{"id":95421,"date":"2026-07-27T19:48:14","date_gmt":"2026-07-27T19:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/27\/shkodra-ska-uje-besmir-lesha-hedh-2-8-mld-leke-per-panele-diellore-ded-malutaj-merr-tenderin-rama-i-firmosi-resort-tek-rana-e-hedhun\/"},"modified":"2026-07-27T19:48:14","modified_gmt":"2026-07-27T19:48:14","slug":"shkodra-ska-uje-besmir-lesha-hedh-2-8-mld-leke-per-panele-diellore-ded-malutaj-merr-tenderin-rama-i-firmosi-resort-tek-rana-e-hedhun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/27\/shkodra-ska-uje-besmir-lesha-hedh-2-8-mld-leke-per-panele-diellore-ded-malutaj-merr-tenderin-rama-i-firmosi-resort-tek-rana-e-hedhun\/","title":{"rendered":"Shkodra s\u2019ka uj\u00eb, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lek\u00eb p\u00ebr panele diellore\/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek \u201cRana e Hedhun\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra familje prej disa dit\u00ebsh kan\u00eb mbetur pa uj\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb disa zona furnizimi \u00ebsht\u00eb rikthyer me uj\u00eb t\u00eb turbullt dhe t\u00eb pap\u00ebrdorsh\u00ebm. K\u00ebshtu, qyteti q\u00eb ndodhet mes uj\u00ebrave, ku jan\u00eb investuar mbi 20 milion\u00eb euro p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin, vuan korrupsionin dhe keqmenaxhimin.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj situate, drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr, Besmir Lesha, b\u00ebn tender p\u00ebr vendosjen e paneleve fotovoltaik\u00eb. \u00a0Plot 2.8 miliard\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb fondi prokuruar nga Shoq\u00ebria Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime, me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsim i eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb dhe implementim t\u00eb paneleve fotovoltaike p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb Shkod\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb sakt\u00eb, Fondi Limit i p\u00ebrllogaritur nga komisioni i tenderit \u00ebsht\u00eb 281.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH. Pra, kur Shkodra digjet p\u00ebr uj\u00eb, ky drejtor i d\u00ebrgon parat\u00eb p\u00ebr prodhim energjie diellore. Dhe k\u00ebt\u00eb pazar e b\u00ebn me Ded Malutajn, nj\u00eb biznesmen i regjur n\u00eb mashtrime dhe p\u00ebrvet\u00ebsime t\u00eb parave t\u00eb tenderave.<\/p>\n\n<p>Tenderi i organizuar nga Besmir Lesha \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 25 qershor 2026 me 4 operator\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs q\u00eb jan\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb k\u00ebt\u00eb super tender merr pjes\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb fare ofert\u00eb ekonomike.\u00a0 S\u00eb dyti, tenderin e fiton kompania me ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, \u201cProgres Shkodra\u201d shpk, sipas dokumenteve nuk ka paraqitur ofert\u00eb ekonomike. Pra, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar numrin.<\/p>\n<p>Kompania \u201cCURRI\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb rreth 300 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa \u201cJunik\u201d shpk q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur fituese.<\/p>\n<p>Kjo diferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb tarifa q\u00eb i paguajm\u00eb korrupsionit. Kaq kushton kjo firm\u00eb e hedhur nga Besmir Lesha m\u00eb 21 korrik 2026, n\u00eb formularin e shpalljes s\u00eb fituesit, d\u00ebrguar biznesmenit Ded Malutaj.<\/p>\n\n<p>Kujtojm\u00eb se edhe para dy jav\u00ebsh drejtuesi i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr firmosi dy tendera marramend\u00ebs me flamur korrupsioni, nj\u00ebrin n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb ish-deputetit t\u00eb PS-s\u00eb, Paulin St\u00ebrkaj, tjetrin p\u00ebr Ndoc Kull\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Ky guxim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb haptazi korrupsion me parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit inkurajohet p\u00ebrmes dy linjave, partiake dhe shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Lesha ishte kandidat p\u00ebr deputet i PS p\u00ebr Shkodr\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e kaluara, nd\u00ebrsa shefi shtabit politik t\u00eb qarkut, \u00ebsht\u00eb ministri q\u00eb e ka n\u00eb var\u00ebsi, Enea Karakaci.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto linja korrupsioni e kan\u00eb favorizuar edhe her\u00eb t\u00eb tjera Malutajn q\u00eb t\u00eb marr\u00eb tendera t\u00eb m\u00ebdhenj. N\u00eb tetor 2025, Gentian Gjyli, drejtuesi i ARRSH-s\u00eb, megjith\u00ebse n\u00ebn hetim nga SPAK, do t\u2019i jepte Malutajt tenderin \u2018Nd\u00ebrhyrje emergjente p\u00ebr mbrojtjen e themeleve n\u00eb ur\u00ebn e Milotit\u2019, me nj\u00eb fond limit prej 1 milion euro.