{"id":95921,"date":"2026-08-02T19:48:21","date_gmt":"2026-08-02T19:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/bypass-i-i-shengjinit-firma-hije-e-bashkim-ulajt-merr-5-2-mld-leke-dritan-agolli-i-fshzh-pas-11-miliarde-lekeve-qe-dha-ne-shtator-ben-tender-te-ri-per-ardit-metalliajn\/"},"modified":"2026-08-02T19:48:21","modified_gmt":"2026-08-02T19:48:21","slug":"bypass-i-i-shengjinit-firma-hije-e-bashkim-ulajt-merr-5-2-mld-leke-dritan-agolli-i-fshzh-pas-11-miliarde-lekeve-qe-dha-ne-shtator-ben-tender-te-ri-per-ardit-metalliajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/bypass-i-i-shengjinit-firma-hije-e-bashkim-ulajt-merr-5-2-mld-leke-dritan-agolli-i-fshzh-pas-11-miliarde-lekeve-qe-dha-ne-shtator-ben-tender-te-ri-per-ardit-metalliajn\/","title":{"rendered":"Bypass-i i Sh\u00ebngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lek\u00eb\/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliard\u00eb lek\u00ebve q\u00eb dha n\u00eb shtator, b\u00ebn tender t\u00eb ri p\u00ebr Ardit Metalliajn"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministrit Rama nuk i sosin parat\u00eb p\u00ebr oligarkun Bashkim Ulaj. N\u00eb prill 2025, kompania \u201cGener 2\u201d p\u00ebrfundoi rrug\u00ebn Sh\u00ebngjin-Velipoj\u00eb, ku u hodh\u00ebn 38 milion\u00eb euro. Pa i p\u00ebrtypur mir\u00eb k\u00ebto k\u00ebto fonde q\u00eb u hodh\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebm 15 kilomet\u00ebr rrug\u00eb, kryeministrit i kishte lindur n\u00eb kok\u00eb idea p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb 11 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera. M\u00eb sakt\u00eb nxitja ishte e Ulajt q\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb, edhe p\u00ebrfitonte para ekstra, edhe i hapej segmenti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb interte me kamion\u00ebt e tij.<\/p>\n\n<p>N\u00eb shtator 2025, u miratua projekti p\u00ebr Bypass-in e Sh\u00ebngjinit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rrufe u firmos\u00ebn kalimi i tokave, pyjeve, kullotave p\u00ebr rrug\u00ebn, nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe drejtor\u00ebt e tij. N\u00eb tetor 2025 u vendos nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb njoftonte punimet.<\/p>\n\n<p>Tashm\u00eb n\u00eb letrat e Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit nuk ishte \u201cGener 2\u201d, kompania kryesore e Ulajt, por nj\u00eb bashkim operator\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb krijuar p\u00ebr maskim.<\/p>\n<p>N\u00eb terren nuk do t\u00eb dukej fare as kompania \u201c4-AM\u201d shpk dhe as \u201cBonus\u201d shpk q\u00eb jan\u00eb satelite t\u00eb oligarkut Ulaj. Nd\u00ebrkaq, Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, n\u00eb rolin e zhvilluesit, e kishte situat\u00ebn n\u00ebn kontroll. I m\u00ebsuar t\u00eb punoj\u00eb n\u00ebn presionin e Ram\u00ebs, q\u00eb flet para se t\u00eb b\u00ebhen letrat, Agolli i rregulloi fondet n\u00eb favor t\u00eb satelit\u00ebve t\u00eb Ulajt.<\/p>\n\n<p>N\u00eb projektin e ri plot 12 milion\u00eb euro, u angazhuan firma t\u00eb ndryshme n\u00ebnkontraktore t\u00eb padeklaruara zyrtarisht q\u00eb punonin me mjete t\u00eb r\u00ebnda, ose kryenin shp\u00ebrthime n\u00eb Malin e Rencit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb pranver\u00eb, Rama \u201ci shqet\u00ebsuar\u201d p\u00ebr trafikun e makinave t\u00eb turist\u00ebve, do t\u00eb delte s\u00ebrish me ato videot e tij: Rruga drejt mbarimit, Bypass strategjik, investim i madh p\u00ebr turizmin\u2026<\/p>\n\n<p>Zakonisht, kur kryemnistri del me foto dhe video t\u00eb tilla, p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg dhe b\u00ebhen gati para t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Tenderi i ri quhet \u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e aksesit, konektivitetit &amp; mobilitetit rajonal dhe lokal: Sistemim Asfaltim i rrug\u00ebs Hyrja e qytetit Koplik dhe rrug\u00ebs Dalja e qytetit Koplik p\u00ebr Bajz\u00eb, Njesia Administrative Koplik &amp; Sistemim asfaltim Bypass Sh\u00ebngjin\u201d. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bashkim t\u00eb dy projekteve pa lidhje me nj\u00ebri tjetrin, Koplikut dhe Bypassit t\u00eb Sh\u00ebngjinit.<\/p>\n<p>Fondi Limit i caktuar nga Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb 518 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. K\u00ebto jan\u00eb para shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar Bypassin e Sh\u00ebngjinit. Oligarku ka nevoj\u00eb p\u00ebr lek\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, FSHZH njoftoi tenderin e ri 15 qershor 2026 dhe e mbajti procedur\u00ebn m\u00eb 1 korrik 2026.