{"id":95487,"date":"2026-07-28T16:48:19","date_gmt":"2026-07-28T16:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/28\/10-impresione-per-filmin-odisea\/"},"modified":"2026-07-28T16:48:19","modified_gmt":"2026-07-28T16:48:19","slug":"10-impresione-per-filmin-odisea","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/28\/10-impresione-per-filmin-odisea\/","title":{"rendered":"10 impresione p\u00ebr filmin \u201cOdisea\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU\/<\/p>\n<p>P\u00ebr 173 minuta u b\u00ebra tutkall dje pas p\u00eblhur\u00ebs s\u00eb projeksionit n\u00eb kinema \u201cMillenium\u201d duke par\u00eb filmin \u201cOdisea\u201d t\u00eb Christopher Nolan. P\u00ebr koicidenc\u00eb, po dje n\u00eb mbr\u00ebmje u b\u00ebra tutkall p\u00ebr 110 minuta edhe pas ekranit t\u00eb televizorit teksa \u201cDigitalb\u201d transmetoi filmin televiziv \u201cOdisea\u201d, nj\u00eb bashk\u00ebpunim italian, gjerman, francez, jugosllav dhe produksion i RAI-t. Ndon\u00ebse 5 or\u00eb n\u00eb 24 or\u00ebt e nj\u00eb dite duken shum\u00eb t\u2019i harxhosh me Odisen\u00eb, jam i bindur q\u00eb jan\u00eb or\u00eb cil\u00ebsore n\u00eb jet\u00eb. Nd\u00ebrkaq, \u201cOdisea\u201d i Nolan as q\u00eb krahasohet me \u201cOdisean\u201d e RAI-t dhe ndon\u00ebse ne shqiptar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb mburremi me dy yjet Bekim Fehmiu dhe Iren Papas, ky i RAI-t dukej gati si nj\u00eb film pa z\u00eb p\u00ebrball\u00eb kryevepr\u00ebs s\u00eb Nolan. Nj\u00eb rit\u00ebm i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, efekte q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjesh sikur je n\u00eb shesh xhirimi, aktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar pritshm\u00ebrit\u00eb dhe nj\u00eb fabul q\u00eb ka 3200 vjet q\u00eb rr\u00ebfehet e rr\u00ebfehet dhe t\u00eb vjen kaq e gjall\u00eb n\u00eb vitin 2026 sikur ti e shikon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb masterpiece t\u00eb artit t\u00eb shtat\u00eb. Lufta e Troj\u00ebs ndodhi 1200 vjet, ose 12 shekuj p\u00ebrpara Lindjes s\u00eb Jezu Krishtit. Poeti i Greqis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb, Homeri, e shkroi \u201cIliad\u00ebn\u201d dhe \u201cOdisen\u00eb\u201d n\u00eb vitin 800, ose 8 shekuj p\u00ebrpara Lindjes s\u00eb Krishtit. Pra, 400 vjet pasi kishe ndodhur Lufta e Troj\u00ebs. Nd\u00ebrsa Christopher Nolan e solli t\u00eb skenarizuar n\u00eb film n\u00eb vitin 2026. Pik\u00ebrisht p\u00ebr \u201cOdisean\u201d e Chris Nolan kam zgjedhur 10 impresione p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetova un\u00eb dhe q\u00eb mendoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb film.<\/p>\n<p>1.\tPRODUKSIONI Q\u00cb L\u00cb PAS FILMAT \u201cGLADIATORI\u201d DHE \u201cTROJA\u201d<br \/>\nDeri para se t\u00eb shfaqej \u201cOdisea\u201d, filmat epik\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb podin e nderit ishin \u201cGladiatori\u201d i regjisorit Ridley Scott dhe \u201cTroja\u201d i Wolfgang Petersen. Vet\u00ebm n\u00eb disa dit\u00eb shfaqje, l\u00eb t\u00eb kuptosh q\u00eb \u201cOdisea\u201d po i l\u00eb pas n\u00eb shum\u00eb drejtime. E para, nga m\u00ebnyra e realizimit. Duke p\u00ebrdorur teknologjin\u00eb \u201cIMAX\u201d n\u00eb sistemin e kamerave Odisea e ka shtuar edhe m\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e figur\u00ebs, por edhe t\u00eb detajeve. