{"id":95979,"date":"2026-08-03T13:48:15","date_gmt":"2026-08-03T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/03\/huaja-302-milione-dollare-mes-kushtetutes-non-grata-s-dhe-uashingtonit\/"},"modified":"2026-08-03T13:48:15","modified_gmt":"2026-08-03T13:48:15","slug":"huaja-302-milione-dollare-mes-kushtetutes-non-grata-s-dhe-uashingtonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/03\/huaja-302-milione-dollare-mes-kushtetutes-non-grata-s-dhe-uashingtonit\/","title":{"rendered":"Huaja 302 milion\u00eb dollar\u00eb mes Kushtetut\u00ebs, non grata-s dhe Uashingtonit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Vilant Xhori<br \/>\nFilozofi dhe mendimtari anglez i shekullit XVII, Francis Bacon, shkruante se e v\u00ebrteta del m\u00eb leht\u00eb nga gabimi sesa nga konfuzioni. N\u00eb politik\u00eb, konfuzioni lind shpesh at\u00ebher\u00eb kur argumenti i shpallur publikisht dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ai artikulohet nuk ecin gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, mes argumentit juridik dhe perceptimit politik, po zhvillohet edhe debati rreth marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb ushtarake prej 302 milion\u00eb dollar\u00ebsh me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes me aleatin strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs se si ajo u miratua n\u00eb Kuvend. Sipas opozit\u00ebs, procedura parlamentare ka cenuar rregullat kushtetuese dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument legjitim q\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohet nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. Procedura nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj teknik. Ajo \u00ebsht\u00eb garancia q\u00eb pushteti t\u00eb mos veproj\u00eb pa kufij. Por politika nuk zhvillohet vet\u00ebm n\u00eb sallat e gjyqeve, n\u00eb Kuvend apo n\u00eb zyrat e institucioneve.<\/p>\n<p>Argumentet juridike kan\u00eb pesh\u00ebn e tyre, por n\u00eb politik\u00eb nuk mjafton vet\u00ebm ligjshm\u00ebria e nj\u00eb veprimi, sepse r\u00ebnd\u00ebsi ka edhe m\u00ebnyra se si ai perceptohet nga qytetar\u00ebt edhe \u00e7far\u00eb simbolike p\u00ebrcjell.<\/p>\n<p>K\u00ebtu shfaqet paradoksi i situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka qen\u00eb p\u00ebr dekada nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb orientimit euroatlantik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e ka lidhur identitetin e saj politik me marr\u00ebdh\u00ebnien e ve\u00e7ant\u00eb me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kund\u00ebrshtimi i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje strategjike me Uashingtonin, edhe kur argumentohet mbi baza procedurale, krijon nj\u00eb pyetje t\u00eb pashmangshme n\u00eb opinionin publik: a \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb debat mbi rregullat e loj\u00ebs, apo nj\u00eb p\u00ebrplasje q\u00eb mbart edhe ngarkesa t\u00eb tjera politike?<\/p>\n<p>Debati u zgjerua edhe m\u00eb tej pas kritikave t\u00eb opozit\u00ebs ndaj Kreut t\u00eb Shtetit p\u00ebr dekretimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nisi si kund\u00ebrshtim ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb votimit p\u00ebrfundoi duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe institucionin e Kreut t\u00eb Shtetit. Kjo e zhvendosi p\u00ebrplasjen nga nj\u00eb debat procedural n\u00eb nj\u00eb debat m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mbi besimin mes institucioneve si edhe perforcoi perceptimin publik se PD isht\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb sfond t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje q\u00ebndron edhe hija e \u00e7\u00ebshtjes non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tensionuara nd\u00ebr vite mes tij dhe Uashingtonit. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta sfiduar at\u00eb vendim amerikan, fondet e lobimit dhe rezultatet e arritura kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb debati publik q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit publik, ironia e hidhur e k\u00ebsaj beteje \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrpjekjet politike dhe financiare nuk soll\u00ebn ndryshimin e vendimit p\u00ebr non grata-n, por p\u00ebrfunduan vet\u00ebm me mund\u00ebsin\u00eb e udh\u00ebtimit p\u00ebrmes marrjes s\u00eb viz\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, asnj\u00eb zhg\u00ebnjim politik, interes personal apo konflikt i mbartur nga e kaluara nuk duhet t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje strategjike si ajo mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Gjykata Kushtetuese do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse procedura e ndjekur p\u00ebr marr\u00ebveshjen ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn. Por gjykimi politik do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sall\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>Aty pyetja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse nj\u00eb parti kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtonte, por n\u00ebse arriti t\u00eb bind\u00eb se kund\u00ebrshtimi lidhej vet\u00ebm me procedur\u00ebn dhe jo me hijet e nj\u00eb konflikti m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr politik, t\u00eb lidhur me p\u00ebrplasjet e Sali Berish\u00ebs me Shtetet e Bashkuara dhe me q\u00ebndrimet e Uashingtonit ndaj tij.<\/p>\n<p>Sepse, si\u00e7 na kujton Bacon, konfuzioni \u00ebsht\u00eb shpesh vendi ku e v\u00ebrteta humbet m\u00eb leht\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vilant Xhori Filozofi dhe mendimtari anglez i shekullit XVII, Francis Bacon, shkruante se e v\u00ebrteta del m\u00eb leht\u00eb nga gabimi sesa nga konfuzioni. N\u00eb politik\u00eb, konfuzioni lind shpesh at\u00ebher\u00eb kur argumenti i shpallur publikisht dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ai artikulohet nuk ecin gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, mes argumentit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95979","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95979\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}