{"id":95327,"date":"2026-07-26T17:48:13","date_gmt":"2026-07-26T17:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/lubonja-per-median-e-madhe-sllovene-flamingot-i-rrezuan-fasaden-kryeministrit-marta-kos-si-degjon-protestuesit\/"},"modified":"2026-07-26T17:48:13","modified_gmt":"2026-07-26T17:48:13","slug":"lubonja-per-median-e-madhe-sllovene-flamingot-i-rrezuan-fasaden-kryeministrit-marta-kos-si-degjon-protestuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/lubonja-per-median-e-madhe-sllovene-flamingot-i-rrezuan-fasaden-kryeministrit-marta-kos-si-degjon-protestuesit\/","title":{"rendered":"Lubonja p\u00ebr median e madhe sllovene: Flamingot\u2019 i rr\u00ebzuan fasad\u00ebn kryeministrit! Marta Kos s\u2019i d\u00ebgjon protestuesit"},"content":{"rendered":"<p>Gazeta m\u00eb e madhe sllovene, \u201cDelo\u201d, i ka kushtuar nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rolit q\u00eb Edi Rama ka luajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb trajektore, ku nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe ka pastrimi i parave t\u00eb krimit n\u00eb industrin\u00eb nd\u00ebrtimit, ajo i \u00ebsht\u00eb drejtuar Fatos Lubonj\u00ebs duke e portretizuar si \u201cnj\u00eb i burgosur gjat\u00eb epok\u00ebs komuniste, q\u00eb di ta njoh\u00eb nj\u00eb autokrat kur i del p\u00ebrpara\u201d.<\/p>\n<p>Gazeta n\u00ebnvizon se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat-it p\u00ebr vitin 2024, sektori i nd\u00ebrtimit p\u00ebrb\u00ebnte 13.8 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs bruto t\u00eb shtuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb Evrop\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i mesatares s\u00eb Bashkimit Evropian prej 5.5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Por n\u00eb artikull i kushtohet nj\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe elit\u00ebs burokratike evropiane q\u00eb e ka pranuar si histori si suksesi k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim demokratik.<\/p>\n<p>Ai titullohet: \u201cRevolucioni Flamingo po hedh posht\u00eb imazhin e p\u00ebrparimit t\u00eb nj\u00eb vendi pro-evropian\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ka k\u00ebmb\u00ebngulur m\u00eb shum\u00eb Lubonja duke goditur dhe rolin e komisioneres sllovene Marta Kos.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ne i k\u00ebrkuam Fatos Lubonj\u00ebs, shkrimtar, redaktor, aktivist i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ish-i burgosur politik se cil\u00ebt jan\u00eb mesazhet kryesore q\u00eb Europa duhet t\u00eb marr\u00eb nga protestat masive. Ai shpjegoi se k\u00ebto protesta jan\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb sistemi grabitqar politik dhe ekonomik i nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb 35 viteve t\u00eb fundit i ka \u00e7uar ata n\u00eb ekstremin ku nuk mban m\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb sistem q\u00eb, duke i p\u00ebrjashtuar ata nga vendimmarrja demokratike \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit \u2013 dhe duke i privuar nga prona e tyre publike dhe private, i ka \u00e7uar deri n\u00eb pik\u00ebn e mbetjes pa dinjitet dhe pa t\u00eb ardhme. Ata e quajn\u00eb protest\u00ebn \u2018revolucioni i flamingove\u2019 sepse, ashtu si flamingot, edhe ata ndihen t\u00eb d\u00ebbuar nga habitati i tyre nga ky lloj zhvillimi q\u00eb privatizon burimet publike, pejsazhet, bregun detar, parqet, kopshtet e loj\u00ebrave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb,\u201d shpjegon Lubonja.<\/p>\n<p>\u201cMesazhi q\u00eb \u2018flamingot\u2019 po i d\u00ebrgojn\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb se rruga e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE-s\u00eb prej koh\u00ebsh ec\u00ebn n\u00eb dy shina: nj\u00ebra n\u00eb let\u00ebr dhe tjetra n\u00eb realitet, dhe se hendeku mes tyre nuk \u00ebsht\u00eb ngushtuar (si\u00e7 pretendojn\u00eb apo promovojn\u00eb shum\u00eb syresh), por \u00ebsht\u00eb zgjeruar. Slogane si \u2018Shqip\u00ebria e Re\u2019 dhe \u2018Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje\u2019 jan\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebsaj.