{"id":95416,"date":"2026-07-27T18:48:14","date_gmt":"2026-07-27T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/27\/berisha-anti-shba-ose-vesi-del-me-shpirtin-dhe-gonja-biri-i-eres\/"},"modified":"2026-07-27T18:48:14","modified_gmt":"2026-07-27T18:48:14","slug":"berisha-anti-shba-ose-vesi-del-me-shpirtin-dhe-gonja-biri-i-eres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/27\/berisha-anti-shba-ose-vesi-del-me-shpirtin-dhe-gonja-biri-i-eres\/","title":{"rendered":"Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, \u2018biri i er\u00ebs\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte tep\u00ebr i m\u00ebrzitur paraditen e k\u00ebsaj t\u00eb h\u00ebne, teksa mori pjes\u00eb, s\u00ebbashku me deputet\u00ebt e tij, n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare! Ndoshta e fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon! Dhe nuk kishte faj, pasi me sa duket asgj\u00eb nuk po shkonte sipas planeve t\u00eb tij, si\u00e7 kishte ndodhur n\u00eb k\u00ebto seancat e fundit parlamentare, dhe ku pritshm\u00ebrit\u00eb i kishte pasur tep\u00ebr t\u00eb larta q\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb, t\u00eb paraqitej e nj\u00ebjta situat\u00eb, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb me nj\u00eb q\u00ebllim akoma m\u00eb t\u00eb madh!<br \/>\nPo pse ishte m\u00ebrzitur r\u00ebnd\u00eb Doktori dhe \u00e7far\u00eb kishte planifikuar q\u00eb t\u00eb ndodhte para Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, teksa deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs socialiste po hynin nj\u00eb nga nj\u00eb n\u00eb Kuvend?!<br \/>\nVet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi kreu i Kuvendit Niko Peleshi shpalli 27 korrikun si seanc\u00ebn e re t\u00eb Kuvendit, ku referuar rendit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr ligjv\u00ebn\u00ebsit theksohet se parashikohet si pik\u00eb e par\u00eb: Miratimi i procesverbalit t\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb dat\u00ebs 23 korrik; Pas njoftimeve n\u00eb pik\u00ebn e dyt\u00eb do kalohet n\u00eb: Projektvendimi \u201cP\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb vendimin nr. 87\/2026, \u201cP\u00ebr caktimin e an\u00ebtar\u00ebve z\u00ebvend\u00ebsues n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Kuvendit\u201d, i ndryshuar\u201d, me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr miratim, Berisha kishte nxitur sensor\u00ebt e alarmit se di\u00e7ka po \u2018luhej\u2019 k\u00ebtu!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb, sepse referuar edhe njoftimeve n\u00eb media por dhe nga vet\u00eb investigimet e kreut t\u00eb PD si dhezarave t\u00eb tij tek partit\u00eb e vogla q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur i kund\u00ebrvihen kryetarit t\u00eb tyre historik, Berisha kishte m\u00ebsuar se shkaku i v\u00ebrtet\u00eb i nj\u00eb seance t\u00eb paplanifikuar parlamentare k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb ishte miratimi  me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar i marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb direkte p\u00ebr financim t\u00eb jasht\u00ebm ushtarak prej 302 milion\u00eb dollar\u00ebsh, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Marr\u00ebveshje kjo, p\u00ebr financimin e modernizimit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, e cil\u00ebsuar historike p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare si dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye te Berisha u rikthye ai \u2018damari\u2019 i keq anti-amerikan, i instaluar thell\u00eb n\u00eb memorie dhe \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb  trupit t\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb momentin kur u pajis me teser\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PPSH t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs gati 60 vite t\u00eb shkuara, kund\u00ebr \u2018imperializmit amerikan q\u00eb punon  me mish e me shpirt p\u00ebr t\u00eb skllav\u00ebruar popullin trim e liridash\u00ebs shqiptar\u2019, p\u00ebrgatiti infrastruktur\u00ebn m\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb kjo seanc\u00eb, maksimumi t\u00eb anullohej e t\u00eb zhb\u00ebhej, ose t\u00eb shtyhej n\u00eb koh\u00eb, minimumi! Nuk thon\u00eb kot se \u2018vesi del me shpirtin\u2019, Berisha nuk mundohet ta fsheh\u00eb!