{"id":95953,"date":"2026-08-03T09:48:19","date_gmt":"2026-08-03T09:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/03\/4-argumente-pse-propozimi-per-shkrirjen-e-bashkive-duhet-te-degjohet\/"},"modified":"2026-08-03T09:48:19","modified_gmt":"2026-08-03T09:48:19","slug":"4-argumente-pse-propozimi-per-shkrirjen-e-bashkive-duhet-te-degjohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/03\/4-argumente-pse-propozimi-per-shkrirjen-e-bashkive-duhet-te-degjohet\/","title":{"rendered":"4 argumente pse propozimi p\u00ebr shkrirjen e bashkive duhet t\u00eb d\u00ebgjohet"},"content":{"rendered":"<p>Nga Edmond Spaho <\/p>\n<p>Po ndjek me v\u00ebmendje debatin p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, propozimin e PS p\u00ebr reduktimin e 15 bashkive si dhe reagimin kund\u00ebr t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive t\u00eb PS dhe thirrjet p\u00ebr protesta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb debat nuk kam par\u00eb asnj\u00eb argument t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga ata q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb ndarjen e re, se p\u00ebrse nuk duhet t\u00eb ket\u00eb bashkim bashkish. I vetmi \u201carsyetim\u201d ngelet ai q\u00eb sh\u00ebrbimet ndaj qytetarit do largohen kaq e aq kilometra, pa argumentuar n\u00ebse sh\u00ebrbimet do p\u00ebrmir\u00ebsohen apo do p\u00ebrkeq\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Argumenti i m\u00ebsip\u00ebrm \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebti, pasi n\u00ebse do mb\u00ebshteteshim mbi kilometrat nga qendra e bashkis\u00eb, reforma e vitit 2014, e cila z\u00ebvend\u00ebsoi rreth 400 nj\u00ebsi administrative me 61 bashki, nuk duhej t\u00eb ishte kryer. Reforma e vitit 2014 u votua me shumic\u00eb absolute kurse opozita i dha mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb fuqishme se sa mazhoranca duke mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb. Nisur nga filozofia e nj\u00eb force t\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, m\u00eb t\u00eb aft\u00eb dhe financiarisht t\u00eb q\u00ebndrueshme, si dhe realiteti q\u00eb sundon n\u00eb k\u00ebto bashki, po ju jap disa argumente q\u00eb ky propozim mund t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb i miri, pasi k\u00ebt\u00eb do e v\u00ebrtetoj\u00eb koha, por ai niset nga premisa p\u00ebr t\u00eb nxitur zhvillimin dhe interesi i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>1. Asnj\u00eb nga k\u00ebto bashki, drejtuesit e t\u00eb cil\u00ebve pretendojn\u00eb se bashkimi po zhduk kufijt\u00eb historik\u00eb, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tilla. Ato jan\u00eb krijuar si bashki nga reforma territoriale e vitit 2014, pra historia e tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 12-vje\u00e7are dhe ndryshimi i kufijve \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>2. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto bashki, duke filluar nga viti 2014 e deri m\u00eb sot, p\u00ebr shkak t\u00eb migrimit t\u00eb brendsh\u00ebm apo t\u00eb jasht\u00ebm, ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm numri i popullsis\u00eb me rreth 20-40%, gj\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm ul ndjesh\u00ebm efikasitetin e k\u00ebtyre nj\u00ebsive vendore, por nuk gjen as njer\u00ebz t\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb administratat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto bashki gjat\u00eb 12 vjet\u00ebve ekzistenc\u00eb, nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbajn\u00eb veten financiarisht, nuk kan\u00eb kapacitet fiskal, nuk prodhojn\u00eb dot t\u00eb ardhura sepse nuk mbledhin dot taksa ngaq\u00eb kan\u00eb territor dhe num\u00ebr t\u00eb kufizuar banor\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sikur k\u00ebto bashki t\u00eb mbledhin t\u00eb gjith\u00eb kapacitetin teorik fiskal t\u00eb tyre, ato nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb financojn\u00eb as 50% t\u00eb pagave t\u00eb personelit, pale t\u00eb investojn\u00eb ndonj\u00eb lek n\u00eb zhvillimin e komunitetit.<\/p>\n<p>Burimi i vet\u00ebm financiar p\u00ebr financimin e projekteve p\u00ebr zhvillimin e komuniteteve kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten fondet nga buxheti qendror.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb vete k\u00ebto bashki kur nuk nxjerrin dot as buk\u00ebn e goj\u00ebs? Duhet t\u2019i kemi m\u00eb vete dhe t\u00eb paguajm\u00eb nga taksat tona p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vjedhur tenderat e fondeve p\u00ebr investime q\u00eb marrin nga pushteti qendror?<\/p>\n<p>3. Pretendimi q\u00eb ndarja e propozuar \u00ebsht\u00eb politike dhe synon votat p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027 \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht absurd dhe i pamb\u00ebshtetur. Ndarja e propozuar nuk \u00ebsht\u00eb politike. Nga 15 bashki q\u00eb propozohet t\u00eb bashkohen deri m\u00eb tani:<\/p>\n<p>2 bashki i ka fituar bindsh\u00ebm PD.<br \/>\n2 bashki i ka fituar me diferenc\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb PS.<br \/>\n11 bashki i ka fituar thell\u00eb PS.<\/p>\n<p>4. T\u00eb gjitha qendrat e k\u00ebtyre bashkive, me propozimin e ri do ken\u00eb statusin qytet-bashki, sikurse e kan\u00eb pasur deri n\u00eb vitin 2014, me kompetenca t\u00eb rritura n\u00eb fush\u00ebn financiare, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, transport.<\/p>\n<p>Ka plot argumente t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb favor t\u00eb propozimit por po ngel\u00ebm n\u00eb ato thelb\u00ebsoret.<br \/>\nDeri m\u00eb sot, nga pushteti vendor kan\u00eb reaguar kund\u00ebr ndarjes t\u00eb re, t\u00eb zgjedhurit e PS dhe jo t\u00eb PD. Me sa duket mendojn\u00eb p\u00ebr karriget dhe privilegjet q\u00eb nuk do i ken\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Si dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk po lejoj komente n\u00eb k\u00ebt\u00eb postim, pasi populli inteligjent dhe krijues i FB dhe militant\u00ebt partiak\u00eb flasin vet\u00ebm me tqr, tqp, zagar i shitur tek Rama, tradhtar i udh\u00ebheq\u00ebsit legjendar, tradhtove legjend\u00ebn ashtu si Enverin e tradhtonin shok\u00ebt, etj. Kush d\u00ebshiron t\u00eb me kund\u00ebrshtoj\u00eb, le t\u00eb m\u00eb shkruaj\u00eb n\u00eb inbox me argumente se p\u00ebrse arsyetimi im \u00ebsht\u00eb i gabuar.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb ndonj\u00eb lexues racional t\u00eb m\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb me fakte dhe jo me parrulla p\u00ebr t\u00eb shtuar radh\u00ebt e protest\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edmond Spaho Po ndjek me v\u00ebmendje debatin p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, propozimin e PS p\u00ebr reduktimin e 15 bashkive si dhe reagimin kund\u00ebr t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive t\u00eb PS dhe thirrjet p\u00ebr protesta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb debat nuk kam par\u00eb asnj\u00eb argument t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga ata q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb ndarjen e re, se p\u00ebrse nuk duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95953","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95953"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95953\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}