\u201d<\/p>\n<p><strong>Pa mb\u00ebshtetjen e Per\u00ebndimit, Rama do t\u00eb ishte rr\u00ebzuar tashm\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Kryeministrit Rama \u00ebsht\u00eb dukur vazhdimisht e fort\u00eb dhe bind\u00ebse n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. S\u00eb bashku me Malin e Zi, ky vend konsiderohet nx\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i p\u00ebrkushtuar i Evrop\u00ebs dhe se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparimin m\u00eb t\u00eb madh drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE nga t\u00eb gjitha vendet kandidate ballkanike. Por \u00e7far\u00eb fshihet pas k\u00ebsaj pamjeje, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb duket roz\u00eb?<\/p>\n<p>Lubonja p\u00ebrshkruan kat\u00ebr shtylla mbi t\u00eb cilat q\u00ebndron pushteti i Ram\u00ebs: e para fuqia dhe parat\u00eb e oligark\u00ebve, e dyta, krimi i organizuar; e treta mediat kryesore, t\u00eb cilat ose zot\u00ebrohen prej oligark\u00ebve ose mb\u00ebshteten nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb elitave qeveris\u00ebse (prandaj nj\u00eb nga sloganet e protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u2018bojkotoni mediat\u2019); nd\u00ebrsa shtylla e kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb dhe e disa udh\u00ebheq\u00ebsve per\u00ebndimor\u00eb. Nd\u00ebrsa tre shtyllat e para jan\u00eb t\u00eb kuptueshme, e kat\u00ebrta duket paradoksale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb pyesin veten: pse, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebtyre protestave, Per\u00ebndimi nuk e sheh \u2013 ose refuzon ta shoh\u00eb \u2013 se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb narkoshtet? Pse heshtin ata, ose pse disa, si Emmanuel Macron apo Marta Kos, e mb\u00ebshtesin Ram\u00ebn? Ka disa arsye. T\u00eb par\u00ebn, dhe m\u00eb kryesoren, do t\u00eb p\u00ebrmendja mend\u00ebsin\u00eb neo-koloniale me t\u00eb cil\u00ebn trajtohen vende si Shqip\u00ebria ku u jepet p\u00ebrpar\u00ebsi interesave gjeostrategjike dhe ekonomike, si dhe stabilitetit t\u00eb rajonit\u201d. \u201cKjo mend\u00ebsi b\u00ebn q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs autokrat\u00eb si Rama t\u00eb shihen si rruga m\u00eb e leht\u00eb dhe m\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebto interesa\u201d, thot\u00eb Lubonja.<\/p>\n<p>Ai thekson, megjithat\u00eb, se nuk e p\u00ebrjashton \u201caft\u00ebsin\u00eb\u201d e k\u00ebtyre autokrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb korruptuar edhe politikan\u00eb t\u00eb shquar per\u00ebndimor\u00eb. \u2018Fakti q\u00eb, mu n\u00eb mes t\u00eb Revolucionit Flamingo, Emmanuel Macron h\u00ebngri drek\u00eb me Ram\u00ebn n\u00eb Paris dhe doli m\u00eb pas krah p\u00ebr krah me t\u00eb, dhe se Fran\u00e7ois Hollande, an\u00ebtar i Parlamentit dhe ish-president, pranoi nj\u00eb \u00e7mim nga duart e tij, i kujtoi shqiptar\u00ebve ministren e Jashtme franceze Mich\u00e8le Alliot-Marie, e cila n\u00eb vitin 2011 i ofroi Ben Aliut, n\u00eb Tunizi know how (ekspertiz\u00eb) p\u00ebr rivendosjen e rendit. \u201cSi\u00e7 rezultoi m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb nga arsyet e k\u00ebsaj ishte korrupsioni\u201d, thekson i intervistuari yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse nuk flitet m\u00eb n\u00eb BE p\u00ebr korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Korrupsioni dhe krimi i organizuar kan\u00eb qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e n\u00eb vendet kandidate t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE, por duket se k\u00ebto tema koh\u00ebt e fundit kan\u00eb zhdukur nga diskutimet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas ish-disidentit shqiptar, k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb paraqesin korrupsioni dhe krimi \u00ebsht\u00eb shum\u00ebdimensional: politik, ekonomik, social dhe kulturor.<\/p>\n<p>\u201cKrimi dhe korrupsioni ushqehejn\u00eb nj\u00ebri-tjetri, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr demokracin\u00eb. Krimi nuk mund t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb dhe t\u00eb investoj\u00eb pa bashk\u00ebpunimin me policin\u00eb dhe politikan\u00ebt e korruptuar q\u00eb miratojn\u00eb investime t\u00eb tilla; nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebta politikan\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pushtet pa parat\u00eb q\u00eb burojn\u00eb prej tij. Ata i p\u00ebrdorin ato jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u pasuruar vet\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin mbi mediat, zgjedhjet, shoq\u00ebrin\u00eb civile\u2026\u201d<\/p>\n<p>\u201cNga pik\u00ebpamja