{"id":95665,"date":"2026-07-30T15:48:16","date_gmt":"2026-07-30T15:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/te-semuret-me-bwd-ne-dore-te-vilma-nushit-skema-qe-perdori-oligarkja-per-te-hedhur-ne-dore-3-5-miliarde-leket-e-ilacit-te-shtrenjte\/"},"modified":"2026-07-30T15:48:16","modified_gmt":"2026-07-30T15:48:16","slug":"te-semuret-me-bwd-ne-dore-te-vilma-nushit-skema-qe-perdori-oligarkja-per-te-hedhur-ne-dore-3-5-miliarde-leket-e-ilacit-te-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/30\/te-semuret-me-bwd-ne-dore-te-vilma-nushit-skema-qe-perdori-oligarkja-per-te-hedhur-ne-dore-3-5-miliarde-leket-e-ilacit-te-shtrenjte\/","title":{"rendered":"T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me BWD, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Vilma Nushit\/ Skema q\u00eb p\u00ebrdori oligarkja p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb dor\u00eb 3.5 miliard\u00eb lek\u00ebt e ila\u00e7it t\u00eb shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Qysh kur Vilma Nushi hyri n\u00eb loj\u00ebn p\u00ebr tenderin e ila\u00e7it p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga Von Willebrandt (VWD) vlera e fondit u rrit menj\u00ebher\u00eb me afro 830 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa konkurrent\u00ebt nuk afrohen, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Nushin t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Skandali mori drit\u00ebhijet tani q\u00eb tenderin e kishte n\u00eb dor\u00eb ministri Blendi Gonxhe. Kujtojm\u00eb se Gonxhe i hodhi n\u00eb dor\u00eb tenderat e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb menj\u00ebher\u00eb pasi kaloi n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e tij Operatorin e Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. Madje dit\u00ebt e fundit, ne krye te Operatorit eshte vendosur Jonaid Myzyri, zyrtari qe u shkakrkua nga SPAK, ndersa drejtonte Komisionin e Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Nushi ka krijuar nj\u00eb bashkim me 4 operator\u00eb ekonomik\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e saj. K\u00ebta jan\u00eb nipi i saj Endrit Hido, Ilir Shehu, Rasim Hamzaraj dhe Luan Lekli. T\u00eb kat\u00ebrt do t\u00eb ndajn\u00eb mbi 345 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, ku p\u00ebrfshihet edhe TVSH.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cLot 73 Human Coagulation Factor VIII ose Human Coagulation Factor VIII + Human Von Willenbrand Factor 250 I.U-1000 IU UI\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medikament q\u00eb trajton t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt VWD. S\u00ebmundja e rrall\u00eb e quajtur Von Willebrandt (VWD)\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim prej t\u00eb cilit gjaku nuk mpikset si\u00e7 duhet. Gjaku p\u00ebrmban shum\u00eb proteina q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb mpiksjen e tij kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Nj\u00eb nga k\u00ebto proteina quhet faktori i Von Willebrandit.<\/p>\n<p>Ky faktor \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar nga grupi i Nushit p\u00ebr t\u00eb shtuar fitimet. Nga buxheti i shtetit jan\u00eb ndar\u00eb plot 287.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, ose 345.2 milion\u00eb lek\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 29 qershor 2026, pjes\u00ebmarr\u00ebsi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb grupi i Nushit, bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb: \u201cM E D I C A M E N T A\u201d SHPK, \u201cMEGAPHARMA\u201d SHPK, \u201cLEKLI\u201d SHPK dhe \u201cT R I M E D\u201d SHPK.