{"id":95411,"date":"2026-07-27T17:48:16","date_gmt":"2026-07-27T17:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/27\/iku-me-vrap-si-kalama-kopshti-bido-per-shehajn-bufoni-politik-vuri-ne-rrezik-interesin-kombetar-te-ndiqet-penalisht\/"},"modified":"2026-07-27T17:48:16","modified_gmt":"2026-07-27T17:48:16","slug":"iku-me-vrap-si-kalama-kopshti-bido-per-shehajn-bufoni-politik-vuri-ne-rrezik-interesin-kombetar-te-ndiqet-penalisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/27\/iku-me-vrap-si-kalama-kopshti-bido-per-shehajn-bufoni-politik-vuri-ne-rrezik-interesin-kombetar-te-ndiqet-penalisht\/","title":{"rendered":"\u2018Iku me vrap si kalama kopshti\u2019, Bido p\u00ebr Shehajn: \u2018Bufoni\u2019 politik vuri n\u00eb rrezik interesin komb\u00ebtar, t\u00eb ndiqet penalisht"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Socialiste, Ardit Bido, e cil\u00ebsoi si vep\u00ebr penale veprimin e Agron Shehajt n\u00eb Kuvend, pasi ky i fundit mori dokumentin e klasifikuar t\u00eb marr\u00ebveshjes ushtarake Shqip\u00ebri-SHBA dhe u largua nga salla. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Report Tv, Bido e quajti Shehajn nj\u00eb \u2018bufon politik\u201d, duke shtuar  se rasti \u00ebsht\u00eb i paprecedent\u00eb dhe se ndaj kreut t\u00eb Partis\u00eb Mund\u00ebsia duhet t\u00eb ket\u00eb ndjekje penale.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, kjo q\u00eb pam\u00eb sot. E kuptoj q\u00eb populizmi ngjit por kur vjen fjala tek dokumenta t\u00eb klasifikuara, sekret shtet\u00ebror t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb klasifikimit t\u00eb NATO-s. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sho\u00eb-un e radh\u00ebs por nuk e kuptoj pse-n\u00eb. K\u00ebto lloj dokumentash nuk merren. Ai nuk mund t\u00eb shp\u00ebrndahet se p\u00ebrb\u00ebn sekret. Ato lexohen nga deputet\u00ebt dhe m\u00eb pas kalohet n\u00eb votim. Ka sekrete shtet\u00ebrore q\u00eb nuk botohen n\u00eb Fletoren Zyrtare. E nj\u00ebjta procedur\u00eb u zhvillua edhe n\u00eb Senatin amerikan q\u00eb e votoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebveshje., u shpreh Bido.<\/p>\n<p>Deputeti socialist shpjegoi se marr\u00ebveshje t\u00eb tilla nuk b\u00ebhen publike, pasi p\u00ebrmbajn\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar q\u00eb lidhet me sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe aleanc\u00ebn e NATO-s. Sipas tij, procedura e ndjekur n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb zbatohet edhe n\u00eb vendet aleate, duke p\u00ebrmendur si shembull Senatin amerikan, i cili ka miratuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebveshje sipas procedurave t\u00eb parashikuara p\u00ebr dokumentet e klasifikuara.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb miratuar edhe atje. Procedura n\u00eb Senatin amerikan \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb ndryshe se te ne. Jan\u00eb t\u00eb vjetrit e Senatit, grup informal i krijuar pik\u00ebrisht p[\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebveshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb diskutojn\u00eb me presidentin apo t\u00eb deleguarin e tij q\u00eb n\u00eb rastin konkret ishte Sekretari i Mbrojtjes. Pasi bien dakord me formatin kalon p\u00ebr miratim n\u00eb seanc\u00ebn e Senatit. T\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen publike\u201dNe nuk mund t\u2019i themi Iranit, Kin\u00ebs apo Rusis\u00eb se cilat jan\u00eb teknikalitetet p\u00ebr element\u00ebt e mbrojtjes. T\u00eb gjitha vendet e NATO-s kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb p\u00ebr miratimin e k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve. .  Ne nuk mund t\u2019i themi Iranit, Kin\u00ebs apo Rusis\u00eb se cilat jan\u00eb teknikalitetet q\u00eb ne biem dakord p\u00ebr element\u00eb t\u00eb mbrojtjes. Vendet e NATO-s kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb se si miratohen k\u00ebto lloj marr\u00ebveshjesh. Kur vjen fjala tek blerja e pajisjeve ushtarake, nuk e blen n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb q\u00eb ti jep lek dhe shkon e i merr . Ato shiten vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aleancave dhe dakord\u00ebsis\u00eb. Turqia nuk blinte dot avion\u00ebt amerikan\u00eb se kishte bler\u00eb sistem rus. Sa koh\u00eb ka q\u00eb diskutohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrtej nj\u00eb viti. Nuk jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb b\u00ebhen publike\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Bido shtoi se marr\u00ebveshja p\u00ebr blerjen e pajisjeve ushtarake nuk \u00ebsht\u00eb hartuar brenda pak dit\u00ebsh, por \u00ebsht\u00eb diskutuar prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebrmbajtja e saj trajtohet si sekret shtet\u00ebror. N\u00eb k\u00ebto kushte ai e cil\u00ebsoi aktin e Shehajt si nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ndodhura n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>\u201cPam\u00eb nj\u00eb bufon politik. Ishte skandaloze. Mori nj\u00eb dokument sekret dhe iku si kalama kopshti me vrap. P\u00ebrve\u00e7se e p\u00ebshtir\u00eb, ishte skandaloze dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb tregon nivelin qesharak t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes nga k\u00ebto partizat e vogla oportuniste, por nganj\u00ebher\u00eb futet n\u00eb loj\u00eb edhe PD. Nuk e imagjinoj dot q\u00eb nj\u00eb senator amerikan t\u00eb rr\u00ebmbente nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe t\u00eb ikte me vrap. Sekreti shtet\u00ebror b\u00ebn d\u00ebm n\u00ebse del jo vet\u00ebm ndaj vendit dhe kombit, por edhe ndaj aleanc\u00ebs. Prandaj kjo q\u00eb ndodhi sot \u00ebsht\u00eb skandaloze. Uroj q\u00eb Kuvendi t\u00eb marr\u00eb masa ndaj tij. Ai duhet t\u00eb ndiqet penalisht. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast i paprecedent, i turpsh\u00ebm dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit komb\u00ebtar\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Reagimi i deputetit socialist vjen pasi gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare Agron Shehaj mori dokumentin e klasifikuar q\u00eb shoq\u00ebron marr\u00ebveshjen ushtarake Shqip\u00ebri-SHBA dhe u largua nga salla e Kuvendit. Partia Socialiste ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e Shehajt me 60 dit\u00eb nga Kuvendi dhe referimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb SPAK, duke argumentuar se veprimi p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb legjislacionit p\u00ebr informacionin e klasifikuar dhe mund t\u00eb ngrej\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Socialiste, Ardit Bido, e cil\u00ebsoi si vep\u00ebr penale veprimin e Agron Shehajt n\u00eb Kuvend, pasi ky i fundit mori dokumentin e klasifikuar t\u00eb marr\u00ebveshjes ushtarake Shqip\u00ebri-SHBA dhe u largua nga salla. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Report Tv, Bido e quajti Shehajn nj\u00eb \u2018bufon politik\u201d, duke shtuar se rasti \u00ebsht\u00eb i paprecedent\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95411","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95411\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}