{"id":95910,"date":"2026-08-02T17:48:21","date_gmt":"2026-08-02T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/fati-i-kerkesave-nga-negocimi-te-numrat-dhe-anasjelltas\/"},"modified":"2026-08-02T17:48:21","modified_gmt":"2026-08-02T17:48:21","slug":"fati-i-kerkesave-nga-negocimi-te-numrat-dhe-anasjelltas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/fati-i-kerkesave-nga-negocimi-te-numrat-dhe-anasjelltas\/","title":{"rendered":"Fati i k\u00ebrkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!"},"content":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj<br \/>\nN\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb son\u00eb t\u00eb re, protestat popullore me k\u00ebrkesa politike kan\u00eb patur secila ve\u00e7orit\u00eb e tyre t\u00eb lidhura me koh\u00ebn, kontekstin, imperativin, e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kan\u00eb patur sakaq nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs q\u00ebllimet i kan\u00eb arritur n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve me pal\u00ebn p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>Her\u00eb me bisedime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me krer\u00ebt e pushtetit, si\u00e7 ka qen\u00eb takimi i d\u00ebrgat\u00ebs studentore me Presidentin Ramiz Alia n\u00eb Pallatin e Brigadave n\u00eb 11 dhjetor 1990. Takim i cili \u00e7oi n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkes\u00ebs kryesore t\u00eb l\u00ebvizjes studentore: fitoren e pluralizmit politik, q\u00eb sh\u00ebnoi fundin e regjimit nj\u00ebpartiak dhe kthimin e vendit me fytyr\u00eb nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Her\u00eb t\u00eb tjera duke ua deleguar p\u00ebrfaq\u00ebsimin partive opozitare brenda sistemit. Kjo ka ndodhur p\u00ebr shembull me grev\u00ebn e uris\u00eb s\u00eb Minator\u00ebve t\u00eb Valiasit n\u00eb maj t\u00eb vitit 1991. E mb\u00ebshtetur nga grevat komb\u00ebtare t\u00eb Bashkimit t\u00eb Sindikatave t\u00eb Pavarura, ajo \u00e7oi n\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb \u201cNano\u201d tre muaj pasi kishte fituar zgjedhjet e para shum\u00ebpartiake t\u00eb 31 marsit 1991. Marr\u00ebveshja p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie tranzitore pluraliste me mandat t\u00eb kufizuar deri n\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme pas nj\u00eb viti u negociua n\u00eb tryez\u00ebn e dy partive kryesore parlamentare, PS-PD. Natyrisht n\u00eb monitorimin e krer\u00ebve sindikalist\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ka ndodhur edhe me revoltat popullore t\u00eb fundvitit 1996 dhe fillimvitit 1997 p\u00ebr humbjen masive t\u00eb parave n\u00eb skemat mashtruese piramidale. Kreditor\u00ebt e d\u00ebmtuar ia drejtuan gishtin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe Presidentit Berisha.<\/p>\n<p>K\u00ebta jo vet\u00ebm i kishin toleruar grabit\u00ebsit e kursimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe e kishin inkurajuar mashtrimin, deri duke e p\u00ebrdorur sloganin publicitar \u201cme ne fitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d t\u00eb piramid\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe si sloganin kryesor elektoral t\u00eb partis\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 26 majit 1996. Fal\u00eb revoltave n\u00eb Lushnj\u00eb, Tiran\u00eb, Vlor\u00eb e gjetk\u00eb, qeveria dha dor\u00ebheqjen tet\u00eb muaj pas fitores s\u00eb kontestuar. Krijimi i nj\u00eb qeverie pluraliste me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme u negociua mes partive t\u00eb opozit\u00ebs dhe atyre n\u00eb qeveri n\u00eb mars t\u00eb vitit 1997. Partit\u00eb e opozit\u00ebs, sidomos ajo socialiste e kishin lejen dhe kishin provuar edhe m\u00eb par\u00eb t\u00eb negocionin zgjidhjen e konfliktit t\u00eb qytetar\u00ebve me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre shembujve, protesta rinore popullore pa pauza e dy muajve t\u00eb fundit ka nj\u00eb \u201ct\u00eb re\u201d: p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb protest\u00eb e k\u00ebtyre p\u00ebrmasave \u00ebsht\u00eb e distancuar nga partia kryesore e opozit\u00ebs. Kryetari i PD-s\u00eb, Berisha, konsiderohet gjymtyr\u00eb e nj\u00eb binomi me Ram\u00ebn, bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebs me t\u00eb p\u00ebr bllokimin e sistemit politik. As ai, as njer\u00ebzit rreth tij nuk autorizohen nga protesta t\u00eb jen\u00eb z\u00ebri i saj brenda institucioneve.<\/p>\n<p>Sa keq! Le t\u00eb imagjinojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast sikur PD t\u00eb kishte zgjedhur n\u00eb krye t\u00eb saj me gar\u00eb t\u00eb ndershme nj\u00eb lider t\u00eb ri. Protesta do t\u00eb kishte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb shanse p\u00ebr realizimin e k\u00ebrkesave t\u00eb saj. Shfaktorizimi i opozit\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb protesta nuk \u00ebsht\u00eb e nuk ka p\u00ebrse t\u00eb b\u00ebhet subjekt politik, s\u00eb paku n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hendikap me t\u00eb panjohura n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ndjekin k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr t\u2019u realizuar.<\/p>\n<p>Ligji i ri elektoral me proporcional komb\u00ebtar dhe lista t\u00eb hapura, ligji i ri p\u00ebr financimin e partive politike, nd\u00ebrhyrjet n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe gjith\u00eb paketa p\u00ebr reformimin e sistemit politik mund t\u00eb realizohen vet\u00ebm p\u00ebrmes Kuvendit. Pa u votuar nga kuorumet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb deputet\u00ebve ato mbesin d\u00ebshira.