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion m\u00eb vete n\u00eb bot\u00ebn e kinematografis\u00eb. Por madh\u00ebshtia e filmit \u201cOdisea\u201d nuk mbetet vet\u00ebm k\u00ebtu. Deri m\u00eb par\u00eb filmat e Holly\u00ebood-it filmonin vet\u00ebm disa minuta me sistemin IMAX, kamera e t\u00eb cilit peshon aq shum\u00eb sa duhen gjasht\u00eb persona ta mbajn\u00eb. \u201cOdisea\u201d i Nolan \u00ebsht\u00eb i xhiruar i gjith\u00eb me IMAX duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb parin film n\u00eb histori q\u00eb realizohet me k\u00ebt\u00eb teknologji super-super t\u00eb lart\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb teknologji, kostoja e filmit shkon deri n\u00eb 500 dollar\u00eb p\u00ebr 1 sekond\u00eb xhirim. Prandaj, kur gjat\u00eb shikimit t\u00eb filmit jemi habitur q\u00eb n\u00eb gjith\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb dhe gjat\u00ebsin\u00eb e ekranit kemi kapur detaje t\u00eb ve\u00e7anta, kjo vjen pik\u00ebrisht nga IMAX. Por realizimi nuk do vlente n\u00ebse regjisori Nolan nuk do zgjidhte linj\u00ebn e fabul\u00ebs s\u00eb Homerit p\u00ebr kthimin e Odiseas nga Troja n\u00eb Itak\u00eb q\u00eb zgjati 10 vjet. Pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb suksesi i tij. Ai ka kthyer historin\u00eb e Homerit n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb thjesht\u00eb si skenar p\u00ebr k\u00ebdo. Ka edhe nj\u00eb element dometh\u00ebn\u00ebs. Lufta e Troj\u00ebs bashk\u00eb me kthimin e Odises\u00eb zgjati 20 vjet. Po 20 vjet ka zgjatur impenjimi i Nolan me k\u00ebt\u00eb film q\u00eb nga shfaqja e ides\u00eb n\u00eb vitin 2006 e deri te shfaqja e filmit n\u00eb kinema n\u00eb vitin 2026. Gati-gati Nolan \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb personazh modern t\u00eb Homerit. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb dje ai theksoi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr BBC: \u201cArsyeja pse Homeri mbetet ende i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne pas 3000 vitesh \u00ebsht\u00eb se personazhet e tij jan\u00eb t\u00eb lidhur me jet\u00ebt e sotme si p\u00ebrvoj\u00eb njer\u00ebzore.\u201d<\/p>\n<p>2.\tKASTI I AKTOR\u00cbVE Q\u00cb LA PAS RUSSELL CRO\u00cbE DHE CONNIE NIELSEN<br \/>\nKishim krijuar nj\u00eb perceptim q\u00eb Russell Crowe, Joaquin Phoenix, Connie Nielsen te \u201cGladiatori\u201d dhe Brad Pitt, Eric Bana, Orlando Bloom dhe Diane Kruger te \u201cTroja\u201d, ishin maja e interpretimit n\u00eb nj\u00eb film hollywoodian epik. Por me filmin \u201cOdisea\u201d ka ndodhur p\u00ebrmbysja e madhe. Me mjesht\u00ebrin\u00eb e tij amerikani Matt Damon ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim gati t\u00eb paparashikuesh\u00ebm. Ai ka p\u00ebrjet\u00ebsuar figur\u00ebn e Odises\u00eb n\u00eb nj\u00eb personazh t\u00eb gjall\u00eb saq\u00eb ka \u00e7mitizuar yjet e Holly\u00ebood. Trup me muskulatur\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Odise dhe l\u00ebvizje plus mimik\u00eb q\u00eb shpreh plot emocion e ka \u00e7uar edhe m\u00eb lart profilin e Odises\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb Damon ka luajtur rolin m\u00eb t\u00eb arrit\u00eb n\u00eb karrier\u00eb, por sipas kritik\u00ebve ai ka luajtur gjithashtu edhe rolin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Odises\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kinemas\u00eb. Nd\u00ebrsa amerikania Anne Hatha\u00ebay pati aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb na sjell\u00eb Penelop\u00ebn aq origjinale dhe me element\u00eb tipik\u00eb t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs q\u00eb priti p\u00ebr 20 vjet mbretin Odise. E kishim par\u00eb Hathaway n\u00eb role gati lozonajre si Andy te \u201cDjalli vishet me Prada\u201d dhe me k\u00ebt\u00eb por edhe role