{"id":95678,"date":"2026-07-30T18:04:36","date_gmt":"2026-07-30T18:04:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/pse-ministri-gonxhe-sot-fshehu-aktin-normativ-te-rrezuar\/"},"modified":"2026-07-30T18:04:36","modified_gmt":"2026-07-30T18:04:36","slug":"pse-ministri-gonxhe-sot-fshehu-aktin-normativ-te-rrezuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/pse-ministri-gonxhe-sot-fshehu-aktin-normativ-te-rrezuar\/","title":{"rendered":"Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ t\u00eb rr\u00ebzuar?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Gert Carcani<\/strong><\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb qametin, por mos e rruani: M\u00eb e mira do t\u00eb b\u00ebhet dhe do t\u00eb vij\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu garantoi sot minist\u00ebr Gonxhja dhe zv.ministri i linj\u00ebs, n\u00eb lidhje me bllokimin dhe nd\u00ebrprerjen e financave totale p\u00ebr sportin, rrjedh\u00eb e rr\u00ebzimit t\u00eb plot\u00eb pa kriter e shkak t\u00eb aktit normativ p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb federatash sportive n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Natyrisht n\u00eb daljen e sotme publike v\u00ebmendjen e mori tjet\u00ebr gj\u00eb, dhe n\u00eb fund pas nj\u00eb politike ministrore mbi turizmin, bulevardin, flamingot, mbeti edhe nj\u00eb cop\u00ebz koh\u00eb p\u00ebr sportin. N\u00eb nj\u00eb konference shtypi t\u00eb njoftuar n\u00eb extremis, si p\u00ebr t\u00eb th\u00ebne q\u00eb nuk duam njeri n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, ministri dhe zv.ministri vrapuan t\u00eb listojn\u00eb aktet heroike p\u00ebr sportin n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra, natyrisht me para taksa-paguesish.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb q\u00eb g\u00eblltitej sado pak, ishte premtimi q\u00eb mbase mbase brenda k\u00ebtij viti shkon n\u00eb parlament draft-ligji p\u00ebr sponsorizimin. Vonesa, q\u00eb sipas ministrit lidhet me burokracin\u00eb europiane si grup ligjesh q\u00eb duhen p\u00ebrshtatur me legjislacionin e BE, por edhe si shkak i paket\u00ebs fiskale n\u00eb vend q\u00eb n\u00eb tetor futet n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, le ta marrim si nj\u00eb premtim, q\u00eb mbase mbase k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb para\u2019 te FSHF-ja p\u00ebr europianin u-21 tha zv.ministri, pa b\u00ebr\u00eb transparente aspak q\u00eb fondi i k\u00ebrkuar s\u00eb fundmi nuk u muar fare n\u00eb konsiderat\u00eb. Dhe pse-n\u00eb e k\u00ebtij refuzimi, shqip\u00ebtar\u00ebt dhe familja e futbollit sot nuk e d\u00ebgjoi.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb para\u2019 tha s\u00ebrish zv.ministri p\u00ebr projektin \u201cEkipet sportive n\u00eb Shkolla\u201d, por s\u00ebrish iu referua aktit normativ t\u00eb vjet\u00ebr, pa b\u00ebr\u00eb aspak transparenc\u00eb p\u00ebr k\u00ebte t\u00eb riun q\u00eb nuk u muar aspak n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se pyetjet p\u00ebr sportin munguan, po listojm\u00eb disa t\u00eb tilla, aspak n\u00eb depresion, por me nj\u00eb bindje kok\u00ebfort\u00eb q\u00eb faktet dhe perceptimet, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb, p\u00ebrsa koh\u00eb ministri dhe zv.ministri i linj\u00ebs nuk e cek\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb moment rr\u00ebzimin e aktit normativ. E n\u00ebse munden, a mund t\u00eb marrim disa p\u00ebrgjigje shterruese,\u00a0 si produkt i transparenc\u00ebs mbi menaxhimin e fondeve publike:<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb zoti minist\u00ebr qe qeveria ku ju b\u00ebni pjes\u00eb nuk e mori aspak n\u00eb konsiderat\u00eb aktin normativ cuar nga ju p\u00ebr alokim fondi shtes\u00eb p\u00ebr disa prej federatave sportive?