ekonomike, pastrimi i parave p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb resorteve dhe qiellg\u00ebrvisht\u00ebsve gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumta \u2013 q\u00eb shqiptar\u00ebt i quajn\u00eb edhe \u2018banka betoni\u2019 \u2013 \u00ebsht\u00eb antiteza e nj\u00eb ekonomie t\u00eb q\u00ebndrueshme. P\u00ebr momentin duket sikur po rrisin PBB-n\u00eb, po mund\u00ebsojn\u00eb qarkullimin e parave dhe po krijojn\u00eb vende pune, por n\u00eb terma afatgjata po krijojn\u00eb nj\u00eb fllusk\u00eb t\u00eb madhe plasja e s\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb me pasoja t\u00eb paparashikueshme\u201d, paralajm\u00ebron Fatos Lubonja.<\/p>\n<p>Sipas tij, mjafton t\u00eb hedh\u00ebsh nj\u00eb sy mbi ndikimin e industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb jet\u00ebn sociale dhe kulturore si dhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u2018bankat e betonit\u2019 jan\u00eb e kund\u00ebrta e nj\u00eb ekonomie t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ai e gjen shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs edhe faktin q\u00eb, sipas statistikave, gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit \u2013 pra, pik\u00ebrisht gjat\u00eb bumit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u2013 gati nj\u00eb milion njer\u00ebz (nga nj\u00eb popullsi prej tre milion\u00ebsh) kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, apo q\u00eb numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs fillore \u00ebsht\u00eb ulur me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn, nd\u00ebrsa numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr pse Lubonj\u00ebn e shqet\u00ebson fakti q\u00eb Komisionerja Evropiane p\u00ebr Zgjerimin, sllovenja Marta Kos, ka q\u00ebndruar e shurdh\u00ebt ndaj problemeve t\u00eb shumta q\u00eb ka ngritur masa e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb \u2018Revolucionin Flamingo\u2019 p\u00ebr gati dy muaj: \u201cMarta Kos, me deklaratat e saj t\u00eb rregullta p\u00ebr p\u00ebrparimin n\u00eb Shqip\u00ebri, konsiderohet nga protestuesit si nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e verb\u00ebr e Ram\u00ebs. Nuk mund t\u00eb them sakt\u00ebsisht se n\u00eb \u00e7far\u00eb mase kjo verb\u00ebri buron nga politikat e BE-s\u00eb, q\u00eb synon ta fus\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE p\u00ebr arsyet q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, duke mbyllur syt\u00eb ndaj \u00e7ka po ndodh n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dhe sa lidhet me aft\u00ebsin\u00eb e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje personale me burokrat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb me ndikim p\u00ebr t\u00eb forcuar legjitimitetin e tij n\u00eb Evrop\u00eb,\u201d thot\u00eb Lubonja.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tej n\u00ebnvizon kritik\u00ebn e tij ndaj pun\u00ebs s\u00eb Komisioneres: \u201cPa dyshim, si Komisionere p\u00ebr Zgjerimin, ajo duhet t\u00eb kritikohet sepse nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parasysh jo vet\u00ebm pik\u00ebpamjet e Ram\u00ebs dhe burokrat\u00ebve p\u00ebrreth tij, por edhe pik\u00ebpamjet e shqiptar\u00ebve q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb \u201cShqip\u00ebri t\u00eb re\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ekuilibri delikat midis ambicieve evropiane dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve me fqinj\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, mjaft t\u00eb kesh parasysh se imagjinata kolektive n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit ende dominohet nga ideja nacionaliste se t\u00eb dy vendet nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb bashkohen. Kjo ide, megjithat\u00eb, nuk p\u00ebrmendet n\u00eb programet e partive politike dhe n\u00eb deklaratat publike, pasi bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me pozicionet dhe politikat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shihet se kjo ide \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjall\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb mbushura me flamuj shqiptar\u00eb, ose n\u00eb librat e historis\u00eb dhe botime t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb, ku nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh hartat e nj\u00eb \u2018Shqip\u00ebrie t\u00eb Madhe\u2019. Lubonja mendon se \u00ebndrra e bashkimit