{"id":95497,"date":"2026-07-28T18:48:12","date_gmt":"2026-07-28T18:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/28\/aktivistja-lexon-deklaraten-e-protestuesve-kerkojme-hetim-per-dhunen-policore-nuk-terhiqemi-nga-presionet\/"},"modified":"2026-07-28T18:48:12","modified_gmt":"2026-07-28T18:48:12","slug":"aktivistja-lexon-deklaraten-e-protestuesve-kerkojme-hetim-per-dhunen-policore-nuk-terhiqemi-nga-presionet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/28\/aktivistja-lexon-deklaraten-e-protestuesve-kerkojme-hetim-per-dhunen-policore-nuk-terhiqemi-nga-presionet\/","title":{"rendered":"Aktivistja lexon deklarat\u00ebn e protestuesve: K\u00ebrkojm\u00eb hetim p\u00ebr dhun\u00ebn policore, nuk t\u00ebrhiqemi nga presionet"},"content":{"rendered":"<p>Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka denoncuar p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs policore gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb zhvilluar p\u00ebrpara Kuvendit, duke e cil\u00ebsuar nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb si t\u00eb pajustifikuar ndaj nj\u00eb tubimi paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj para protestuesve, Vatnikaj u shpreh se qytetar\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe se ndaj disa protestuesve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur spray me piper, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi hetim p\u00ebr veprimet e policis\u00eb dhe identifikimin e personave civil\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm gjat\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se protesta do t\u00eb vijoj\u00eb dhe se qytetar\u00ebt nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqen p\u00ebrball\u00eb presionit apo intimidimit.<\/p>\n<p>\u201cProtesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese. As intimidimi, as p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs nuk do t\u00eb na pengojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogaridh\u00ebnie\u201d, u shpreh Vatnikaj, duke p\u00ebrs\u00ebritur mesazhin: \u201cNuk ju kemi frik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vatnikaj:<\/strong><\/p>\n<p>Deklarat\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs dhe represionit policor. Dje u zhvillua protesta e radh\u00ebs paq\u00ebsore p\u00ebrpara Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb protestojn\u00eb prej kaq shum\u00eb\u2026 prej gati dy muajsh.<\/p>\n<p>Radha si grumbullimi p\u00ebrpara parlamentit p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb akt simbolik kund\u00ebrshtimi ndaj nj\u00eb institucioni q\u00eb sot nuk p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb interesin publik dhe ndaj nj\u00eb klase politike q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb mos e d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e qytetar\u00ebve. Megjithat\u00eb, q\u00eb n\u00eb momentin e mb\u00ebrritjes son\u00eb u p\u00ebrball\u00ebm me nj\u00eb prani policore krejt\u00ebsisht joproporcionale.<\/p>\n<p>Efektiv\u00eb, forcat Shqiponja, t\u00eb pajisur me skafandra dhe shkopinj gome, autobot\u00eb me uj\u00eb dhe forca t\u00eb shumta policore ishin vendosur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb proteste paq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb demonstrim force q\u00eb nuk justifikohet as nga numri, as nga sjellja e protestuesve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se protestuesit nuk provokuan n\u00eb asnj\u00eb moment, nuk ushtruan dhun\u00eb dhe nuk hodh\u00ebn asnj\u00eb send drejt punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, gjasht\u00eb qytetar\u00eb u shoq\u00ebruan n\u00eb komisariat pa asnj\u00eb shkak t\u00eb ligjsh\u00ebm. M\u00eb pas edhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb ndaluar po ashtu. Shoq\u00ebrimet arbitrare t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb protestuar, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb qart\u00eb intimidimi dhe represioni me q\u00ebllim frik\u00ebsimin e pjes\u00ebmarrjes qytetare n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb protest\u00ebs, disa qytetar\u00eb u godit\u00ebn me spray piper n\u00eb fytyr\u00eb, ndon\u00ebse nuk paraqisnin asnj\u00eb rrezik dhe nuk po kryenin asnj\u00eb veprim t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i forc\u00ebs policore n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb i pajustifikuar dhe p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebhiqte \u00e7do nd\u00ebrhyrje policore. Po aq shqet\u00ebsuese ishte edhe prania e nj\u00eb numri