<br \/>\nKorridoreve t\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD flitej se kishte nj\u00eb plan \u2018A\u2019 dhe nj\u00eb plan \u2018B\u2019 p\u00ebr t\u00eb bllokuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje huaje me SHBA p\u00ebr ushtrin\u00eb shqiptare, marr\u00ebveshje e cila p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ishte nj\u00eb dokument konfidencial, q\u00eb nuk duhej t\u00eb dilte jasht\u00eb mureve t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u2019u debatuar, por q\u00eb do t\u00eb diskutohej gjithnj\u00eb n\u00ebn monitorimin e rrept\u00eb t\u00eb personave p\u00ebrgjegj\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb cilin u la dhe koha e duhur, pasi seanca u shty p\u00ebr pasdite, dhe deputet\u00ebt u ftuan ta lexonin dhe t\u00eb njiheshin me p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me aleatin ton\u00eb t\u00eb madh, SHBA-t\u00eb, q\u00eb na jan\u00eb gjetur n\u00eb krah n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr kombin shqiptar! N\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt!<br \/>\nPlani i par\u00eb i Berish\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me grupin e organizator\u00ebve q\u00eb kan\u00eb uzurpuar tashm\u00eb \u2018Revolucionin Flaming\u2019 q\u00eb vijon prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e kryeqytetit dhe para kryeministris\u00eb, ishte \u2018armatosja r\u00ebnd\u00eb\u2019, me vez\u00eb, domate, speca dhe me ndonj\u00eb kapsoll\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb, i grupit t\u00eb \u201cDroj\u00ebs\u2019, nga Mamurrasi e La\u00e7i, si dhe i k\u00ebtyre t\u00eb kontigjentit t\u00eb debilave t\u00eb Albinit, p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb bllokuar hyrjen e tyre n\u00eb seanc\u00eb me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat! T\u00eb gjith\u00eb i pan\u00eb l\u00ebvizjen e k\u00ebtij kontigjenti drejt Kuvendit, dhe stacionimin e k\u00ebtij \u2018armatimi\u2019 q\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb sabahut, p\u00ebr t\u2019a p\u00ebrdorur kund\u00ebr deputet\u00ebve t\u00eb PS dhe trembur ata!<\/p>\n<p>Por me sa duket policia q\u00eblloi m\u00eb e shpejt\u00eb dhe i bllokoi e i mbajti shum\u00eb larg \u2018vez\u00eb-hedh\u00ebsit\u2019, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb kushtet kur as nuk po i shihnin deputet\u00ebt socialist\u00eb, filluan n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje t\u00eb q\u00ebllonin vet\u00eb efektiv\u00ebt e policis\u00eb, q\u00eb kishin bllokuar n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb gjitha hyrjet q\u00eb t\u00eb \u00e7onin tek parlamenti! Kur Berisha, i cili si gjithnj\u00eb shkon n\u00eb Parlament, kur deputet\u00ebt e PS e kan\u00eb marr\u00eb \u2018racionin\u2019 e vez\u00ebve n\u00eb kurriz, u shokua nga d\u00ebshtimi i planit! I cili p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs d\u00ebshtoi dhe p\u00ebr shkak se k\u00ebta t\u00eb grupit t\u00eb Mamurrasit po merreshin me pun\u00ebt e tyre, dhe ishin trembur nga bllokimi i daljes jasht\u00eb vendit t\u00eb dy protestuesve t\u00eb para disa dit\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb Albinit, thuhej se ishin t\u00eb idhnuar sepse nuk kishin marr\u00eb pages\u00ebn, dhe u kishte r\u00ebn\u00eb birra n\u00eb kok\u00eb q\u00eb t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, teksa kishin kthyer \u2018dhimbjen n\u00eb forc\u00eb\u2019! K\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ishin sot, an\u00ebtar\u00eb shoqatash, ishin fort t\u00eb lodhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar gj\u00ebra kaq t\u00eb m\u00ebdha!<br \/>\nBerisha, i t\u00ebrbuar sidomos me Mulin, i cili nuk kishte mundur t\u00eb koordinonte sakt\u00eb goditjen e deputet\u00ebve socialist\u00eb, \u2018kalon\u2019 n\u00eb planin \u2018B\u2019, at\u00eb q\u00eb ka m\u00eb fort p\u00ebr zem\u00ebr: bllokimin e seanc\u00ebs parlamentare p\u00ebrmes bllokimit t\u00eb podiumit, krijimit t\u00eb tensioneve n\u00eb sall\u00eb dhe parandalimin e futjes n\u00eb rendin e dit\u00ebs me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb ligjit p\u00ebr marr\u00ebveshjen financiare t\u00eb huas\u00eb amerikane p\u00ebr ushtrin\u00eb shqiptare, n\u00eb shum\u00ebn prej 302 milion\u00eb dollar\u00ebsh! <\/p>\n<p>P\u00ebrdori t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e mundshme Berisha, i t\u00ebrbuar p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nga pamund\u00ebsia, por nuk arriti q\u00eb ta bllokonte k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje huaje me SHBA-t\u00eb q\u00eb rrit n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe sigurin\u00eb e vendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb tensionuar nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe n\u00eb Lindjen e Mesme! Dhe kreu i PD n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, b\u00ebri at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb, deklaroi bojkotin e votimit t\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb seanc\u00ebn e pasdites, me argumentin se ishte shkelur Kushtetuta!