t\u00eb tjer\u00eb ajo padyshim futej mes aktoreve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb industris\u00eb s\u00eb filmit. Por me rolin e Penelop\u00ebs, Hathaway e fut veten tek aktoret m\u00eb t\u00eb mira mes m\u00eb t\u00eb mirave. Dhe kjo b\u00ebn q\u00eb vlera e Damon dhe Hathaway t\u00eb rritet teksa na krijojn\u00eb imazhin e personazheve q\u00eb ata luajn\u00eb. Kur themi gjenerali romak Maksimus, n\u00eb mendje kalojm\u00eb imazhin e Russell Crowe. Kur themi Akili n\u00eb mendje kalojm\u00eb imazhin e Brad Pitt, t\u00eb Helen\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs Diane Cruger, t\u00eb Paridit Orlando Bloom dhe Hektorit, Eric Bana. Do kalojn\u00eb vite dhe imazhi i Odises\u00eb do jet\u00eb ai i Matt Damon dhe imazhi i Penelop\u00ebs do jet\u00eb ai i Anne Hathaway. <\/p>\n<p>3.\tMUZIKA JO M\u00cb E MIRA, PJESA SHQIPTARE M\u00cb KRENARJA<br \/>\nKa nj\u00eb rregull me filmat e Hollywood-it. Nj\u00eb film i mir\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb film shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb fal\u00eb nj\u00eb muzike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Shembujt jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmit. Ennio Morricone u vendosi vul\u00ebn filmave \u00ebestern fal\u00eb tingujve t\u00eb paharruesh\u00ebm t\u00eb muzik\u00ebs. Hans Zimmer e b\u00ebri \u201cGladiatorin\u201d nj\u00eb film t\u00eb paharruesh\u00ebm edhe fal\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb tij. Nd\u00ebrsa n\u00eb filmin \u201cOdisea\u201d kjo nuk ndodh. Muzika e tij nuk \u00ebsht\u00eb dominante. Gati nj\u00eb shikues jomesdhetar nuk arrin ta fiksoj\u00eb muzik\u00ebn. Kompozitori Ludwig Goransson, ose si\u00e7 e quajn\u00eb n\u00eb Hollywood Ludwig Van Beethoven, ka p\u00ebrdorur tinguj q\u00eb vijn\u00eb nga lasht\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb origjinalitet dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe mjesht\u00ebria e tij. Qershia mbi tort\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i tingujve t\u00eb folklorit shqiptar n\u00eb film. Fyelli i Gramshit dhe isopolifonia e tosk\u00ebris\u00eb jan\u00eb dy element\u00eb q\u00eb shfaqen disa her\u00eb n\u00eb sekuenca. Pra, trash\u00ebgimia jon\u00eb kulturore b\u00ebhet pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb film epik t\u00eb Holly\u00ebood-it dhe kjo \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ne. Studiuesi dhe n\u00ebnkryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave Vaso Tole ka merit\u00ebn q\u00eb jo vet\u00ebm e shoq\u00ebroi Goransson n\u00eb Shqip\u00ebri por e orientoi se \u00e7duhet t\u00eb b\u00ebnte dhe ku duhet t\u00eb shkonte. Pastaj instrumentisti Vendim Kapaj me fyellin e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vler\u00eb q\u00eb sot ne duhet ta quajm\u00eb monument kulture t\u00eb gjall\u00eb. Pyetja thelb\u00ebsore p\u00ebr filmin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrse Goransson nuk shkoi n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb atje tinguj nga ato t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Itak\u00ebs s\u00eb Odises\u00eb apo t\u00eb Homerit, por erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri? E thjesht\u00eb fare. Sepse nuk kishte. Pra filmi Odisea ka nj\u00eb p\u00ebrzierje t\u00eb elementeve t\u00eb mitologjis\u00eb greke me element\u00eb real\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb shqiptare. Epo kjo \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>4.