<br \/>\nKur e dinit q\u00eb ky akt do rr\u00ebzohej pse e d\u00ebrguat deri lart n\u00eb qeveri?<br \/>\nRr\u00ebzimi i k\u00ebtij akti normativ a quhet nj\u00eb arritje historike e sportit, dhe a p\u00ebrfshihet n\u00eb bilancin e p\u00ebrpjekjeve faraonike q\u00eb administrata juaj ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr sportin?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shteti n\u00eb aktin e rr\u00ebzuar i ka mohuar FSHF-s\u00eb fondin e k\u00ebrkuar prej 3 milion\u00eb eurosh p\u00ebr kampionatin europian u-21 q\u00eb do t\u00eb luhet n\u00eb Shqip\u00ebri e Serbi, me q\u00ebllim rritjen e standarteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs? Dhe pse?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb z.minist\u00ebr q\u00eb n\u00eb aktin normativ t\u00eb rr\u00ebzuar, qeveria shqiptare i ka refuzuar FSHF-s\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn prej 400.000 milion\u00ebsh p\u00ebr organizimin e Samitit Bot\u00ebror t\u00eb Futbollit n\u00eb Tiran\u00eb? Dhe pse?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb z.minist\u00ebr q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt-normativ t\u00eb refuzuar dhe t\u00eb pa b\u00ebr\u00eb publike edhe sot, ju nuk keni p\u00ebrfshir\u00eb financimin p\u00ebr sezonin e ri t\u00eb ekipeve sportive n\u00eb shkolla, projekt i vet\u00eb KM Rama prej kaq vitesh p\u00ebr volejbollin dhe basketbollin n\u00eb shkolla. Dhe pse nuk e p\u00ebrfshit\u00eb k\u00ebt\u00eb?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb z.minist\u00ebr q\u00eb n\u00eb aktin normativ t\u00eb rr\u00ebzuar, ose t\u00eb marr\u00eb fare aspak n\u00eb konsiderat\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, para pak dit\u00ebsh, nuk keni planifikuar fond t\u00eb k\u00ebrkuar prej KOKSH, p\u00ebr loj\u00ebrat mesdhetare t\u00eb Tarantos tani n\u00eb Gusht, p\u00ebr 150 sportist\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, p\u00ebr dy jav\u00eb grumbullim dhe shpenzime udh\u00ebtimi?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb z.minist\u00ebr, q\u00eb n\u00eb aktin normativ t\u00eb rr\u00ebzuar, qeveria i mohoi t\u00eb drejt\u00ebn federat\u00ebs s\u00eb mundjes, pesh\u00ebngritjes, t\u00eb volejbollit dhe t\u00eb skive p\u00ebr fondet q\u00eb ata k\u00ebrkonin p\u00ebr eventet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb realizuara dhe n\u00eb proces realizimi? Dhe pse shteti refuzoi ti jepte ato fonde?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb zoti minist\u00ebr q\u00eb me aktin normativ t\u00eb rr\u00ebzuar, qeveria i mohoi financimin e mbulimeve t\u00eb shpenzimeve t\u00eb europianit SOCA 2026 q\u00eb solli nj\u00eb mal me t\u00eb huaj, m\u00eb shum\u00eb se padeli 2.2 milion\u00ebsh. Shtuar k\u00ebtu edhe premtimin tuaj direkt p\u00ebr nj\u00eb financim prej vet\u00ebm 30 milion\u00ebsh t\u00eb reja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb event?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb zoti minist\u00ebr q\u00eb, buxheti i federatave sportive n\u00eb total p\u00ebr 26 t\u00eb tilla (pa futbollin) shkon diku te 1.55 mln euro p\u00ebr t\u00eb t\u00ebra dhe ju shkoni e financoni padelin me 2.2 mln n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb?<br \/>\nA keni b\u00ebr\u00eb ju zoti minist\u00ebr transparente p\u00ebr publikun se si u menaxhuan k\u00ebto 2.2 mln euro para publike p\u00ebr padelin? Ku shkuan, kur dol\u00ebn nga thesari i shtetit, n\u00eb cfar\u00eb llogarie? Kush i p\u00ebrdori dhe kush prokuroi, dhe si u shpenzuan ato para\u2019? A b\u00ebt\u00eb ndonj\u00eb sekond\u00eb ju transparenc\u00eb bazike p\u00ebr k\u00ebto para taksapaguesish shqiptar\u00eb q\u00eb ia dhat\u00eb nuk e di se kujt? E dini pse them nuk e di? Sepse ju kurr\u00eb nuk b\u00ebt\u00eb nj\u00eb transparenc\u00eb publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u2026<br \/>\nA i keni paguar ju zoti minist\u00ebr sportist\u00ebt medalier\u00eb, pasi n\u00eb aktin normativ t\u00eb rr\u00ebzuar, ishte parashikuar edhe 40 milion\u00eb-shi lek\u00ebsh t\u00eb reja pikerisht p\u00ebr ata sportist\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb rezultate\u2026<br \/>\nA mund t\u00eb thoni ju zoti minist\u00ebr q\u00eb ky akt normativ i rr\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb se nuk keni m\u00eb para\u2019, apo nuk doni t\u00eb investoni m\u00eb para\u2019 n\u00eb sport?<br \/>\nA mundet ju zoti minist\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsoni definitivisht n\u00ebse projekti i KM Rama p\u00ebr ekipet sportive n\u00eb shkolla, deri tani i financuar nga qeveria do t\u00eb vazhdoj\u00eb? Sot zv.ministri juaj q\u00eb kishit n\u00eb t\u00eb majt\u00eb specifikoi q\u00eb do t\u00eb shtohen edhe disa disiplina t\u00eb tjera, teksa MF ka d\u00ebrguar shkres\u00eb zyrtare n\u00eb KOKSH q\u00eb nuk ka m\u00eb para\u2019!<br \/>\nA do t\u00eb b\u00ebni ju zoti minist\u00ebr transparente dhe publike projektin \u201cDurr\u00ebs football Academy\u201d dhe ne k\u00ebt\u00eb projekt si do t\u00eb shpenzohen 1.1 mln eurot para publike t\u00eb shqiptar\u00ebve? Si te padeli\u2026.? Deri tani askush nuk di asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb..<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb zv.ministri i sporteve z.endri hoxha drejtues ekzekutiv i projektit n\u00eb fjal\u00eb, apo jo?<br \/>\nA i keni nd\u00ebrprer\u00eb ju z.minist\u00ebr mar\u00ebdheniet me KOKSH dhe me federatat dhe zv.ministri hoxha i propozuar koh\u00eb m\u00eb pare nga Fidel Ylli p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb mbulon prej vitesh, i ka shpallur s\u00eb fundmi luft\u00eb t\u00eb hapur KOKSH?<\/p>\n<p>Ishin vet\u00ebm 17 pyetje q\u00eb n\u00eb fakt lipset ta ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje, p\u00ebr efekt transparence dhe asgje tjet\u00ebr. Sepse ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrceptimi kok\u00ebfort\u00eb dhe nj\u00ebher\u00ebsh, edhe fakti kok\u00ebfort\u00eb aktual, mbi qasjen e \u201cdashuris\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb damar\u00ebt mes shtetit e sportit.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb, q\u00eb nes\u00ebr sportin mos ta keni n\u00eb shesh dhe pse jo, edhe me vez\u00eb n\u00eb duar\u2026 Thjesht, transparenc\u00eb. Asgj\u00eb me shum\u00eb. B\u00ebje i nderuar minist\u00ebr! Esht\u00eb pa kosto. Nuk duhet akt normativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Duhet thjesht vullnet p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sepse e v\u00ebrteta dh\u00ebmb, por kur parat\u00eb jan\u00eb publike dhemb pak m\u00eb shum\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/financat-per-sportin\/\">Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ t\u00eb rr\u00ebzuar?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gert Carcani Kemi b\u00ebr\u00eb qametin, por mos e rruani: M\u00eb e mira do t\u00eb b\u00ebhet dhe do t\u00eb vij\u00eb! K\u00ebshtu garantoi sot minist\u00ebr Gonxhja dhe zv.ministri i linj\u00ebs, n\u00eb lidhje me bllokimin dhe nd\u00ebrprerjen e financave totale p\u00ebr sportin, rrjedh\u00eb e rr\u00ebzimit t\u00eb plot\u00eb pa kriter e shkak t\u00eb aktit normativ p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95678","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95678\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}