{"id":95818,"date":"2026-08-01T12:48:21","date_gmt":"2026-08-01T12:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/01\/nga-jugosllavizimi-i-historise-te-serbizimi-i-debatit-politik\/"},"modified":"2026-08-01T12:48:21","modified_gmt":"2026-08-01T12:48:21","slug":"nga-jugosllavizimi-i-historise-te-serbizimi-i-debatit-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/01\/nga-jugosllavizimi-i-historise-te-serbizimi-i-debatit-politik\/","title":{"rendered":"Nga jugosllavizimi i historis\u00eb te serbizimi i debatit politik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Marenglen Kasmi<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr hapjen e mundshme t\u00eb nj\u00eb Konsullate t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe i nj\u00eb konsullate serbe n\u00eb Shkod\u00ebr, riktheu edhe nj\u00eb her\u00eb retorik\u00ebn e zakonshme t\u00eb \u201cpatriotizmit\u201d shqiptar. Diskutimi u zhvendos menj\u00ebher\u00eb nga analiza e interesit komb\u00ebtar te akuzat p\u00ebr tradhti, shitje t\u00eb interesave t\u00eb vendit dhe afrimitet me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Hapja e nj\u00eb konsullate shqiptare n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe e nj\u00eb serbe n\u00eb Shkod\u00ebr nuk jan\u00eb dy zhvillime t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb. Nj\u00eb konsullat\u00eb shqiptare n\u00eb Preshev\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb zyr\u00eb konsullore. Ajo do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb pik\u00eb referimi institucional p\u00ebr nj\u00eb komunitet autokton shqiptar, duke forcuar lidhjet e tij me shtetin shqiptar dhe duke ofruar mb\u00ebshtetje konsullore, kulturore e komb\u00ebtare. Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb konsullat\u00eb serbe n\u00eb Shkod\u00ebr nuk do t\u00eb ndryshonte n\u00eb thelb asgj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike apo shoq\u00ebrore t\u00eb qytetit. Ajo do t\u00eb ishte thjesht nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi konsullore e nj\u00eb shteti fqinj, si\u00e7 ka ekzistuar edhe m\u00eb par\u00eb. Historia d\u00ebshmon se nj\u00eb prani e till\u00eb nuk e cenoi identitetin shqiptar as n\u00eb periudha shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se kjo q\u00eb jetojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb debat duhet t\u2019i kthehemi historis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull, Shkodra ka qen\u00eb qendra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme konsullore n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare. P\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb saj strategjike, aty ishin vendosur konsullatat e Austro-Hungaris\u00eb, Italis\u00eb, Franc\u00ebs, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Rusis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, madje edhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebria e Serbis\u00eb e hapi konsullat\u00ebn e saj n\u00eb Shkod\u00ebr qysh n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX, si pjes\u00eb e rrjetit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb saj n\u00eb Ballkanin osman. K\u00ebsisoj, prania e nj\u00eb konsullate serbe n\u00eb Shkod\u00ebr nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb risi historike.<\/p>\n<p>Pas konsolidimit t\u00eb shtetit shqiptar, n\u00eb vitet 1922\u20131923, kur Shqip\u00ebria hapi legatat e saj t\u00eb para n\u00eb kryeqytetet evropiane, nd\u00ebr to edhe Legat\u00ebn n\u00eb Beograd, Mbret\u00ebria e Serb\u00ebve, Kroat\u00ebve dhe Slloven\u00ebve hapi Legat\u00ebn e saj n\u00eb Tiran\u00eb. Megjithat\u00eb, Legata n\u00eb Tiran\u00eb nuk e z\u00ebvend\u00ebsoi Konsullat\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebrkundrazi, ajo vazhdoi t\u00eb funksiononte si pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit rrjet diplomatik. Vet\u00ebm pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-jugosllave n\u00eb vitin 1948 kjo tradit\u00eb konsullore mori fund.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim historik, hapja e nj\u00eb konsullate serbe n\u00eb Shkod\u00ebr nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb precedent, por rikthen nj\u00eb form\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi diplomatik q\u00eb ka ekzistuar edhe m\u00eb par\u00eb, natyrisht n\u00eb nj\u00eb realitet krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr politik. Nga ana tjet\u00ebr, hapja e nj\u00eb konsullate shqiptare n\u00eb Preshev\u00eb nuk mund t\u00eb shihet si nj\u00eb rast simetrik. Ajo do t\u2019i sh\u00ebrbente nj\u00eb komuniteti autokton shqiptar, nd\u00ebrsa nj\u00eb konsullat\u00eb serbe n\u00eb Shkod\u00ebr do t\u00eb ishte pjes\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb zakonshme konsullore nd\u00ebrmjet dy shteteve.