\tOSCAR DO MBULOJ\u00cb N\u00cb AR ODISEN\u00cb<br \/>\nN\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2027 do ndahen \u00e7mimet \u201cOscar\u201d p\u00ebr produksionet e vitit 2026. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebsh orakullin p\u00ebr t\u00eb parashikuar se filmi \u201cOdisea\u201d do lahet n\u00eb ar. Statuja rreth 4 kilogram me metalin e verdh\u00eb do jet\u00eb n\u00eb shum\u00eb duar q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb film. Q\u00eb tani kan\u00eb nisur diskutimet. Por jo p\u00ebr jurin\u00eb se ajo asnj\u00ebher\u00eb nuk b\u00ebhet publike. K\u00ebshtu, vet\u00eb filmi \u00ebsht\u00eb kandidat q\u00eb tani p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer statuj\u00ebn prej ari. Por beteja m\u00eb e fort\u00eb duket se do jet\u00eb p\u00ebr kategorit\u00eb e aktor\u00ebve. Matt Damon pritet t\u00eb jet\u00eb fituesi i aktorit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr meshkuj n\u00eb rol kryesor, Anne Hathaway p\u00ebr aktoren m\u00eb t\u00eb mir\u00eb fem\u00ebr p\u00ebr rolin kryesor. M\u00eb tej spikasin Thomas Holland p\u00ebr rolin mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr meshkuj edhe Charlize Theron p\u00ebr kategorin\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr femra. Por besohet dhe muzika e Goransson do jet\u00eb e nominuar, por edhe fituese gjithashtu. Kandidat\u00eb jan\u00eb deri te kategorit\u00eb e grimi m\u00eb i mir\u00eb. Pra, numri i fitues\u00ebve t\u00eb Oscar si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e k\u00ebtij filmi mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rekord m\u00eb vete.<\/p>\n<p>5.\tKAMPION N\u00cb ARK\u00cbTIME<br \/>\nJan\u00eb disa filma deri tani t\u00eb prodhuar na Holly\u00ebood q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rekorde p\u00ebr buxhetet me t\u00eb cilat jan\u00eb realizuar por ve\u00e7an\u00ebrisht me ark\u00ebtimet q\u00eb kan\u00eb arritur. K\u00ebshtu, buxheti i filmit \u201cTroja\u201d ishte 185 milion\u00eb dollar, nd\u00ebrsa ark\u00ebtimi arriti rreth 500 milion\u00eb dollar\u00eb. Buxheti i filmit \u201cGladiatori\u201d ishte 103 milion\u00eb dollar\u00eb nd\u00ebrsa ark\u00ebtimi ishte 466 milion\u00eb dollar\u00eb. Buxheti i filmit \u201cTitanik\u201d ishte 200 milion\u00eb dollar\u00eb dhe ark\u00ebtimi ishte 2.3 miliard\u00eb dollar\u00eb. Buxheti i filmit \u201cPearl Harbour\u201d ishte 140 milion\u00eb dollar\u00eb dhe ark\u00ebtimi arriti 450 milion\u00eb dollar\u00eb. Por filmi \u201cOdisea\u201d i Nolan pritet t\u00eb jet\u00eb rekordmeni i rekordeve. Buxheti q\u00eb e realizoi k\u00ebt\u00eb film \u00ebsht\u00eb 250 milion\u00eb dollar\u00eb. Por vet\u00ebm q\u00eb nga 17 korriku kur u shfaq si premier\u00eb ark\u00ebtimet kan\u00eb arritur rreth 1 miliard\u00eb dollar\u00eb. Po. E lexuat mir\u00eb. 1 miliard dollar. Llogjikisht i bie q\u00eb \u201cOdisea\u201d do arrij\u00eb shifra t\u00eb frikshme. Sipas gazet\u00ebs \u201cCineDaily\u201d, Nolan po b\u00ebhet regjisori i tret\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kinematografis\u00eb me fitimet m\u00eb t\u00eb larta pas Steven Spielberg dhe James Cameron. <\/p>\n<p>6.\tNJ\u00cb FILM P\u00cbR GJITH\u00cb GLOBIN<br \/>\nM\u00eb 19 korrik n\u00eb Ne\u00eb York u luajt finalja e Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs 2026 n\u00eb futboll. P\u00ebr gati 40 dit\u00eb globi rrotullohej rreth topit t\u00eb futbollit. Dy dit\u00eb p\u00ebrpara finales u shfaq premiera e filmit \u201cOdisea\u201d dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pati munges\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij bot\u00ebrori por shifrat e shikueshm\u00ebris\u00eb ishin t\u00eb frikshme. \u00c7far\u00eb ndodhi? Nga SHBA ku u shfaq premiera e deri n\u00eb Australi, filmi \u201cOdisea\u201d nisi t\u00eb ndiqet nga miliona e miliona shikues. Gati-gati p\u00ebr bot\u00ebn mbar\u00eb shikimi i k\u00ebtij filmi n\u00eb kinema \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb Odisemani. <\/p>\n<p>7.