{"id":95908,"date":"2026-08-02T17:48:20","date_gmt":"2026-08-02T17:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/kufiri-detar-me-greqine-ne-hage-mecollari-leter-negociatoreve-mos-pranoni-presionin-e-edi-rames-dhe-te-ferit-hoxhes\/"},"modified":"2026-08-02T17:48:20","modified_gmt":"2026-08-02T17:48:20","slug":"kufiri-detar-me-greqine-ne-hage-mecollari-leter-negociatoreve-mos-pranoni-presionin-e-edi-rames-dhe-te-ferit-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/kufiri-detar-me-greqine-ne-hage-mecollari-leter-negociatoreve-mos-pranoni-presionin-e-edi-rames-dhe-te-ferit-hoxhes\/","title":{"rendered":"Kufiri detar me Greqin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, Me\u00e7ollari let\u00ebr negociator\u00ebve: Mos pranoni presionin e Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb Ferit Hoxh\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskomandanti i Forc\u00ebs Detare, Artur Me\u00e7ollari ka publikuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur drejtuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb grupit negociator p\u00ebr marr\u00ebveshjen speciale me Greqin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit. Me an\u00eb t\u00eb letr\u00ebs, Me\u00e7ollari k\u00ebrkon kujdes dhe profesionaliz\u00ebm n\u00eb proces, duke theksuar se vendimi q\u00eb do t\u00eb merret n\u00eb Hag\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjata p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thekson se negociator\u00ebt duhet t\u00eb studiojn\u00eb me kujdes dokumentacionin e m\u00ebparsh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2010, materialet e negociatave t\u00eb vitit 2018 dhe dokumentet e Ministris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme. N\u00eb letr\u00ebn e tij, Me\u00e7ollari ngre shqet\u00ebsimin se \u00e7uarja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Hag\u00eb mbi baz\u00ebn e dakord\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb vitit 2020 mund t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb interesin maksimal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo rrug\u00eb mund t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb disa nga dakord\u00ebsit\u00eb e arritura gjat\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2018 me pal\u00ebn greke. Ai thekson m\u00eb tej se n\u00ebse Shqip\u00ebria shkon n\u00eb Hag\u00eb pa ruajtur element\u00ebt e negociuar m\u00eb par\u00eb, ekziston rreziku q\u00eb vendimi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pran\u00eb linjave t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2009, e cila u rr\u00ebzua nga Gjykata Kushtetuese. Me\u00e7ollari kritikon edhe\u00a0qasjen e kryeministrit Edi Rama\u00a0ndaj procesit, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr qeverin\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka marrja e nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar nga nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe jo domosdoshm\u00ebrisht rezultati konkret p\u00ebr interesat shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Deti me grek\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb, Rama i interesuar vet\u00ebm p\u00ebr vendimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hakun q\u00eb na takon<\/em><\/p>\n<p><em>Let\u00ebr e hapur drejtuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb grupit negociator p\u00ebr marr\u00ebveshjen speciale me Greqin\u00eb drejt Hag\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>Nga Artur Me\u00e7ollari<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar an\u00ebtar t\u00eb projektuar,<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk e di kush do t\u00eb jeni. Me shum\u00eb mund\u00ebsi disa prej jush mund t\u2019i njoh edhe personalisht. Por, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb opinionin tim zyrtarisht, arsye q\u00eb di t\u2019ua shpjegoj m\u00eb pas, do t\u2019ju rekomandoja q\u00eb gjat\u00eb negocimit t\u00eb jeni t\u00eb kujdessh\u00ebm, profesionist\u00eb, me integritet dhe patriot\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do vendim i gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfundimtar, i paankimuesh\u00ebm, i detyruesh\u00ebm dhe i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Vendimi juaj nes\u00ebr do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb me at\u00eb t\u00eb dy protokolleve p\u00ebr kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vitit 1925 dhe 1926.<\/em><\/p>\n<p><em>Rekomandimi im p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb t\u00eb studioni dosjen, sh\u00ebnimet, bisedimeve, raportet dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur gjat\u00eb negociatave t\u00eb pap\u00ebrfunduara t\u00eb vitit 2018, vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2010, si dhe dosjen e MEPJ p\u00ebr keto negociata.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb grupin tuaj mund t\u00eb kete edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2018.Ata do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb aset p\u00ebr ju. Negociatat e vitit 2018 u nd\u00ebrpren\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb KM Rama, i cili sot n\u00eb asnj\u00eb rast nuk i p\u00ebrmend.