{"id":95675,"date":"2026-07-30T18:04:35","date_gmt":"2026-07-30T18:04:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/pas-beses-rama-kthehet-tek-patronazhistet-ja-udhezimi-qe-u-dha-deputeteve-te-ps-se\/"},"modified":"2026-07-30T18:04:35","modified_gmt":"2026-07-30T18:04:35","slug":"pas-beses-rama-kthehet-tek-patronazhistet-ja-udhezimi-qe-u-dha-deputeteve-te-ps-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/pas-beses-rama-kthehet-tek-patronazhistet-ja-udhezimi-qe-u-dha-deputeteve-te-ps-se\/","title":{"rendered":"Pas \u201cBes\u00ebs\u201d, Rama kthehet tek patronazhist\u00ebt, ja udh\u00ebzimi q\u00eb u dha deputet\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama vuri n\u00eb tryez\u00ebn e \u00e7do socialisti dokumentin \u201cPrania besnike\u201d, anekse i platform\u00ebs \u201cBESA\u201d, dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe paralajm\u00ebrimin p\u00ebr ndryshim t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoi transformim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si kabineti qeveris\u00ebs dhe gjith\u00eb strukturat socialiste do t\u00eb qasen ndaj qytetar\u00ebve tani e tutje.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jet\u00eb mandati i nj\u00eb kthese strategjike p\u00ebr t\u00eb kaluar nga kapitulli i sot\u00ebm, te ai njer\u00ebzor. Nga partia q\u00eb shkon te njer\u00ebzit p\u00ebr vot\u00ebn, te partia q\u00eb rri pran\u00eb tyre. Nga d\u00ebgjimi i njer\u00ebzve si mir\u00ebsjellje, te detyrimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb atje kur ata kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Sa her\u00eb i keni d\u00ebgjuar\u2026asnj\u00ebher\u00eb, q\u00eb kur kemi qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb mbase. Ndryshimi i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri. Nga sot e tutje duhet t\u00eb jetoni me sensin e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshme. Kjo makineri duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb transformim jetik, sepse mir\u00ebnjohja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb element kyc. P\u00ebrballja me nj\u00eb realitet t\u00eb ri pritshm\u00ebris\u00eb sapo ka filluar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjat\u00ebsi vale kam shkruar draftin q\u00eb e keni p\u00ebrpara\u201d, deklaroi kreu i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb planet e tij dhe, protestuesit q\u00eb mblidhen prej dy muajsh posht\u00eb Kryeministris\u00eb, nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb popullin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse largohesh sot, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb misionin historik, do ishte shp\u00ebrfillje e pafajshme e atyre q\u00eb m\u00eb kan\u00eb votuar. Misioni im do vazhdoj\u00eb deri kur t\u00eb mbaroj\u00eb vendosja e flamurit n\u00eb BE. Deri dit\u00ebn e fundit t\u00eb k\u00ebtij mandati do b\u00ebj t\u00eb pamundur q\u00eb partia jon\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb gjith\u00e7ka nga vetja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb me ligj e zakon, as ata nuk jan\u00eb populli, as ne k\u00ebtu nuk jemi. T\u00eb gjith\u00eb jemi vet\u00ebm pjes\u00eb e tij. As un\u00eb q\u00eb e kam me vul\u00eb e firm\u00eb mandatin, s\u2019e kam tagrin t\u00eb them n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit at\u00eb q\u00eb mund ta thot\u00eb vet\u00ebm populli\u2026\u201d u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Foli p\u00ebr rrotacion, por k\u00ebrkon mandat qeveris\u00ebs edhe pas vitit 2029. N\u00eb nj\u00eb takim me drejtuesit politik\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe kryetar\u00ebt e komisioneve parlamentare, kryeministri sqaroi arsyet, pse sipas tij, duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cPse kjo parti duhet ta synoj\u00eb besimin edhe m\u00eb tutje? Pse duam t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb? Jo sepse dim\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tjer\u00ebt, jo sepse vet\u00ebm ne mundemi ta udh\u00ebheqim vendin, as sepse kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb pa kok\u00eb, por as sepse jemi t\u00eb vet\u00eblidhur pas karrigeve t\u00eb pushtetit. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me or\u00ebn ku ndodhet Shqip\u00ebria. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb rrotacion\u2026\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai solli para socialist\u00ebve shembujt e disa pushtetar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb sipas tij, nuk e humb\u00ebn pushtetin nga d\u00ebgjimi, por humb\u00ebn d\u00ebgjimin nga pushteti.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ky takim me drejtuesit politik\u00eb, si edhe me drejtuesit e komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme parlamentare, \u00ebsht\u00eb vazhdimi i mbledhjes s\u00eb zgjeruar t\u00eb grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar, p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb diskutim s\u00eb bashku rreth dimensionit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e re ku ka hyr\u00eb vendi dhe ku kemi hyr\u00eb edhe ne si shumic\u00eb qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Dokumentin strategjik \u201cBesa\u201d e keni tanim\u00eb n\u00eb dor\u00eb; ky tjetri q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb cilin e keni marr\u00eb dhe q\u00eb e ndaj me ju sot, fillimisht p\u00ebr nj\u00eb diskutim t\u00eb brendsh\u00ebm, quhet \u201cPrania Besnike\u201d dhe \u00ebsht\u00eb aneks i atij t\u00eb parit.<\/p>\n<p>\u201cPrania Besnike\u201d adreson vet\u00ebm partin\u00eb, me synim q\u00eb ta vendos\u00eb at\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb kthes\u00ebs s\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt dhe, n\u00ebse her\u00ebn e shkuar fola p\u00ebr qeverisjen e k\u00ebsaj faze t\u00eb re, sot do t\u00eb flas p\u00ebr \u201cmakinerin\u00eb\u201d ton\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe dua t\u2019ju them se, paralelisht me reflektimin p\u00ebrpara pasqyr\u00ebs s\u00eb bulevardit t\u00eb \u201cflamingove\u201d, kam kaluar edhe disa koh\u00eb n\u00eb \u201cvarrezat\u201d ku prehen historit\u00eb e partive dhe t\u00eb l\u00ebvizjeve q\u00eb fituan gjith\u00e7ka, por q\u00eb, m\u00eb her\u00ebt ose m\u00eb von\u00eb, humb\u00ebn sfid\u00ebn e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb fitoreve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb gur\u00ebt n\u00eb ato \u201cvarreza\u201d kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mbishkrim: asnj\u00ebri nuk e humbi pushtetin nga d\u00ebgjimi; t\u00eb gjith\u00eb e humb\u00ebn d\u00ebgjimin nga pushteti.