{"id":95826,"date":"2026-08-01T15:48:14","date_gmt":"2026-08-01T15:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/01\/spak-zbardh-operacionin-e-arrestimit-te-biznesmenit-ermal-beqiri-ne-france-akuzat-pasurite-e-sekuestruara-dhe-ekstradimi\/"},"modified":"2026-08-01T15:48:14","modified_gmt":"2026-08-01T15:48:14","slug":"spak-zbardh-operacionin-e-arrestimit-te-biznesmenit-ermal-beqiri-ne-france-akuzat-pasurite-e-sekuestruara-dhe-ekstradimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/01\/spak-zbardh-operacionin-e-arrestimit-te-biznesmenit-ermal-beqiri-ne-france-akuzat-pasurite-e-sekuestruara-dhe-ekstradimi\/","title":{"rendered":"SPAK zbardh operacionin e arrestimit t\u00eb biznesmenit Ermal Beqiri n\u00eb Franc\u00eb! Akuzat, pasurit\u00eb e sekuestruara dhe ekstradimi"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me zbardh operacionin e arrestimit t\u00eb biznesmenit Ermal Beqiri n\u00eb Franc\u00eb, i akuzuar p\u00ebr shum\u00eb vepra penale q\u00eb lidhen me skandalin e dosjes s\u00eb AKSHI-t, tenderimet dhe sekuestrimin e pasurive.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb njoftim zyrtar, SPAK informon se prej dhjetorit 2025 Beqiri sikurse edhe Ergys Agasi, ishin me kartel\u00eb t\u00eb kuqe nga Interpol Tirana, pra n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb 19 qershor jan\u00eb njoftuar autoritetet n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr informacion n\u00eb lidhje me Beqirin, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte t\u00eb dh\u00ebna se ndodhej atje. U verifikuan gjithashtu aktivitetet dhe bizneset apo pasurit\u00eb e tij atje dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Miliona euro pasuri i jan\u00eb sekuestruar deri tani.<\/p>\n<p>Beqiri u kap duke fluturuar mbi nj\u00eb central b\u00ebrthamor n\u00eb Pleny t\u00eb Franc\u00ebs veriore disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb (24 korrik), nd\u00ebrsa kishte me vete edhe disa pajisje GPS. SPAK tha se pret ekstradimin e tij sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar po kryhen hetime p\u00ebr llogari t\u00eb procedimit penal nr. 20\/1 t\u00eb vitit 2025, p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb cilit, m\u00eb dat\u00eb 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit E.B, si person ndaj t\u00eb cilit zhvillohen hetime, p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKonkurrenca e paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs\u201d, \u201cHeqja e paligjshme e liris\u00eb\u201d, \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d e kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal dhe \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, si dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d t\u00eb parashikuara nga nenet 110, 170\/b e 28\/4, 258, 287 dhe 333\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal, \u201cKorrupsioni aktiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dyt\u00eb i K. Penal\u201d, thuhet mes t\u00eb tjerash n\u00eb dosje, p\u00ebr veprat e ngritura ndaj tij.<\/p>\n<p>SPAK sqaron se kishte marr\u00eb informacione t\u00eb sigurta se Beqiri n\u00eb Franc\u00eb kishte nisur aktivitet pasuror dhe biznesi, p\u00ebr t\u00eb cilat u k\u00ebrkua sekuestro.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 19 qershor 2026, Prokuror\u00ebt e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb SPAK, kontaktuan Sh\u00ebrbimin e Siguris\u00eb s\u00eb Brendshme (SSI) n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e autoriteteve franceze n\u00eb gjetjen e shtetasit E. B, n\u00eb kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej n\u00eb territorin e Republik\u00ebs Franceze\u201d, thot\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Ai rezultonte se kishte bler\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb me vler\u00eb 2,6 mln euro, 2 apartamente, mjete motorike, mjete t\u00eb tjera, dhe kishte nj\u00eb llogari bankare me vler\u00eb 2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cHetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej n\u00eb Franc\u00eb, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrputhej me informacionin e dh\u00ebn\u00eb nga Prokuror\u00ebt e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb SPAK-ut. Hetimet e m\u00ebtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan k\u00ebt\u00eb informacion dhe identifikuan disa asete me origjin\u00eb kriminale t\u00eb ndodhura n\u00eb Franc\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht llogari bankar me nj\u00eb vler\u00eb totale prej mbi dy milion\u00eb eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e nj\u00eb k\u00ebshtjelle n\u00eb departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj,. P\u00ebr k\u00ebto asete si dhe p\u00ebr t\u00eb tjera t\u00eb cilat do t\u00eb rezultojn\u00eb nga hetimet e m\u00ebtejshme, i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb juridike autoriteteve gjyq\u00ebsore franceze me q\u00ebllim sekuestrimin e tyre\u201d, thuhet n\u00eb dosjen penale.