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe pse un\u00eb vazhdoj t\u00eb besoj se vijimi i negociatave dypal\u00ebshe me grek\u00ebt do t\u00eb ishte rruga m\u00eb e mir\u00eb, kjo tashm\u00eb do t\u00eb varet nga vendimi i Presidentit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb dat\u00ebn 20 tetor 2020, KM Rama ka dakord\u00ebsuar me MPJ t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen e detit n\u00eb Hag\u00eb. Dakord\u00ebsia p\u00ebrfshin \u00e7uarjen e t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke p\u00ebrjashtuar dakord\u00ebsit\u00eb e arritura gjat\u00eb vitit 2018. Pra, sipas marr\u00ebveshjes politike t\u00eb vitit 2020, n\u00eb vitin 2018 nuk ka patur as negociata dhe as dakord\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke dakord\u00ebsuar \u00e7uarjen e t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Hag\u00eb, KM Rama ka marr\u00eb kompetencat tuaja, t\u00eb grupit negociator. Pasi ai ka vendosur jo vet\u00ebm vajtjen n\u00eb Hag\u00eb, por dhe termat mbi t\u00eb cilat do t\u00eb shkohet, pra marr\u00ebveshjen speciale. K\u00ebshtu q\u00eb ju do t\u00eb jeni t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrballeni me presionin e tij, n\u00ebp\u00ebrmjet Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm Ferit Hoxha.<\/em><\/p>\n<p><em>Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse ju dakord\u00ebsoni me pal\u00ebn greke nj\u00eb marr\u00ebveshje speciale sipas dakord\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb KM Rama me MPJ t\u00eb Greqis\u00eb, Dendias?<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi i GJK i vitit 2010 q\u00eb shpalli antikushtetues draft-marr\u00ebveshjen e vitit 2009 mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb detit dhe vendimet e m\u00ebparshme t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs. Por, nj\u00eb vendim i Hag\u00ebs i k\u00ebsaj natyre nuk p\u00ebrfshin nj\u00eb marr\u00ebveshje tekstuale, por vet\u00ebm vij\u00ebn delimituese. Dhe \u00e7do vendim i Hag\u00ebs, sipas dakord\u00ebsis\u00eb s\u00eb tetorit 2020, do t\u00eb rezultonte n\u00eb linja t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e GJK, por jo n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb pran\u00eb vij\u00ebs delimituese t\u00eb vitit 2009 t\u00eb rr\u00ebzuar nga GJK dhe shume larg pretendimeve t\u00eb pal\u00ebs shqiptare t\u00eb vitin 2018.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb vendim i Hag\u00ebs sipas dakord\u00ebsis\u00eb 2020, do t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb dy dakord\u00ebsi t\u00eb arritura n\u00eb vitin 2018:<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, humbjen e vij\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb. Kjo do t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb humbje t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje prej 40 km2.<\/em><\/p>\n<p><em>Vija e drejt\u00eb baz\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb vitin 1976 dhe \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb OKB n\u00eb vitin 1993. Ajo \u00ebsht\u00eb njohur nga pala greke gjat\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2018, si dhe n\u00eb Parlamentin e Greqis\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb saj p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb UNCLOS 1982, gjykata me siguri t\u00eb lart\u00eb (rasti Kenia-Somali), do ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb dhe automatikisht Shqip\u00ebria humb 40 km2.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria e shfuqizoi n\u00eb rrethana enigmatike dhe t\u00eb dyshimta, me vendim parlamenti, k\u00ebt\u00eb vij\u00eb n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa vijonin negociatat, por u rikthye n\u00eb vitin 2012. Duke qen\u00eb se Greqia e njehu vij\u00ebn e drejt\u00eb baz\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2018, ajo ka mundesi ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, Haga do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb njohjen e Protokollit t\u00eb Firences t\u00eb vitit 1925 nga Greqia.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2018 me pal\u00ebn greke u ra dakord q\u00eb n\u00eb preambull\u00ebn e draft-tekstit t\u00eb marr\u00ebveshjes t\u00eb dakord\u00ebsuar tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej Protokolli i Firences i 27 janarit 1925 p\u00ebr kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb me Greqin\u00eb. Greqia e ka firmosur k\u00ebt\u00eb protokoll por nuk e ka ratifikuar, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria e ka ratifikuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb Haga n\u00eb vendim nuk paraqet nj\u00eb draft-tekst marr\u00ebveshje, por vet\u00ebm vij\u00ebn delimituese, ky dakord\u00ebsim humbet. P\u00ebrfshirja e Protokollit t\u00eb Firences n\u00eb draft-tekstin e dakord\u00ebsuar n\u00eb nuk n\u00ebnkupton ratifikim t\u00eb tij, por njohje nga ana e Greqis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkurtimisht, n\u00ebse