{"id":95864,"date":"2026-08-02T08:48:15","date_gmt":"2026-08-02T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/konsullatat-shqiptare-ne-bujanovc-dhe-ajo-serbe-ne-shkoder-fllucka-diplomatike-kroacia-lejoi-hapjen-e-konsullatave-serbe-ne-vukovar-mostar-dhe-rijeke\/"},"modified":"2026-08-02T08:48:15","modified_gmt":"2026-08-02T08:48:15","slug":"konsullatat-shqiptare-ne-bujanovc-dhe-ajo-serbe-ne-shkoder-fllucka-diplomatike-kroacia-lejoi-hapjen-e-konsullatave-serbe-ne-vukovar-mostar-dhe-rijeke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/02\/konsullatat-shqiptare-ne-bujanovc-dhe-ajo-serbe-ne-shkoder-fllucka-diplomatike-kroacia-lejoi-hapjen-e-konsullatave-serbe-ne-vukovar-mostar-dhe-rijeke\/","title":{"rendered":"Konsullatat shqiptare n\u00eb Bujanovc dhe ajo serbe n\u0113 Shkod\u00ebr , \u2013 fllucka diplomatike! Kroacia lejoi  hapjen e konsullatave serbe n\u00eb Vukovar,  Mostar dhe Rijek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Altin Ahmeti\/ <\/p>\n<p>Serbia ka hapur konsullat\u00eb n\u00eb Vukovar, qytet kroat n\u00eb Sllavonin\u00eb Lindore, t\u00eb cilin p\u00ebr rreth gjasht\u00eb muaj e bombardoi me mbi 700 tanke dhe artileri, duke vrar\u00eb, plagosur dhe d\u00ebbuar mbi 20 mij\u00eb persona. Qyteti i par\u00eb kroat q\u00eb u pushtua nga forcat serbe u shkat\u00ebrrua n\u00eb mas\u00ebn rreth 90 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Serbia ka hapur konsullat\u00eb n\u00eb Mostar, qytet t\u00eb cilin nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 1994 e shkat\u00ebrroi pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb u detyrua ta braktiste vendin.<\/p>\n<p>Serbiq, nj\u0113 tjet\u00ebr konsullat\u0113 ka hapur n\u0113 Rijek\u0113, edhe pse n\u0113 k\u00ebt\u0113 qytet nuk ka asnje serb. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebtyre konsullatave serbe n\u00eb Kroaci, ky vend p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb ambasade n\u00eb Beograd mori edhe nj\u00eb konsullat\u00eb n\u00eb Subotic\u00eb, qytet ku jeton nj\u00eb pakic\u00eb kroate.<\/p>\n<p>Hapja e tre konsullatave serbe n\u00eb Kroaci, u shoq\u0113rua me debate t\u00eb r\u0113nda, z\u00ebra t\u00eb lart\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnime, pasi shoq\u00ebria kroate kishte vet\u00ebm pak vite q\u00eb kishte dal\u00eb nga lufta.<\/p>\n<p>Hapja e nj\u00eb konsullate nuk p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm nga numri i banor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb komuniteti t\u00eb caktuar n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Konsullatat hapen edhe n\u00eb vende ku mund t\u00eb mos ket\u00eb fare banor\u00eb t\u00eb shtetit p\u00ebrkat\u00ebs, por q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ekonomike, tregtare, kulturore, politike apo diplomatike. <\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe debati rreth konsullat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Argumenti se ajo nuk ka kuptim p\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet jetojn\u00eb vet\u00ebm rreth 57 serb\u00eb, anashkalon faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike, tregtare dhe kulturore, historike etj. <\/p>\n<p>Por, duke e par\u00eb edhe nga aspekti emocional dhe krahasimi me rastin e Kroacis\u00eb, t\u00eb cilin shqiptar\u0113t e mbajn\u00eb p\u0113r popull nacionalist dhe q\u00eb nuk pranon t\u00eb tregtoj\u00eb interesat e veta nacionale, krahasimi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ishte vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshire politike, Kroacia nuk do ta kishte lejuar hapjen e konsullatave serbe as n\u00eb Vukovar dhe as n\u00eb Mostar, apo Rijek\u00eb.  <\/p>\n<p>K\u00ebto qytete kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb emocionale shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa Shkodra n\u00eb raport me Serbin\u00eb, pasi lufta atje ka p\u00ebrfunduar vet\u00ebm para disa vitesh, dhe numri i viktimave civile kroate vler\u00ebsohet dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Vukovari ishte qyteti i par\u00eb ku forcat serbe zgjodh\u00ebn t\u00eb demonstronin fuqin\u00eb ushtarake duke e kthyer n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb, si mesazh kundrejt  rezistenc\u00ebs kroate.<\/p>\n<p>Shkodra, duke p\u00ebrjashtuar dimensionin emocional t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nuk ka pasur nj\u00eb konflikt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ushtarak me Serbin\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli. Q\u00eb nga viti 1913. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike t\u00eb vitit 1913, ishin kryesisht forcat malazeze ato q\u00eb synonin pushtimin e Shkodr\u00ebs, t\u0113 cilin donin ta kthenin n\u00eb kryeqytetin e Malit t\u00eb Zi, nd\u00ebrsa divizionet serbe shkuan n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb tyre, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit nuk po arrinin ta pushtonin.