{"id":95938,"date":"2026-08-03T07:48:16","date_gmt":"2026-08-03T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/03\/dossier-parlament-1993-debati-mes-dashamir-shehit-dhe-teodor-kekos-qe-perfundoi-ne-batuta-me-police\/"},"modified":"2026-08-03T07:48:16","modified_gmt":"2026-08-03T07:48:16","slug":"dossier-parlament-1993-debati-mes-dashamir-shehit-dhe-teodor-kekos-qe-perfundoi-ne-batuta-me-police","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/03\/dossier-parlament-1993-debati-mes-dashamir-shehit-dhe-teodor-kekos-qe-perfundoi-ne-batuta-me-police\/","title":{"rendered":"Dossier\/ Parlament 1993, Debati mes Dashamir Shehit dhe Teodor Kekos q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb batuta me polic\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Parlamenti i viteve t\u00eb para t\u00eb pluralizmit ishte nj\u00eb sken\u00eb ku debatet serioze p\u00ebr ligjet nd\u00ebrpriteshin shpesh nga humori, ironia dhe batutat spontane, t\u00eb cilat sot jan\u00eb kthyer n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs politike t\u00eb tranzicionit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, deputet\u00ebt nuk kursenin as kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe as veten, nd\u00ebrsa replikat e improvizuara shpesh mbeteshin m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb memorie sesa vet\u00eb ligjet q\u00eb diskutoheshin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre episodeve \u00ebsht\u00eb interpelanca e vitit 1993 me ministrin e Pun\u00ebs, Dashamir Shehi, gjat\u00eb diskutimit p\u00ebr projektligjin q\u00eb parashikonte uljen e jav\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb 40 or\u00eb. Deputeti dhe shkrimtari Teodor Keko ngriti nj\u00eb shqet\u00ebsim praktik: si do t\u00eb zbatohej ky kufizim p\u00ebr efektiv\u00ebt e Gard\u00ebs, eskortat e drejtuesve t\u00eb shtetit dhe polic\u00ebt q\u00eb, sipas tij, punonin mbi 100 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb? Pyetja ishte serioze, por p\u00ebrgjigjja e Shehit mori nj\u00eb kthes\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Teodor Keko ishte nj\u00eb nd\u00ebr deputet\u00ebt demokrat\u00eb q\u00eb kishte pak koh\u00eb q\u00eb ishte shk\u00ebputur nga PD p\u00ebr t\u00eb thelemuar nj\u00eb parti t\u00eb re, e para parti q\u00eb dol inga PD pas nj\u00eb krisje mes themeluesve. \u201cNuk do t\u2019i shtojm\u00eb eskortat,\u201d tha ministri me humor. \u201cPor, po teproi ndonj\u00eb roje a polic, do t\u2019ua v\u00ebm\u00eb disa deputet\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs Demokratike, sepse ka ardhur nj\u00eb koh\u00eb e keqe dhe kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb pazar.\u201d Salla shp\u00ebrtheu n\u00eb t\u00eb qeshura, nd\u00ebrsa batuta e ministrit u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e atmosfer\u00ebs s\u00eb debatit. Keko nuk e la pa p\u00ebrgjigje. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn doz\u00eb ironie, ai iu drejtua Shehit: \u201cFaleminderit q\u00eb na njohe, zoti Shehi! Po un\u00eb qava hallin e polic\u00ebve dhe t\u00eb eskortave k\u00ebtu, nuk thash\u00eb t\u00eb marrim ne nga dy polic\u00eb. Ne e dim\u00eb q\u00eb t\u00eb dy jemi njer\u00ebz q\u00eb na duan n\u00eb Shqip\u00ebri. Kisha hallin e k\u00ebtyre t\u00eb tjer\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrtej humorit, debati prekte dy tema t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb asaj kohe: kushtet e pun\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb shtetit dhe raportin e qeveris\u00eb shqiptare me institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I pyetur n\u00ebse Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte dakord me shtimin e 3500 efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, Shehi u p\u00ebrgjigj prerazi se vendime t\u00eb tilla i merrte vet\u00ebm qeveria shqiptare. \u201cNe jemi shtet sovran dhe nuk i marrim dor\u00ebn kujt, as kur shtojm\u00eb polic\u00ebt, as kur shtojm\u00eb doktor\u00ebt\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb debat p\u00ebr orarin e pun\u00ebs u kthye k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb Parlamentit t\u00eb vitit 1993, ku humori dhe ironia bashk\u00ebjetonin me diskutimet p\u00ebr reformat e v\u00ebshtira t\u00eb tranzicionit. Edhe sot, replika mes Dashamir Shehit dhe Teodor Kekos mbetet nj\u00eb kujtes\u00eb e nj\u00eb kohe kur politika ishte shpesh e ashp\u00ebr, por jo rrall\u00eb dinte t\u00eb qeshte edhe me vetveten. Teodor Keko ishte nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Parlamentit t\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb pluralizmit. Shkrimtar, publicist dhe deputet i Aleanc\u00ebs Demokratike, ai u dallua p\u00ebr stilin e tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, humorin fin dhe ironin\u00eb inteligjente, duke sjell\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit nj\u00eb gjuh\u00eb ndryshe nga retorika e zakonshme politike. Replikat e tij, shpesh t\u00eb mbushura me batuta, mbeten edhe sot nd\u00ebr momentet m\u00eb t\u00eb kujtuara t\u00eb debateve parlamentare. Pas largimit nga politika, iu rikthye let\u00ebrsis\u00eb dhe gazetaris\u00eb deri n\u00eb ndarjen e tij nga jeta n\u00eb vitin 2002.    