ju nuk do t\u00eb negocioni nj\u00eb marr\u00ebveshje speciale me Greqin\u00eb p\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb, por do t\u00eb noterizoni dakord\u00ebsin\u00eb e KM Rama, nuk do t\u00eb b\u00ebni gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se do ti jepni mund\u00ebsin\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs, t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje pran\u00eb asaj t\u00eb vitit 2009, dmth krejt e pafavorshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitin 2018 u dakord\u00ebsua p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe plus 40 km2 krahasuar me vij\u00ebn delimituese t\u00eb vitit 2009 p\u00ebr efekt t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb. N\u00ebse negociatat nuk do t\u00eb ishin nd\u00ebrprer\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb fitonte edhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe shtes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb efektit t\u00eb equite-s\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbinjve n\u00eb detin territorial dhe ishujve n\u00eb shelfin kontinental dhe zon\u00ebn ekonomike ekskluzive.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj un\u00eb vazhdoj ti q\u00ebndroj ides\u00eb se vijimi i negociatave t\u00eb zhvilluara n\u00eb vitin 2018 \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mire. Vajtja n\u00eb Hag\u00eb mund t\u00eb behet vet\u00ebm p\u00ebr mosdakord\u00ebsit\u00eb e negociatave t\u00eb vitit 2018. Varianti i tret\u00eb, ai sipas dakord\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb 20 tetorit 2020 \u2013 prioritar p\u00ebr Qeverin\u00eb Rama \u2013 \u00ebsht\u00eb m\u00eb i d\u00ebmshmi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtuesit tuaj politik\u00eb jan\u00eb t\u00eb kompromentuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj do ta firmos\u00eb autorizimin p\u00ebr nisjen e negociatave, si\u00e7 ja ka k\u00ebrkuar MEPJ p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, pasi ai nuk ka mund\u00ebsi tjet\u00ebr. I kapur nga KM Rama dhe n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr disa prona t\u00eb FA, ai nuk mund t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr KM Rama edhe pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar nga k\u00ebshilltar\u00ebt e tij mos t\u00eb firmos\u00eb autorizimin.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrpreu negociatat e vitit 2018 dhe dakord\u00ebsoi marr\u00ebveshjen politike t\u00eb 20 tetorit 2020. P\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim nga gjykata e Hag\u00ebs. Por nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi rezultati. P\u00ebr t\u00eb mjafton q\u00eb vendimi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfundimtar nga nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb heq\u00eb pengesat e vendosura nga qeveria greke p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Nuk duhet harruar se qeveria greke \u00ebsht\u00eb po ajo me t\u00eb cil\u00ebn Qeveria Berisha negocioi n\u00eb vitin 2009 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rrrethana politike.<\/em><\/p>\n<p><em>MEPJ Ferit Hoxha \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb ka drejtuar grupin negociator t\u00eb draft-marr\u00ebveshjes s\u00eb detit me Greqin\u00eb t\u00eb vitit 2009, t\u00eb rr\u00ebzuar nga GJK n\u00eb vitin 2010. Ai e ka humbur besueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb process t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pasi firmosi draft-marr\u00ebveshjen e vitit 2009, s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt e grupit, ai e dep\u00ebrtoi informacionin n\u00eb media duke i deklaruar se marr\u00ebveshja q\u00eb kishte firmosur dhe drejtuar vet\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb pare \u201cbinte ndesh me interest komb\u00ebtare\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Veprimi i Hoxh\u00ebs nuk ishte n\u00eb dobi t\u00eb interesave komb\u00ebtare, pasi ai firm\u00ebn e kishte hedhur me vullnet, por t\u00eb drejtonte median ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb grupit negociator. Ashtu si\u00e7 edhe ndodhi.<\/em><\/p>\n<p><em>Personalisht kam dh\u00ebn\u00eb kontributin tim n\u00eb rrug\u00eb zyrtare n\u00eb rr\u00ebzimin nga GJK t\u00eb draft-marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2009 dhe kam qen\u00eb pjes\u00eb e grupit negociator t\u00eb vitit 2018. Pasi KM Rama b\u00ebri marr\u00ebveshjen politike t\u00eb 20 tetorit 2020, n\u00eb 23 janar 2021 m\u00eb thirri n\u00ebp\u00ebrmjet ish-Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb KM \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7i duke m\u00eb propozuar pozicionin e K\u00ebshilltarit t\u00eb tij p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare dhe t\u00eb merrja drejtimin e grupit negociator. E pranova propozimin me kusht, q\u00eb t\u00eb revokonte urdhrin e lirimit tim nga FA, premtim q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb qysh n\u00eb 14 shtator 2020, tre dit\u00eb pas lirimit tim.