{"id":95896,"date":"2026-08-02T14:48:14","date_gmt":"2026-08-02T14:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/kurti-ka-vullnet-e-gatishmeri-per-marreveshje-me-ldk-ne-para-seances-konstituive\/"},"modified":"2026-08-02T14:48:14","modified_gmt":"2026-08-02T14:48:14","slug":"kurti-ka-vullnet-e-gatishmeri-per-marreveshje-me-ldk-ne-para-seances-konstituive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/kurti-ka-vullnet-e-gatishmeri-per-marreveshje-me-ldk-ne-para-seances-konstituive\/","title":{"rendered":"Kurti: Ka vullnet e gatishm\u00ebri p\u00ebr marr\u00ebveshje me LDK-n\u00eb para seanc\u00ebs konstituive"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se ka \u201cvullnet dhe gatishm\u00ebri\u201d mes partis\u00eb s\u00eb tij L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb vendit gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>LVV-ja dhe LDK-ja pritet t\u2019i rifillojn\u00eb bisedimet q\u00eb ishin pezulluar muajin e kaluar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vot\u00ebbesimi brendapartiak t\u00eb cilit i mbijetoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb lideri i partis\u00eb opozitare, Lumir Abdixhiku.<\/p>\n<p>I pyetur t\u00eb shtun\u00ebn von\u00eb se kur do t\u00eb rinisin takimet me Abdixhikun teksa po afron seanca konstituive e Kuvendit e 6 gushtit, Kurti tha: \u201cDo t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur kur fillon seanca p\u00ebr konstituimin e institucioneve t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb 11-t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo nuk mund ta parashikojm\u00eb ende rezultatin, nuk do t\u00eb mungojn\u00eb p\u00ebrpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishm\u00ebria, por n\u00eb jav\u00ebn e ardhshme marrim vesh gjith\u00e7ka\u201d, tha Kurti p\u00ebr Ekonomia Online, pas nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Prishtine p\u00ebr mikpritjen e m\u00ebrgimtar\u00ebve, p\u00ebrcjell A2.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb shtun\u00ebn, n\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, Lutfi Haziri, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se gjat\u00eb nj\u00eb kuvendi partiak t\u00eb enjten ishte arritur pajtueshm\u00ebri q\u00eb partia t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me partin\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja pas zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit.<\/p>\n<p>LDK-ja tashm\u00eb ka caktuar disa parime si parakushte p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme me LVV-n\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb: marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet, pra Kuvendin, Qeverin\u00eb, Presidenc\u00ebn, ose asnj\u00eb; agjenda shtet\u00ebrore, politika sektoriale, programet qeveris\u00ebse, interesi i vendit si dhe ndarja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto tri parime neve na bashkojn\u00eb si Grup Parlamentar. Kuvendi [i LDK-s\u00eb] ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo e drejt\u00eb t\u00eb ushtrohet deri n\u00eb fund. Se si do t\u00eb p\u00ebrmbyllet kjo k\u00ebrkes\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e negociatave [me LVV-n\u00eb]\u201d, tha Haziri p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Kurti, partia e t\u00eb cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me opozit\u00ebn p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb vendi do t\u00eb ket\u00eb president t\u00eb ri, dhe k\u00ebshtu t\u2019i jap\u00eb fund kriz\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb politike e institucionale.<\/p>\n<p>Partia e tij i mori 53 mandate dhe, duke e pasur parasysh bashk\u00ebpunimin e deritanish\u00ebm t\u00eb Kurtit me partit\u00eb e pakicave joserbe \u2013 q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb 10 vende \u2013 at\u00ebher\u00eb ai pritet t\u2019i ket\u00eb votat e nevojshme prej t\u00eb pakt\u00ebn 61 p\u00ebr ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Por, nevojitet prania e 80 deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin me 120 vende q\u00eb votimi p\u00ebr presidentin e Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme me LDK-n\u00eb, e cila i fitoi 18 vende, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb arriheshin t\u00eb pakt\u00ebn 81 vota, mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr votimin e presidentit t\u00eb ri, n\u00ebse t\u00eb pakt\u00ebn 80 prej tyre do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj \u00e7\u00ebshtja e presidentit pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb bisedimeve mes Kurtit e Abdixhikut.<\/p>\n<p>A do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb marr\u00ebveshje LVV-LDK?<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike thon\u00eb se zhvillimet e fundit n\u00eb LDK, por edhe pozicionimi i partive politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk japin sinjale premtuese dhe t\u00eb sigurta p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Sipas tyre, rezultati i ngusht\u00eb i votimit p\u00ebr dhe kund\u00ebr vazhdimit t\u00eb mandatit t\u00eb Abdixhikut p\u00ebr kryetar, rikonfirmon se brenda LDK-s\u00eb ekzistojn\u00eb \u00e7arje t\u00eb thella nd\u00ebrmjet dy tabor\u00ebve.<\/p>\n<p>Analisti Rrahman Pa\u00e7arizi, profesor i Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se deklarata e Hazirit, se LDK-ja do t\u00eb shkoj\u00eb drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me LVV-n\u00eb n\u00eb rast se ajo ia respekton parimet e deklaruara, nuk e qart\u00ebson situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rr\u00ebfimit se LDK-ja nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb konsiderohet si bllokuese e formimit t\u00eb institucioneve\u201d, shtoi Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Ai sheh pak gjasa q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb formul\u00eb nga kryetari i LDK-s\u00eb, por edhe nga tabori i pak\u00ebnaqur me t\u00eb brenda k\u00ebsaj partie, p\u00ebr t\u00eb krijuar q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb 18 deputet\u00ebve ndaj nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb mundshme me LVV-n\u00eb.<\/p>\n<p>Analisti Artan Muhaxhiri gjithashtu tha se, pavar\u00ebsisht rikonfirmimit t\u00eb mandatit t\u00eb Abdixhikut n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebrplasjet brenda LDK-s\u00eb tregojn\u00eb se \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje me LVV-n\u00eb nuk do t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb 18 deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>\u201cMinimumi i ka gjasht\u00eb ose shtat\u00eb deputet\u00eb m\u00eb pak se sa numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i deputet\u00ebve. K\u00ebshtu q\u00eb Abdixhiku e ka vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb, ta ndryshoj\u00eb p\u00ebr 180 shkall\u00eb qasjen ndaj deputet\u00ebve t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe personaliteteve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kund\u00ebrshtojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e lidershipit t\u00eb tij\u201d, theksoi Muhaxhiri.<\/p>\n<p>N\u00ebse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 dit\u00ebve nga dita e konstituimit t\u00eb Kuvendit, at\u00ebher\u00eb organi ligjv\u00ebn\u00ebs shp\u00ebrndahet dhe vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se vendi shkon n\u00eb zgjedhje s\u00ebrish, at\u00ebher\u00eb ato do t\u00eb ishin zgjedhjet e kat\u00ebrta parlamentare q\u00eb nga fillimi i vitit 2025.\/ REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se ka \u201cvullnet dhe gatishm\u00ebri\u201d mes partis\u00eb s\u00eb tij L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb vendit gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme. LVV-ja dhe LDK-ja pritet t\u2019i rifillojn\u00eb bisedimet q\u00eb ishin pezulluar muajin e kaluar p\u00ebr shkak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95896","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95896\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}