{"id":95527,"date":"2026-07-29T07:48:18","date_gmt":"2026-07-29T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/29\/zonja-agathi-e-kuvendit-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-07-29T07:48:18","modified_gmt":"2026-07-29T07:48:18","slug":"zonja-agathi-e-kuvendit-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/29\/zonja-agathi-e-kuvendit-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Zonja Agathi e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada<\/p>\n<p>Agron Shehaj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan n\u00eb kuptimin klasik t\u00eb fjal\u00ebs. Edhe vet\u00eb partia e tij e prezanton me krenari si \u201cbiznesmen q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb\u201d. Ideja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: nj\u00eb njeri q\u00eb ka fituar milionat e veta nuk ka pse t\u00eb vjedh\u00eb parat\u00eb e buxhetit. Por politika nuk matet vet\u00ebm me faturat q\u00eb nuk paguan apo tender\u00ebt q\u00eb nuk merr. Politika matet me respektin p\u00ebr institucionet dhe rregullat. Pik\u00ebrisht aty fillon problemi i Agron Shehajt.<\/p>\n<p>Shpesh biznesmen\u00ebt, t\u00eb ndersh\u00ebm ose jo, krijojn\u00eb bindjen se suksesi ekonomik jasht\u00eb lidhjeve politike u jep nj\u00eb status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Se mund t\u00eb kalojn\u00eb semaforin kur duan, t\u00eb mos vendosin rripin e sigurimit, t\u00eb mos respektojn\u00eb procedurat, sepse jan\u00eb \u201cself-made\u201d kur vjen puna te leku. Kjo mend\u00ebsi, kur hyn n\u00eb politik\u00eb, b\u00ebhet edhe m\u00eb e rrezikshme. Deputeti nuk \u00ebsht\u00eb pronar i Kuvendit. Ndoshta \u00ebsht\u00eb I mandatit t\u00eb tij dhe t\u00eb ndonj\u00eb tjetri, por dokumentet shtet\u00ebrore nuk jan\u00eb dosje kompanie q\u00eb merren n\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u par\u00eb me qet\u00ebsi pas nj\u00eb dreke me ver\u00eb qindra euroshe.<\/p>\n<p>Agron Shehaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt aksidental i politik\u00ebs shqiptare. Ai hyri n\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e vitit 2017, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Lulzim Basha u tregua bujar me sponsor\u00ebt politik\u00eb. M\u00eb pas u nda nga Berisha, krijoi partin\u00eb e tij dhe nisi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb profilin e nj\u00eb opozitari t\u00eb ri, duke investuar miliona p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb jo vet\u00ebm hap\u00ebsir\u00eb mediatike, por edhe kapital politik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej investimeve t\u00eb tij ishte Instituti \u201cLumo Sk\u00ebndo\u201d, me Uran Butk\u00ebn n\u00eb krye. Paradoksi \u00ebsht\u00eb se eshtrat e Lumo Sk\u00ebndos (pseudonim i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit) i solli n\u00eb Shqip\u00ebri Edi Rama, nd\u00ebrsa Shehaj nd\u00ebrtoi nj\u00eb institut q\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb prodhonte ide apo studime, u b\u00eb i njohur p\u00ebr list\u00ebpagesat dhe fondet q\u00eb shp\u00ebrndante. Kjo shpjegon edhe etiketimin e tij si \u201cballist\u201d n\u00eb debatin politik, ndon\u00ebse kontributi i tij n\u00eb historin\u00eb e s\u00eb djatht\u00ebs matet m\u00eb shum\u00eb me investime financiare sesa me ide apo beteja politike.