{"id":95690,"date":"2026-07-30T19:48:17","date_gmt":"2026-07-30T19:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/rama-foli-per-kercenimin-e-ekzistences-se-ps-nje-ngjarje-e-paralajmeruar-dhe-nje-rast-personal\/"},"modified":"2026-07-30T19:48:17","modified_gmt":"2026-07-30T19:48:17","slug":"rama-foli-per-kercenimin-e-ekzistences-se-ps-nje-ngjarje-e-paralajmeruar-dhe-nje-rast-personal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/rama-foli-per-kercenimin-e-ekzistences-se-ps-nje-ngjarje-e-paralajmeruar-dhe-nje-rast-personal\/","title":{"rendered":"Rama foli p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb PS! Nj\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar dhe nj\u00eb rast personal"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Hermes Kafexhiu<\/strong><\/p>\n<p>Fjalimi i Ram\u00ebs p\u00ebrpara drejtuesve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste u nd\u00ebrtua rreth nj\u00eb pranimi q\u00eb deri dje dukej pothuajse i pamundur: partia po humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar njer\u00ebzit. Por pjesa m\u00eb e fort\u00eb erdhi n\u00eb tre minutat e fundit, kur ai e \u00e7oi paralajm\u00ebrimin p\u00ebrtej pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb momentit dhe foli hapur p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet\u00eb PS-s\u00eb. N\u00ebse nuk arrijm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ur\u00ebn e d\u00ebgjimit me njer\u00ebzit, tha ai, \u201ckjo \u00ebsht\u00eb pak, por e sigurt q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga lart\u00ebsia e kat\u00ebr mandateve t\u00eb fituara, Rama foli p\u00ebrpara nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb drejtues t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr varrezat e partive dhe l\u00ebvizjeve t\u00eb m\u00ebdha politike. P\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi ato humb\u00ebn lidhjen me shoq\u00ebrin\u00eb, u mbyll\u00ebn brenda vetes dhe p\u00ebrfunduan duke bashk\u00ebpunuar me klientelizmin q\u00eb m\u00eb pas i g\u00eblltiti.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb Ram\u00ebs iu desh \u201cRevolucioni Flamingo\u201d p\u00ebr ta artikuluar kaq qart\u00eb k\u00ebt\u00eb rrezik. Sepse problemi i mosd\u00ebgjimit nuk lindi sot dhe nuk ka munguar askush q\u00eb ta paralajm\u00ebroj\u00eb.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb m\u2019u duk m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim dhe q\u00eb u tha nga Rama vet\u00eb, ishte fakti q\u00eb n\u00eb 3 minut\u00ebshin e fundit ai foli p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb PS-s\u00eb dhe tha, midis t\u00eb tjerash, se n\u00ebse nuk arrijm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ur\u00ebn e d\u00ebgjimit me njer\u00ebzit, \u201ckjo \u00ebsht\u00eb pak, por e sigurt q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Rama, nga triumfi i kat\u00ebr mandateve, foli p\u00ebrball\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb drejtues t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr varrezat e partive dhe l\u00ebvizjeve t\u00eb m\u00ebdha politike. Ram\u00ebs iu desh ta kuptonte me \u201cRevolucionin Flamingo\u201d k\u00ebt\u00eb fakt dhe mua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb vjen keq.