<br \/>\nMegjith\u00ebse e cil\u00ebson t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme marr\u00ebveshjen me SHBA-t\u00eb, opozita refuzoi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb, Berisha dhe PD akuzuan mazhoranc\u00ebn se shkeli Kushtetut\u00ebn duke e futur n\u00eb Kuvend procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe pa u v\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb dispozicion deputet\u00ebve teksti i plot\u00eb i marr\u00ebveshjes, duke deklaruar se \u201cne jemi pro marr\u00ebveshjes, por k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb procedura t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe jo me vullnetin antikushtetues t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Nuk votojm\u00eb procedura antikushtetuese\u201d. Dhe e mbajtu fjal\u00ebn, nuk mori pjes\u00eb fare n\u00eb votim! Si gjithnj\u00eb!<br \/>\nKuvendi miratoi me 74 votat e PS marr\u00ebveshjen e huas\u00eb prej 302 milion\u00eb dollar\u00ebsh nga SHBA p\u00ebr blerjen e pajisjeve ushtarake, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb diskutimet u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumenti p\u00ebrmban informacion t\u00eb klasifikuar, nd\u00ebrsa PD nuk ishte prezente sikurse kishte vendosur Berisha, edhe pse deklaroi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb marr\u00ebveshjes por e konsideroi antikushtetuese futjen me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. <\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja me SHBA hyri n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr dekretin presidencial, me p\u00eblqim t\u00eb Begajt, nd\u00ebrsa socialist\u00ebt e quajn\u00eb historike. Marr\u00ebveshja parashikon financimin e blerjes s\u00eb pajisjeve ushtarake sipas standardeve t\u00eb NATO-s, nd\u00ebrsa fondet do t\u00eb disbursohen sipas nevojave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. L\u00ebvrimet e para pritet t\u00eb nisin nga shtatori, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb deri n\u00eb 12 vjet afat p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb.<br \/>\nPor dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat t\u00eb fort\u00eb, ku PD q\u00ebndroi stoike n\u00eb q\u00ebndrimin e saj anti-SHBA, nuk kishte si t\u00eb mos linte shenj\u00ebn e tij kreu dhe deputeti i Partis\u00eb Mund\u00ebsia, Agron Shehaj! Gonja, shfryt\u00ebzoi rastin kur askush nuk e kishte mendjen dhe rr\u00ebmbeu papritmas nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial t\u00eb ligjit p\u00ebr huan\u00eb nga SHBA, i cili ishte planifikuar q\u00eb t\u00eb lexohej brenda sall\u00ebs nga t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt. Pas k\u00ebtij rr\u00ebmbimi, Gonja i futi nj\u00eb vrap t\u00eb fort\u00eb n\u00ebp\u00ebr koridoret e Kuvendit, teksa askush nuk arriti ta kap\u00eb! As sekretarja! Pasi u zhduk p\u00ebr disa minuta, Gonja e riktheu dokumentin konfidencial t\u00eb huas\u00eb me SHBA-n\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb, duke deklaruar se e kishte lexuar me nj\u00eb frym\u00eb, por n\u00ebnvizoi se e dinte q\u00eb \u00ebsht\u00eb sekret, prandaj nuk do ta b\u00ebnte publik! <\/p>\n<p>Do t\u00eb mbetet gjat\u00eb n\u00eb memorien e shqiptar\u00ebve \u2018sprinti\u2019 i Gon\u00ebs, i cili ngjash\u00ebm me rekordmenin e shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb 100 metrave, atletit Xhonson, t\u00eb mbiquajturit \u201cbiri i er\u00ebs\u2019, arriti q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument n\u00eb zyr\u00ebn e shtetit dhe t\u00eb zhdukej me shpejt\u00ebsi sk\u00ebterre korridoreve t\u00eb Parlamentit! Nuk u hyjm\u00eb teorive konspirative, pasi nuk u besojm\u00eb z\u00ebrave se Gonja mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb \u2018skanim\u2019 t\u00eb t\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjes konfidenciale