<\/p>\n<p>Por si u lokalizua dhe arrestua Ermal Beqiri? SPAK informon se: \u201cM\u00eb dat\u00eb 24 korrik 2026, shtetasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjzbatuese franceze pasi hyri me nj\u00eb avion t\u00eb leht\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb kufizuar t\u00eb centralit b\u00ebrthamor t\u00eb Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua t\u00eb ulej n\u00eb aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdh\u00ebroi vazhdimin e paraburgimit t\u00eb tij, p\u00ebr q\u00ebllim ekstradimi drejt Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Hetimet gjyq\u00ebsore po kryhen tani nga nj\u00ebsi t\u00eb specializuara t\u00eb Drejtoris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, n\u00eb bashk\u00ebpunim me SPAK-un\u201d.<\/p>\n<p>Tani priten procedura p\u00ebr ekstradimin e tij, kontrollin e plot\u00eb pasuror, sekuestrot dhe hetimin e ndonj\u00eb aktiviteti tjet\u00ebr kriminal n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMbi arrestimin p\u00ebr q\u00ebllime ekstradimi t\u00eb shtetasit E.B.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar po kryhen hetime p\u00ebr llogari t\u00eb procedimit penal nr. 20\/1 t\u00eb vitit 2025, p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb cilit, m\u00eb dat\u00eb 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit E.B, si person ndaj t\u00eb cilit zhvillohen hetime, p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKonkurrenca e paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs\u201d, \u201cHeqja e paligjshme e liris\u00eb\u201d, \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d e kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal dhe \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, si dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d t\u00eb parashikuara nga nenet 110, 170\/b e 28\/4, 258, 287 dhe 333\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal, \u201cKorrupsioni aktiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dyt\u00eb i K. Penal.<\/p>\n<p>Ndaj personave n\u00ebn hetim dhe konkretisht shtetasve E.A dhe E.B. me vendimin nr. 125 dat\u00eb 15.12.2025, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me te Shkalles se Pare P\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, \u00ebsht\u00eb caktuar masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr tu ekzekutuar nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me shkres\u00ebn nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.<\/p>\n<p>Me shkres\u00ebn nr. 43981 prot, dat\u00eb 24.12.2025, nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Zyr\u00ebs Qendrore Komb\u00ebtare, Interpol Tirana, shpallja n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve ndaj t\u00eb cil\u00ebve ishte caktuar masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Shpallja n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb pasqyruar edhe n\u00eb database t\u00eb Interpol Tirana me \u201cnjoftim t\u00eb kuq\u201d (red notice).<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 19 qershor 2026, Prokuror\u00ebt e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb SPAK, kontaktuan Sh\u00ebrbimin e Siguris\u00eb s\u00eb Brendshme (SSI) n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e autoriteteve franceze n\u00eb gjetjen e shtetasit E. B, n\u00eb kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej n\u00eb territorin e Republik\u00ebs Franceze.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese, shtetasi E.B ishte subjekt i nj\u00eb \u201cNjoftimi t\u00eb Kuq\u201d (Red Notice) t\u00eb Interpolit, t\u00eb l\u00ebshuar me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb autoriteteve gjyq\u00ebsore shqiptare p\u00ebr q\u00ebllime arrestimi dhe ekstradimi. Pas marrjes s\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, SSI kontaktoi menj\u00ebher\u00eb Drejtorin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore (DNPJ) Franceze, duke mund\u00ebsuar fillimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb hetimeve n\u00eb territorin francez. Po at\u00eb dit\u00eb, u vendos nj\u00eb bashk\u00ebpunim i ngusht\u00eb me Zyr\u00ebn Qendrore p\u00ebr Luft\u00ebn kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar (OCLCO).<\/p>\n<p>Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej n\u00eb Franc\u00eb, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrputhej me informacionin e dh\u00ebn\u00eb nga Prokuror\u00ebt e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb SPAK-ut. Hetimet e m\u00ebtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan k\u00ebt\u00eb informacion dhe identifikuan disa asete me origjin\u00eb kriminale t\u00eb ndodhura n\u00eb Franc\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht llogari bankar me nj\u00eb vler\u00eb totale prej mbi dy milion\u00eb eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e nj\u00eb k\u00ebshtjelle n\u00eb departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj,<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto asete si dhe p\u00ebr t\u00eb tjera t\u00eb cilat do t\u00eb rezultojn\u00eb nga hetimet e m\u00ebtejshme, i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb juridike autoriteteve gjyq\u00ebsore franceze me q\u00ebllim sekuestrimin e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto hetime, t\u00eb kryera nga Brigada Komb\u00ebtare e K\u00ebrkimit t\u00eb Personave n\u00eb K\u00ebrkim (BNRF), \u00e7uan gjithashtu n\u00eb zbulimin e automjeteve q\u00eb mund t\u00eb ishin p\u00ebrdorur nga personi n\u00eb k\u00ebrkim dhe lejuan q\u00eb operacionet n\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrqendroheshin m\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb zon\u00eb gjeografike.