<\/p>\n<p>Por at\u00ebher\u00eb, pse gjith\u00eb kjo zhurm\u00eb? Pse \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb normalizuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Serbin\u00eb shoq\u00ebrohet menj\u00ebher\u00eb me akuza p\u00ebr tradhti komb\u00ebtare?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja nuk gjendet vet\u00ebm te politika e dit\u00ebs. Ajo lidhet edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si, prej m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash, \u00ebsht\u00eb interpretuar historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-jugosllave. Historiografia jugosllave e pasluft\u00ebs nuk u nd\u00ebrtua mbi trillime, por mbi fakte reale t\u00eb interpretuara n\u00eb funksion t\u00eb legjitimimit t\u00eb projektit federal jugosllav. Ajo e absolutizoi ndikimin jugosllav mbi l\u00ebvizjen komuniste shqiptare, duke e paraqitur PKSH-n\u00eb si krijes\u00eb t\u00eb Beogradit, LAN\u00c7-in si nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb frontit jugosllav dhe Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb shtet pa autonomi politike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ajo synonte t\u00eb dob\u00ebsonte kohezionin komb\u00ebtar shqiptar, duke zhvendosur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs nga politika jugosllave te vet\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e historiografis\u00eb shqiptare p\u00ebrvet\u00ebsoi pa analiz\u00eb t\u00eb mjaftueshme kritike disa prej k\u00ebtyre tezave. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar LAN\u00c7-in dhe p\u00ebr t\u00eb rehabilituar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb forcave nacionaliste q\u00eb bashk\u00ebpunuan me pushtuesit, ndikimi real jugosllav mbi l\u00ebvizjen komuniste shqiptare u shnd\u00ebrrua shpesh n\u00eb \u00e7el\u00ebsin kryesor t\u00eb interpretimit t\u00eb Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare. K\u00ebshtu u krijua nj\u00eb paradigm\u00eb interpretimi q\u00eb vazhdon t\u00eb ndikoj\u00eb edhe sot debatin politik shqiptar, ku jo rrall\u00eb e majta paraqitet si vazhdim\u00ebsi historike e lidhjeve me Beogradin dhe \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie me Serbin\u00eb si d\u00ebshmi e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ndikimi i k\u00ebsaj qasjeje nuk mbetet vet\u00ebm akademik. Ai ndihet edhe sot, duke prodhuar p\u00ebr\u00e7arje nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve dhe duke e zhvendosur debatin nga analiza historike drejt polemik\u00ebs ideologjike. Historia u shnd\u00ebrrua k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb luft\u00ebs politike. M\u00ebnyra m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar kund\u00ebrshtarin nuk ishte m\u00eb debati mbi programet apo vendimet e tij, por etiketimi si \u201cnjeri i Beogradit\u201d. K\u00ebsaj akuze nuk i ka shp\u00ebtuar pothuajse asnj\u00eb drejtues i shtetit shqiptar gjat\u00eb nj\u00eb shekulli: Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha dhe sot Edi Rama. Ndryshojn\u00eb epokat, ndryshojn\u00eb rrethanat, por akuza mbetet e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nga jugosllavizimi i historis\u00eb kemi kaluar n\u00eb serbizimin e debatit politik shqiptar. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb diskutohej p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes, p\u00ebr interesat q\u00eb ajo i sh\u00ebrben Shqip\u00ebris\u00eb apo p\u00ebr p\u00ebrfitimet q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb hapja e nj\u00eb konsullate shqiptare n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, debati u reduktua n\u00eb identifikimin e \u201ctradhtarit\u201d. Kryeministri Rama u akuzua se po i sh\u00ebrbente Serbis\u00eb dhe se po shiste interesat komb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb objekti kryesor i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht zgjerimi i pranis\u00eb institucionale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb kombit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb objektivisht mund t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb interesit komb\u00ebtar rrezikon t\u00eb zhb\u00ebhet vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb propozuar nga kund\u00ebrshtari