<\/p>\n<p>Barack Obama fitoi n\u00eb vitin 2008 me l\u00ebvizjen m\u00eb t\u00eb madhe vullnetare q\u00eb kishte par\u00eb historia e demokracis\u00eb amerikane. Mbi 2 milion\u00eb vullnetar\u00eb ose, si\u00e7 quhen n\u00eb shqip, patronazhist\u00eb aktiv\u00eb; ekipe lagjesh me emra, role, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb matshme dhe t\u00eb matura \u00e7do jav\u00eb, si dhe 13 milion\u00eb adresa njer\u00ebzish t\u00eb lidhura me kauz\u00ebn. Nj\u00eb muaj pas fitores, t\u00eb cil\u00ebn askush nuk e parashikoi n\u00eb fillim, por pastaj gjith\u00eb bota e admiroi n\u00eb fund, ajo l\u00ebvizje vullkanike u ftoh. Rrjeti nuk u zhduk formalisht, por u fut brenda zyrave t\u00eb administrat\u00ebs dhe u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Protagonist\u00ebt kryesor\u00eb u kthyen n\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb pushtetit t\u00eb ri dhe kori m\u00eb masiv i p\u00ebrcjelljes s\u00eb nj\u00eb mesazhi politik n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs u tret n\u00eb lumenjt\u00eb e turmave t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb mesmandatit, makineria q\u00eb kishte magjepsur bot\u00ebn nuk kishte m\u00eb jet\u00eb dhe partia e presidentit p\u00ebsoi nj\u00ebr\u00ebn nga disfatat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e saj. Vet\u00eb Obama e ka pranuar m\u00eb von\u00eb si nj\u00eb nga d\u00ebshtimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb jug, Partia e Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Brazilit, nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen i pazakont\u00eb politik, kishte vendosur n\u00eb Porto Alegre gurthemelin m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs bot\u00ebrore, t\u00eb gdhendur n\u00eb historin\u00eb e saj: buxhetimin me pjes\u00ebmarrje.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb vendosnin vet\u00eb, me vot\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb asamblet\u00eb e lagjeve, se ku do t\u00eb shkonin investimet e qytetit. Uji dhe kanalizimet vajt\u00ebn nga 75% n\u00eb 98% t\u00eb mbulimit. Kat\u00ebr mandate radhazi populli zgjodhi Partin\u00eb e Pun\u00ebtor\u00ebve, pastaj partia fitoi Brazilin. Kuadrot m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Porto Alegres ik\u00ebn n\u00ebp\u00ebr ministrit\u00eb e kryeqytetit. \u201cEnergjia\u201d politike q\u00eb e mbante gjall\u00eb buxhetimin me pjes\u00ebmarrje filloi t\u00eb shteronte dhe partia, q\u00eb i kishte m\u00ebsuar bot\u00ebs d\u00ebgjimin, humbi qytetin e vet nj\u00eb vit pas fitores komb\u00ebtare. Mekanizmi mbijetoi formalisht edhe p\u00ebr disa vite, por pa t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fuqi, pa t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pjes\u00ebmarrje dhe pa t\u00eb nj\u00ebjtin vullnet politik, derisa u fashit. Kutia e buxhetimit mbeti aty, por fryma q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb zemr\u00ebn e komunitetit iku bashk\u00eb me ata q\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kjo an\u00eb e oqeanit ka plot raste, por un\u00eb zgjodha t\u00eb kujtoj k\u00ebtu Franc\u00ebn. Emmanuel Macron e nd\u00ebrtoi partin\u00eb e tij n\u00eb koh\u00eb rekord. Trokiti n\u00eb 300 mij\u00eb dyer; 5 mij\u00eb vullnetar\u00eb p\u00ebr 3 muaj; 25 mij\u00eb bashk\u00ebbisedime t\u00eb regjistruara me pes\u00eb pyetje t\u00eb hapura: \u00e7far\u00eb funksionon dhe \u00e7far\u00eb nuk funksionon n\u00eb Franc\u00eb. P\u00ebrgjigjet u b\u00ebn\u00eb program dhe, pasi ai fitoi presidenc\u00ebn, partia e tij fitoi edhe shumic\u00ebn absolute n\u00eb zgjedhjet parlamentare. M\u00eb pas, komitetet lokale mbet\u00ebn n\u00eb hart\u00ebn e partis\u00eb, por pa funksion, pa autonomin\u00eb dhe pa arsyen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit kishin hyr\u00eb n\u00eb ato komitete. Zgjedh\u00ebsit q\u00eb u an\u00ebtar\u00ebsuan p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebautor\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes e gjet\u00ebn veten spektator\u00eb t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb fliste vet\u00ebm nga lart. Partia shkoi nga r\u00ebnia n\u00eb r\u00ebnie, duke e l\u00ebn\u00eb praktikisht, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vitesh, presidentin pa shumic\u00eb dhe Franc\u00ebn me nj\u00eb fragmentim parlamentar krejt t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Pest\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPodemos\u201d n\u00eb Spanj\u00eb u b\u00eb nj\u00eb parti me influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb skakier\u00ebn politike, me gjysm\u00eb milioni an\u00ebtar\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb platform\u00ebn e vet digjitale. Por, kur erdhi dita q\u00eb t\u00eb votonin p\u00ebr drejtimin e partis\u00eb, votuan vet\u00ebm 59 mij\u00eb prej tyre. K\u00ebshtu u zbulua se regjistrimi nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrje, se nj\u00eb klikim nuk \u00ebsht\u00eb angazhim dhe se nj\u00eb turm\u00eb llogarish digjitale nuk \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb bashk\u00ebsi politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa l\u00ebvizja \u201c5 Yjet\u201d n\u00eb Itali, q\u00eb u rrit, duke u tallur me partit\u00eb e vjetra dhe q\u00eb mori pushtetin, ia kishte besuar platform\u00ebn e saj digjitale nj\u00eb shoq\u00ebrie private. Kur filloi grindja n\u00eb pushtet, partia mbeti pa asnj\u00eb kontroll mbi t\u00eb dh\u00ebnat e veta dhe me votime t\u00eb ngrira n\u00eb \u00e7astin m\u00eb kritik t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Themeluesi i saj shkroi edhe nekrologjin\u00eb e saj jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Revolucionar\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb pallatet e pushtetit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pushtetin; pushteti i ndryshoi ata.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vende, pes\u00eb parti, e nj\u00ebjta s\u00ebmundje. Filluan me vesh\u00eb hapur, qeveris\u00ebn me vesh\u00eb mbyllur dhe, pasi u ngjit\u00ebn shpejt, shum\u00eb lart, ran\u00eb posht\u00eb po aq shpejt.<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb lloj tjet\u00ebr s\u00ebmundjeje q\u00eb besoj se ne na intereson edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta kuptuar n\u00eb skanerin e historis\u00eb s\u00eb partive fitimtare. \u00cbsht\u00eb historia e partive q\u00eb rrin\u00eb gjat\u00eb n\u00eb krye, por q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00ebri vesh dhe shikojn\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00ebra an\u00eb.<\/p>\n<p>Peronizmi kishte n\u00eb \u00e7do lagje t\u00eb Argjentin\u00ebs nj\u00eb nj\u00ebsi baz\u00eb t\u00eb hapur gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, ku hallexhiut i gjendej ila\u00e7i, dokumenti, thesi me miell, puna p\u00ebr djalin. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ting\u00ebllon si \u201cPrania Besnike\u201d q\u00eb un\u00eb po ndaj me ju sot, por, n\u00eb fakt, ndryshon prej \u201cPranis\u00eb Besnike\u201d, si\u00e7 ndryshojn\u00eb veshi dhe syri i s\u00ebmur\u00eb nga dy koleg\u00ebt e tyre t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, sepse nj\u00ebsit\u00eb peroniste e jepnin ndihm\u00ebn me kusht dhe ndihm\u00ebsi i lagjes matej nga partia me votat q\u00eb dor\u00ebzonte. Prandaj, ai nuk quhej m\u00eb ndihm\u00ebs, por quhej puntero, dometh\u00ebn\u00eb sekser, dhe populli e dinte q\u00eb dera e shtetit hapej vet\u00ebm me \u00e7el\u00ebsin e sekserit politik n\u00eb zyr\u00ebn e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, erdhi nj\u00eb dit\u00eb e bukur q\u00eb presidenc\u00ebn e Argjentin\u00ebs e fitoi nj\u00eb njeri pa makineri territoriale q\u00eb mund t\u00eb krahasohej, qoft\u00eb edhe teorikisht, me peronizmin, me nj\u00eb llogari n\u00eb TikTok dhe me zem\u00ebrimin e algoritmit si aleatin e tij m\u00eb t\u00eb madh. Kurse makineria m\u00eb e madhe elektorale e Amerik\u00ebs Latine u parkua n\u00eb opozit\u00eb dhe aty, thon\u00eb, do t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb politik. Por, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne s\u2019kemi pse t\u00eb shkojm\u00eb deri n\u00eb Argjentin\u00eb; mjafton t\u00eb shohim komshien e vajtueshme q\u00eb kemi n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, q\u00eb u ndryshk dhe u b\u00eb teneqe krejt n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dukje, s\u00ebmundja e ndryshkjes pas nj\u00eb pushteti t\u00eb gjat\u00eb mund t\u00eb perceptohet si e pashmangshme, por nuk \u00ebsht\u00eb. \u00cbsht\u00eb thjesht shum\u00eb m\u00eb e p\u00ebrhapur sesa rastet e partive q\u00eb kan\u00eb ditur t\u2019i rezistojn\u00eb ndryshkjes edhe p\u00ebr koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjata, p\u00ebr t\u00eb cilat shk\u00eblqen shembulli i Partis\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Suedis\u00eb.