<\/em><\/p>\n<p><em>KM Rama e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn time dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili gjithashtu m\u00eb thirri n\u00eb takim, nisi procedurat. Por, procedura nuk vijoi, pasi ish-Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb FA, Barjam Begaj nuk pranoi t\u00eb nis\u00eb procedur\u00ebn, edhe pse nd\u00ebrkoh\u00eb kisha nj\u00eb muaj q\u00eb kisha fituar n\u00eb gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Administrative t\u00eb drejt\u00ebn e rikthimit n\u00eb FA.<\/em><\/p>\n<p><em>Po ashtu MEPJ Olta Xha\u00e7ka e takoi KM Rama dhe i k\u00ebrkoi me p\u00ebrul\u00ebsi moskthimin tim n\u00eb FA duke pretenduar se marr\u00ebveshjen do ta b\u00ebnte ajo. KM Rama nd\u00ebrroi mendje. Po n\u00eb vitin 2021 MEPJ kontraktoi kompanin\u00eb Omnis Strategy t\u00eb znj. Blair p\u00ebr 3 milion euro, e cila sipas informacioneve n\u00eb raportin e saj p\u00ebrfundimtar rekomandoi se n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb shkonte n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen rezikonte t\u00eb humbiste vij\u00ebn e drejt\u00eb baz\u00eb. Po ashtu Omnis Strategy nuk pranoi t\u00eb k\u00ebshillonte pal\u00ebn shqiptare n\u00eb Hag\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Qysh prej vitit 2021 nuk jam thirrur nga ndonj\u00eb insitucion shtet\u00ebror p\u00ebr konsultime mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe kam b\u00ebr\u00eb publike q\u00ebndrimet e mia n\u00eb media.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar an\u00ebtar t\u00eb projektuar,<\/em><\/p>\n<p><em>Ju sot keni pesh\u00ebn e negociatave me Greqin\u00eb p\u00ebr detin, negociata jo t\u00eb lehta. Greqia ka institucione t\u00eb konsoliduara dhe profesor\u00eb me fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e detit. Keni mbi supe pesh\u00ebn e marrjes s\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb. Historia padrejt\u00ebsisht e ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, dhe ajo nuk ka m\u00eb territore p\u00ebr t\u00eb humbur. Duhet t\u00eb marrim at\u00eb q\u00eb na takon.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi do t\u00eb jeni n\u00ebn presionin e KM Rama dhe MEPJ Hoxha. Duhet t\u00eb tregoni integritet, profesionaliz\u00ebm dhe patriotiz\u00ebm. Un\u00eb ju rekomandoj t\u00eb njiheni me vendimin e GJK, dosjen e negocimit t\u00eb vitit 2018, dokumentacionin q\u00eb MEPJ i ka d\u00ebrguar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto negociata, si dhe raportin e Omnis Strategy.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto dokumenta gjendet edhe vizioni i MEPJ mbi marr\u00ebveshjen speciale, e shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb draft-marr\u00ebveshje provizore. Gjithashtu th\u00ebrrisni p\u00ebr t\u2019u konsultuar sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb fush\u00ebs, ndihma e t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb e vlefshme p\u00ebr ju.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke ju uruar suksese n\u00eb negociata, ju kujtoj se ky proces do integritet, profesionaliz\u00ebm dhe patriotiz\u00ebm. Ai k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga interesat personale q\u00eb lidhen me pun\u00ebn dhe karrier\u00ebn. F\u00ebmijet dhe familja juaj duhet t\u00eb krenohen nes\u00ebr me ju dhe Shqip\u00ebria t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon nga ky proces. \u00c7\u00ebshtja e detit me Greqin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thell\u00ebsisht komb\u00ebtare. Ajo, ashtu si n\u00eb 17-vitet e fundit, nuk do ti shp\u00ebtoj\u00eb gjykimit t\u00eb opinionit publik komb\u00ebtar, pjes\u00eb e t\u00eb cilit kam qen\u00eb dhe do t\u00eb jem edhe un\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Artur Me\u00e7ollari<\/em><\/p>\n<p><em>Kapiten i rangut t\u00eb par\u00eb (Rez) dr.<\/em><\/p>\n<p><em>Ish z\u00ebvend\u00ebskomandant dhe komandant n\u00eb detyr\u00eb i Forc\u00ebs Detare, si dhe an\u00ebtar i grupit negociator 2018 p\u00ebr delimitimin e hap\u00ebsirave detare me Greqin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/marreveshja-3\/\">Kufiri detar me Greqin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, Me\u00e7ollari let\u00ebr negociator\u00ebve: Mos pranoni presionin e Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb Ferit Hoxh\u00ebs!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskomandanti i Forc\u00ebs Detare, Artur Me\u00e7ollari ka publikuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur drejtuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb grupit negociator p\u00ebr marr\u00ebveshjen speciale me Greqin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit. Me an\u00eb t\u00eb letr\u00ebs, Me\u00e7ollari k\u00ebrkon kujdes dhe profesionaliz\u00ebm n\u00eb proces, duke theksuar se vendimi q\u00eb do t\u00eb merret n\u00eb Hag\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjata p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95908","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95908\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}