politik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej retorik\u00ebs, mbetet nj\u00eb pyetje q\u00eb meriton nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ftoht\u00eb: a d\u00ebmtohet Shqip\u00ebria nga hapja e nj\u00eb konsullate serbe n\u00eb Shkod\u00ebr? Nga pik\u00ebpamja e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb jo. Marr\u00ebdh\u00ebniet konsullore vendosen vet\u00ebm me p\u00eblqimin e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb dy shteteve dhe Konventa e Vjen\u00ebs nuk njeh nj\u00eb reciprocitet mekanik, sipas t\u00eb cilit \u00e7do konsullat\u00eb duhet t\u00eb \u201cbalancohet\u201d me nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet apo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte. Reciprociteti n\u00eb diplomaci n\u00ebnkupton barazi juridike dhe marr\u00ebveshje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, jo simetri gjeografike. Po ashtu, nuk ka d\u00ebm as n\u00eb drejtim t\u00eb interesave komb\u00ebtare. Shkodra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikuar qysh m\u00eb 1913, kur shqiptar\u00ebt e mbrojt\u00ebn me gjak.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, a do ta pranonte ndonj\u00ebher\u00eb Serbia hapjen e nj\u00eb Konsullate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs pa marr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim? Diplomacia nuk funksionon mbi d\u00ebshirat tona, por mbi interesat dhe kompromiset. Prandaj pyetja e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb fitoi Serbia, por \u00e7far\u00eb fitoi Shqip\u00ebria. N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria m\u00eb n\u00eb fund siguroi nj\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrhershme institucionale n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, at\u00ebher\u00eb bilanci v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb konsiderohet i pafavorsh\u00ebm p\u00ebr interesin shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo, natyrisht, nuk do t\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ul\u00eb vigjilenc\u00ebn ndaj politik\u00ebs s\u00eb Beogradit. Serbia vazhdon t\u00eb mos njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb ushtroj\u00eb presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb instrumentet e saj diplomatike aty ku ka interes komb\u00ebtar, jo t\u2019i refuzoj\u00eb ato p\u00ebr shkak t\u00eb emocioneve apo luft\u00ebs s\u00eb brendshme politike. Nj\u00eb konsullat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fortes\u00eb ushtarake, nuk ndryshon kufijt\u00eb dhe nuk krijon t\u00eb drejta territoriale. Ajo ushtron funksione t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vepron vet\u00ebm me p\u00eblqimin e shtetit prit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndoshta ky \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb nxjerrim nga ky debat. Paradigma e nd\u00ebrtuar nga historiografia jugosllave, e p\u00ebrforcuar nga kujtesa historike e politikave represive dhe e dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar ndaj shqiptar\u00ebve, ka prodhuar nj\u00eb refleks politik e shoq\u00ebror, sipas t\u00eb cilit \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie me Serbin\u00eb interpretohet automatikisht si tradhti. K\u00ebsisoj, kemi kaluar nga jugosllavizimi i historis\u00eb n\u00eb serbizimin e debatit politik. Paradoksi \u00ebsht\u00eb se projekti politik q\u00eb e lindi at\u00eb historiografi nuk ekziston m\u00eb, por narrativa e saj vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb. Dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb sukses, sepse edhe sot prodhon t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat: i p\u00ebr\u00e7an shqiptar\u00ebt dhe e zhvendos debatin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb historike t\u00eb politik\u00ebs serbe drejt konfliktit nd\u00ebrmjet vet\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Marenglen Kasmi Lajmi p\u00ebr hapjen e mundshme t\u00eb nj\u00eb Konsullate t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe i nj\u00eb konsullate serbe n\u00eb Shkod\u00ebr, riktheu edhe nj\u00eb her\u00eb retorik\u00ebn e zakonshme t\u00eb \u201cpatriotizmit\u201d shqiptar. Diskutimi u zhvendos menj\u00ebher\u00eb nga analiza e interesit komb\u00ebtar te akuzat p\u00ebr tradhti, shitje t\u00eb interesave t\u00eb vendit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95818","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95818"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95818\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}