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 6 kompani, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, n\u00eb munges\u00eb konkurrence dhe me flamur t\u00eb kuq u skualifikuan ofertat m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr shtetin, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb klasike p\u00ebr t\u00eb favorizuar klient\u00ebt e qeveris\u00eb. Fitues u shpall bashkimi i operator\u00ebve \u2018JUNIK\u2019 shpk &amp; \u2018JOOS &amp; KRASNIQI \u2013 BAZE\u2019, me nj\u00eb ofert\u00eb prej 867 mij\u00eb euro, plot 233 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se oferta m\u00eb e lir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ishte p\u00ebrzgjedhur.<\/p>\n<p>Dhe rezultati i k\u00ebtij tenderi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb. \u201cPas rikonstruksionit t\u00eb kryer p\u00ebr forcimin e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb ur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb rritur me deri 7 vite jet\u00ebgjat\u00ebsia\u201d, u njoftua n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 19 mars 2026, n\u00eb \u201cvendin e krimit\u201d do t\u00eb kthehej Enea Karakaci, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi Belinda Ballukun.<\/p>\n\n<p>Gjat\u00eb inspektimit t\u00eb ur\u00ebs nga ministri i Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs, Enea Karaka\u00e7i, i vuri vul\u00ebn hedhjes s\u00eb parave n\u00eb lum\u00eb. Ai tha se pesha n\u00eb k\u00ebt\u00eb ur\u00eb do t\u00eb jet\u00eb 13 ton\u00eb p\u00ebr aks, pra 26 ton\u00eb pesha maksimale. Jet\u00ebgjat\u00ebsia e ur\u00ebs \u00ebsht\u00eb 5-7 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Ded Malutaj ka disa firma n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tij, q\u00eb i p\u00ebrdor sipas rastit. \u201cJunik\u2019 shpk u regjistrua n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj jan\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb s\u00eb shumti tenderat dhe koncesionet e dh\u00ebna nga qeveria.<\/p>\n\n<p>Malutaj ka qen\u00eb vazhdimisht nj\u00eb shkel\u00ebs i ligjeve t\u00eb biznesit dhe t\u00eb prokurimeve, por nj\u00eb rast i b\u00ebr\u00eb publik m\u00eb 31 maj 2022, tregon m\u00eb s\u00eb miri se si i zbaton kontratat me firm\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Paradoksi q\u00ebndron n\u00eb faktin se Malutaj ka vjedhur organin e akuz\u00ebs. Kjo ka ndodhur n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit. Tre administrator\u00eb t\u00eb firmave dhe drejtuesi teknik jan\u00eb treguar shum\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm duke vjedhur me an\u00eb t\u00eb tenderit p\u00ebr sistemin ngroh\u00ebs dhe ftoh\u00ebs t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ardian Lloshi, administrator n\u00eb \u201cTirana Ne\u00eb Supervizor\u201d, Ibrahim Dragoshi administratori n\u00eb \u201cIMES-D\u201dShpk, t\u00eb 2 t\u00eb arrestuar, si edhe Ded\u00eb Maluta, administrator te shoq\u00ebria \u201cJunik\u201d shpk dhe drejtuesin teknik, Vladimir Maluta, t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga Policia.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebrt, sipas Prokuroris\u00eb, n\u00eb koordinim me nj\u00ebri-tjetrin, kan\u00eb montuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit pajisje p\u00ebr ngrohje dhe ftohje t\u00eb cilat kan\u00eb rezultuar me defekt dhe jasht\u00eb p\u00ebrdorimit pasi jan\u00eb instaluar, duke shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm prej afro 35 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Godina e re e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Elbasan, ishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017. N\u00eb fillim t\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs t\u00eb vitit 2020 n\u00eb sistemin e ftohjes jan\u00eb konstatuar disa problematika q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mosfunksionimin e aparatur\u00ebs Chiller t\u00eb instaluar nga subjekti n\u00ebnkontraktor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, me afrimin e periudh\u00ebs s\u00eb dimrit (rreth muajit n\u00ebntor), ka rezultuar se pajisja \u201cChiller\u201d nuk ka funksionuar fare p\u00ebrsa i takon procesit t\u00eb ngrohjes n\u00eb institucion. Nga disa verifikime dhe t\u00eb dh\u00ebna paraprake t\u00eb marra nga specialist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs ka rezultuar se pajisja n\u00eb fjal\u00eb kishte dal\u00eb nga funksionimi.