{"id":95913,"date":"2026-08-02T17:48:22","date_gmt":"2026-08-02T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/pse-pd-do-ta-shtyje-hyrjen-ne-fuqi-te-marreveshjes-ushtarake-me-shba\/"},"modified":"2026-08-02T17:48:22","modified_gmt":"2026-08-02T17:48:22","slug":"pse-pd-do-ta-shtyje-hyrjen-ne-fuqi-te-marreveshjes-ushtarake-me-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/pse-pd-do-ta-shtyje-hyrjen-ne-fuqi-te-marreveshjes-ushtarake-me-shba\/","title":{"rendered":"Pse PD do ta shtyj\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb marr\u00ebveshjes ushtarake me SHBA?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ylli Pata<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Partia Demokratike b\u00ebri betej\u00eb n\u00eb Kuvend, gjat\u00eb diskutimit t\u00eb marr\u00ebveshjes ushtarake nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb hua shtet\u00ebrore q\u00eb kalon 300 milion\u00eb dollar\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Berisha, si dhe drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk jan\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes me SHBA-n\u00eb, por sipas tyre nuk \u00ebsht\u00eb e rregullt procedura e p\u00ebrshpejtuar e futjes n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs dhe miratimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb PD, nga ajo q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb publikisht nuk e ka me p\u00ebrmbajtjen, por me form\u00ebn, me procedur\u00ebn, me rregullin. Ky spartaniz\u00ebm institucional i opozit\u00ebs, natyrisht do t\u00eb ishte marr\u00eb ndryshe n\u00ebse nuk njihet historiku politik i axhendave q\u00eb i p\u00ebrmend p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, e d\u00ebrgoi rastin n\u00eb Kushtetuese, duke mbajtur si argument procedur\u00ebn, jo p\u00ebrmbatjen.<\/p>\n<p>Edhe mediat pran\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb argumentimin e tyre than\u00eb se Edi Rama po e p\u00ebrdor marr\u00ebveshjen ushtarake me SHBA, si nj\u00eb justifikim p\u00ebr t\u00eb sulmuar opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, PD i ka k\u00ebrkuar Kushtetueses q\u00eb t\u00eb shprehet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveria apo mazhoranca sillet n\u00eb seanc\u00eb plenare me nj\u00eb akt nd\u00ebrqeveritar. Kur nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr aktin, ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Me miratimin e Marr\u00ebveshjes Ushtarake me SHBA-n\u00eb nga Kuvendi, Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, e ka dekretuar ligjin, \u00e7ka juridikisht akti \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb operativ n\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>E si rrjedhim, marr\u00ebveshja ushtarake nd\u00ebrmjet Pentagonit dhe Qeveris\u00eb Shqiptare t\u00eb nis\u00eb praktikisht t\u00eb aktivizohet.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu, d\u00ebgjuar deklarimet, opozita nuk ka p\u00ebrse t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr, pasi ka th\u00ebn\u00eb se nuk e kund\u00ebrshton marr\u00ebveshjen. Referuar asaj q\u00eb Gaz Bardhi ka \u00e7uar n\u00eb Kushtetuese, n\u00ebse gjyqtar\u00ebt e trup\u00ebs q\u00eb intepreton ligjin themeltar do t\u00eb p\u00ebrkrahin k\u00ebrkes\u00ebn e PD, nuk bie marr\u00ebveshja, por shtr\u00ebngohet Kuvendi, p\u00ebrkat\u00ebsisht mazhoranca se kur duhet e kur nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdorin procedur\u00ebn e p\u00ebrshpejtuar.<\/p>\n<p>Por sot, Gazmend Bardhi, sulmoi Presidentin e Republik\u00ebs se firmosi ligjin e Kuvendin p\u00ebr marr\u00ebveshjen me SHBA.<\/p>\n<p>Bardhi, i cili, edhe pse jan\u00eb nga e nj\u00ebjta zon\u00eb me kreun e shtetit, Bajram Begaj, ka nj\u00eb inat t\u00eb vazhduesh\u00ebm me gjeneralin-mjek q\u00eb drejton shtetin shqiptar. T\u00eb cilin nuk l\u00eb rast pa e sulmuar, akuzuar, goditur, edhe pse nuk fiton asnj\u00eb pik\u00eb politike.<\/p>\n<p>N\u00ebse PD nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes me SHBA, at\u00ebher\u00eb pse ka nj\u00eb problem n\u00ebse ajo ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi. Le t\u00eb pres\u00eb vendimin e Kushtetueses q\u00eb t\u00eb shprehet p\u00ebr procedur\u00ebn e mazhoranc\u00ebs, q\u00eb e ka cil\u00ebsuar nj\u00eb p\u00ebrdorje politike.<\/p>\n<p>Deklarimi i sot\u00ebm i Gazment Bardhit, de fakto e zbret opozit\u00ebn si nj\u00eb kund\u00ebrshtare t\u00eb marr\u00ebveshjes ushtarake me SHBA.<\/p>\n<p>Politikisht, ky akt i th\u00ebn\u00eb aposteriori e ekspozon opozit\u00ebn p\u00ebrball\u00eb SHBA-s\u00eb. Nj\u00eb pozicion q\u00eb nuk se p\u00ebrb\u00ebn tabu, ama k\u00ebrkon nj\u00eb argumentim, nj\u00eb qasje logjike dhe politike.<\/p>\n<p>Sado q\u00eb PD mund t\u00eb vijoj\u00eb edhe k\u00ebto dit\u00eb se nuk ka gj\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes me SHBA, q\u00ebndrimi i Bardhit ndaj dekretit t\u00eb Presidentit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. \u00c7do kancelari diplomatike e ka mbajtur sh\u00ebnim patjet\u00ebr, e madje sipas t\u00eb gjitha gjasave Bardhi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse PD e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ndaj SHBA, shtrohet pyetja? N\u00eb mexhlisin ton\u00eb politik e mediatic ka shum\u00eb mjegull e gj\u00ebrat shpesh mbivendosen, por n\u00ebse i rikthehemi protestave t\u00eb shkurtit, kur pas foltores plaste molotovi, ndodhi nj\u00eb zhvillim jo i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Flamuri amerikan u z\u00ebvend\u00ebsua me at\u00eb gjerman, akt q\u00eb u konsideruar si nj\u00eb q\u00ebndrim politik i PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs, i cili nuk se pati ndonj\u00eb ndryshim. i venti ndryshim \u00ebsht\u00eb se sot PD, \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb dal\u00eb publikisht kund\u00ebr SHBA. Q\u00ebndrimq \u00eb nuk ka kthim prapa, madje as nga ndonj\u00eb viz\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb mund t\u00eb jepet apo \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb parim, por q\u00eb konkretisht k\u00ebrkon p\u00ebrballjen me konsullin\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Partia Demokratike b\u00ebri betej\u00eb n\u00eb Kuvend, gjat\u00eb diskutimit t\u00eb marr\u00ebveshjes ushtarake nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb hua shtet\u00ebrore q\u00eb kalon 300 milion\u00eb dollar\u00ebt amerikan\u00eb. Sali Berisha, si dhe drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk jan\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes me SHBA-n\u00eb, por sipas tyre nuk \u00ebsht\u00eb e rregullt procedura e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95913","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95913","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95913"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95913\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}