Tema sjell nj\u00eb nd\u00ebr replikat mes Kekos dhe Shehit, n\u00eb nj\u00eb prej interpelancave parlamentare n\u00eb vitin 1993, t\u00eb Dashamir Shehit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr i Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>            Teodor Keko \u2013 Parimisht jam dakord me logjik\u00ebn e zotit Shehi dhe me ligjin, por desha t\u00eb di, n\u00eb qoft\u00eb se mund t\u00eb m\u00eb ndihmonte, si do t\u00eb zbatohet kjo ulje n\u00eb 40 or\u00eb n\u00eb disa pika shum\u00eb specifike. P\u00ebr shembull, nuk e di sakt\u00ebsisht, por eskort\u00ebs s\u00eb Presidentit, eskort\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, shoferit t\u00eb zotit Shehi, t\u00eb gjith\u00eb rojeve, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb batalion a brigad\u00eb e madhe, punonj\u00ebsit t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs u bie t\u00eb punojn\u00eb mbi 100 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Tani si do t\u00eb b\u00ebhet, do t\u00eb dyfishohen dhe do t\u00eb trefishohen eskortat, apo k\u00ebta do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb k\u00ebshtu dhe do t\u00eb paguhem mbi or\u00ebt e pun\u00ebs? Apo do t\u2019u thuhet q\u00eb \u201cpo deshe t\u00eb punosh, do t\u00eb punosh kaq or\u00eb; n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb punosh kaq or\u00eb, ik fare, se do t\u00eb marr tjetrin\u201d?<\/p>\n<p>            Pyetja e dyt\u00eb: FMN-ja \u00ebsht\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb shtohen 3500 polic\u00eb?<\/p>\n<p>            K\u00ebto dy pyetje kisha p\u00ebr zotin Shehi.<\/p>\n<p>            Tomor Malasi \u2013 Zoti minist\u00ebr.<\/p>\n<p>            Ministri Dashamir Shehi<\/p>\n<p> P\u00ebr pyetjen e fundit mendoj q\u00eb ia vlen m\u00eb mir\u00eb t\u00eb flasim kur t\u00eb shkojm\u00eb nen p\u00ebr nen, q\u00eb edhe sqarimi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i detajuar.<\/p>\n<p>            P\u00ebr sa i p\u00ebrket personeleve t\u00eb sh\u00ebrbimit, kuptohet q\u00eb do t\u00eb trajtohen n\u00eb bllok n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr organet e rendit\u201d. Ne mendojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i shtojm\u00eb eskortat, sepse ne s\u2019kemi eskorta. Por, po teproi ndonj\u00eb roje a polic, do t\u2019ua v\u00ebm\u00eb k\u00ebtu disa deputet\u00ebve t\u00eb AD-s\u00eb, sepse ka ardhur nj\u00eb koh\u00eb e keqe dhe kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb dalin pazarit, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u2019u v\u00ebm\u00eb nj\u00eb eskort\u00eb k\u00ebtyre. Po qe kjo pun\u00eb, kemi para edhe p\u00ebr eskort\u00eb p\u00ebr disa deputet\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrezik. (Qesh)<\/p>\n<p>            Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket asaj se \u00e7\u2019thot\u00eb FMN-ja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e polic\u00ebve, normalisht ne nuk i marrim dor\u00eb FMN-s\u00eb as p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e polic\u00ebve, as p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e doktor\u00ebve, se k\u00ebt\u00eb shtet e qeveris Qeveria shqiptare. FMN-ja ka limitet e veta me t\u00eb cilat kontrollon buxhetin dhe shpenzimet, por sigurisht ne jemi shtet sovran, kemi qeverin\u00eb ton\u00eb dhe kur vendosim t\u00eb shtojm\u00eb polic\u00ebt, i shtojm\u00eb dhe nuk pyesim as p\u00ebr FMN-n\u00eb, dhe as p\u00ebr Bank\u00ebn as p\u00ebr gj\u00eb tjet\u00ebr. Ne jemi shtet sovran dhe nuk i marrim dor\u00ebn kujt as kur shtojm\u00eb polic\u00ebt, as kur shtojm\u00eb doktor\u00ebt.<\/p>\n<p>            Teodor Keko \u2013 Zoti Tomor, kam nj\u00eb replik\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb em\u00ebr t\u00eb AD-s\u00eb. Meq\u00eb na njohe, Falemnderit!, zoti Shehi! Po un\u00eb qava hallin e polic\u00ebve e t\u00eb skortave k\u00ebtu, nuk thash\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim ne t\u00eb dy polic\u00eb, se ne e dim\u00eb q\u00eb t\u00eb dy jemi njer\u00ebz se q\u00eb na duan n\u00eb Shqip\u00ebri. Kisha hallin e k\u00ebtyre t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>TemA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti i viteve t\u00eb para t\u00eb pluralizmit ishte nj\u00eb sken\u00eb ku debatet serioze p\u00ebr ligjet nd\u00ebrpriteshin shpesh nga humori, ironia dhe batutat spontane, t\u00eb cilat sot jan\u00eb kthyer n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs politike t\u00eb tranzicionit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, deputet\u00ebt nuk kursenin as kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe as veten, nd\u00ebrsa replikat e improvizuara shpesh mbeteshin m\u00eb gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95938","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95938\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}