<\/p>\n<p>Por episodi i dokumentit sekret p\u00ebr marr\u00ebveshjen Shqip\u00ebri-SHBA e nxori zbuluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe. Nuk ishte nj\u00eb akt guximi politik, por nj\u00eb demonstrim papjekurie institucionale. Procedura \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: dokumenti lexohet n\u00eb ambientet e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Kuvendit, pasi firmos p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ruajtjen e sekretit. Nuk merret n\u00eb zyr\u00eb, nuk mbahet i ky\u00e7ur p\u00ebr minuta t\u00eb t\u00ebra dhe m\u00eb pas nuk kthehet me justifikimin se \u201cm\u00eb takonte\u201d. N\u00ebse veprimi ishte impulsiv, k\u00ebrkon ndjes\u00eb publike. N\u00ebse ishte i menduar, b\u00ebhet edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon edhe keqkuptimi i madh q\u00eb Agron Shehaj ka me politik\u00ebn. Ai duket se mendon se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb spektak\u00ebl, se \u00e7do rregull mund t\u00eb thyhet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb videoje virale ose t\u00eb disa mij\u00ebra klikimeve n\u00eb rrjetet sociale. Por politika nuk \u00ebsht\u00eb platform\u00eb marketingu dhe Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb Kinostudio.<\/p>\n<p>Po aq shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb edhe heshtja e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ngre alarmin p\u00ebr rrjete spiunazhi, ndikim t\u00eb huaj dhe rrjedhje informacioni t\u00eb klasifikuar, nj\u00eb deputet periferik merr nj\u00eb dokument sekret, largohet me t\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, e mban jasht\u00eb kontrollit institucional p\u00ebr aq koh\u00eb sa t\u00eb mund ta fotografoj\u00eb apo ta kopjoj\u00eb dhe m\u00eb pas e rikthen si t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb. N\u00eb \u00e7do shtet serioz, kjo nuk do t\u00eb ishte thjesht nj\u00eb debat televiziv. Do t\u00eb ishte objekt i menj\u00ebhersh\u00ebm hetimi.<\/p>\n<p>N\u00eb filmin \u201cMysafiri\u201d, Zonja Agathi (q\u00eb e luan Esma Agolli, ndjes\u00eb past\u00eb) fotografonte fshehurazi hartat e ekspedit\u00ebs gjeologjike. Ishte personazhi q\u00eb mish\u00ebronte spiunin klasik t\u00eb kinemas\u00eb s\u00eb realizmit socialist, duke prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte futur n\u00eb sht\u00ebpi. Ironia \u00ebsht\u00eb se sot k\u00ebt\u00eb rol e luan nj\u00eb ballist, jo n\u00eb film, por n\u00eb ambientet e Parlamentit.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb deputet sillet me dokumentet sekrete si me flet\u00ebt e nj\u00eb mbledhjeje ortak\u00ebsh n\u00eb kompani, nuk po sfidon kund\u00ebrshtarin politik. Po sfidon vet\u00eb shtetin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb betimin ta mbroj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb thelbi i \u00e7\u00ebshtjes. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse dokumenti u fotografua apo jo. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi as n\u00ebse q\u00ebllimi ishte propagand\u00eb apo protagoniz\u00ebm. R\u00ebnd\u00ebsi ka precedenti. Sepse shtetet nuk bien vet\u00ebm nga tradhtit\u00eb e m\u00ebdha; ato rr\u00ebnohen edhe kur shkelja e rregullit relativizohet, kur institucioni kthehet n\u00eb sken\u00eb dhe kur ligji matet me popullaritetin e autorit. N\u00ebse sot mjafton t\u00eb thuash \u201cm\u00eb takonte\u201d p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dokument sekret nga Kuvendi, vaj hallit n\u00ebse Zonj\u00ebn Agathi do ta kemi nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb veshur me pushtet ekzekutiv.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Agron Shehaj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan n\u00eb kuptimin klasik t\u00eb fjal\u00ebs. Edhe vet\u00eb partia e tij e prezanton me krenari si \u201cbiznesmen q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb\u201d. Ideja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: nj\u00eb njeri q\u00eb ka fituar milionat e veta nuk ka pse t\u00eb vjedh\u00eb parat\u00eb e buxhetit. Por politika nuk matet vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95527","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95527\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}