<\/p>\n<p>Socialdemokrat\u00ebt suedez\u00eb qeveris\u00ebn praktikisht p\u00ebr 44 vjet me radh\u00eb. Ata nd\u00ebrtuan v\u00ebrtet nj\u00eb shtet social t\u00eb admiruar nga bota, por themeli i suksesit t\u00eb tyre ishte se, nd\u00ebrkoh\u00eb, nd\u00ebrtuan shoq\u00ebrin\u00eb e tyre politike. Partia nuk ishte vet\u00ebm selia ku shkonte aktivisti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb porosit\u00eb p\u00ebr fushat\u00ebn; ishte sindikata ku shkonte pun\u00ebtori, kooperativa ku shkonte familja, sht\u00ebpia e popullit ku mblidhej lagjja dhe rrethi i studimit, ku an\u00ebtar\u00ebt nuk m\u00ebsonin vet\u00ebm \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb mendonin, por m\u00ebsonin si t\u00eb mendonin, si t\u00eb flisnin dhe si t\u00eb d\u00ebgjonin.<\/p>\n<p>Ata nuk e trajtuan qytetarin si klient t\u00eb partis\u00eb, por si bashk\u00ebkrijues dhe bashk\u00ebkujdestar t\u00eb saj. Dhe partia nuk shfaqej vet\u00ebm kur kishte nevoj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, por ishte e pranishme aty ku shoq\u00ebria jetonte \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa partia q\u00eb qeveris Singaporin prej m\u00eb shum\u00eb se 60 vjet\u00ebsh ka rr\u00ebnjosur nj\u00eb rregull q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prekur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 60 vjet. Deputet\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb ministrat, ulen rregullisht n\u00eb lagjet e tyre dhe presin qytetar\u00ebt nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb. Takimet nisin n\u00eb mbr\u00ebmje dhe shpesh mbarojn\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do hall p\u00ebrgatitet nj\u00eb let\u00ebr zyrtare, e cila u drejtohet ministrive, agjencive apo institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse. Dhe kjo, natyrisht, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fushat\u00eb; \u00ebsht\u00eb ritual, ku njer\u00ebzit shkojn\u00eb si n\u00eb kish\u00eb apo si n\u00eb xhami, jo p\u00ebr t\u2019i lutur Zotit, por p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar nga t\u00eb zgjedhurit dhe nga qeveritar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u201cPrania Besnike\u201d e Partis\u00eb Socialiste nuk mund t\u00eb jet\u00eb as zyra e puntero-s argjentinas, as sportel ankesash dhe asnj\u00eb kopje shqiptare e ritualit t\u00eb Singaporit apo nj\u00eb tentativ\u00eb e d\u00ebshtuar nostalgjike p\u00ebr partit\u00eb e masave t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Ajo duhet t\u00eb marr\u00eb prej p\u00ebrvojave t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve m\u00ebsimin, por pa trash\u00ebguar s\u00ebmundjen dhe duke nd\u00ebrtuar metod\u00ebn e saj: pranin\u00eb pa klienteliz\u00ebm, d\u00ebgjimin pa teat\u00ebr, organizimin pa burokratizim, ndihm\u00ebn pa kushte dhe dixhitalizimin pa robotizim e pa kapitalizim.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu vjen nj\u00eb pyetje q\u00eb, me siguri, mbase askush nuk e b\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. Po, e b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb duke na ndjekur. Po pse doni t\u00eb q\u00ebndroni ju akoma m\u00eb gjat\u00eb? Po pse s\u2019ju mjaftojn\u00eb juve gjith\u00eb k\u00ebto vite? Po pse nuk e kuptoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb thoni boll dhe t\u2019ia lini vendin t\u00eb tjer\u00ebve?<\/p>\n<p>Ose, edhe m\u00eb shkurt, mund t\u00eb mos e b\u00ebjn\u00eb fare si pyetje, por ta shprehin cop\u00eb, si d\u00ebshir\u00eb apo si urdh\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb, z\u00ebre se po i lexoj n\u00eb komentet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb:<\/p>\n<p>-\u201cPo \u00e7far\u00eb m\u00eb gjat\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>-\u201cPo ishalla vdisni nj\u00eb or\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u2019u hapni rrug\u00eb t\u00eb rinjve\u201d.<\/p>\n<p>-\u201cPo \u00e7ohuni q\u00eb aty dhe shkoni n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, se s\u2019jeni vet\u00ebm ju k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Tani, pyetjet jan\u00eb legjitime, d\u00ebshirat me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe urdhrat k\u00ebshtu n\u00eb aj\u00ebr jan\u00eb shprehje lirie, kurse mallkimet dhe sharjet un\u00eb nuk i konsideroj, sepse jan\u00eb konflikt shum\u00ebfish interesi. Por do t\u00eb shtoja di\u00e7ka: q\u00eb, pas 13 vjet\u00ebsh n\u00eb qeverisje, \u201cPse doni t\u00eb q\u00ebndroni akoma?\u201d \u00ebsht\u00eb ndoshta pyetja m\u00eb legjitime q\u00eb mund t\u00eb na b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebtu duhet t\u00eb ndajm\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb: pse nuk largohemi ne sot? Tjetra \u00ebsht\u00eb: pse duam ne ta meritojm\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb nes\u00ebr?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, duket e \u00e7uditshme q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb, por, me sa duket, duhet th\u00ebn\u00eb, se kjo \u00ebsht\u00eb demokracia dhe nj\u00eb parti politike as nuk e trash\u00ebgon dot timonin e pushtetit, as nuk e ka pron\u00eb me testament, por as nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta l\u00ebshoj\u00eb rrug\u00ebs, sepse disa t\u00eb tjer\u00eb duan ta ngasin vet\u00eb makin\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p>Partia Socialiste ushtron pushtetin sipas Kushtetut\u00ebs p\u00ebr aq koh\u00eb sa populli ia ka dh\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa ka votat n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ato p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb zotuar p\u00ebrpara popullit.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, madje pretendojn\u00eb se jan\u00eb vet\u00eb populli. \u201cNe jemi populli. D\u00ebgjoni popullin. Ka dal\u00eb populli.\u201d<\/p>\n<p>Por, q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, me ligj dhe me zakon, as ata nuk jan\u00eb populli, as ne k\u00ebtu nuk jemi populli dhe asnj\u00eb individ, kushdo qoft\u00eb, apo grup, kudoqoft\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb populli. T\u00eb gjith\u00eb jemi vet\u00ebm pjes\u00eb e tij; mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb popullin ose t\u00eb flasim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit na e jep k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi Kushtetuta; p\u00ebrndryshe, ne flasim vet\u00ebm n\u00eb emrin ton\u00eb apo t\u00eb kujtdo q\u00eb na ka mandatuar t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb, por jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit. As un\u00eb, q\u00eb e kam me vul\u00eb dhe me firm\u00eb mandatin p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, nuk e kam tagrin t\u00eb them n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit at\u00eb q\u00eb mund ta thot\u00eb vet\u00ebm populli: kush duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qeveri dhe kush duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb populli e thot\u00eb vet\u00ebm vet\u00eb, vet\u00ebm me vot\u00eb dhe vet\u00ebm kur zgjedh t\u00eb mandatuarit e tij.