{"id":95341,"date":"2026-07-26T21:48:14","date_gmt":"2026-07-26T21:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/editorial-akti-normativ-buxheti-i-shtetit-dhe-pluhuri-i-kanye-west\/"},"modified":"2026-07-26T21:48:14","modified_gmt":"2026-07-26T21:48:14","slug":"editorial-akti-normativ-buxheti-i-shtetit-dhe-pluhuri-i-kanye-west","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/editorial-akti-normativ-buxheti-i-shtetit-dhe-pluhuri-i-kanye-west\/","title":{"rendered":"EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West"},"content":{"rendered":"<p>Buxheti i nje qeverie nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dokument politik dhe nuk tregon vet\u00ebm sa para ka qeveria, n\u00eb fakt ajo tregon prioritetet, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politikeve qeveritare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte refuzimi i financimit shtes\u00eb p\u00ebr sportin, p\u00ebrmes aktivtit normative nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb procedure teknike nga Ministria e Financave, e paraqitur n\u00eb qeveri. N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal alarmi, ku shteti e thot\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se l\u00ebvizja sportive n\u00eb vend, qoft\u00eb kjo elitare apo dhe p\u00ebr f\u00ebmijet, nuk \u00ebsht\u00eb prioritet, sporti mund t\u00eb pres\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shuma e parave t\u00eb k\u00ebrkura, nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend dhe federatat sportive.<\/p>\n<p>Shuma prej rreth 600 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr evente nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ekipe komb\u00ebtare, shp\u00ebrblime t\u00eb sportist\u00ebve, federata olimpike dhe organizime sportive nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm fiskal. Realisht p\u00ebr nj\u00eb shtet ato jan\u00eb nj\u00eb z\u00eb buxhetor, por q\u00eb p\u00ebr sportin shqiptar, jan\u00eb oksigjeni q\u00eb mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb prej vitesh funksionon n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mod\u00ebs q\u00eb p\u00ebr sportin flitet kur fitohen medalaje. Politkan\u00ebt i shkruajn\u00eb me lot statuset n\u00eb rrjetet sociale dhe grisen p\u00ebr m\u00ebng\u00ebsh xhaketash kush t\u00eb vrapoj\u00eb i pari n\u00eb aeroport p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb foto me kampion\u00ebt dhe kur flamuri fal\u00ebvitet podiumeve dhe pedanave bot\u00ebrore, shiten si suksese komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ato medalje nuk prodhohen n\u00eb podium, por atje n\u00eb palest\u00ebr me djers\u00eb e gjak, me dhimbje e sakrifik\u00eb, n\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra pune, n\u00eb grumbullime, fal\u00eb trajner\u00ebve dhe familjar\u00ebve q\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb fatura se \u00e7far\u00eb shteti u jep mbrapsht. Pik\u00ebrisht ato para q\u00eb buxheti i shtetit vendosi t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk lind nga hi\u00e7i, as nxitur ngs nxeht\u00ebsia e nj\u00eb vela pak\u00ebnaq\u00ebsie, shoq\u00ebruar m\u00eb protesta e kund\u00ebrshti. Kjo vjen nga nj\u00eb veprim mohues q\u00eb qeveria ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme, duke l\u00ebn\u00eb pa financiam nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh dometh\u00ebn\u00ebse sportive.<\/p>\n<p>Nga Kampionati Europian UEFA U-21, World Football Summit n\u00eb Tiran\u00eb, Loj\u00ebrat Mesdhetare, Europiani i Pesh\u00ebngritjes n\u00eb Durr\u00ebs, aktivitetet e skive alpine, mb\u00ebshtetja p\u00ebr federatat olimpike, shp\u00ebrblimet ligjore p\u00ebr sportist\u00ebt elitar\u00eb dhe financimi i ekipeve komb\u00ebtare nuk jan\u00eb iniciativa t\u00eb shk\u00ebputura nga nj\u00ebra-tjetra. T\u00eb gjitha jan\u00eb hallka t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs strategji: ta p\u00ebrdor\u00ebsh sportin si instrument zhvillimi ekonomik, diplomacie dhe promovimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Por kjo strategji tani duket se \u00ebsht\u00eb ndalur dhe pasoja m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb anulimi apo reduktimi i disa eventeve, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar kjo qeveri n\u00eb vitet e fundit, por mbi t\u00eb gjitha reputacioni. Ai repitacion q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me aq mund, me aq p\u00ebrpjekje dhe vendosm\u00ebri,<\/p>\n<p>Sepse institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk gjykojn\u00eb vet\u00ebm fasad\u00ebn, stadiumet apo sallat sportive(k\u00ebto m\u00eb shum\u00eb n\u00eb 3D), ati gjykojn\u00eb n\u00ebse nj\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm. Sepse kur organizon nj\u00eb Kampionat Europian ose nj\u00eb kampionat Bot\u00ebror, nuk mjafton d\u00ebshira; duhet garancia se angazhimet financiare do t\u00eb respektohen.<\/p>\n<p>E n\u00ebse k\u00ebto garanci dob\u00ebsohen, nuk mund t\u00eb humbas\u00ebsh vet\u00ebm eventin e radh\u00ebs, por humbet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb tjer\u00eb. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm q\u00eb nuk matet n\u00eb bilancet e k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb paradoks shum\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria flet p\u00ebr sportin si nj\u00eb industri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria vijon ta financoj\u00eb si nj\u00eb shpenzim.<\/p>\n<p>N\u00eb Europ\u00eb sporti trajtohet si ekonomi, pasi gjeneron turiz\u00ebm, konsum, investime private, pun\u00ebsim dhe diplomaci publike. \u00c7do ngjarje apo aktivitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar sjell mij\u00ebra net\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb hotele, restorante t\u00eb mbushura, transnport n\u00eb l\u00ebvizje, media dhe promovim global q\u00eb do t\u00eb kushtonte shum\u00ebfish m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebse blihej si reklam\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ende vazhdojm\u00eb t\u00eb debatojm\u00eb n\u00ebse sporti meriton financim.Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb e madhe n\u00eb mentalitet dhe vizion.<\/p>\n<p>Sporti prej vitesh \u00ebsht\u00eb trajtuar si nj\u00eb prapashtes\u00eb, sa n\u00eb nj\u00eb ministri n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhe financimi i tij \u00ebsht\u00eb varur m\u00eb s\u00eb shumti nga pasionet e nj\u00eb ministri apo ministreje. Nj\u00eb minist\u00ebr p\u00eblqen Kanye West, nj\u00eb tjert\u00ebr \u00ebsht\u00eb tifoz i Interit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nuk e p\u00eblqen fare sportin.<\/p>\n<p>Dhe duke kaluar k\u00ebshtu nga nj\u00ebra dor\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, sporti asnj\u00ebher\u00eb nuk ka kaluar n\u00eb reformat e duhura strukturore, p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga zgjedha skllav\u00ebruese e buxhetit t\u00eb sportit. Ligji p\u00ebr sponsorizimet mbetet peng i mediokritetit t\u00eb disa k\u00ebshilltar\u00ebve militant\u00eb, nd\u00ebrsa ndryshimet e tjera b\u00ebhen fshehurazi p\u00ebr interesa t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Modelet europiane t\u00eb financimit nga industria e basteve nuk jan\u00eb adoptuar. Investimi privat vazhdon t\u00eb mos ket\u00eb stimuj real\u00eb. Sportit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb prodhoj\u00eb rezultate me nj\u00eb model financiar q\u00eb nuk prodhon q\u00ebndrueshm\u00ebri. Dhe kur buxheti mbyllet, i gjith\u00eb sistemi ndalet. Sporti nuk l\u00ebviz m\u00eb!<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, m\u00eb pak t\u00eb duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paket\u00eb q\u00eb trokiti nga ministria e financave mungon financimi p\u00ebr projektet q\u00eb lidhen me sportin e f\u00ebmij\u00ebve dhe ekipet sportive n\u00eb shkolla, nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb vet\u00eb qeveria e promovoi si nj\u00eb nga sukseset e saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr 4 vite me radh\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 36 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria dol\u00ebn nga ngurt\u00ebsia e sistemit t\u00eb mykur dhe u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme sportive. \u00c7do vit p\u00ebr 9 muaj, n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me nj\u00eb disiplin\u00eb dhe p\u00ebrkushtim profesional t\u00eb mbi 400 m\u00ebsuesve dhe trajenr\u00ebve, u rrit\u00ebn e formuan yjet e s\u00eb ardhmes, por mbi t\u00eb gjitha u form\u00ebsuan modelet e nj\u00eb jete t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebria t\u00eb marr peng nga inaktivirteti.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa edhe projektet simbol t\u00eb politikave publike mbeten pa mb\u00ebshtetje, si Ekipet Sportive n\u00eb Shkolla, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm sporti.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsia e politikave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb qeverit\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedhin prioritetet e tyre, por ato duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme edhe p\u00ebr mesazhin q\u00eb p\u00ebrcjellin.<\/p>\n<p>Mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, sporti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb prioritet komb\u00ebtar dhe sportist\u00ebt duhet t\u00eb presin p\u00ebr shp\u00ebrblimet q\u00eb ja njeh ligji, federatat nuk do t\u00eb marrin fonde p\u00ebr evente q\u00eb sjellin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hart\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb ekipet komb\u00ebtare duhet t\u00eb reduktojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen p\u00ebr munges\u00eb financimi.<\/p>\n<p>Padyshim kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta humbja m\u00eb e madhe, sepse historia na ka treguar se vendet nuk nd\u00ebrtojn\u00eb prestigj vet\u00ebm me ekonomi apo me infrastrukture, e nd\u00ebrtojn\u00eb edhe me simbolet q\u00eb zgjedhin t\u00eb mb\u00ebshtesin.<\/p>\n<p>Sporti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre. Dhe kjo nuk ka shqet\u00ebsuar asnj\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, ata q\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u shqyen duke postuar n\u00eb rrjeter soiciale video p\u00ebr t\u00eb motivuar njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb koncertin e Kanye West.<\/p>\n<p>E n\u00eb fakt Kanye West iku, bashk\u00eb me stadiumin dhe biletat e pashitura dhe pas la vet\u00ebm pluhurin e asaj fush\u00eb djerr\u00eb n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, pluhur me t\u00eb cilin qeveria duket se k\u00ebrkon t\u00eb mbuloj\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebm q\u00eb po i b\u00ebn sportit dhe imazhit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/akti-normativ\/\">EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Buxheti i nje qeverie nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dokument politik dhe nuk tregon vet\u00ebm sa para ka qeveria, n\u00eb fakt ajo tregon prioritetet, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politikeve qeveritare. N\u00eb k\u00ebto kushte refuzimi i financimit shtes\u00eb p\u00ebr sportin, p\u00ebrmes aktivtit normative nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb procedure teknike nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95341","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95341\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}