t\u00eb madh personash civil\u00eb t\u00eb paidentifikuar q\u00eb vepronin n\u00eb terren gjat\u00eb protest\u00ebs. M\u00eb e rrezikshmja ishte ngjarja ku nj\u00eb prej k\u00ebtyre personave nxori nj\u00eb mjet prer\u00ebs n\u00eb dukje si thik\u00eb, dhe iu afrua protestuesve n\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnuar dhe sulmuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb incident i till\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00eb dhe k\u00ebrkon hetim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm pasi cenon r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe ngre pik\u00ebpyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po menaxhohen protestat publike paq\u00ebsore. Jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar se kemi protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Besojm\u00eb se protesta \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb themelore kushtetuese dhe nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb demokraci. As intimidimi, as shoq\u00ebrimet arbitrare, as p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs nuk do t\u00eb na pengojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogaridh\u00ebnie dhe drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Prandaj jemi k\u00ebtu sot si \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb qartazi dhe prer\u00eb se nuk ju kemi frik\u00eb! Nuk ju kemi frik\u00eb! Nuk ju kemi frik\u00eb!\u00a0 N\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb dhun\u00ebs dhe intimidimit policor t\u00eb vazhduesh\u00ebm k\u00ebrkojm\u00eb: Ndalimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimeve arbitrare t\u00eb protestuesve q\u00eb po protestojn\u00eb paq\u00ebsisht prej thuajse dy muajsh. K\u00ebrkojm\u00eb hetim t\u00eb pavarur dhe transparent p\u00ebr p\u00ebrdorimin e spray-t me piper ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb pajustifikuar t\u00eb forc\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb identifikimin e personave civil\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb protest\u00eb dhe hetimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb incidentit ku nj\u00eb person civil u shfaq me thik\u00eb dhe tentoi t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte protestuesit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Policia e Shtetit t\u00eb respektoj\u00eb standardet kushtetuese dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr menaxhimin e tubimeve paq\u00ebsore. Dhe s\u00eb fundi, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e protest\u00ebs dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb askush, asnj\u00eb qytetar t\u00eb mos nd\u00ebshkohet p\u00ebr ushtrimin e liris\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u00eb protestuar paq\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ne vijojm\u00eb\u2026 ne jemi k\u00ebtu sot si \u00e7do dit\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb protestojm\u00eb paq\u00ebsisht sepse nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk nd\u00ebrtohet me frik\u00eb, por me qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie ndaj pushtetit. Do t\u00eb jemi k\u00ebtu derisa institucionet publike t\u2019i rikthehen shoq\u00ebris\u00eb dhe interesit kolektiv.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jemi k\u00ebtu derisa ta nd\u00ebrtojm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e re, Shqip\u00ebrin\u00eb e re, ku frika dhe represioni policor nuk kan\u00eb vend. Prandaj edhe sot, si \u00e7do dit\u00eb, b\u00ebrtasim: Nuk ju kemi frik\u00eb! Nuk ju kemi frik\u00eb!<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/deklarata-25\/\">Aktivistja lexon deklarat\u00ebn e protestuesve: K\u00ebrkojm\u00eb hetim p\u00ebr dhun\u00ebn policore, nuk t\u00ebrhiqemi nga presionet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka denoncuar p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs policore gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb zhvilluar p\u00ebrpara Kuvendit, duke e cil\u00ebsuar nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb si t\u00eb pajustifikuar ndaj nj\u00eb tubimi paq\u00ebsor. N\u00eb fjal\u00ebn e saj para protestuesve, Vatnikaj u shpreh se qytetar\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe se ndaj disa protestuesve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur spray me piper, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95497","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95497\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}