{"id":95763,"date":"2026-07-31T17:48:13","date_gmt":"2026-07-31T17:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/31\/rasti-ilir-beqaj-si-radiografi-e-deshtimit-te-drejtesise-se-re\/"},"modified":"2026-07-31T17:48:13","modified_gmt":"2026-07-31T17:48:13","slug":"rasti-ilir-beqaj-si-radiografi-e-deshtimit-te-drejtesise-se-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/31\/rasti-ilir-beqaj-si-radiografi-e-deshtimit-te-drejtesise-se-re\/","title":{"rendered":"Rasti Ilir Beqaj si radiografi e d\u00ebshtimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pas 25 muajsh n\u00eb qeli, Gjykata e Posa\u00e7me Antikorrupsion urdh\u00ebroi sot lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit t\u00eb Ilir Beqaj, p\u00ebr shkak t\u00eb kalimit t\u00eb afateve t\u00eb paraburgimit. Fushata demonizuese ndaj ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb pasoi marrjen e tij si i pandehur p\u00ebr koncesionin e sterilizimit dhe m\u00eb pas arrestimi i tij n\u00ebn akuz\u00ebn e korrupsionit, p\u00ebr detyr\u00ebn e tij n\u00eb krye t\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb koordinimit t\u00eb ndihmave evropiane n\u00eb Shqip\u00ebri, u shkrin\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, duke pasur si objektiv viktimizimin e nj\u00eb figure t\u00eb lart\u00eb politike, pa pritur t\u00eb gjendej nj\u00eb fakt real serioz q\u00eb justifikonte arrestimin.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shqiptar\u00eb mendojn\u00eb se Ilir Beqaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr kontrat\u00ebn e sterilizimit. N\u00eb fakt, aty ai jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka pranuar gjykim t\u00eb shkurtuar, i bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm, por po mbrohet duke e ndar\u00eb \u00e7\u00ebshtjen nga t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb ka ngritur standardin e mjek\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ai u arrestua befas n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, n\u00ebn nj\u00eb akuz\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb sajuar me nxitim, meq\u00eb nuk arrinin dot t\u00eb gjenin ndonj\u00eb gj\u00eb serioze p\u00ebr ta arrestuar p\u00ebr koncesionin e sterilizimit. Dukej si nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb ia b\u00ebnin atyre q\u00eb u kishin k\u00ebrkuar arrestimin e tij.<\/p>\n<p>Akuzat e publikuara p\u00ebrmes gazetar\u00ebve q\u00eb SPAK p\u00ebrdor p\u00ebr propagand\u00eb, n\u00ebn drejtimin e ish-drejtorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun, ishin sa qesharake aq dhe monstruoze. Fjala vjen, n\u00eb akuzat q\u00eb u shp\u00ebrndaheshin portaleve t\u00eb komanduara t\u00eb SPAK thuhej se ai ka paguar tre operator\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim, dhe mor\u00ebn m\u00eb qaf\u00eb dhe dy biznesmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i arrestuan n\u00ebn k\u00ebt\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, treditore n\u00eb Shqip\u00ebri, ku sh\u00ebrbimi ishte ndar\u00eb n\u00eb tri kompani, por jo se ishte faturuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim, por p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin tip sh\u00ebrbimi. Nj\u00eb ndihm\u00ebs i tij, i ngat\u00ebrruar n\u00eb menaxhimin e faturave, p\u00ebr pak \u00e7oi para drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00ebsoj si Beqaj, dhe dy artist\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbime restoranti. Konspiracioni q\u00eb u krijua dhe p\u00ebrbaltja ndaj tij arriti kulmin, duke e trajtuar at\u00eb si zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion, kur n\u00eb fakt ai nuk ishte zyrtar i lart\u00eb, por drejtues i nj\u00eb agjencie shtet\u00ebrore, q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet me kuadrin ton\u00eb ligjor n\u00eb list\u00ebn e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ishte fare as kompetenc\u00eb e SPAK, por d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb statistik\u00eb politike nga SPAK, e shoq\u00ebruar me aft\u00ebsin\u00eb shembullore t\u00eb tyre, p\u00ebrve\u00e7 asaj p\u00ebr propagand\u00eb, b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb 25 muaj n\u00eb qeli, p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb n\u00eb fund gjykata para disa dit\u00ebsh ia ka kthyer mbrapsht SPAK p\u00ebr t\u2019ia plot\u00ebsuar, pasi nuk p\u00ebrputhet asgj\u00eb mes propagand\u00ebs dhe fakteve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ai vazhdonte t\u00eb rrinte n\u00eb qeli si ish-zyrtar i lart\u00eb, pa qen\u00eb i till\u00eb, dhe i akuzuar p\u00ebr korrupsion, pa ndonj\u00eb evidenc\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr i nis\u00ebn dhe nj\u00eb veting pasuror, me shpres\u00eb se ashtu nuk dilte m\u00eb nga burgu.