{"id":95770,"date":"2026-07-31T18:48:16","date_gmt":"2026-07-31T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/31\/si-mund-ta-decentralizojme-pushtetin-pa-e-fragmentarizuar-territorin\/"},"modified":"2026-07-31T18:48:16","modified_gmt":"2026-07-31T18:48:16","slug":"si-mund-ta-decentralizojme-pushtetin-pa-e-fragmentarizuar-territorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/31\/si-mund-ta-decentralizojme-pushtetin-pa-e-fragmentarizuar-territorin\/","title":{"rendered":"Si mund ta decentralizojm\u00eb pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Arsejda Gjyli<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2013\u20132015 angazhimi im studimor politik ishte i fokusuar p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash edhe n\u00eb studime t\u00eb thelluara mbi reform\u00ebn Administrative \u2013 Territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri, mbi parimet e decentralizimit sipas Bashkimit Evropian dhe mbi kontradikt\u00ebn q\u00eb ekziston mes politikave t\u00eb decentralizimit dhe tendencave rajonalizuese q\u00eb implementohen nga BE-ja.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi im edhe sot mbetet se reforma e vitit 2015 ishte, n\u00eb thelb, nj\u00eb reform\u00eb decentralizuese. Ajo synoi krijimin e nj\u00ebsive vendore m\u00eb t\u00eb fuqishme financiarisht dhe administrativisht, me kapacitete m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime cil\u00ebsore dhe p\u00ebr t\u00eb planifikuar zhvillimin ekonomik lokal. Problemi nuk ishte filozofia e reform\u00ebs, por m\u00ebnyra e zbatimit t\u00eb saj, niveli i decentralizimit fiskal dhe mungesa e transferimit real t\u00eb kompetencave nga qeveria qendrore tek pushteti vendor.<\/p>\n<p>Sot debati p\u00ebr nj\u00eb Reform\u00eb t\u00eb re Asministrative \u2013 Territoriale po zhvillohet n\u00eb dy drejtime:<\/p>\n<p>Nj\u00ebra qasje, e mb\u00ebshtetur nga mazhoranca, shkon drejt rajonalizimit. Kjo n\u00ebnkupton krijimin e strukturave rajonale me m\u00eb shum\u00eb kompetenca, duke p\u00ebrqendruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendimmarrjes mbi bashkit\u00eb. Ky model mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me politikat rajonale t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr menaxhimin e fondeve dhe planifikimin rajonal, por n\u00eb praktik\u00ebn shqiptare mbart rrezikun e nj\u00eb centralizimi t\u00eb ri. N\u00eb vend q\u00eb kompetencat t\u00eb zbresin m\u00eb af\u00ebr qytetarit, ato mund t\u00eb ngjiten n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr administrativ, duke e larguar vendimmarrjen nga komuniteti lokal.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, propozimet e opozit\u00ebs p\u00ebr shtimin e numrit t\u00eb bashkive synojn\u00eb rikthimin e af\u00ebrsis\u00eb me qytetarin dhe forcimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit lokal. Megjithat\u00eb, n\u00ebse kjo b\u00ebhet pa kritere objektive demografike, ekonomike dhe funksionale, rrezikon t\u00eb prodhoj\u00eb fragmentarizim administrativ. Bashki shum\u00eb t\u00eb vogla nuk kan\u00eb baz\u00eb fiskale t\u00eb mjaftueshme, nuk krijojn\u00eb ekonomi shkalle dhe varen pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga buxheti i shtetit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb decentralizim real; \u00ebsht\u00eb cop\u00ebzim administrativ.<\/p>\n<p>Si mund ta decentralizojm\u00eb pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja nuk \u00ebsht\u00eb as rajonalizimi q\u00eb centralizon dhe as cop\u00ebzimi q\u00eb dob\u00ebson institucionet vendore. Zgjidhja duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb disa parime.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, decentralizimi duhet t\u00eb jet\u00eb funksional dhe jo vet\u00ebm territorial. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm sa Bashki ekzistojn\u00eb, por \u00e7far\u00eb kompetencash, \u00e7far\u00eb burimesh financiare dhe \u00e7far\u00eb autonomie reale kan\u00eb ato.