<\/p>\n\n<p>Tenderi ka merituar val\u00ebvitjen e nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sinjali i riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb ofert\u00eb gati sa fondi limit \u00ebsht\u00eb shpallur fitues zyrtar m\u00eb 27 korrik 2026. Ata jan\u00eb futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe fitojn\u00eb secili nga 25% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb ila\u00e7it t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kur tenderi zhvillohej nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vitin 2022, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sasi ila\u00e7esh tenderi \u201cHuman Coagulation Factor VIII ose Human Coagulation Factor VIII + Human Von Willenbrand Factor\u201d e kishte fondin limit 204,6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. M\u00eb 19 maj 2022 fituese u shpall \u201cMEGAPHARMA\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2024, kur hyn n\u00eb loj\u00eb Vilma Nushi dhe grupi i kompanive t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, fondi total u b\u00eb 2 657 236 euro. Tenderi i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me objekt \u201cLot 44 Human Coagulation Factor VIII ose Human Coagulation Factor VIII + Human Von Willenbrand Factor\u201d, m\u00eb 8 gusht 2024, iu dha 4 kompanive q\u00eb e fituan edhe n\u00eb 2026.<\/p>\n\n<p>Procedura u zhvillua n\u00eb munges\u00eb konkurrence dhe u vler\u00ebsua me flamur korrupsioni.<\/p>\n<p>Binte n\u00eb sy ndryshimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i vler\u00ebs totale p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi ila\u00e7esh. Fondi limit ishte caktuar ishte 266.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>Kjo rritje e fondit vazhdoi s\u00ebrish n\u00eb vitin 2026, sepse n\u00eb mes ishte faktori korrupsion. Por kush jan\u00eb p\u00ebrfituesit e blerjes s\u00eb ila\u00e7it p\u00ebr s\u00ebmundjen e rrall\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime b\u00ebhen n\u00ebn hijen e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Operatorit t\u00eb Blerve t\u00eb P\u00ebrqendruara, n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet e spitaleve. Dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, kur je nipi i oligarkes Vilma Nushi, pronares s\u00eb koncesionit Check UP t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrimed\u201d SHPK, n\u00eb letra \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Endrit Hidos, nipit t\u00eb Vilma Nushit dhe e Gentiana Peshkatarit, ish-punonj\u00ebse e Nushit.<\/p>\n\n<p>Fillimisht oligarkja ia ka shitur aksionet e saj shtetasit anglez Dominic Noel William Evans. Anglezi \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i mbes\u00ebs s\u00eb Nushit, Ledina Hidos.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa si administrator e \u201c Trimed\u201d \u00ebsht\u00eb Gentiana Peshkatari, e cila e kryen k\u00ebt\u00eb funksion q\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n\n<p>Kompania e barnave \u201cRiofarma\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr filial i krijuar nga Vilma Nushi, p\u00ebr t\u2019a p\u00ebrdorur si kanal p\u00ebr t\u00ebrheqjen e parave publike. K\u00ebt\u00eb kompani, Vilma Nushi e kishte kaluar n\u00eb emrin e burrit t\u00eb motr\u00ebs, Edmond Hido.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Vilma Nushi i shet vetes kompanin\u00eb \u201cRiofarma\u201d. N\u00eb fakt \u201cTrimed\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e kontrollon nipi, Endrit Hido, e ka p\u00ebrthithur subjektin e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Kompania \u201cRiofarma\u201d, e p\u00ebrdorur n\u00eb afera korrupsioni, u shkri me kompanin\u00eb \u201cTrimed\u201d n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur gjurm\u00ebt e \u201cRiofarm\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n<p>Vilma Nushi ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb zhdukjen e kompanis\u00eb s\u00eb korrupsionit \u201cHermes\u201d t\u00eb Arben Ahmetajt, me t\u00eb cil\u00ebn u vodh\u00ebn nga \u201cAlbtelekom\u201d miliona euro me impulset telefonike deri n\u00eb vitin 2004. N\u00eb vitin 2016, \u201cAlbtelekom\u201d ishte n\u00eb gjyq me kompanin\u00eb \u201cHermes\u201d, t\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebrkonte t\u2019i kthente 12 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Afera u mbyll me marr\u00ebveshje n\u00eb vitin 2016, nga Arben Ahmetaj, kur ishte minist\u00ebr i Financave. Albtelekom hoqi dor\u00eb nga pretendimet ndaj \u201cHermes\u201d. Kujtojm\u00eb q\u00eb Ministria e Financave ishte aksionere te Albtelekom. \u201cHermes\u201d u p\u00ebrthith nga kompania \u201cH-Communication\u201d me aksionere Vilma Nushin. N\u00eb k\u00ebmbim, Ahmetaj, dh\u00ebndrin e Vilma Nushit, Endrit Du\u00e7ka, e kishte em\u00ebruar drejtor t\u00eb Pron\u00ebs Publike, duke kaluar disa pasuri publike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb Ahmetajt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitin 2011 kompania \u201cH-Communication\u201d u p\u00ebrthith nga kompania \u201cOne Albania\u201d.<\/p>\n<p>Vilma Nushi p\u00ebrdor emrin e motr\u00ebs s\u00eb saj, Majlinda Hido, p\u00ebr kompanin\u00eb e tregtimit t\u00eb mallrave t\u00eb ndryshme \u201cInterlogistic\u201d shpk, e cila ka fituar 85 tendera publik\u00eb me vler\u00eb miliona euro.<\/p>\n\n<p>Majlinda Hido, motra e oligarkes Vilma Nushi, fiton \u00e7do tender ku merr pjes\u00eb, fal\u00eb lidhjeve t\u00eb forta me qeverin\u00eb t\u00eb krijuara nga Vilma Nushi.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka konfirmuar p\u00ebrmes disa raporteve se koncesionari i Check up-it ka p\u00ebrvet\u00ebsua rreth 4 milion\u00eb euro para publike p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera. D\u00ebmi ekonomik u deklarua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, n\u00eb mbledhjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr koncesionet n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi, nga audituesja e KLSH, Selime Bregu. Zyrtarja deklaroi se k\u00ebto shifra rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb rritur fitimin e kompanis\u00eb koncesionare deri n\u00eb 32%.<\/p>\n<p>KLSH ka zbuluar se vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb viti, Vilma Nushi ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb edhe 2.3 milion\u00eb dollar\u00eb TVSH t\u00eb rimbursueshme. Edhe kjo vjedhje \u00ebsht\u00eb zbuluar dhe faktuar nga raporti i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, nd\u00ebrsa m\u00ebsohet se pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor. Sipas KLSH-s\u00eb, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka ushtruar nj\u00eb kontroll n\u00eb FSDKSH p\u00ebr vitin 2022. Nga auditimi i veprimtaris\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se FSDKSH n\u00ebn drejtimin e Albana Adhamit dhe Ogerta Manastirliut kan\u00eb paguar Vilma Nushin p\u00ebr 20172 analiza t\u00eb pakryera. Raportet e KLSH-s\u00eb tregojn\u00eb se skema e vjedhjes s\u00eb parave publike nga Vilma Nushi ka vijuar nga viti 2015 deri n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Koncensioni po hetohet nga SPAK prej m\u00eb shum\u00eb se sa 6 vitesh, kur \u00ebsht\u00eb hapur procedimi nr. 122 i vitit 2020.<\/p>\n<p>Firma tjet\u00ebr, e grupuar pran\u00eb Nushit n\u00eb tenderin Lot 73 \u00ebsht\u00eb \u201cM E D I C A M E N T A\u201d, pron\u00eb e Ilir Shehut.<\/p>\n\n<p>I skeduar p\u00ebr pastrim parash, ila\u00e7e t\u00eb skaduara, manipulim t\u00eb tregut t\u00eb ila\u00e7eve, mashtim p\u00ebr rimbursimin e TVSH-s\u00eb p\u00ebr medikamentet n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb euro, vep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar. Sipas Nadir \u00c7aushollit, rivali i tij n\u00eb biznes, Ilir Shehu \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge n\u00eb Itali me emrin Ilir Pasholli.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, kur nuk pyesnin se ku i gjete parat\u00eb, Ilir Shehu bleu 40 % t\u00eb aksioneve i kompanis\u00eb s\u00eb barnave Medicamenta. Pjesa tjet\u00ebr e aksioneve (60%) figuronte formalisht n\u00eb emrin 67-vje\u00e7arit italian Riccardo Celesia. Italiani i mbante aksionet p\u00ebrmes kompanis\u00eb Farmacia Celesia srl.