me SHBA duke na marr\u00eb erzin por dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik seriozitetin e Parlamentit shqiptar n\u00eb lidhje me k\u00ebto marr\u00ebveshje, sidomos me aleatin ton\u00eb t\u00eb madh, SHBA-n\u00eb! As nuk hamend\u00ebsojm\u00eb se mund t\u2019i ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shp\u00ebrndarje kushedi se ku Gonja k\u00ebtij dokumenti! Nuk duam ta besojm\u00eb k\u00ebt\u00eb! Shpresojm\u00eb se Gonja e sheh k\u00ebt\u00eb akt, thjesht\u00eb e vet\u00ebm n\u00eb kuadrin e videove p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb \u2018like\u2019 n\u00eb rrjetin social! K\u00ebshtu ndodh kur njer\u00ebzit vijn\u00eb nga rruga dhe direkt n\u00eb Kuvend! Pasi Gonja si ka p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra! Ai ka marr\u00eb dhe list\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD dhe ka ikur me vrap, ishte vrap \u2018marathonimaku\u2019 asokohe, jo si k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb, ngjash\u00ebm me sprintierin kanadez, t\u00eb mbiquajtur \u2018biri i er\u00ebs\u2019!<br \/>\nAjo q\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se socialist\u00ebt do t\u2019i k\u00ebpusin Gones s\u00eb shkret\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim tjet\u00ebr nga punimet e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe me shum\u00eb mund\u00ebsi do ta d\u00ebrgojn\u00eb dhe n\u00eb SPAK p\u00ebr hetime, pasi dokumenti konfidencial p\u00ebrb\u00ebnte sekret shtet\u00ebrore dhe kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb personi pa certifikat\u00eb sigurise, sikurse pretendojn\u00eb deputet\u00ebt socialist\u00eb se \u00ebsht\u00eb Gonja! A do t\u2019i merret celulari nga SPAK p\u00ebr t\u2019u \u2018dekoduar\u2019 dhe shikuar p\u00ebr komunikimet e fundit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb, po n\u00ebse do t\u00eb marret celulari bashk\u00eb me Gonen p\u00ebr t\u2019u dekoduar mir\u00eb e mir\u00eb n\u00eb lidhje me rr\u00ebmbimin e dokumentit t\u00eb marr\u00ebveshjes konfidenciale me SHBA-t\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb shqiptare, jemi n\u00eb koh\u00eb lufte p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe sekretet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, mbetet mister ta dim\u00eb! Jan\u00eb pun\u00ebt e SPAK-ut k\u00ebto dhe ne nuk duam t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij! T\u00eb b\u00ebj\u00eb si t\u00eb doj\u00eb! Gonen aty e ka!<br \/>\nAma ajo q\u00eb m\u00ebsuam k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb \u00ebhst\u00eb se, Berisha nuk duroi shum\u00eb koh\u00eb pa u rikthyer n\u00eb habitatin e vet anti-amerikan, duke bojkotuar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme huaje me aleatin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebr modernizimin e ushtris\u00eb shqiptare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme lufte q\u00eb kemi rrotull! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe Gonja nuk q\u00ebndroi prapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, madje duke luajtur dhe me \u2018riskun\u2019, teksa b\u00ebri at\u00eb grabitjen spektakolare t\u00eb dokumentit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje konfidenciale me SHBA, dhe startoi me at\u00eb \u2018sprint\u2019 t\u00eb fuqish\u00ebm, duke i habitur t\u00eb gjith\u00eb, pasi ishte dhe jasht\u00eb fizikut t\u00eb tij modest! Por ama e la shenj\u00ebn e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, pavar\u00ebsisht se mbetet mister sa e madhe do t\u00eb jet\u00eb \u2018shenja\u2019 n\u00eb kurrizin e vet\u00eb Gones! R\u00ebnd\u00ebsi ka pjes\u00ebmarrja, \u00ebsht\u00eb parimi i Gones! Mjafton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, anipse jasht\u00eb takatit t\u00eb tij!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/ Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte tep\u00ebr i m\u00ebrzitur paraditen e k\u00ebsaj t\u00eb h\u00ebne, teksa mori pjes\u00eb, s\u00ebbashku me deputet\u00ebt e tij, n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare! Ndoshta e fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon! Dhe nuk kishte faj, pasi me sa duket asgj\u00eb nuk po shkonte sipas planeve t\u00eb tij, si\u00e7 kishte ndodhur n\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95416","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95416\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}