<\/p>\n<p>T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb shoq\u00ebrore, nj\u00eb dram\u00eb sociale. Un\u00eb e di urrejtjen e madhe q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb mbledhur s\u00eb fundmi mbi k\u00ebt\u00eb subjekt, i cili, p\u00ebr mendimin tim, nuk meriton aspak k\u00ebt\u00eb shpoti t\u00eb madhe p\u00ebr fajin e disa individ\u00ebve q\u00eb shohin m\u00eb shum\u00eb karrigen sesa reflektimin e masave; p\u00ebr fajin e kadastr\u00ebs, OSHEE-s\u00eb, doganave, tatimeve, policis\u00eb dhe, pse jo, edhe t\u00eb vet\u00eb Ram\u00ebs, i cili ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr q\u00ebllimin e tij filozofik t\u00eb \u201crrug\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d, i ka r\u00ebn\u00eb dhe shkurt, etj., etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto nd\u00ebrmarrje dhe institucione kan\u00eb keqp\u00ebrdorur besimin e socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Rama foli p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb partit\u00eb e vdekura pat\u00ebn nga bashk\u00ebpunimi me klientelizmin dhe se n\u00eb fund kaluan dimra t\u00eb m\u00ebdhenj e histori t\u00eb tjera si k\u00ebto.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, Kryeminist\u00ebr, n\u00eb fakt edhe ti, padashur, je nj\u00eb peng i k\u00ebsaj situate, i k\u00ebsaj vorbulle.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb shembull personal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nj\u00eb shembull faktik.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2018 shkrova nj\u00eb raport prej 26 faqesh mbi analiz\u00ebn e gjendjes s\u00eb universiteteve n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk po jap detaje, por ishte nj\u00eb analiz\u00eb q\u00eb tregonte gjendjen e student\u00ebve dhe ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim se her\u00ebt a von\u00eb nj\u00eb situat\u00eb revolte aty do t\u00eb ndodhte. Edhe si nj\u00eb profeci, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flas pa m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn modesti, 11 muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 6 dhjetor t\u00eb po atij viti, plasi protesta e student\u00ebve, goditja e par\u00eb e madhe politike, opozitare dhe shoq\u00ebrore ndaj Ram\u00ebs dhe pushtetit.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha aktivist i Partis\u00eb Socialiste. Ia tregova k\u00ebt\u00eb, bashk\u00eb me kryetarin e FRESSH-it t\u00eb asaj kohe, Eljo Hyskajn, ish-zv\/Ministrit t\u00eb Arsimit t\u00eb koh\u00ebs, Ervin Demos, dhe ia treguam edhe Taulant Ball\u00ebs, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Askush prej tyre nuk e mori seriozisht. Askush nuk arriti ta d\u00ebgjonte. Ne, rinia e PS-s\u00eb, i paraprim\u00eb atij fakti.<\/p>\n<p>Pasi gj\u00ebma ndodhi, Rama u ankua pik\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb e parashikuan k\u00ebt\u00eb fakt, rinin\u00eb socialiste. Gjeti \u201ckok\u00ebn e turkut\u201d te FRESSH-i dhe paralajm\u00ebroi shkrirjen e tij. Nuk gjenim dot mund\u00ebsi q\u00eb un\u00eb personalisht, n\u00eb ato koh\u00eb, t\u2019i tregoja se ne e kishim parashikuar, ne e dinim \u00e7far\u00eb po ndodhte. E megjithat\u00eb, me at\u00eb \u201crapadup\u00ebn\u201d e tij politike, Rama ia doli asaj proteste.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr theksim, n\u00eb koh\u00ebn kur zhvillohej protesta e student\u00ebve, Forumi i Tiran\u00ebs b\u00ebnte zgjedhje. Mes nj\u00eb vale shantazhi, lin\u00e7imi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm me thirrje si gjoja \u201csufllaqexhinj\u201d e shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, saq\u00eb edhe vet\u00eb Ram\u00ebn e kompleksoi kjo situat\u00eb p\u00ebr evidentimin q\u00eb po i b\u00ebhej rinis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kishte asnj\u00eb krah\u00ebmbajtje; ne ia dol\u00ebm vet\u00eb. Me sheshin kund\u00ebr dhe me Ram\u00ebn indiferent, vet\u00ebm Veliaj i ka q\u00ebndruar af\u00ebr asaj situate, por edhe ai nuk e ka lexuar thell\u00eb at\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ne rigjeneruam Forumin e Tiran\u00ebs mes val\u00ebs s\u00eb goditjeve. Un\u00eb kam qen\u00eb Sekretar Organizativ p\u00ebr 4 vite. I dham\u00eb nj\u00eb frym\u00eb tjet\u00ebr forumit, krijuam fushata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nga objektivat e q\u00ebndrueshme q\u00eb sot jan\u00eb baza e \u201cFlamingove\u201d, nga ura mes aktivizmit, ideologjis\u00eb dhe d\u00ebshirave t\u00eb gjenerat\u00ebs me nevojat e saj. Alternuam politikat e m\u00ebdha me kontributin q\u00eb mund t\u00eb jepnim ne n\u00eb rolin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ne afruam shum\u00eb t\u00eb rinj, por k\u00ebt\u00eb pak e d\u00ebgjuan. Edhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk e pash\u00eb un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cprani besnike\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn foli Rama, pik\u00ebrisht faktin e pandryshuesh\u00ebm q\u00eb edhe ai vet\u00eb nuk e ka d\u00ebgjuar thirrjen e nj\u00eb perspektive, me mendimin se gjetjet e tij politike do t\u00eb ishin vet\u00eb koha politike e ekzistenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne ishim t\u00eb par\u00ebt q\u00eb fol\u00ebm p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, ftuam ambasadorin dhe m\u00eb pas doli nj\u00eb val\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb. Ne d\u00ebgjuam Lea Ypin, d\u00ebgjuam Falma Fshazin, d\u00ebgjuam t\u00eb gjitha k\u00ebto figura q\u00eb prej koh\u00ebsh flisnin p\u00ebr mendimin kritik, pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb qasje q\u00eb e largonte partin\u00eb nga klientelizmi dhe e ftonte drejt masave.<\/p>\n<p>Po, po, ishim ne q\u00eb e b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb, Edi Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb zgjedhjet e fundit, u b\u00eb nj\u00eb e ashtuquajtur Akademi Politike, e cila si filozofi ishte di\u00e7ka e mir\u00eb n\u00eb dukje, por m\u00ebnyra sesi u b\u00eb ishte pik\u00ebrisht ajo mungesa e empatis\u00eb, ishte pik\u00ebrisht ai asgj\u00ebsim i pranis\u00eb besnike. Sepse kur ua l\u00eb disa njer\u00ebzve n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, ata nuk mendojn\u00eb sesi t\u00eb afrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, por mendojn\u00eb sesi t\u2019i bien m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe Akademia, n\u00eb thelb, doli nj\u00eb pacavure q\u00eb asgj\u00ebsoi nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb PS, figura q\u00eb kishin pik\u00ebrisht at\u00eb element t\u00eb pranis\u00eb besnike.<\/p>\n<p>Ndaj ngjarja \u00ebsht\u00eb e paralajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb fjalimi i sot\u00ebm ishte nj\u00eb thirrje p\u00ebr reflektim, q\u00eb n\u00eb fakt duhet t\u00eb ket\u00eb energjin\u00eb e madhe t\u00eb vet\u00eb atij q\u00eb e serviri, p\u00ebr ta par\u00eb mendimin kritik si aleatin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos lejuar k\u00ebrc\u00ebnimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, pa t\u00eb cil\u00ebn edhe ai vet\u00eb nuk do t\u2019i kishte ato fitore q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb e paralajm\u00ebruar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hermes Kafexhiu Fjalimi i Ram\u00ebs p\u00ebrpara drejtuesve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste u nd\u00ebrtua rreth nj\u00eb pranimi q\u00eb deri dje dukej pothuajse i pamundur: partia po humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar njer\u00ebzit. Por pjesa m\u00eb e fort\u00eb erdhi n\u00eb tre minutat e fundit, kur ai e \u00e7oi paralajm\u00ebrimin p\u00ebrtej pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb momentit dhe foli hapur p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95690","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95690\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}