artikulohet politikisht n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebrmes sloganit \u2018T\u00eb bashkuar n\u00eb Evrop\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ai argumenton se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon projekti i bashkimit n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit ta ndjejn\u00eb si t\u00eb tyren, dhe jo n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb karakterizuar nga mend\u00ebsi neo-koloniale apo nj\u00eb Evrop\u00eb e bankave. P\u00ebrndryshe, nacionalizmat do t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkan me pasoja t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb form\u00ebsuar nga marr\u00ebdh\u00ebnia personale midis Ram\u00ebs dhe presidentit serb, Aleksandar Vu\u010di\u0107. Fatos Lubonja thekson se Rama dhe Vu\u010di\u0107 jan\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e tyre autoritare dhe praktikat e qeverisjes.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre praktikave p\u00ebrfshin p\u00ebrdorimin e nj\u00eb gjuhe t\u00eb dyfisht\u00eb: nj\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebr audienc\u00ebn e brendshme. N\u00eb dukje, kur k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje nga BE-ja, ata paraqiten si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb nacionalist\u00ebve n\u00eb vendet e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vendet e tyre, nuk hezitojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin retorika dhe politika nacionaliste. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, ishte mb\u00ebshtetja e tyre p\u00ebr iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs (aneksimi i nj\u00eb pjese t\u00eb veriut t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia dhe i nj\u00eb pjese t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Serbis\u00eb nga Kosova), gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb krijimin e dy shteteve etnikisht homogjene\u201d, thot\u00eb i intervistuari yn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo loj\u00eb e dyfisht\u00eb u ka sjell\u00eb atyre p\u00ebrfitime deri tani, pjes\u00ebrisht edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ambivalenc\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb ndaj projektit evropian nga nj\u00ebra an\u00eb dhe interesave komb\u00ebtare nga ana tjet\u00ebr. \u201cSi\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb i shohin autokrat\u00eb si Rama dhe Vu\u010di\u0107 si rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar interesat gjeostrategjike dhe ekonomike t\u00eb vendeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Prandaj Edi Rama, i cili beson se edhe mediat evropiane i lan\u00eb student\u00ebt serb\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb, kur komenton protestat n\u00eb Shqip\u00ebri thot\u00eb shpesh se Shqip\u00ebria u gjend n\u00eb faqet e para t\u00eb mediave per\u00ebndimore, jo p\u00ebr shkak t\u00eb shqiptar\u00ebve, por p\u00ebr shkak t\u00eb Kushnerit dhe Ivank\u00ebs. P\u00ebrndryshe, projekti do t\u00eb kishte vazhduar pa t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e mediave per\u00ebndimore. Fatkeq\u00ebsisht, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe meq\u00eb m\u00eb pyet\u00ebt p\u00ebr Marta Kos, do t\u00eb shtoja se edhe burokrat\u00ebt e Brukselit mbajn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr guximin e k\u00ebtij autokrati p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq hapur\u201d, thot\u00eb me ashp\u00ebrsi Fatos Lubonja.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/analisti-4\/\">Lubonja p\u00ebr median e madhe sllovene: Flamingot\u2019 i rr\u00ebzuan fasad\u00ebn kryeministrit! Marta Kos s\u2019i d\u00ebgjon protestuesit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta m\u00eb e madhe sllovene, \u201cDelo\u201d, i ka kushtuar nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rolit q\u00eb Edi Rama ka luajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb trajektore, ku nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe ka pastrimi i parave t\u00eb krimit n\u00eb industrin\u00eb nd\u00ebrtimit, ajo i \u00ebsht\u00eb drejtuar Fatos Lubonj\u00ebs duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95327","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95327"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95327\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}