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokuroris\u00eb ka k\u00ebrkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb nje grupi ekspert\u00ebsh t\u00eb jasht\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb verifikim profesional t\u00eb pajisjes. Nga mendimi i p\u00ebrpiluar me shkrim prej k\u00ebtyre specialist\u00ebve, me profesion inxhinier\u00eb, depozituar ne date 13 janar 2021 kan\u00eb rezultuar se s\u00eb pari, pajisja kishte dal\u00eb jasht\u00eb funksioni, s\u00eb dyti kapaciteti i pajisjes aktuale (kW) nuk i p\u00ebrgjigjet shifrave si n\u00eb ftohje ashtu edhe n\u00eb ngrohje t\u00eb pajisjes s\u00eb parashikuar n\u00eb projekt dhe preventiv. S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb ndryshuar z\u00ebri i preventivit nga chiller p\u00ebr ftohje dhe kaldaj\u00eb p\u00ebr ngrohje n\u00eb chiller p\u00ebr ngrohje-ftohje q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen kapacitetit t\u00eb nevojsh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon godina n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Falsifikuan faturat, u paguan p\u00ebr punime q\u00eb nuk i kishin kryer! P\u00ebrve\u00e7 mashtrimit t\u00eb kryer duke montuar pajisje me defekt dhe q\u00eb kishin dal\u00eb jasht\u00eb funksionit, nga hetimet ka rezultuar se ato edhe kan\u00eb falsifikuar faturat duke u paguar p\u00ebr punime q\u00eb nuk i kishin kryer.<\/p>\n<p>\u201cShtetasit Ded Malutaj administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cJunik\u201d shpk, Vladimir Malutaj me detyr\u00eb drejtues teknik i shoq\u00ebris\u00eb \u201cJunik\u201d Shpk, secili sipas roleve m\u00eb s\u00eb pari kan\u00eb prodhuar dokumentacionin n\u00eb zbatim t\u00eb investimit Akti i Kolaudimit dhe situacioni p\u00ebrfundimtar ( i paguar) i cili ka mosp\u00ebrputhje mes punimeve t\u00eb deklaruara dhe atyre t\u00eb kryera n\u00eb fakt. Pra kan\u00eb prodhuar dokumentete t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb falsifikuara duke konsumuara k\u00ebshtu elementet e figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumenteve\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 186\/2 I K.penal\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtyre hetimeve, prokurori Bledar\u00a0 Valikaj ka firmosur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr 3 administrator\u00ebt dhe drejtuesin teknik p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumenteve\u201d dhe \u201cMashtrimi me pasoja t\u00eb r\u00ebnda\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Malutaj nuk i paguan rregullisht taksat, duke detyruar Tatimet q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb P\u00ebrmbarimin gjyq\u00ebsor n\u00eb zyrat e tij. Dhe kjo ndodh me projektin e resortit q\u00eb Malutaj e ka marr\u00eb me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Historia nisi m\u00eb 2018, kur Malutaj ia blen nj\u00eb shtetasi nga Maqedonia kompanin\u00eb \u201cPrince Junior\u201d shpk, e cila aktualisht rezulton me status \u201ce pezulluar\u201d.<\/p>\n<p>Por c\u2019ndodhi? N\u00eb 26 dhjetor 2023, Edi Rama n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb KKT, firmosi lejen p\u00ebr resortin turistik q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte Ded Malutaj n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb bregdetit verior, tek \u201cRana e hedhun\u201d.<\/p>\n\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb leje, Malutaj merr edhe nj\u00eb kredi t\u00eb madhe nga nj\u00eb banke e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, ku la si kolateral \u201cPrince junior\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, vijuan vet\u00ebm mospagime taksash dhe bllokime nga P\u00ebrmbarimi q\u00eb k\u00ebrkon parat\u00eb.<\/p>\n\n<p>K\u00ebtu lind nj\u00eb pyetje e publikut, por q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb indicie p\u00ebr SPAK: Ku i con Malutaj miliarda lek\u00eb q\u00eb po merr me tenderat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka edhe leje p\u00ebr resort nga Edi Rama?<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-61\/\">Shkodra s\u2019ka uj\u00eb, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lek\u00eb p\u00ebr panele diellore\/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek \u201cRana e Hedhun\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra familje prej disa dit\u00ebsh kan\u00eb mbetur pa uj\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb disa zona furnizimi \u00ebsht\u00eb rikthyer me uj\u00eb t\u00eb turbullt dhe t\u00eb pap\u00ebrdorsh\u00ebm. K\u00ebshtu, qyteti q\u00eb ndodhet mes uj\u00ebrave, ku jan\u00eb investuar mbi 20 milion\u00eb euro p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin, vuan korrupsionin dhe keqmenaxhimin. N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj situate, drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr, Besmir Lesha, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95421","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95421\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}