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, u angazhua Zyra Qendrore p\u00ebr Luft\u00ebn kund\u00ebr Krimit t\u00eb R\u00ebnd\u00eb Financiar (OCRGDF) p\u00ebr t\u00eb kryer hetime financiare lidhur me asetet kriminale t\u00eb identifikuara n\u00eb Franc\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur \u2014 n\u00eb koordinim me autoritetet gjyq\u00ebsore franceze dhe shqiptare masa sekuestrimi q\u00eb do t\u00eb zbatoheshin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit gjyq\u00ebsor nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga data 19 qershor 2026, shk\u00ebmbimet operacionale midis Sh\u00ebrbimit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Brendshme (SSI), magjistratit nd\u00ebrlidh\u00ebs dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Ky koordinim i p\u00ebrditsh\u00ebm ka mund\u00ebsuar shk\u00ebmbimin e shpejt\u00eb t\u00eb informacionit dhe p\u00ebrshtatjen e vazhdueshme t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 24 korrik 2026, shtetasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjzbatuese franceze pasi hyri me nj\u00eb avion t\u00eb leht\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb kufizuar t\u00eb centralit b\u00ebrthamor t\u00eb Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua t\u00eb ulej n\u00eb aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdh\u00ebroi vazhdimin e paraburgimit t\u00eb tij, p\u00ebr q\u00ebllim ekstradimi drejt Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Hetimet gjyq\u00ebsore po kryhen tani nga nj\u00ebsi t\u00eb specializuara t\u00eb Drejtoris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, n\u00eb bashk\u00ebpunim me SPAK-un.<\/p>\n<p>Hetimet financiare po zhvillohen paralelisht p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale t\u00eb identifikuara n\u00eb territorin francez, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mekanizmave t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb te Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me autoritetet franceze kane kryer kontrollin personal si edhe t\u00eb disa ambienteve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit E.B., ku jan\u00eb sekuestruar sende qe vler\u00ebsohen me interes p\u00ebr procedimin penal.<\/p>\n<p>Nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr ti p\u00ebrcjell\u00eb autoriteteve kompetente t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Franc\u00ebs, k\u00ebrkesa p\u00ebr ekstradimin nga Republika e Franc\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shtetasit E.B.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me gjen rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin; Policin\u00eb e Shtetit, ZQK Interpol Tirana, Sh\u00ebrbimin e Siguris\u00eb s\u00eb Brendshme (SSI) n\u00eb Ambasad\u00ebn Franceze n\u00eb Tiran\u00eb, Drejtorin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore (DNPJ) Franceze, Zyr\u00ebn Qendrore p\u00ebr Luft\u00ebn kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar (OCLCO) n\u00eb Franc\u00eb, Brigad\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb K\u00ebrkimit t\u00eb Personave n\u00eb K\u00ebrkim (BNRF) Franc\u00eb si dhe Magjistratin nd\u00ebrlidh\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Franc\u00ebs, i cili siguroi komunikimin e rrjedhsh\u00ebm midis autoriteteve gjyq\u00ebsore franceze dhe shqiptare dhe kontribuoi n\u00eb ndjekjen e vazhdueshme t\u00eb procedurave\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-22\/\">SPAK zbardh operacionin e arrestimit t\u00eb biznesmenit Ermal Beqiri n\u00eb Franc\u00eb! Akuzat, pasurit\u00eb e sekuestruara dhe ekstradimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me zbardh operacionin e arrestimit t\u00eb biznesmenit Ermal Beqiri n\u00eb Franc\u00eb, i akuzuar p\u00ebr shum\u00eb vepra penale q\u00eb lidhen me skandalin e dosjes s\u00eb AKSHI-t, tenderimet dhe sekuestrimin e pasurive. Me nj\u00eb njoftim zyrtar, SPAK informon se prej dhjetorit 2025 Beqiri sikurse edhe Ergys Agasi, ishin me kartel\u00eb t\u00eb kuqe nga Interpol Tirana, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95826","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95826","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95826"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95826\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}