\tNGJYRA E HELEN\u00cbS, NJ\u00cb FILM P\u00cbR DEBAT<br \/>\nKur shikon se Helena e Troj\u00ebs paraqitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb film nj\u00eb vajz\u00eb me ngjyr\u00eb doemos q\u00eb pret t\u00eb ngjallen debate. Personalisht k\u00ebt\u00eb e kuptoj si nj\u00eb truk t\u00eb regjisorit p\u00ebr t\u00eb ngjallur debat dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Aktorja keniane me banim n\u00eb Meksik\u00eb dhe fituese e Oscar, Lupita Nyong\u2019o, nuk mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb luaj nj\u00eb rol q\u00eb ia kan\u00eb besuar. Por Helena e saj ka nj\u00eb problem jo t\u00eb vog\u00ebl. Imazhi i fiksuar p\u00ebr publikun i nj\u00eb Helene t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka mbetur te aktorja bionde Diane Cruger dhe kurrsesi kjo, nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbyset aq m\u00eb keq nga nj\u00eb aktore me ngjyr\u00eb. Por duket se regjisori ka shfyt\u00ebzuar faktin q\u00eb Homeri e p\u00ebrshkruan Helen\u00ebn shum\u00eb t\u00eb bukur aq sa pleqt\u00eb e Troj\u00ebs u trondit\u00ebn kur ajo u shfaq n\u00eb bedena, por pa p\u00ebrmendur q\u00eb ishte bionde me sy blu. N\u00eb fakt, ka nj\u00eb logjik\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn kur ndodhi Lufta e Troj\u00ebs. Nj\u00eb grua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte e bukur kur ishte bionde dhe me sy me ngjyr\u00eb. Chris ka provokuar duke e portretizuar Helen\u00ebn me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim po se po, por edhe nj\u00eb element q\u00eb l\u00eb shteg p\u00ebr debate t\u00eb forta. Sigurisht duke mbajtur n\u00ebn m\u00ebng\u00eb karta q\u00eb mund t\u00eb sqarohet dhe mbrohet. Helena me ngjyr\u00eb realisht askujt nuk i p\u00eblqen. Madje edhe vet\u00eb Nyong\u2019o nuk duhet t\u00eb ndjehet komode p\u00ebr rolin e saj. Por kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhje e regjisorit dhe ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb film ka nj\u00eb pozit\u00eb episodike, ajo bie shum\u00eb n\u00eb sy. <\/p>\n<p>8.\tMEDIA N\u00cb EKSTAZ\u00cb P\u00cbR ODISEN\u00cb<br \/>\nKurr\u00eb m\u00eb par\u00eb media nuk ka marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje kaq t\u00eb lart\u00eb sa me filmin \u201cOdisea\u201d. Televizionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bot\u00ebs anglishtfol\u00ebse, gazetat q\u00eb ende kan\u00eb ruajtur testatat e tyre dhe podcastet si produkti m\u00eb i ri i transformimit t\u00eb medias, n\u00eb pak dit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmbytur me filmin \u201cOdisea\u201d. \u201cBBC\u201d, \u201cCNN\u201d, Fox News, \u201cNew York Times\u201d, e deri te revista \u201cThe Economist\u201d e kan\u00eb kthyer n\u00eb lajm t\u00eb par\u00eb duke e vendosur n\u00eb cover. Maja e k\u00ebtij mbulimi ishte revista prestigjoze \u201cTime\u201d e cila n\u00eb kopertin\u00eb vendosi foton e regjisorit Nolan me titull t\u00eb madh \u201cOdisea i tij\u201d. Kurr\u00eb nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb q\u00eb kjo revist\u00eb gjeneraliste t\u00eb kishte p\u00ebr kopertin\u00eb nj\u00eb regjisor filmi. Nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gar\u00eb se kush do intervistoj\u00eb k\u00eb nga kasti i aktor\u00ebve t\u00eb Odises\u00eb. Matt Damon, Anne Hathaway, dhe vet\u00eb regjisori Nolan kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deri tani disa intervista e megjithat\u00eb k\u00ebrkesat ndaj tyre vijojn\u00eb edhe nga gazeta, televizione dhe podcast-e t\u00eb tjera.  <\/p>\n<p>9.\tFILMI DHE SHQIP\u00cbRIA<br \/>\nN\u00eb aspektin kulturor Shqip\u00ebria i \u00ebsht\u00eb bashkangjitur gjith\u00eb bot\u00ebs. Kiemant\u00eb tona \u201cCineplexx\u201d dhe \u201cMillenium\u201d jan\u00eb p\u00ebrmbytur k\u00ebto dit\u00eb. Ajo q\u00eb vihet re m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se shumica e shikues\u00ebve v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb moshe rreth t\u00eb 50-tave por nj\u00eb p\u00ebrqindje jo t\u00eb vog\u00ebl jan\u00eb edhe t\u00eb rinj. \u00c7far\u00eb tregon kjo? Tregon q\u00eb rinia shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo e TikTok-ut dhe e makinave t\u00eb luksit, por ka edhe nj\u00eb rini q\u00eb e do artin dhe kultur\u00ebn cil\u00ebsore dhe indiferenca p\u00ebr ngjarje t\u00eb tilla kinematografike nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mendonim. <\/p>\n<p>10.\tRRJETET SOCIALE DHE ODISEA<br \/>\nFilmi me teknologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb po p\u00ebrballet me median sociale q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb. Vler\u00ebsime, kritika, mendime dhe deri shfryrje p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201coqeanin e gjasht\u00eb\u201d, pas atyre realeve. N\u00eb \u00e7do postim, q\u00eb nis q\u00eb nga trailer e deri pasazh nga filmi apo edhe intervistat, gati-gati \u00e7dokush jep mendimin e tij. Sigurisht q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb ekspansion. Jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb japin mendim, q\u00eb kritikojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti dhe deri shajn\u00eb m\u00eb shumti. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb, facebook-u u ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb krrab\u00ebn dhe parmend\u00ebn dhe t\u00eb shtypin n\u00eb tastier\u00eb g\u00ebrma dhe fjali p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendime edhe p\u00ebr \u201cOdisean\u201d. E b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin zell si p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebr politik\u00eb, p\u00ebr media, p\u00ebr libra e gjithfar\u00ebsoj. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjim. Duhet ta pranojm\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wp-video\"><a href=\"https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/VID-20260728-WA0020.mp4\">https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/VID-20260728-WA0020.mp4<\/a><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU\/ P\u00ebr 173 minuta u b\u00ebra tutkall dje pas p\u00eblhur\u00ebs s\u00eb projeksionit n\u00eb kinema \u201cMillenium\u201d duke par\u00eb filmin \u201cOdisea\u201d t\u00eb Christopher Nolan. P\u00ebr koicidenc\u00eb, po dje n\u00eb mbr\u00ebmje u b\u00ebra tutkall p\u00ebr 110 minuta edhe pas ekranit t\u00eb televizorit teksa \u201cDigitalb\u201d transmetoi filmin televiziv \u201cOdisea\u201d, nj\u00eb bashk\u00ebpunim italian, gjerman, francez, jugosllav dhe produksion [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95487","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95487","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95487"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95487\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}