{"id":95538,"date":"2026-07-29T09:48:13","date_gmt":"2026-07-29T09:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/29\/seanca-ne-gjkko-meta-kerkon-daljen-nga-kafazi-i-xhamte-kryemadhi-mohon-akuzat-dhe-sfidon-spak\/"},"modified":"2026-07-29T09:48:13","modified_gmt":"2026-07-29T09:48:13","slug":"seanca-ne-gjkko-meta-kerkon-daljen-nga-kafazi-i-xhamte-kryemadhi-mohon-akuzat-dhe-sfidon-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/29\/seanca-ne-gjkko-meta-kerkon-daljen-nga-kafazi-i-xhamte-kryemadhi-mohon-akuzat-dhe-sfidon-spak\/","title":{"rendered":"Seanca n\u00eb GJKKO\/ Meta k\u00ebrkon daljen nga \u2018kafazi\u2019 i xhamt\u00eb, Kryemadhi mohon akuzat dhe sfidon SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Ka nisur k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) seanca e radh\u00ebs gjyq\u00ebsore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, Ilir Meta i paraqiti gjykat\u00ebs nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar jasht\u00eb kafazit t\u00eb xhamit gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. Megjithat\u00eb, trupa gjykuese e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn, duke argumentuar se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shqyrtuar m\u00eb her\u00ebt dhe ka marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Monika Kryemadhi hodhi posht\u00eb akuzat e ngritura ndaj saj gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), duke deklaruar se nuk ka ushtruar asnj\u00eb ndikim politik n\u00eb favor t\u00eb biznesmenit Adrian Shatku dhe se t\u00eb gjitha komunikimet kan\u00eb ndjekur rrug\u00ebt zyrtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbrojtjes s\u00eb saj, Kryemadhi sfidoi organin e akuz\u00ebs t\u00eb provoj\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb presion ndaj ish-ministrit Edmond Haxhinasto, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet q\u00eb lidhen me vajz\u00ebn e saj, Bora, duke i cil\u00ebsuar ato t\u00eb pavend dhe pa lidhje me \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>Monika Kryemadhi, duke iu referuar komunikimeve me biznesmenin Adrian Shatku, deklaroi se e kishte k\u00ebshilluar at\u00eb t\u00eb ndiqte vet\u00ebm rrug\u00ebt institucionale dhe jo t\u00eb ushtronte ndikim politik.<\/p>\n<p>\u201cE kam sugjeruar jo p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim politik. P\u00ebrkundrazi, i kam th\u00ebn\u00eb: d\u00ebrgoje k\u00ebrkes\u00ebn me shkres\u00eb, jo elektronikisht. Jan\u00eb d\u00ebrguar shkresa n\u00eb disa institucione dhe ministri. Ma gjeni nj\u00eb mesazh ku t\u2019i kem th\u00ebn\u00eb Haxhinastos: \u2018B\u00ebje se t\u00eb vrava\u2019, \u2018b\u00ebje se t\u00eb shkarkoj nga puna\u2019 apo \u2018b\u00ebje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfitim\u2019. Nuk provohet asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga ana ime p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb kishte gjasht\u00eb vjet q\u00eb zgjaste\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Sipas Kryemadhit, edhe komunikimet mes Shatkut dhe ish-ministrit Edmond Haxhinasto kan\u00eb qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht zyrtare dhe protokollare. \u201cShikoni komunikimet mes Shatkut dhe Haxhinastos. Askund biznesmeni nuk thot\u00eb: \u2018B\u00ebje se kam folur me Monik\u00ebn\u2019. Zero. Kemi dy faqe n\u00eb akuz\u00eb, \u2018e lagu se lagu\u2019, thua se kaloi n\u00ebndet\u00ebsja me drog\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo argumentoi se, n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur nj\u00eb nd\u00ebrhyrje korruptive, nuk do t\u00eb ishin ndjekur procedurat zyrtare. \u201cPo t\u00eb kishte ekzistuar nd\u00ebrhyrje nga ana ime, nuk do t\u00eb ishin ndjekur rrug\u00ebt institucionale. \u2018Alo Mondi, b\u00ebje sekret, mos e marr\u00eb vesh njeri\u2019. Kush do ta merrte vesh? Por jo, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb shkresore. Po t\u00eb kishte nd\u00ebrhyrje, nuk do t\u00eb ishte ngritur grup pune\u201d, deklaroi Kryemadhi.<\/p>\n<p>Duke iu referuar nj\u00eb pjese t\u00eb akuz\u00ebs q\u00eb lidhet me vajz\u00ebn e saj, Bora, Kryemadhi tha se ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb padrejt\u00ebsisht n\u00eb dosje. \u201cKomunikimet e 24 shtatorit flasin p\u00ebr Bor\u00ebn time. \u00c7\u2019lidhje ka goca ime me akuz\u00ebn? \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjen sa m\u00eb mediatike. Un\u00eb i them: \u2018Bora nd\u00ebrroi mendje\u2019. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 16-vje\u00e7ar n\u00eb SHBA. K\u00ebto biseda nuk lidhen as me Haxhinaston, as me AKEP-in dhe as me ndikime t\u00eb paligjshme\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Kryemadhi kund\u00ebrshtoi gjithashtu pretendimet se Adrian Shatku kishte paguar shkollimin e vajz\u00ebs s\u00eb saj. \u201cNuk mendoj se kjo p\u00ebrb\u00ebn fakt penal. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Shatku ka paguar shkoll\u00ebn e vajz\u00ebs. Ashtu si\u00e7 d\u00ebrguan let\u00ebrporosi, mund t\u2019i drejtoheshin edhe shkoll\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb shpenzimeve t\u00eb saj. P\u00ebrdorimi i kart\u00ebs \u00ebsht\u00eb ose te fibra optike, ose te Vodafone. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh dy objekte totalisht t\u00eb ndryshme duke i lidhur me t\u00eb nj\u00ebjtin fakt juridik. Nj\u00eb komunikim i caktuar nuk mund t\u00eb trajtohet si prov\u00eb universale. Nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet i nj\u00ebjti komunikim n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme si prov\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e kart\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr blerje apo shpenzime private. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb komunikimesh me tema t\u00eb ndryshme q\u00eb duhen ve\u00e7uar. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb thuash: ne jemi k\u00ebtu n\u00eb gjyq dhe pyesim se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb flamingot atje n\u00eb bulevard, p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, kryesuesi i trupit gjykues, Erion Bani, i k\u00ebrkoi Kryemadhit t\u00eb ishte m\u00eb e p\u00ebrmbledhur n\u00eb paraqitjen e argumenteve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u201cZonja Kryemadhi, jeni b\u00ebr\u00eb juriste. Ju lutem, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur. Jo \u00e7do lloj komunikimi mund t\u00eb lexohet k\u00ebtu. Mund t\u00eb keni 5 mij\u00eb e-mail, por duhet t\u00eb lexoni vet\u00ebm ato mesazhe q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e shqyrtimit gjyq\u00ebsor\u201d, u shpreh Bani.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/seanca-meta\/\">Seanca n\u00eb GJKKO\/ Meta k\u00ebrkon daljen nga \u2018kafazi\u2019 i xhamt\u00eb, Kryemadhi mohon akuzat dhe sfidon SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nisur k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) seanca e radh\u00ebs gjyq\u00ebsore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, Ilir Meta i paraqiti gjykat\u00ebs nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar jasht\u00eb kafazit t\u00eb xhamit gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. Megjithat\u00eb, trupa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95538","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95538"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95538\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}