<\/p>\n<p>Sot jemi n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb gjyqi ndaj sterilizimit ka p\u00ebrfunduar, disa persona ekzekutiv\u00eb t\u00eb gjetur p\u00ebrgjegj\u00ebs kan\u00eb pranuar gjykimin e shkurtuar dhe jan\u00eb d\u00ebnuar, nd\u00ebrsa Ilir Beqaj nuk ka pranuar as gjykimin e shkurtuar dhe as akuz\u00ebn dhe po vazhdon betej\u00ebn duke shpresuar n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e tij. Nga ana tjet\u00ebr, gjyqi banal i sajuar kund\u00ebr tij d\u00ebshtoi p\u00ebr 25 muaj t\u00eb gjente fakte, kaloi afatet e paraburgimit dhe sot u detyruan ta nxjerrin me arrest sht\u00ebpie, nj\u00eb mas\u00eb ende e pajustifikuar dhe e padrejt\u00eb, por q\u00eb reflekton persekutimin e tij politik si viktim\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Historia e Ilir Beqaj \u00ebsht\u00eb radiografia reale e d\u00ebshtimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, e p\u00ebrdorimit t\u00eb SPAK si nj\u00eb instrument represiv p\u00ebr t\u00eb prodhuar statistika politike dhe, nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb prov\u00eb konkrete e paaft\u00ebsis\u00eb profesionale t\u00eb tyre dhe posht\u00ebrimit barbar q\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes propagand\u00ebs gebelsiane t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun t\u00eb tyre, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht ka shp\u00ebrdoruar parat\u00eb e qeverive per\u00ebndimore, kryesisht asaj britanike.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me t\u00eb mbahen ende n\u00ebn hetim dhe n\u00ebn p\u00ebrgojim publik bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb veprimtarit\u00eb publike t\u00eb agjencis\u00eb q\u00eb ai drejtonte, me shpres\u00eb se do nxirrnin ndonj\u00eb fakt prej tyre.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb mbajtur 25 muaj n\u00eb paraburgim, pa asnj\u00eb prov\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr korrupsion, dhe pas 25 muajsh gjykata u detyrua ta kthej\u00eb dosjen mbrapsht p\u00ebr ta rihetuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i kishin kaluar afatet e paraburgimit, tregon qart\u00eb se deri tani kemi nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebshkimore p\u00ebr nevoja politike, por jo nj\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb, madje dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, me Erion Veliajn, t\u00eb cilit nga inati pse po d\u00ebshtojn\u00eb me rr\u00ebmbimin nga zyra n\u00eb qeli, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb praktikisht urdh\u00ebron lirimin e tij, ia shtyn\u00eb gjyqin p\u00ebr 15 shtator dhe kan\u00eb nisur t\u00eb kontrollojn\u00eb mos i gjejn\u00eb ndonj\u00eb shkelje n\u00eb dietat e udh\u00ebtimit, meq\u00eb s\u2019po ia dalin dot t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb serioze p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb rr\u00ebmbyer nga zyra.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo tregon se i vetmi bilanc real i SPAK n\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb faktuar akuzat e ngritura politikisht ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe mos\u00e7uarja e asnj\u00eb procesi deri n\u00eb fund n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, por vet\u00ebm p\u00ebrmes gjyqeve popullore dhe masave represive t\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vend q\u00eb ata t\u00eb tregonin p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, pasi ne u besuam atyre fatet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, ata treguan pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri duke u marr\u00eb me fatet fizike t\u00eb viktimave t\u00eb tyre, duke e kthyer k\u00ebshtu Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, n\u00eb viktim\u00ebn e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Pas 25 muajsh n\u00eb qeli, Gjykata e Posa\u00e7me Antikorrupsion urdh\u00ebroi sot lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit t\u00eb Ilir Beqaj, p\u00ebr shkak t\u00eb kalimit t\u00eb afateve t\u00eb paraburgimit. Fushata demonizuese ndaj ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb pasoi marrjen e tij si i pandehur p\u00ebr koncesionin e sterilizimit dhe m\u00eb pas arrestimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95763","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95763","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95763"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95763\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}