si prodhimin iranian t\u00eb raketave, ashtu edhe programet ruse t\u00eb armatimit. Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb shpesh i paraqesin sanksionet si p\u00ebrgjigjen kryesore. A mund t\u00eb funksionojn\u00eb v\u00ebrtet sanksionet kur Pekini sh\u00ebrben si mb\u00ebshtetja teknologjike dhe ekonomike e gjith\u00eb k\u00ebtij boshti?<\/p>\n<p>Mark Montgomery: Nj\u00eb nga sfidat me mikroelektronik\u00ebn \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb komponent\u00eb jan\u00eb me p\u00ebrdorim t\u00eb dyfisht\u00eb. Nj\u00eb produkt mund t\u00eb eksportohet n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrdorim legjitim civil, dhe m\u00eb pas t\u00eb rip\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake, p\u00ebrpara se t\u00eb transferohet n\u00eb Rusi. Kjo i b\u00ebn sanksionet shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u zbatuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, zbatimi i sanksioneve ndaj eksporteve t\u00eb naft\u00ebs nga Irani dhe Rusia shpesh ka qen\u00eb i dob\u00ebt dhe, n\u00eb shum\u00eb raste, thjesht \u00ebsht\u00eb injoruar.<\/p>\n<p>Tani po diskutohet p\u00ebr legjislacion t\u00eb ri, si projektligji i senatorit Lindsey Graham, p\u00ebr t\u00eb rritur presionin ndaj Rusis\u00eb. Por, realiteti \u00ebsht\u00eb se shumica e kompetencave q\u00eb i duhen qeveris\u00eb ekzistojn\u00eb tashm\u00eb. Thjesht nuk i zbatojm\u00eb si\u00e7 duhet, ose lejojm\u00eb politika tep\u00ebr t\u00eb gjera p\u00ebr dh\u00ebnien e p\u00ebrjashtimeve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Nd\u00ebrsa Uashingtoni po shqyrton diplomacin\u00eb me Teheranin, ju keni argumentuar kund\u00ebr nxitimit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb negociata. Cili \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh strategjik n\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje nuk arrin t\u00eb \u00e7montoj\u00eb infrastruktur\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ushtarake t\u00eb Iranit dhe rrjetin e grupeve t\u00eb tij aleate?<\/p>\n<p>Mark Montgomery: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ve\u00e7osh vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. Natyrisht, Iranit nuk duhet t\u2019i lejohet t\u00eb siguroj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore ose raketa balistike t\u00eb afta p\u00ebr t\u2019i transportuar ato.<\/p>\n<p>Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se programi b\u00ebrthamor i Iranit \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb prapa me diku mes pes\u00eb dhe dhjet\u00eb vjet\u00ebsh p\u00ebr shkak t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb kombinuar t\u00eb bombardimeve gjat\u00eb nj\u00eb viti e gjysm\u00eb t\u00eb fundit. Objektet kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme, shum\u00eb inxhinier\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb dhe prodhimi i raketave ka marr\u00eb goditje t\u00eb m\u00ebdha. Edhe pse Irani mund t\u00eb kompensoj\u00eb p\u00ebrmes importeve nga Rusia ose Kina, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore \u00ebsht\u00eb Ngushtica e Hormuzit. Pozita gjeografike e Iranit i jep atij ndikim t\u00eb madh mbi k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ujore. Omani ka t\u00eb nj\u00ebjtin avantazh gjeografik, por respekton t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Irani jo. Negociatat me iranian\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira sepse Garda Revolucionare Islamike (IRGC) mund t\u2019i shkaktoj\u00eb vuajtje t\u00eb m\u00ebdha popullit iranian pa i bartur vet\u00eb pasojat.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ju vizituat s\u00eb voni vij\u00ebn e frontit n\u00eb Ukrain\u00eb. A po sh\u00ebrben lufta si nj\u00eb laborator i gjall\u00eb operacional ku ky bosht autoritar po p\u00ebrsos luft\u00ebn e s\u00eb ardhmes?<\/p>\n<p>Mark Montgomery: Po, p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. P\u00ebr SHBA-n\u00eb, p\u00ebr Per\u00ebndimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe p\u00ebr Rusin\u00eb, Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb laborator. Dallimi \u00ebsht\u00eb se SHBA-ja nuk po p\u00ebrfiton plot\u00ebsisht nga kjo.<\/p>\n<p>SHBA-ja mban vet\u00ebm nj\u00eb prani minimale ushtarake n\u00eb Ukrain\u00eb, kryesisht t\u00eb lidhur me ambasad\u00ebn. Nuk kemi mjaftuesh\u00ebm personel q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime drejtp\u00ebrdrejt nga fusha e betej\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rusia po ua transmeton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive k\u00ebto p\u00ebrvoja Kin\u00ebs, Kores\u00eb s\u00eb Veriut dhe Iranit.<\/p>\n<p>Koreja e Veriut po m\u00ebson nga dora e par\u00eb. Fillimisht dislokoi 12.000 ushtar\u00eb dhe tani ka raportime p\u00ebr deri n\u00eb 30.000 trupa koreanoveriore q\u00eb luftojn\u00eb krah forcave ruse. Ata po fitojn\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb luft\u00ebs adaptive.