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, po, un\u00eb, p\u00ebr shembull, e kam tagrin t\u00eb vendos p\u00ebr veten time n\u00ebse duhet t\u2019i d\u00ebgjoj apo jo d\u00ebshirat ose urdhrat e nj\u00eb pjese q\u00eb k\u00ebndon posht\u00eb zyr\u00ebs sime: \u201cRama, jepe dor\u00ebheqjen!\u201d Ajo k\u00ebng\u00eb mua m\u00eb p\u00eblqen dhe m\u00eb energjizon aq shum\u00eb, sa, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb g\u00ebnjen mendja q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj edhe nj\u00eb k\u00ebng\u00eb tjet\u00ebr me t\u00eb. Por, n\u00eb \u00e7do \u00e7ast dhe rrethan\u00eb, p\u00ebrtej k\u00ebng\u00ebs, t\u00eb largohesh nga detyra q\u00eb t\u00eb ka ngarkuar shumica vet\u00ebm sepse nj\u00eb pakic\u00eb b\u00ebrtet n\u00eb kor, nuk \u00ebsht\u00eb as tipar udh\u00ebheq\u00ebs, as p\u00ebrgjegjshm\u00ebri institucionale dhe as modesti institucionale; \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm braktisje e nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb largohesh pik\u00ebrisht sot nga udh\u00ebheqja e vendit, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb misionin historik q\u00eb fati e vuri mbi supet tona, do t\u00eb ishte shp\u00ebrfillje e pafalshme e nj\u00eb porosie shum\u00eb t\u00eb madhe komb\u00ebtare. K\u00ebshtu q\u00eb, kushdo le t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb, kur t\u00eb doj\u00eb le t\u00eb pushoj\u00eb, po i erdhi prap\u00eb oreksi le ta rifilloj\u00eb.<\/p>\n<p>Misioni yn\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri kur t\u00eb mbaroj\u00eb me vendosjen e flamurit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe t\u00eb Ismail Qemalit n\u00eb oborrin e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>Un\u00eb jua kam th\u00ebn\u00eb midis nesh edhe her\u00eb t\u00eb tjera: mua nuk m\u00eb intereson fare roli i kryeministrit si koh\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb pushtet. M\u00eb intereson vet\u00ebm p\u00ebr veprat q\u00eb mbeten dhe p\u00ebr t\u00eb mos e humbur n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb or\u00ebn vendimtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: p\u00ebrmbylljen e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb familjen e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte urgjenca e p\u00ebrditshme e detyrave t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, t\u00eb cilat nuk presin as dit\u00ebn, jo m\u00eb jav\u00ebn, kaq e ngjeshur \u00ebsht\u00eb axhenda e negociatave dhe kalendari i detyrave q\u00eb ne duhet t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb, si dhe n\u00ebse dera e hapur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e Bashkimit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, \u2013 jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, si gjithmon\u00eb m\u00eb par\u00eb, por konkretisht, nuk do t\u00eb ishte kaq af\u00ebr, \u2013 me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb isha t\u00ebrhequr me shum\u00eb mir\u00ebnjohje tw madhe n\u00eb katundin tim t\u00eb vog\u00ebl, pas 12 vjet\u00ebve t\u00eb jetuara me mish e me shpirt n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb vendi i jep nj\u00eb biri t\u00eb tij dhe pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, sepse Shqip\u00ebria, pas atyre 12 vjet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb drejtim, me pun\u00ebt e panum\u00ebrta transformuese dhe p\u00ebrtej gjith\u00eb gabimeve e t\u00eb metave, u b\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri aq tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb mor\u00ebm n\u00eb kurriz kur e gjet\u00ebm n\u00eb buz\u00ebn e gremin\u00ebs s\u00eb vitit 2013, saq\u00eb, pa k\u00ebt\u00eb or\u00ebn e historis\u00eb n\u00eb dyert e Europ\u00ebs, mund t\u00eb quhej, me kok\u00ebn lart, mision i p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht pas gjith\u00eb asaj p\u00ebrpjekjeje dhe pune kolosale dhe tamam kur dera e Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb hapur realisht, mandati i kat\u00ebrt ishte, jo vet\u00ebm vazhdimi m\u00eb i natyrsh\u00ebm, por edhe e vetmja zgjedhje logjike. Dhe deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb k\u00ebtij mandati t\u00eb kat\u00ebrt, bashk\u00eb me ju, do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb jo vet\u00ebm un\u00eb apo ju, por e gjith\u00eb kjo partia jon\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb gjith\u00e7ka nga vetja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse mandati i vitit 2025 shpjegon pse jemi k\u00ebtu deri n\u00eb vitin 2029, ai nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse kjo parti duhet ta synoj\u00eb besimin edhe m\u00eb tutje. Dhe k\u00ebtu vjen p\u00ebrgjigjja e pyetjes tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pse duam t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb ne gjithnj\u00eb n\u00eb krye? Jo sepse, h\u00ebp\u00ebrh\u00eb, ne dim\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Jo sepse sot p\u00ebr sot vet\u00ebm ne mundemi ta udh\u00ebheqim Shqip\u00ebrin\u00eb, e jo t\u00eb tjer\u00ebt. Jo sepse nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb prap\u00eb k\u00ebshtu, pavar\u00ebsisht nga t\u00eb tjer\u00ebt. As sepse kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb pa kok\u00eb kur jan\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe jan\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr edhe kur jan\u00eb t\u00eb rinj. Por as, jo e jo, sepse jemi t\u00eb lidhur pas karrigeve t\u00eb pushtetit p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e v\u00ebrtet\u00eb, them un\u00eb, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me ne. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb, mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, me at\u00eb q\u00eb thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb: me or\u00ebn ku ndodhet Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb sot ende nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb zakonshme, q\u00eb mund t\u00eb ec\u00eb, mund t\u00eb ndaloj\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb qeverin\u00eb, t\u00eb vazhdoj\u00eb pastaj aty ku e la, sikur koha t\u00eb mos kishte \u00e7mimin q\u00eb ka sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb historis\u00eb dhe historia t\u00eb ishte nj\u00eb tren q\u00eb rri n\u00eb stacion derisa t\u00eb gjith\u00eb bien dakord t\u00eb niset treni.<\/p>\n<p>Demokracit\u00eb e vjetra jan\u00eb vende ku kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb, sepse ato e kan\u00eb shtetin t\u00eb ngritur denbabaden. I kan\u00eb institucionet me tabiate t\u00eb kolauduara me breza e breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb. E kan\u00eb administrat\u00ebn me shekuj t\u00eb kolauduar dhe, kur ecin n\u00eb rrug\u00ebn e shtruar t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, nd\u00ebrrojn\u00eb shoferin edhe shtat\u00eb her\u00eb n\u00eb 10 vjet, si Britania, p\u00ebr shembull, por ama nuk e kthejn\u00eb shtetin nga rruga. Ose si Belgjika, q\u00eb ndenji dy vjet pa qeveri, sepse nuk b\u00ebhej dot koalicioni, por shteti funksionoi a thua se qeveria ishte aty \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryqin e fundit q\u00eb e lidh me rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e madhe t\u00eb Europ\u00ebs. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dera e hapur e asaj sht\u00ebpie shihet me sy n\u00eb kalendar dhe ajo sht\u00ebpi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb her\u00eb duket larg, her\u00eb zhduket fare nga mjegulla n\u00ebp\u00ebr shtigjet e rrug\u00ebs; \u00ebsht\u00eb mu aty, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nesh, \u00ebsht\u00eb reale, nj\u00ebsoj si dyert e k\u00ebsaj godine.<\/p>\n<p>Por, nga ana tjet\u00ebr, dihet bot\u00ebrisht se ajo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb der\u00eb q\u00eb rri hapur n\u00eb pafund\u00ebsi, por hapet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb \u00e7do brez dhe mbyllet papritur, pa pyetur dhe pa pritur m\u00eb ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht tani, p\u00ebrpara der\u00ebs s\u00eb hapur, Shqip\u00ebria nuk mund t\u2019ia lejoj\u00eb vetes t\u00eb vij\u00eb v\u00ebrdall\u00eb rreth udh\u00ebkryqit t\u00eb fundit historik apo, larg qoft\u00eb, t\u00eb ndryshoj\u00eb drejtim n\u00eb mes t\u00eb rrethrrotullimit.<\/p>\n<p>Dhe ta themi qart\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos keqkuptohet nga askush, t\u00eb pakt\u00ebn, jo nga ata q\u00eb nuk duan ta keqkuptojn\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb beteja e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb pushtet. \u00cbsht\u00eb beteja e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimisht vendin q\u00eb i takon n\u00eb sofr\u00ebn e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>Dhe ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e historis\u00eb, por do ta mbajm\u00eb medoemos dhe me sukses p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb historia na ka v\u00ebn\u00eb mbi supe p\u00ebr ta \u00e7uar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb njoh\u00eb rotacionin, se dit\u00ebn e rotacionit nuk e caktojm\u00eb ne; e cakton populli me vot\u00ebn e tij. Por detyra q\u00eb kemi marr\u00eb nga populli \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb viti 2030 ta gjej\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb brenda der\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs dhe jo duke ardhur rrotull n\u00eb udh\u00ebkryqin e fundit, q\u00eb pastaj mund t\u00eb b\u00ebhet udh\u00ebkryqi i nj\u00eb brezi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fare e qart\u00eb q\u00eb, ne e nxor\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb munges\u00eb t\u00ebr\u00ebsore, nj\u00eb epok\u00eb mungesash t\u00eb kudondodhura, varf\u00ebrie, zvarritjeje, pafuqie t\u00eb qeveris\u00eb dhe shp\u00ebrfilljeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dhe sot jemi n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb mund\u00ebsish t\u00eb reja, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, me pritshm\u00ebri t\u00eb rritura m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb dhe me vler\u00ebsim nd\u00ebrkomb\u00ebtar m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht pse kemi hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb, ka nisur prova dhe sprova jon\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse zhvillimi i deritanish\u00ebm ka provuar aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb, por fuqizimi i besimit te shteti, te qeveria, te institucionet \u00ebsht\u00eb prova dhe sprova e pjekuris\u00eb demokratike p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ndryshimin t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, shtetb\u00ebrjen t\u00eb pakthyeshme dhe Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb papashaportizuar n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Prandaj mandati i kat\u00ebrt nuk mund, nuk duhet dhe ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb zgjatimi aritmetik i tre mandateve t\u00eb m\u00ebparshme. Mandati i kat\u00ebrt duhet t\u00eb jet\u00eb kapitulli i nj\u00eb kthese t\u00eb madhe, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin historik q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb mbyll\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, as vet\u00ebm p\u00ebr faktin se prodhimi yn\u00eb i brendsh\u00ebm do t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb kufirin e 30 miliard\u00eb eurove n\u00eb vit, \u00e7ka n\u00eb vetvete p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb, por edhe sepse ky, p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, duhet t\u00eb jet\u00eb mandati i nj\u00eb kthese strategjike drejt njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb kaluar nga kapitulli i deritanish\u00ebm i pranis\u00eb elektorale te kapitulli i ri i pranis\u00eb njer\u00ebzore; nga partia q\u00eb shkon te njer\u00ebzit kur k\u00ebrkon vot\u00ebn e tyre, duke treguar se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendin, te partia q\u00eb rri pran\u00eb tyre kur njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendjen e saj p\u00ebr t\u2019i treguar se \u00e7far\u00eb vendi duan n\u00eb rrug\u00ebn e k\u00ebtij zhvillimi dhe n\u00eb gjirin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Nga d\u00ebgjimi i njer\u00ebzve si mir\u00ebsjellje, kur e sjell nevoja jon\u00eb, te detyrimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb atje kur ata kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen.<\/p>\n<p>Nga halli i qytetarit q\u00eb sh\u00ebnohet dhe r\u00ebndom mbetet pa p\u00ebrgjigje, te halli q\u00eb qahet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb e ndjek sh\u00ebnimin deri te vajtja e p\u00ebrgjigjes.<\/p>\n<p>Nga qytetari q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb der\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e vet t\u00eb jet\u00ebs, te partia q\u00eb e ndihmon t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn pa i k\u00ebrkuar vot\u00ebn pse i hap der\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga forca e madhe politike q\u00eb fiton dit\u00ebn e zgjedhjeve, te fuqia e besimit qytetar q\u00eb fitohet \u00e7do dit\u00eb kur s\u2019ka zgjedhje.<\/p>\n<p>Dhe, po, t\u00eb q\u00ebndrosh gjat\u00eb n\u00eb pushtet nuk mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb t\u2019u z\u00ebsh rrug\u00ebn t\u00eb rinjve dhe forcave t\u00eb reja, por t\u2019u hap\u00ebsh rrug\u00ebn t\u00eb rinjve. Nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u2019ua dor\u00ebzosh Shqip\u00ebrin\u00eb atyre q\u00eb e shpallin veten forca t\u00eb reja vet\u00ebm sepse nuk kan\u00eb qen\u00eb ende n\u00eb pushtet. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hap\u00ebsh partin\u00eb, t\u00eb hap\u00ebsh vendimmarrjen, t\u00eb hap\u00ebsh procesin qeveris\u00ebs p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb rinj, jo thjesht n\u00eb mosh\u00eb, por n\u00eb mend\u00ebsi. T\u00eb krijosh hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ide t\u00eb reja dhe t\u00eb pun\u00ebsosh burime energjish t\u00eb reja; t\u00eb prodhosh drejtues dhe jo vet\u00ebm ndjek\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do hap shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk dua q\u00eb ne t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb sa m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb vendet ku jemi ulur, por t\u2019i kryejm\u00eb s\u00eb bashku gj\u00ebrat q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb sesa t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i t\u00eb gjith\u00ebve ne.