<\/p>\n\n<p>Shehu i bleu 40 % t\u00eb aksioneve p\u00ebr 400 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit, kompania Medicamenta, e vetme dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, ka marr\u00eb rreth 40 milion\u00eb euro tendera n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi, p\u00ebr furnizim me ila\u00e7e, n\u00eb disa raste n\u00eb marr\u00ebveshje daj\u00ebn e Petrit Vasilit, Rasim Hamzarajn, apo me Luan Leklin, \u2018merimang\u00ebn\u2019 e ila\u00e7eve t\u00eb skaduara.<\/p>\n<p>Pak vite m\u00eb par\u00eb Ilir Shehut i doli emri si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me barna, ku ishte implikuar dhe nj\u00eb farmacist i QSUT.<\/p>\n<p>Aktualisht Shehu e ka larguar italianin q\u00eb e mbante formalisht aksioner dhe i ka kaluar t\u00eb gjitha kuotat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n\n<p>Personazhi tjet\u00ebr i grupuar nga Vilma Nushi \u00ebsht\u00eb Luan Lekli, pronar i \u201cLEKLI\u201d shpk. Kompania ka marr\u00eb afro 200 tendera t\u00eb dyshimt\u00eb me favorizime, ku shpesh \u00ebsht\u00eb denoncuar p\u00ebr skandale t\u00eb barnave t\u00eb skaduara.<\/p>\n\n<p>Emri i tij dhe kompanit\u00eb e tij jan\u00eb p\u00ebrmendur gjat\u00eb raporteve, d\u00ebgjesave parlamentare dhe auditimeve t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH) lidhur me menaxhimin, furnizimin dhe tregun e barnave n\u00eb Sh\u00ebrbimin Onkologjik t\u00eb QSUT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00ebtar i grupit \u00ebsht\u00eb Rasim Hamzaraj, i njohur si daja i ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Petrit Vasilit. Ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar dhe administrator i kompanis\u00eb farmaceutike Megapharma, me nipt J61814028F.<\/p>\n\n<p>Deri n\u00eb vitin 2018, Hamzaraj kontrollonte vet\u00eb kompanin\u00eb. Nga viti 2018 deri n\u00eb janar 2024, e kontrolloi kompanin\u00eb p\u00ebrmes bashk\u00ebshortes Monika Hamzaraj.<\/p>\n\n<p>Ai ia shiti aksionet bashk\u00ebshortes p\u00ebr 60 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkaq, zonja Hamzaraj i shiti m\u00eb pas k\u00ebto aksione p\u00ebr 2.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Ka dyshime t\u00eb forta se shitja e aksioneve si n\u00eb vitin 2018, ashtu edhe n\u00eb vitin 2024, jan\u00eb fiktive.<\/p>\n\n<p>Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs, Megapharma ka marr\u00eb tendera n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi me vler\u00eb mbi 45 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Duke i grupuar bashk\u00eb k\u00ebto 4 kompani Vilma Nushi ka krijuar nj\u00eb kartel q\u00eb fiton tendera. Ajo \u00ebsht\u00eb koncesionarja kryesore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, por v\u00eb rregullin e saj edhe n\u00ebp\u00ebr tendera.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-63\/\">T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me BWD, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Vilma Nushit\/ Skema q\u00eb p\u00ebrdori oligarkja p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb dor\u00eb 3.5 miliard\u00eb lek\u00ebt e ila\u00e7it t\u00eb shtrenjt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qysh kur Vilma Nushi hyri n\u00eb loj\u00ebn p\u00ebr tenderin e ila\u00e7it p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga Von Willebrandt (VWD) vlera e fondit u rrit menj\u00ebher\u00eb me afro 830 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa konkurrent\u00ebt nuk afrohen, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Nushin t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb e vetme. Skandali mori drit\u00ebhijet tani q\u00eb tenderin e kishte n\u00eb dor\u00eb ministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95665","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95665"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95665\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}