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me \u201cFlamurin e kuq\u201d t\u00eb korrupsionit. Por Dritan Agolli ka vazhduar me planin e tij t\u00eb paracaktuar p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb parat\u00eb Bashkim Ulajt. Sic e shpjeguam, n\u00eb vend t\u00eb tij paraqitet kompania hije \u201c4 A-M \u201d sh.p.k e cila b\u00ebri ofert\u00ebn 308,9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa tvsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ofertat m\u00eb ekonomike nuk u p\u00ebrfill\u00ebn. K\u00ebshtu, \u201cALBAVIA\u201d sh.p.k propozoi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 298,5 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpejt\u00ebsi, Agolli, pas dy jav\u00ebsh, m\u00eb 14 korrik 2026 i ka d\u00ebrguar formularin e fituesit Ardit Metalliajt, pronari n\u00eb letra t\u00eb \u201c4 A-M\u201d sh.p.k<\/p>\n\n<p>Disa dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb tenderit. Rama theksoi se bypass-i do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb funksionale mes Sh\u00ebngjinit, zon\u00ebs s\u00eb Rana e Hedhun dhe m\u00eb tej me Velipoj\u00ebn, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin e turizmit bregdetar n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Rruga po nd\u00ebrtohet p\u00ebrgjat\u00eb zon\u00ebs malore t\u00eb Rrencit dhe, sipas kryeministrit, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb jo vet\u00ebm si aks transporti, por edhe si nj\u00eb segment panoramik q\u00eb rrit atraktivitetin turistik t\u00eb zon\u00ebs. Punimet p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij projekti pritet t\u00eb mbyllen n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vij\u00eb shkurti dhe rruga nuk do t\u00eb ket\u00eb mbaruar, sepse korrupsioni i p\u00ebrpin parat\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e lek\u00ebve jan\u00eb investimi p\u00ebr asfaltin e Bypassin e Sh\u00ebngjinit.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Rama nuk ka br\u00eb akoma video, \u00ebsht\u00eb rruga n\u00eb hyrje dhe dalja nga Kopliku. Edhe kjo rrug\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda 6 muajve.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrse nuk i ka ndar\u00eb n\u00eb lote Dritan Agolli k\u00ebto dy projekte? Kjo mbetet e dyshimt\u00eb, por ndoshta auditimi i KLSH mund t\u00eb nxjerr\u00eb pasojat e k\u00ebtyre shkeljeve.<\/p>\n<p>Kompania \u201c4-AM\u201d shpk \u00ebsht\u00eb favorizuar n\u00eb tendera, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes politike q\u00eb i jep Bashkim Ulaj. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb po niste Bypassi i Shengjinit, firm\u00ebs hije i jepej nga ish-z\u00ebvendskryeministrja Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, tenderi nj\u00eb rruge tjet\u00ebr. \u00a0B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00eb me objekt \u201cNd\u00ebrtim rruga Kashar \u2013 Nyja Vaqarr Faza I\u201d.<\/p>\n<p>Gjyli, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpiak p\u00ebr korrupsion, e firmosi k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb m\u00eb 2 shtator 2025. M\u00eb konkretisht, objekti \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Tiran\u00ebs (Kashar-Vaqarr-Mullet) dhe integrimi i saj me dy autostradat. Ai synon n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb \u00e7liroj\u00eb nga mbingarkesa e trafikut n\u00eb zonat qendrore t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb trafikut t\u00eb tranzitit q\u00eb hyn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Fondi Limit i p\u00ebrllogaritur p\u00ebr projektin \u00ebsht\u00eb mbi 33.3 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Edhe kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d korrupsioni.<\/p>\n\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofertes me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania.<\/p>\n<p>Kompania \u201c4 A-M\u201d shpk \u00ebsht\u00eb kapur mjaft her\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, por urdhrat politik\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb nga balta. Dihen marr\u00ebdh\u00ebniet dhe lidhjet e shkurtra t\u00eb Bashkim Ulajt me kryeministrin Rama, prandaj gjithnj\u00eb ka qen\u00eb e garantuar mb\u00ebshtetja p\u00ebr kompanin\u00eb q\u00eb njihet si \u201cmaska\u201d e tij.<\/p>\n<p>Pasi shp\u00ebtoi pa i hyr\u00eb gjemb n\u00eb skandalin me \u201cDh-Albania\u201d (ku kishin gisht njer\u00ebzit e Bashkim Ulajt) oligarku vendosi t\u00eb angazhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u201c4 A-M\u201d shpk dhe ta l\u00ebr\u00eb n\u00eb hije kompanin\u00eb \u201cGener 2\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Shkeljet e shumta q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb \u201c4 A-M\u201d ran\u00eb edhe n\u00eb dor\u00ebn e KLSH.