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua ta ngjisim Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pakthyesh\u00ebm modernizimin e vendit, ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundshme pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u2019i b\u00ebjm\u00eb institucionet tona t\u00eb denja p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb afta t\u00eb funksionojn\u00eb nj\u00ebsoj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb fort\u00eb apo t\u00eb dob\u00ebt. T\u2019i japim jet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje tjet\u00ebr mes qytetarit dhe qeveris\u00eb dhe ta v\u00ebm\u00eb partin\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb qytetarit dhe t\u00eb shtetit, jo qytetarin dhe shtetin n\u00eb dispozicion t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb guxojm\u00eb me kuraj\u00eb zhvillime t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb ecim p\u00ebrpara me ide t\u00eb qarta dhe me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb madhe, pa u lodhur, pa u ndalur, deri n\u00eb dit\u00ebn kur populli pastaj t\u00eb flas\u00eb ndryshe me vot\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Dhe deri at\u00eb dit\u00eb, detyra jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019u provojm\u00eb atyre q\u00eb nuk duan t\u00eb binden se nuk jemi t\u00eb lidhur pas pushtetit, njer\u00ebzve q\u00eb duan t\u00eb na largojn\u00eb. Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos lidhemi pas pushtetit n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej atyre m\u00ebnyrave q\u00eb na largojn\u00eb nga njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Sepse, nj\u00ebsoj si njer\u00ebzit, partit\u00eb nuk ndryshken nga pushteti dhe as nuk plaken nga numri i viteve q\u00eb mbajn\u00eb mbi supe. Ndryshken kur pushojn\u00eb s\u00eb ndryshuari, plaken kur ngat\u00ebrrojn\u00eb eksperienc\u00ebn me pagabueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne mund ta \u00e7ojm\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb mandat me sukses deri n\u00eb fund, por Partia Socialiste mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhe t\u00eb tjera mandate vet\u00ebm n\u00ebse, gjat\u00eb k\u00ebtij mandati, do t\u00eb dim\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb nuk na votoi, t\u00eb shohim edhe at\u00eb q\u00eb nuk na duartroket dhe t\u00eb qajm\u00eb edhe hallin q\u00eb nuk arrijm\u00eb ta zgjidhim.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00ebse \u201cPrania Besnike\u201d nuk mbetet nj\u00eb stamp\u00eb e re me nj\u00eb bluz\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, por nj\u00eb ndryshim i v\u00ebrtet\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnies son\u00eb me njer\u00ebzit, ne mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb histori, sepse ka vet\u00ebm nder t\u00eb duash t\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebsh nj\u00eb mision historik me pushtetin q\u00eb t\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Turp \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb duash ta mbash pushtetin pasi e ke harruar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb ta dhan\u00eb.<\/p>\n<p>Tani dua t\u00eb kthehem drejtp\u00ebrdrejt edhe m\u00eb af\u00ebr te makineria jon\u00eb, e cila nisi t\u00eb rind\u00ebrtohet seriozisht pas zgjedhjeve vendore t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2011. Kur e pam\u00eb se si nj\u00eb fitore t\u00eb sigurt ne e katandis\u00ebm n\u00eb nj\u00eb fitore aq t\u00eb ngusht\u00eb, prej vet\u00ebm 10 votash, saq\u00eb mjaftoi nj\u00eb robot politik n\u00eb krye t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb na nxjerr\u00eb t\u00eb rruar, pastaj nj\u00eb tuf\u00eb me plepa n\u00eb Kolegjin Zgjedhor p\u00ebr t\u00eb na nxjerr\u00eb t\u00eb qethur, p\u00ebr der\u00eb jasht\u00eb nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty e kuptuam se, megjith\u00ebse kishim mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, nuk kishim makinerin\u00eb elektorale q\u00eb e kthen shumic\u00ebn e mb\u00ebshtetjes qytetare n\u00eb vot\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kemi diskutuar, kemi analizuar, kemi lexuar, kemi nxjerr\u00eb m\u00ebsime dhe nis\u00ebm ndryshimin q\u00eb na duhej p\u00ebr ta transformuar Partin\u00eb Socialiste n\u00eb nj\u00eb makineri elektorale fituese.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb s\u2019do t\u2019ju marr koh\u00eb me nj\u00eb histori q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dini se si u zhvillua, nga dita kur kjo parti doli e d\u00ebrrmuar prej humbjes pa apel n\u00eb 2005, n\u00eb dit\u00ebn kur nuk ia doli t\u00eb kthehej fitimtare n\u00eb 2009 p\u00ebr nj\u00eb \u201cpellg\u201d me vota dhe nj\u00eb \u201cmal\u201d me kuti m\u00ebkatesh q\u00eb nuk u hap\u00ebn kurr\u00eb, dhe pastaj, prej \u00e7do dite zgjedhore e deri sot, kur, fal\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb makinerie t\u00eb pathyeshme elektorale, kemi koleksionuar s\u00eb bashku 9 fitore dhe vet\u00ebm nj\u00eb humbje. Ajo makineri na ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb dhe koh\u00ebn q\u00eb ta v\u00ebm\u00eb pushtetin politik n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb ndryshimi t\u00eb madh dhe ta transformojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb vend ku mungesat ishin t\u00eb kudondodhura n\u00eb nj\u00eb realitet ku pritshm\u00ebrit\u00eb e njer\u00ebzve jan\u00eb rritur eksponencialisht.<\/p>\n<p>Por sot, kur bulevardi i \u201cflamingove\u201d na ka futur zyrtarisht pik\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn e re t\u00eb pritshm\u00ebrive t\u00eb rritura dhe kur, n\u00eb jet\u00ebn sociale dhe politike, nj\u00eb faktor i ri, me nj\u00eb fuqi gjithnj\u00eb e m\u00eb shtyp\u00ebse p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, algoritmi, \u00ebsht\u00eb futur duke spostuar dita-dit\u00ebs burimin e informimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb pasqyrat e celular\u00ebve, ku nj\u00eb bot\u00eb e re risish dhe djall\u00ebzish thith bab\u00ebzisht edhe mendjen e njeriut, ka ardhur koha q\u00eb ne t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vetes shum\u00eb pyetje, duke e nisur me nj\u00eb pyetje mbi \u201cmakinerin\u00eb\u201d ton\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Mund t\u2019ia drejtojm\u00eb at\u00eb pyetje kryetarit t\u00eb organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb socialiste n\u00eb \u00e7do bashki t\u00eb vendit. Ai, apo jo, se kemi bashk\u00ebkryetar\u00eb, normalisht di t\u00eb na thot\u00eb sa vota socialiste ka n\u00eb qendr\u00ebn e tij t\u00eb votimit, apo n\u00eb nj\u00eb pallat, apo n\u00eb nj\u00eb fshat. Por, po t\u00eb provojm\u00eb t\u00eb pyesim: \u201cSa her\u00eb i keni d\u00ebgjuar ju me vesh\u00ebt hapur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i num\u00ebroni symbyllur?\u201d, kam frik\u00eb se, po t\u00eb p\u00ebrgjigjen pa dorashka, do t\u00eb thon\u00eb: \u201cAsnj\u00ebher\u00eb\u201d. Qysh se kemi qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, mbase.