<\/p>\n<p>Serbia e kuptoi qysh her\u00ebt se Austro-Hungaria nuk do ta lejonte aneksimin e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb siguronte zona t\u00eb tjera strategjike, si daljen n\u00eb detin e Sh\u00ebngjinit dhe rripin detar deri n\u00eb Durr\u00ebs. Austro-Hungaria mbronte Shkodr\u00ebn qysh pas vitit 1850, me pretekstin se aty jetoonte nj\u00eb pjes\u00eb e krishter\u00eb e popullit shqiptar\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb fund, Shkodra mbeti pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbia jo se jo, por as Mali i Zi  nuk arriti t\u00eb vendoste kontroll mbi k\u00ebt\u00eb qytet. <\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia strategjike e Shkodr\u00ebs p\u00ebr Serbin\u00eb u zvog\u00eblua edhe m\u00eb tej pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb vitin 2006 dhe t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, hapja e konsullat\u00ebs serbe n\u00eb Shkod\u00ebr shihet nga shum\u00eb analist\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me dimensione t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme serbe, p\u00ebrtej nj\u00eb nevoje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb diplomatike.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi prej vitesh ekziston narrativa se Shkodra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet m\u00eb i hapur ndaj kultur\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>Prandaj, r\u00ebnd\u00ebsia e konsullat\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr nuk mund t\u00eb krahasohet me hapjen e nj\u00eb konsullate n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebsaj zone, hapet nj\u00eb konsullat\u00eb e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr dhe ky shtet \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria. Vendim dyfish .\u00eb I r\u00ebnd\u00ebsish\u0113m.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb bie n\u00eb sy  \u00ebsht\u00eb fakti se konsullata nuk po hapet n\u00eb Preshev\u00eb, ku shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn absolute, por n\u00eb Bujanoc, komun\u00eb ku p\u00ebrb\u00ebrja etnike e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb pothuajse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Bujanoci dhe Presheva jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb korridori t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjik, Korridorit 10, q\u00eb lidh Beogradin me Selanikun. K\u00ebto zona historikisht kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e hap\u00ebsirave t\u00eb lidhura me Kosov\u00ebn, por pas ndryshimeve administrative, pas vitit 1945, mbet\u00ebn brenda Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova fitoi disa komuna n\u00eb veri gjat\u00eb procesit t\u00eb saj politik, por humbi lidhjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij korridori strategjik dhe mbeti jasht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike e infrastrukturore. Pa harruar popullat\u00ebn prej 100 mij\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke qen\u00eb se Kosova dhe Serbia nuk e njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn si shtete, Prishtina nuk mund t\u00eb hap\u00eb ambasada apo konsullata n\u00eb territorin e Serbis\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, k\u00ebt\u00eb rol e merr dhe duhet ta marr\u00eb Shqip\u00ebria, e cila n\u00eb Kushtetut\u00ebn e saj p\u00ebrcakton edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mbi 100 mij\u00eb shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs shume shpesh l\u00ebn\u00eb pas dore. Kjo ndodhi edhe gjat\u00eb debateve p\u00ebr korrigjimin e kufijve, kur diskutohej mund\u00ebsia q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrfitonte Preshev\u00ebn dhe Bujanocin, s\u00eb bashku me nj\u00eb korridor strategjik dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj zone. Fati i k\u00ebtyre 100 mij\u00eb qytetar\u00ebve as nuk diskutua ndonjeher\u00eb seriozisht, duke treguar qart\u0113 se njerzit nuk kan\u0113 kurrfar\u0113 vlere n\u00eb mendjet e politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e lugines nuk duhet t\u00eb trajtohen me indiferenc\u00eb edhe sot, kur diskutohet hapja e nj\u00eb konsullate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb atje.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke p\u00ebrdorur vet\u00ebm emrin e Shkodr\u00ebs, shpesh harrojn\u00eb nj\u00eb fakt themelor: Shkodra dhe i gjith\u00eb veriu i Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb kufi me Serbin\u00eb. Kufiri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb me Malin e Zi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, mb\u00ebshtetja p\u00ebr 100 mij\u00eb shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim n\u00eb t\u00eb ardhmen komb\u00ebtare.<\/p>\n<p> Mund t\u00eb zgjedhim t\u00eb mos i ndihmojm\u00eb, por at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb mbajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kur kjo zon\u00eb t\u00eb zbrazet nga emigrimi masiv dhe kur shqiptar\u00ebt t\u00eb mos arrijn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb as jetes\u00ebn baz\u00eb n\u00eb vendin e tyre dhe do t\u00eb kthehen n\u00eb raste sociale. <\/p>\n<p>Ata q\u00eb sot b\u00ebjn\u00eb krahasime t\u00eb pavendta n\u00eb mes k\u00ebtyre dy zonave, duhet t\u00eb kuptojn\u00eb dallimet historike, gjeopolitike dhe strategjike q\u00eb ekzistojn\u00eb mes tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Altin Ahmeti\/ Serbia ka hapur konsullat\u00eb n\u00eb Vukovar, qytet kroat n\u00eb Sllavonin\u00eb Lindore, t\u00eb cilin p\u00ebr rreth gjasht\u00eb muaj e bombardoi me mbi 700 tanke dhe artileri, duke vrar\u00eb, plagosur dhe d\u00ebbuar mbi 20 mij\u00eb persona. Qyteti i par\u00eb kroat q\u00eb u pushtua nga forcat serbe u shkat\u00ebrrua n\u00eb mas\u00ebn rreth 90 p\u00ebr qind. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95864","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95864\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}