<\/p>\n<p>Po ashtu nj\u00eb ligj themelor i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr kthimin real dhe kompensimin real t\u00eb pron\u00ebs pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm, q\u00eb vizioni p\u00ebr \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e re\u201d nuk mund t\u00eb mos e ket\u00eb. P\u00ebrndryshe do t\u00eb mbetej p\u00ebrs\u00ebri e vjet\u00ebr. Nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb vendoste gurin e munguar n\u00eb themelet e demokracis\u00eb shqiptare. (N\u00eb parantez\u00eb, si mund t\u00eb jen\u00eb dh\u00ebn\u00eb e t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jepen toka publike pa kompensuar pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore, t\u00eb d\u00ebnuar tre her\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli nga reforma agrare komuniste, nga kolektivizimi dhe ligji 7501? Si mund t\u00eb doroviten sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb rinj t\u00eb klientel\u00ebs qeveritare, vendas apo t\u00eb huaj pa u kthyer borxhet ish-pronar\u00ebve)?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto protesta mund t\u00eb imponohet me vendosm\u00ebrin\u00eb e saj, me qart\u00ebsin\u00eb, me konsistenc\u00ebn dhe mbi t\u00eb gjitha me numrat. Ajo duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet aty ku konceptohen, diskutohen e b\u00ebhen gati p\u00ebr miratim ligjet e reja, s\u00eb paku ato q\u00eb do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p>Njihet kompleksi psikologjik i kalimit nga fronti i betejave n\u00eb luft\u00eb apo protestave n\u00eb paqe n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve. Po kjo \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb finalizuar nj\u00eb kauz\u00eb, alternativa e vetme p\u00ebrkundrejt t\u00eb ashtuquajturave zgjidhje leniniste me marrje t\u00eb pushtetit me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk duhet t\u00eb ket\u00eb komplekse t\u00eb ulet n\u00eb momentin e duhur me pal\u00ebn \u201carmike\u201d. Disident\u00ebt e Polonis\u00eb u ul\u00ebn n\u00eb vitin 1989 me liderin e regjimit q\u00eb i kishte burgosur dhe fituan aty fillimin e shembjes s\u00eb komunizmit n\u00eb gjith\u00eb vendet e Europ\u00ebs Qendrore. Bisedojn\u00eb armiqt\u00eb e jo m\u00eb njer\u00ebzit e nj\u00eb gjuhe dhe gjaku, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht mospajtimeve dhe kontradiktave, jan\u00eb n\u00eb vark\u00ebn e nj\u00eb atdheu, nj\u00eb q\u00ebllimi n\u00eb rastin ton\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar vendin n\u00eb BE. Forca n\u00eb momente t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb e pik\u00ebs\u00ebpari e atyre q\u00eb ulen p\u00ebr zgjidhje me kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb pushtet. Kaq p\u00ebr ligjet.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa kryesore p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb nuk ka gjasa t\u00eb negociohet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryeminist\u00ebr jep dor\u00ebheqje kur humbet mb\u00ebshtetjen n\u00eb partin\u00eb e tij, si\u00e7 ishte s\u00eb fundmi rasti i ish-kryeministrit britanik Stamer. Kur humbet aleat\u00eb dhe deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij a koalicionit qeveritar n\u00eb Parlament. Kur vendos vet\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb caktuara si\u00e7 ka qen\u00eb rasti i laburistit Tony Blair q\u00eb u largua me rrokad\u00eb nga fundi i mandatit t\u00eb tret\u00eb duke ia l\u00ebn\u00eb stafet\u00ebn nj\u00eb laburisti tjet\u00ebr, Gordon Brown.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq dor\u00ebheqja e kryeministrit me protesta popullore mund t\u00eb imponohet vet\u00ebm me numra n\u00eb sheshet e protest\u00ebs. Nj\u00eb shumare e st\u00ebrmadhe qytetar\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb rrethe q\u00eb b\u00ebrtasin nj\u00ebz\u00ebri pa u shkulur nga vendi largimin e tij ia pak\u00ebsojn\u00eb ajrin kryeministrit.<\/p>\n<p>Rama dhe protesta q\u00ebndrojn\u00eb tani n\u00eb dy skajet e litarit me gushtin e that\u00eb n\u00eb mes, duke matur koh\u00ebn. Kryeministri p\u00ebrgjon dhe shpreson rrazbitjen e m\u00ebtejshme t\u00eb protest\u00ebs, ose mbetjen e saj n\u00eb aq numra sa ka tani.<\/p>\n<p>Protesta e ka shkundur, ia ka liruar rr\u00ebnj\u00ebt si asgj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb, ia ka hequr aureol\u00ebn e liderit fuqiplot\u00eb, e ka hutuar. Ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ai q\u00eb ishte para protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Protesta nga ana tjet\u00ebr mbahet fort p\u00ebr t\u2019u rritur n\u00eb vjesht\u00eb. Kur beteja e saj e madhe do t\u00eb jen\u00eb numrat. Manualet q\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb shtimin e tyre kan\u00eb plot p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga Mapo.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj N\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb son\u00eb t\u00eb re, protestat popullore me k\u00ebrkesa politike kan\u00eb patur secila ve\u00e7orit\u00eb e tyre t\u00eb lidhura me koh\u00ebn, kontekstin, imperativin, e tjer\u00eb. Kan\u00eb patur sakaq nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs q\u00ebllimet i kan\u00eb arritur n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve me pal\u00ebn p\u00ebrball\u00eb. Her\u00eb me bisedime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95910","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}