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Nd\u00ebrsa Rusia dhe Irani shk\u00ebmbejn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr objektivat dhe p\u00ebrvoj\u00eb nga fusha e betej\u00ebs, sa shpejt po e p\u00ebrmir\u00ebson ky cik\u00ebl reagimi aft\u00ebsin\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb arm\u00ebve dhe doktrin\u00ebs ushtarake amerikane?<\/p>\n<p>Mark Montgomery: Ka dy dinamika t\u00eb ndara. S\u00eb pari, Rusia po m\u00ebson shum\u00eb shpejt n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs. Ajo p\u00ebrshtatet me shpejt\u00ebsi dhe k\u00ebto m\u00ebsime p\u00ebrfundimisht ndahen me vendet e tjera. Kjo e b\u00ebn para s\u00eb gjithash Rusin\u00eb m\u00eb t\u00eb aft\u00eb, por me kalimin e koh\u00ebs i forcon edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Dinamika e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Rusia u ofron n\u00eb k\u00ebmbim p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre. Irani merr informacione p\u00ebr objektivat q\u00eb lidhen me forcat amerikane n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Koreja e Veriut merr ndihm\u00eb n\u00eb fush\u00ebn hap\u00ebsinore, e cila mb\u00ebshtet drejtp\u00ebrdrejt zhvillimin e raketave balistike nd\u00ebrkontinentale q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb SHBA. Koreja e Veriut ka ndar\u00eb m\u00eb par\u00eb teknologji raketore me Iranin dhe mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Kina ndoshta po p\u00ebrfiton m\u00eb shum\u00eb se kushdo. Raportet sugjerojn\u00eb se Rusia po i ofron teknologji p\u00ebr reduktimin e zhurm\u00ebs s\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve, duke adresuar nj\u00eb nga mang\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb raport me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Rusia thuhet se po ofron teknologji dhe trajnim p\u00ebr operacione ajrore t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb me helikopter\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb pushtim t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebrtej Ngushtic\u00ebs s\u00eb Tajvanit. K\u00ebto jan\u00eb transferime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kapaciteteve ushtarake q\u00eb Rusia nuk kishte qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb e gatshme t\u2019i ofronte. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e \u00e7mimit q\u00eb Moska po paguan p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb merr n\u00eb luft\u00ebn e saj kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Cili \u00ebsht\u00eb reformimi i vet\u00ebm m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strukturor q\u00eb ushtria amerikane duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb ardhshme p\u00ebr t\u00eb frenuar k\u00ebt\u00eb bosht autoritar gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb koordinuar?<\/p>\n<p>Mark Montgomery: Ndryshimi m\u00eb i madh strukturor duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb prokurimin ushtarak, konkretisht pranimi i nj\u00eb niveli m\u00eb t\u00eb madh rreziku p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur shum\u00eb m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>P\u00ebr dekada me radh\u00eb, SHBA-ja mund ta p\u00ebrballonte nj\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb, sepse asnj\u00eb vend nuk mund ta sfidonte seriozisht. Shpenzonim 15 vjet p\u00ebr t\u00eb projektuar dhe nd\u00ebrtuar nj\u00eb anije. Shpenzonim 10 vjet p\u00ebr t\u00eb projektuar dhe futur n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb avion t\u00eb ri. K\u00ebto afate duhet t\u00eb shkurtohen ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr dron\u00eb, sisteme kund\u00ebr dron\u00ebve ose municione, prokurimi duhet t\u00eb matet me muaj, jo me vite. Edhe p\u00ebr platformat kryesore, si anijet dhe avion\u00ebt, zhvillimi duhet t\u00eb matet me vite, jo me dekada. N\u00eb fund, suksesi do t\u00eb varet nga reforma e prokurimit dhe nga krijimi i shpejt\u00ebsis\u00eb dhe fleksibilitetit t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konkurruar me kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partneriteti strategjik n\u00eb rritje mes Kin\u00ebs, Rusis\u00eb, Iranit dhe Kores\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb siguris\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballen Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e tyre. N\u00eb librin e tyre \u201cBoshti i agresor\u00ebve\u201d, i botuar s\u00eb voni, admirali n\u00eb pension Mark Montgomery, dhe bashkautor\u00ebt Bradley Bowman dhe Elaine Dezenski, dokumentojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-96018","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96018\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}