<\/p>\n<p>Dhe ndryshimi i k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjeje \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri jetike p\u00ebr ecurin\u00eb e m\u00ebtejshme, p\u00ebr mosndryshkjen dhe mosplakjen e Partis\u00eb Socialiste; nj\u00eb domosdoshm\u00ebri me t\u00eb cil\u00ebn ne q\u00eb jemi k\u00ebtu \u2013 drejtuesit politik\u00eb dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, grupi parlamentar, kabineti qeveritar, kryebashkiak\u00ebt dhe i gjith\u00eb lidershipi i partis\u00eb n\u00eb territore \u2013 duhet t\u00eb jetojm\u00eb nga sot e tutje, me sensin e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e mungesave, \u201cmakineria\u201d jon\u00eb elektorale ka fituar sepse ka mobilizuar mir\u00ebnjohjen p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. N\u00eb epok\u00ebn e pritshm\u00ebrive, kjo makineri duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb transformim jetik, sepse mir\u00ebnjohja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 dhe p\u00ebrballja me nj\u00eb realitet t\u00eb ri pritshm\u00ebrish sapo ka filluar.<\/p>\n<p>Kur flas p\u00ebr mir\u00ebnjohjen, kam parasysh edhe dijen se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra dhe shpres\u00ebn, e mb\u00ebshtetur te ajo vet\u00ebdije, se t\u00eb tjera gj\u00ebra do t\u00eb b\u00ebhen dhe, prandaj, ju e meritoni mb\u00ebshtetjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr skena q\u00eb po form\u00ebsohet, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata faktor\u00eb q\u00eb fola, dhe detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb jo ta mbrojm\u00eb \u201cmakinerin\u00eb\u201d nga \u00e7far\u00eb ka rreth dhe jasht\u00eb saj, por ta shp\u00ebtojm\u00eb \u201cmakinerin\u00eb\u201d nga vetvetja.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjat\u00ebsi vale kam shkruar dokumentin q\u00eb e keni p\u00ebrpara si draft, t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hapur p\u00ebr sh\u00ebnimet e secilit prej jush.<\/p>\n<p>Po me shum\u00eb pak fjal\u00eb, shum\u00eb m\u00eb pak fjal\u00eb sesa dokumenti, dua t\u2019ju jap vet\u00ebm frym\u00ebn e tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebnimet q\u00eb mund t\u00eb shtohen apo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb hiqet, t\u00eb mbajn\u00eb parasysh pik\u00ebrisht frym\u00ebn: respektin si gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar; jo d\u00ebgjimin si pritje e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur, por d\u00ebgjimin si puna e par\u00eb e partis\u00eb; d\u00ebgjimin si disiplin\u00eb e re e partis\u00eb; d\u00ebgjimin n\u00eb \u00e7do stin\u00eb: edhe kur nuk ka kamera, edhe kur nuk ka fushat\u00eb, edhe kur ka duartrokitje, edhe kur nuk ka rreth e rrotull simpatizant\u00eb.<\/p>\n<p>Empatia si angazhim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrvepruar.<\/p>\n<p>Empatia nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi sociale, \u00ebsht\u00eb forc\u00eb q\u00eb asnj\u00eb algorit\u00ebm nuk e prodhon dot. Njeriu q\u00eb hap der\u00ebn e hallit t\u00eb vet t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar sesa vota; t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb besimin dhe, duke t\u00eb dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tija, personale, t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe dinjitetin. Dhe halli i tij nuk \u00ebsht\u00eb monedh\u00eb p\u00ebr kursin e k\u00ebmbimit politik.<\/p>\n<p>Solidariteti si ndihm\u00eb pa kusht.<\/p>\n<p>Partia d\u00ebgjon dhe i sh\u00ebrben kujtdo pa e pyetur: me k\u00eb je, me k\u00eb ke qen\u00eb, \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb dikur, \u00e7far\u00eb kahjeje politike t\u00eb p\u00eblqen; pa e pyetur p\u00ebr vot\u00ebn, madje pa e pyetur fare p\u00ebr politik\u00eb. Se halli nuk ka teser\u00eb dhe dera q\u00eb hapet vet\u00ebm p\u00ebr \u201ctan\u00ebt, tan\u00ebt, tan\u00ebt\u201d, \u00ebsht\u00eb der\u00eb q\u00eb hapet q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbyllet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Kur them p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, them p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Korrektesa si detyrim p\u00ebr t\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrgjigjja duhet t\u00eb shpallet e ndaluar n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. Po ju rikujtoj shembullin, jam i bindur q\u00eb ju keni plot t\u00eb tjer\u00eb, e atij fermerit nga Lushnja: tre vjet p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Tre vjet.<\/p>\n<p>Dhe njer\u00ebzit nuk k\u00ebrkojn\u00eb nga ne q\u00eb t\u00eb themi medoemos \u201cpo\u201d, se e din\u00eb q\u00eb ne nuk jemi zot\u00ebrues t\u00eb nj\u00eb \u00e7el\u00ebsi magjik, por njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb: po, jo, kur? Sepse halli nuk b\u00ebhet m\u00eb i vog\u00ebl kur nuk zgjidhet, por b\u00ebhet posht\u00ebrues kur nuk p\u00ebrfillet.<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi ndaj transformimit t\u00eb \u201cmakineris\u00eb\u201d me forc\u00ebn e shembullit individual.<\/p>\n<p>Kjo kthes\u00eb nis nga ne q\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ose nuk nis fare. Nis nga grupi parlamentar ose nuk shkon m\u00eb tutje. Nis patjet\u00ebr nga qeveria ose nuk merr besueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar si nj\u00eb kthes\u00eb e gjith\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Kritika jon\u00eb e brendshme mikpritet dhe kultivohet si ushqimi i vet\u00ebdijes s\u00eb skuadr\u00ebs, s\u00eb familjes politike, por ajo ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndershme: brenda nesh flitet hapur, flitet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, flitet drejt e n\u00eb sy, nd\u00ebrsa p\u00ebrball\u00eb qytetarit, kur rasti e k\u00ebrkon, ajo b\u00ebhet vet\u00ebm si vet\u00ebkritik\u00eb, n\u00eb em\u00ebr dhe n\u00eb interes t\u00eb skuadr\u00ebs, jo si konstatim publik i nj\u00eb spektatori q\u00eb shfryt\u00ebzon problemin p\u00ebr interesin e vet dhe ia l\u00eb skuadr\u00ebs \u201ckodoshin\u201d n\u00eb der\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb prani besnike. Kjo \u00ebsht\u00eb prani hileqare.<\/p>\n<p>Vija e re ndar\u00ebse e k\u00ebsaj faze t\u00eb re, si\u00e7 e thash\u00eb edhe her\u00ebn e kaluar, nuk kalon mes atyre q\u00eb dol\u00ebn dhe atyre q\u00eb s\u2019dol\u00ebn n\u00eb protest\u00eb; kalon mes atyre q\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe atyre q\u00eb \u201cduan shesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrsheshet e tyre\u201d. N\u00eb an\u00ebn ton\u00eb t\u00eb asaj vije duhet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb rinj, p\u00ebr forca t\u00eb reja, p\u00ebr prurje energjish dhe vullnetesh t\u00eb reja dhe \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb i gjith\u00eb drejtimi politik i partis\u00eb t\u00eb fokusohet te shkrirja e kufijve q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb territor, por q\u00eb b\u00ebhen t\u00eb paduksh\u00ebm kur ne shkojm\u00eb n\u00eb territor: kufijt\u00eb mes nesh dhe atyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekja e brendshme kund\u00ebr hendekut me ata q\u00eb, me demek, jan\u00eb tan\u00ebt \u2013 e them me demek, se ata mund t\u00eb mos jen\u00eb tan\u00ebt n\u00eb kuptimin e partis\u00eb, por tan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb duam ne dhe s\u2019jan\u00eb tan\u00ebt shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk e duan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb duam ne, n\u00eb kuptimin e partis\u00eb gjithmon\u00eb, se p\u00ebr qeverin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb tan\u00ebt, edhe ata \u2013 dhe ky hendek i \u201ctan\u00ebve\u201d me \u201cata\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kok\u00ebn ton\u00eb sesa n\u00eb realitetin e territoreve, ku njer\u00ebzit bashk\u00ebjetojn\u00eb me probleme, halle e nevoja shum\u00eb t\u00eb ngjashme, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ngjashme sesa ngjyrat e partive dhe ku ndarja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lidhur me territoret e influenc\u00ebs sesa me territoret politike.