{"id":95522,"date":"2026-07-29T07:48:15","date_gmt":"2026-07-29T07:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/29\/polonia-rrezon-ligjin-jo-njohjes-se-martesave-te-te-njejtit-seks\/"},"modified":"2026-07-29T07:48:15","modified_gmt":"2026-07-29T07:48:15","slug":"polonia-rrezon-ligjin-jo-njohjes-se-martesave-te-te-njejtit-seks","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/29\/polonia-rrezon-ligjin-jo-njohjes-se-martesave-te-te-njejtit-seks\/","title":{"rendered":"Polonia rr\u00ebzon ligjin: Jo njohjes s\u00eb martesave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit seks"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata m\u00eb e lart\u00eb e\u00a0Polonis\u00eb, Gjykata Kushtetuese, rr\u00ebzoi nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb njohjen ligjore t\u00eb\u00a0bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit seks, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb martuar n\u00eb shtete t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe m\u00eb pas jan\u00eb vendosur n\u00eb Poloni.<\/p>\n<p>Qeveria polake kishte nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur nj\u00eb vendimi t\u00eb\u00a0Gjykat\u00ebs s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian, sipas t\u00eb cilit Polonia, nj\u00eb vend me shumic\u00eb katolike q\u00eb nuk i lejon martesat e t\u00eb nj\u00ebjtit seks brenda territorit t\u00eb saj, duhet t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb njoh\u00eb martesat e lidhura n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb. Vendimi unanim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Polonis\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje kompetencash mes saj dhe\u00a0BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb vendosi Gjykata Kushtetuese e Polonis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Polonis\u00eb deklaroi se nj\u00eb dispozit\u00eb ligjore, e cila do t\u00eb lejonte regjistrimin n\u00eb regjistrin civil polak t\u00eb martesave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit seks t\u00eb lidhura n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e saj gjykata tha se vendimi ishte unanim dhe p\u00ebrfundimtar dhe se martesat e t\u00eb nj\u00ebjtit seks t\u00eb kryera n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb nuk mund t\u00eb regjistrohen n\u00eb regjistrat civil\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb, si\u00e7 ishte planifikuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata argumentoi se procedurat p\u00ebr \u201cp\u00ebrgatitjen dhe l\u00ebshimin e certifikatave p\u00ebr martesa t\u00eb lidhura jasht\u00eb vendit q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb lidhje midis nj\u00eb gruaje dhe nj\u00eb burri\u201d jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Nenin 92, paragrafi 1 dhe me Nenin 18 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Polonis\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 18 i Kushtetut\u00ebs e p\u00ebrcakton se \u201cmartesa si nj\u00eb bashkim midis nj\u00eb burri dhe nj\u00eb gruaje, si dhe\u00a0familja, m\u00ebm\u00ebsia dhe prind\u00ebrimi, g\u00ebzojn\u00eb mbrojtjen dhe kujdesin e Republik\u00ebs s\u00eb Polonis\u00eb.\u201d Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ky nen e p\u00ebrkufizon martes\u00ebn si nj\u00eb institucion heteroseksual dhe e vendos rregullimin e saj n\u00ebn juridiksionin e shtetit polak.<\/p>\n<p>Kurse Neni 92, paragrafi 1, parashikon se rregulloret duhet t\u00eb nxirren nga organet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata nuk dha shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme n\u00eb deklarat\u00ebn e saj t\u00eb shkurt\u00ebr, por vendimi sugjeron se gjyqtar\u00ebt vler\u00ebsuan se urdhri i Gjykat\u00ebs s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian cenon kompetencat e Polonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar politikat e saj mbi familjen dhe martes\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa e GJDBE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian (GJDBE) i n\u00ebntorit 2025 nuk k\u00ebrkonte q\u00eb Polonia t\u00eb legalizonte martesat e t\u00eb nj\u00ebjtit seks dhe as q\u00eb t\u2019i njihte juridikisht k\u00ebto \u00e7ifte si bashk\u00ebshort\u00eb sipas ligjit polak.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebrcaktonte se nj\u00eb \u00e7ift i t\u00eb nj\u00ebjtit seks q\u00eb ishte martuar ligj\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb pas ushtronte t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr an\u00ebtar, dhe vendosej n\u00eb Poloni, duhej ta regjistronte statusin e martes\u00ebs n\u00eb regjistrin e gjendes civile, n\u00ebse kjo ishte m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat dhe p\u00ebrfitimet q\u00eb lidhen me statusin martesor n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja u ngrit nga dy burra, nj\u00eb shtetas polak dhe nj\u00eb shtetas me n\u00ebnshtet\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb gjermano-polake, t\u00eb cil\u00ebt u martuan ligj\u00ebrisht n\u00eb Gjermani n\u00eb vitin 2018, ku edhe jetonin, dhe m\u00eb pas u zhvendos\u00ebn n\u00eb Poloni n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb mars Gjykata Supreme Administrative e Polonis\u00eb vendosi se ky hap \u201cnuk cenon identitetin komb\u00ebtar\u201d dhe as nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb kompetenc\u00ebn e Polonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar vet\u00eb ligjet e saj p\u00ebr familjen dhe martes\u00ebn. Si rrjedhoj\u00eb, qeveria polake miratoi legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb muajin maj dhe ai pritej t\u00eb hynte n\u00eb fuqi n\u00eb fund t\u00eb gushtit.<\/p>\n<p>Por partia opozitare e djatht\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi (PiS) e d\u00ebrgoi k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila vendosi p\u00ebrfundimisht kund\u00ebr k\u00ebtij ligji. Gjykata Kushtetuese e Polonis\u00eb dhe institucionet gjyq\u00ebsore t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb p\u00ebrplasur edhe m\u00eb par\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb debatit shum\u00ebvje\u00e7ar mbi em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj gjat\u00eb periudh\u00ebs kur PiS ishte n\u00eb pushtet. Kritika m\u00eb e fundit e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ndaj gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb polake u b\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Polonia, ku rreth 70% e popullsis\u00eb identifikohet si katolike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kat\u00ebr vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb nuk lejojn\u00eb as martesat e t\u00eb nj\u00ebjtit seks dhe as bashkimin civil t\u00eb tyre. Tre vendet e tjera jan\u00eb Bullgaria, Rumania dhe\u00a0Sllovakia.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/polonia-martesa\/\">Polonia rr\u00ebzon ligjin: Jo njohjes s\u00eb martesave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit seks<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata m\u00eb e lart\u00eb e\u00a0Polonis\u00eb, Gjykata Kushtetuese, rr\u00ebzoi nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb njohjen ligjore t\u00eb\u00a0bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit seks, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb martuar n\u00eb shtete t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe m\u00eb pas jan\u00eb vendosur n\u00eb Poloni. Qeveria polake kishte nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur nj\u00eb vendimi t\u00eb\u00a0Gjykat\u00ebs s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95522","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95522\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}