<br \/>\nS\u00eb dyti, aty ku nj\u00eb Bashki \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe dhe qytetar\u00ebt nuk marrin sh\u00ebrbim cil\u00ebsor, mund t\u00eb krijohen bashki t\u00eb reja vet\u00ebm mbi baza objektive: popullsia, distanca gjeografike, lidhjet ekonomike, infrastruktura dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria financiare. Nuk duhet t\u00eb krijohen Bashki p\u00ebr interesa politike apo elektorale. Por mbi baz\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb duhur dhe parimit t\u00eb demokracis\u00eb vendore.<br \/>\nS\u00eb treti, nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb hiqen apo shtohen Bashkit\u00eb ekzistuese p\u00ebr t\u00eb afruar sh\u00ebrbimet. Mund t\u00eb forcohen Nj\u00ebsit\u00eb Administrative, zyrat vendore t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe administrata n\u00eb terren. Qytetari ka nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbim af\u00ebr vendbanimit, jo domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb Bashki t\u00eb re.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, \u00e7do ndryshim duhet t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb vendet e pun\u00ebs t\u00eb mos cenohen padrejt\u00ebsisht. Reforma nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces shkurtimesh masive, por nj\u00eb proces riorganizimi. Punonj\u00ebsit me eksperienc\u00eb mund t\u00eb transferohen n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e reja administrative, n\u00eb agjencit\u00eb rajonale ose n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb decentralizuara. Administrata nuk duhet par\u00eb si kosto politike, por si kapital institucional q\u00eb duhet menaxhuar me kujdes.<br \/>\nS\u00eb pesti, \u00e7do Bashki e re duhet t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Ajo duhet t\u00eb ket\u00eb kapacitete administrative, burime financiare, infrastruktur\u00eb, akses n\u00eb sh\u00ebrbime publike dhe mund\u00ebsi reale zhvillimi ekonomik. P\u00ebrndryshe krijohen institucione t\u00eb dob\u00ebta q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbushin detyrimet ligjore.<\/p>\n<p>Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb decentralizimi t\u00eb shoq\u00ebrohet me decentralizim fiskal. N\u00ebse bashkit\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb varen nga transfertat e qeveris\u00eb qendrore, pavar\u00ebsisht kufijve territorial\u00eb, autonomia e tyre mbetet formale. Bashkia duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, kompetenca p\u00ebr menaxhimin e tyre dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rezultatet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, reforma e ardhshme administrativo-territoriale nuk duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga logjika politike, por nga interesi publik. Shqip\u00ebris\u00eb nuk i duhet as nj\u00eb centralizim i ri p\u00ebrmes rajonalizimit dhe as nj\u00eb fragmentarizim p\u00ebrmes shtimit t\u00eb pakontrolluar t\u00eb Bashkive. I duhet nj\u00eb model q\u00eb kombinon decentralizimin real, efikasitetin administrativ, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare dhe af\u00ebrsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve me qytetarin. Vet\u00ebm nj\u00eb Reform\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi k\u00ebto parime mund t\u00eb forcoj\u00eb demokracin\u00eb vendore dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben zhvillimit t\u00eb vendit, e jo interesave afatshkurtra politike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arsejda Gjyli N\u00eb vitet 2013\u20132015 angazhimi im studimor politik ishte i fokusuar p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash edhe n\u00eb studime t\u00eb thelluara mbi reform\u00ebn Administrative \u2013 Territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri, mbi parimet e decentralizimit sipas Bashkimit Evropian dhe mbi kontradikt\u00ebn q\u00eb ekziston mes politikave t\u00eb decentralizimit dhe tendencave rajonalizuese q\u00eb implementohen nga BE-ja. Vler\u00ebsimi im edhe sot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95770","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95770\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}