<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju them dhe pastaj, m\u00eb tutje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim q\u00eb s\u2019mbyllet sot, natyrisht, mund ta shohim m\u00eb n\u00eb detaj, se nj\u00eb nga studimet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb fush\u00ebn e bindjes politike ka nxjerr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duket e pabesueshme, por q\u00eb faktikisht \u00ebsht\u00eb e provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkencore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bised\u00eb e vetme 10-minut\u00ebshe, ku tjetri d\u00ebgjohet pa u gjykuar p\u00ebrpara se t\u00eb flas\u00ebsh, ndryshon q\u00ebndrime m\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb sesa kontakti i zakonsh\u00ebm elektoral.<\/p>\n<p>Dhe eksperimentet e b\u00ebra kan\u00eb nxjerr\u00eb k\u00ebt\u00eb metod\u00eb \u2013 parafytyroni k\u00ebt\u00eb metod\u00eb \u2013 m\u00eb shum\u00eb se 10 her\u00eb m\u00eb efektive sesa kontaktet dhe teknikat standarde dhe e kan\u00eb nxjerr\u00eb me nj\u00eb impakt 100-fish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa impakti i p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019i bindur njer\u00ebzit p\u00ebrmes publicitetit politik.<\/p>\n<p>Prandaj, d\u00ebgjimi duhet t\u00eb b\u00ebhet teknologjia m\u00eb e avancuar e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb nuk votojn\u00eb p\u00ebr ne, q\u00eb s\u2019kan\u00eb votuar p\u00ebr ne, por q\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i besojn\u00eb pun\u00ebs dhe besojn\u00eb te vetja dhe te zhvillimi i tyre p\u00ebrmes pun\u00ebs, jan\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb.<\/p>\n<p>Midis nesh dhe atyre mungon vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: komunikimi yn\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, nga i cili jo vet\u00ebm ne mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb 10 mbledhje ku flasim me nj\u00ebri-tjetrin, por mund t\u00eb ndryshojm\u00eb edhe q\u00ebndrime t\u00eb rr\u00ebnjosura t\u00eb tjetrit q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>Po e mbyll me thelbin e k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u201cBesa\u201d \u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb dokumentit ton\u00eb strategjik, kjo lidhet me faktin q\u00eb fjala jon\u00eb ndaj qytetarit k\u00ebrkon t\u00eb kontrollohet n\u00eb gjith\u00eb procesin e trajtimit t\u00eb saj dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb mekanizmat e metod\u00ebs q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb zbatim qeveria.<\/p>\n<p>\u201cPrania Besnike\u201d \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr: \u00ebsht\u00eb fjala jon\u00eb ndaj vetvetes, t\u00eb cil\u00ebn ne duhet ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kontrollueshme nga \u00e7do qytetar q\u00eb i beson pranis\u00eb son\u00eb n\u00eb territor.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb humbur armatat e fitoreve, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, kan\u00eb pasur, natyrisht, karakteristika t\u00eb ndryshme, por kan\u00eb paguar nj\u00eb hara\u00e7 t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: kan\u00eb fituar me vesh t\u00eb hapur, kan\u00eb qeverisur me vesh t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Partia Socialiste duhet t\u00eb hyj\u00eb te p\u00ebrjashtimet. Ky \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb lidhur me Partin\u00eb Socialiste. Mund t\u00eb duket shum\u00eb e ekzagjeruar, por m\u00eb besoni, \u00ebsht\u00eb po aq e thjesht\u00eb sa \u00e7\u2019duket e ekzagjeruar.<\/p>\n<p>Nga lidershipi i sot\u00ebm i Partis\u00eb Socialiste \u2013 dhe ju e dini se un\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris gjithmon\u00eb, me lidership nuk kuptoj veten; kuptoj t\u00eb gjith\u00eb grupin drejtues t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, kuptoj grupin parlamentar dhe kuptoj qeverin\u00eb, s\u00eb bashku me drejtimin, kuptohet, t\u00eb vet\u00eb partis\u00eb \u2013 varet jo thjesht n\u00ebse do t\u00eb fitoj\u00eb Partia Socialiste m\u00eb tutje, por varet n\u00ebse Partia Socialiste do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrjashtim apo do t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga historia e m\u00ebtejshme e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pak, por besoni q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt. N\u00ebse Partia Socialiste do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrjashtim, ose, m\u00eb sakt\u00eb, nuk do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjashtimi i vet\u00ebm, se ka edhe p\u00ebrjashtime t\u00eb tjera, por do t\u00eb hyj\u00eb te p\u00ebrjashtimet, at\u00ebher\u00eb Partia Socialiste do t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb sken\u00eb, por n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sken\u00ebs, edhe pasi t\u00eb pakt\u00ebn disa prej nesh k\u00ebtu t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb sken\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. Ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb forcash historike, q\u00eb nuk i solla k\u00ebtu n\u00eb at\u00eb rr\u00ebfimin tim, t\u00eb cilat kan\u00eb pasur karakteristika t\u00eb ngjashme dhe q\u00eb sot nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>Kjo ishte hyrja q\u00eb m\u2019u duk e udh\u00ebs ta ndaj jo vet\u00ebm me ju, por edhe me ata q\u00eb na ndjekin, duke pasur parasysh, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, socialist\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe mund t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tutje me nj\u00eb diskutim shum\u00eb paraprak, duke pasur parasysh q\u00eb t\u00eb dy dokumentet do t\u00eb duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb diskutimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, duke marr\u00eb kontribute konkrete nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb ose kan\u00eb vullnetin p\u00ebr t\u00eb kontribuar.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumenti-3\/\">Pas \u201cBes\u00ebs\u201d, Rama kthehet tek patronazhist\u00ebt, ja udh\u00ebzimi q\u00eb u dha deputet\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama vuri n\u00eb tryez\u00ebn e \u00e7do socialisti dokumentin \u201cPrania besnike\u201d, anekse i platform\u00ebs \u201cBESA\u201d, dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe paralajm\u00ebrimin p\u00ebr ndryshim t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb qeverisjes. K\u00ebrkoi transformim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si kabineti qeveris\u00ebs dhe gjith\u00eb strukturat socialiste do t\u00eb qasen ndaj qytetar\u00ebve tani e tutje. \u201cDuhet t\u00eb jet\u00eb mandati i nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95675","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}