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021, KLSH zbuloi shkelje t\u00eb shumta n\u00eb tenderin mbi 3 milion\u00eb euro t\u00eb Bashkis\u00eb Tropoj\u00eb dhe kall\u00ebzoi n\u00eb SPAK kryebashkiakun e Tropoj\u00ebs, si edhe 8 zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb institucionit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs. \u201cKomisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave (KVO) nuk e ka konstatuar faktin se ky Operator Ekonomik (4-AM) ka paraqitur deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij kall\u00ebzimi Agjencia e Prokurimit Publik (APP) nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb. Madje n\u00eb vitin 2022, APP mori vendimin q\u00eb t\u00eb mos pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb KLSH.<\/p>\n<p>Koha tregoi se KLSH kishte t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrsa APP si nj\u00eb institucion i politizuar vepron me urdhra nga lart. N\u00eb prill 2024, SPAK e \u00e7oi k\u00ebt\u00eb dosje n\u00eb gjykat\u00eb. U v\u00ebrtetua se funksionar\u00ebt e bashkis\u00eb Tropoj\u00eb me vendimmarrjen e tyre kan\u00eb favorizuar n\u00eb procedur\u00ebn e rikonstruksionit t\u00eb gjimnazit \u201cAsim Vokshi\u201d, subjektin\u00a0 \u201c4 A-M\u201d q\u00eb zot\u00ebrohet nga Ardit Metaliaj. Tre t\u00eb pandehurit, ish-zyrtar\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb Tropoj\u00eb kan\u00eb pranuar autor\u00ebsin\u00eb e krimit duke lidhur marr\u00ebveshje pranimi faj\u00ebsie me SPAK.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, qysh nga skandali i \u201cDh Albania\u201d q\u00eb lidhet me Unaz\u00ebn e Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs, nuk ka ndryshuar asgj\u00eb: I nj\u00ebjti oligark q\u00eb l\u00ebviz fijet n\u00eb prapasken\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtat institucione q\u00eb b\u00ebjn\u00eb tenderat e rrug\u00ebve, e nj\u00ebjtat ministri. Pavar\u00ebsisht zyrtar\u00ebve t\u00eb hetuar nga SPAK q\u00eb ikin, vijn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm q\u00eb favorizojn\u00eb Ulajn.<\/p>\n<p>Dhe shenjat e korrupsionit nuk jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb letra. N\u00eb dhjetor 2025, disa muaj pas inaugurimit, kjo ishte pamja e rrug\u00ebs Sh\u00ebngjin\u2013Velipoj\u00eb, pran\u00eb fshatit Rrjoll. P\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebshqitjes s\u00eb dherave, traseja e rrug\u00ebs ka p\u00ebsuar \u00e7arje n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plot\u00eb. Kompania e Bashkim Ulajt \u201cGener 2\u201d q\u00eb ka nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb segment rrugor kishte vendosur barriera betoni dhe sinjalistik\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 50 metrash.<\/p>\n\n<p>Rrug\u00ebt e reja, t\u00eb p\u00ebruruara me pompozitet po p\u00ebrballen me defekte serioze brenda pak muajsh. \u00c7arje, shembje, rr\u00ebshqitje, dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb p\u00ebrkohshme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb realitet i p\u00ebrditsh\u00ebm. Deri m\u00eb sot hetimet e SPAK nuk kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb lloj ngadal\u00ebsimi apo stepje t\u00eb korrupsionit me parat\u00eb e tenderave. Duket sikur organi i akuz\u00ebs nga nj\u00ebra an\u00eb dhe zyrtar\u00ebt e shtetit dhe kryeministri n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ecin n\u00eb kahe t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-65\/\">Bypass-i i Sh\u00ebngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lek\u00eb\/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliard\u00eb lek\u00ebve q\u00eb dha n\u00eb shtator, b\u00ebn tender t\u00eb ri p\u00ebr Ardit Metalliajn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministrit Rama nuk i sosin parat\u00eb p\u00ebr oligarkun Bashkim Ulaj. N\u00eb prill 2025, kompania \u201cGener 2\u201d p\u00ebrfundoi rrug\u00ebn Sh\u00ebngjin-Velipoj\u00eb, ku u hodh\u00ebn 38 milion\u00eb euro. Pa i p\u00ebrtypur mir\u00eb k\u00ebto k\u00ebto fonde q\u00eb u hodh\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebm 15 kilomet\u00ebr rrug\u00eb, kryeministrit i kishte lindur n\u00eb kok\u00eb idea p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb 11 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95921","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95921"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95921\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}