{"id":95323,"date":"2026-07-26T16:48:28","date_gmt":"2026-07-26T16:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/kur-mungesa-e-mendimit-vishet-me-fjale-te-pista\/"},"modified":"2026-07-26T16:48:28","modified_gmt":"2026-07-26T16:48:28","slug":"kur-mungesa-e-mendimit-vishet-me-fjale-te-pista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/kur-mungesa-e-mendimit-vishet-me-fjale-te-pista\/","title":{"rendered":"Kur mungesa e mendimit vishet me fjal\u00eb t\u00eb pista!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Raimonda Moisiu-SADE<br \/>\nAuthor\/Freelancer  <\/p>\n<p>Gazetaria shqiptare po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb identiteti dhe dinjiteti, ku p\u00ebrdorimi i zhargonit ordiner, gjuh\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs, dhe mungesa e mendimit vishet me fjal\u00eb t\u00eb pista, po z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb normat etike njer\u00ebzore, qytetare, dhe etik\u00ebn profesionale. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e gazetar\u00ebve dhe opinionist\u00ebve n\u00eb studiot televizive, gazeta, rrjetet sociale apo portale p\u00ebrdorin arroganc\u00ebn dhe gjuh\u00ebn e ashp\u00ebr, harrojn\u00eb etik\u00ebn profesionale dhe ndotin ekranin dhe statutet e profileve t\u00eb tyre n\u00eb rrjete sociale e mediatike me fjal\u00eb t\u00eb pista. <\/p>\n<p>Fenomeni i k\u00ebsaj race gazetar\u00ebsh  q\u00eb pretendojn\u00eb se din\u00eb \u00e7do gj\u00eb, me shkrimet  apo statutet e tyre  t\u00eb ashpra q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb fjalor banal dhe fyerjeve t\u00eb r\u00ebnda\u201dposht\u00eb brezit\u201ddhe prekin n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn, f\u00ebmij\u00ebt, familjen dhe simbolet e am\u00ebsis\u00eb, \u2013 nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb gazetarin\u00eb  profesionale, por shkelje t\u00eb r\u00ebnda etike, dinjitetit njer\u00ebzor dhe qytetarie, po b\u00ebhen virale, nga dita n\u00eb dit\u00eb, Ata, jo vet\u00ebm shkelin etik\u00ebn profesionale dhe amatore, vecmas n\u00eb rrjetet sociale e portale,  porse sjellin edhe  humbjen e besueshm\u00ebris\u00eb ndaj medias sot. Kjo lloj sjellje prej diletanti, jo gazetari, d\u00ebmton seriozisht profesionin e gazetarit dhe dezinformon publikun. <\/p>\n<p>Gazetaria n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb portretizimi apo p\u00ebrshkrimi i realitetit, t\u00eb etjes son\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo fakti ose njohurie, n\u00ebp\u00ebrmjet artikujve, reportazheve, profileve, opinioneve, analizave, esse, intervista, etj, brenda rubrikave dhe kolumnave t\u00eb gazetaris\u00eb. Gazetaria efektive dhe profesionale ka nevoj\u00eb p\u00ebr makin\u00ebn narrative, \u00ebsht\u00eb forca e gravitetit q\u00eb t\u00ebrheq lexuesin nga fillimi deri n\u00eb fund,<br \/>\nGazetaria ka guximin e kurajon p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb let\u00ebr at\u00eb \u00e7\u2019ka synon t\u00eb jet\u00eb , lajmin e v\u00ebrtet\u00eb, informacionin profesional, t\u00eb sakt\u00eb e n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb gazetari, personazhet dhe rrethanat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kufizuara dhe ato fitojn\u00eb dometh\u00ebnien, kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pen\u00ebs s\u00eb gazetarit. Sepse personazhet ekzistojn\u00eb n\u00eb qenien aktuale, dhe nuk jan\u00eb personazhe t\u00eb imagjinat\u00ebs, por ato ekzistojn\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen njer\u00ebzore dhe sociale. Shpesh p\u00ebrdorimin e nj\u00eb fjalori t\u00eb till\u00eb apo p\u00ebrplasje t\u00eb ashpra verbale p\u00ebrfshijn\u00eb gazetar\u00eb, figura publike, dhe personazhe mjaft t\u00eb njohur t\u00eb jet\u00ebs sociale, politike e publike, t\u00eb rrjeteve sociale apo edhe analist\u00eb tw medias shqiptare,  ku gjuha dhe fjalori i tyre i ashp\u00ebr, kalojn\u00eb hapur n\u00eb ironi me sfond seksual, fjalor rruge dhe t\u00eb pis\u00ebt. <\/p>\n<p>Gazetaria shqiptare ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel shqet\u00ebsues banaliteti, ku etika profesionale shpesh sakrifikohet p\u00ebr klikime, shikueshm\u00ebri dhe interesave financiare, ekonomike, sociale dhe  politike. Ky fenomen nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb perceptim, por nj\u00eb realitet. Jeta private e personazheve publike merr m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb se problemet sociale apo ekonomike, dhe tregojn\u00eb nivelin e ul\u00ebt t\u00eb edukimit i brezit t\u00eb ri. P\u00ebrdorimi i zhargonit, dhe fjalorit rrugac\u00ebror jan\u00eb kthyer n\u00eb norm\u00eb, nga personazhe me vlera t\u00eb dyshimta intelektuale dhe qytetarie, q\u00eb \u201ckuisin si kukuvajkat\u201d n\u00eb \u201clajmet\u201d kryesore dhe gjuha e cekt\u00eb dhe vulgariteti b\u00ebhen status, pa asnj\u00eb verifikim apo vler\u00eb publike, promovojn\u00eb debate me b\u00ebrtitje, d\u00ebshp\u00ebrim, urrejtje dhe mllef, duke p\u00ebrshkruar nj\u00eb mjedis q\u00eb perceptohet si i zymt\u00eb, alarmant, i sinjalit SOS dhe i p\u00ebrqendruar vet\u00ebm te lajmet negative, te banaliteti n\u00eb rrjetin social \u2013 q\u00eb tregon problemin e madh t\u00eb sjelljes s\u00eb tyre n\u00eb rrjetet sociale.  Kjo tregon nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb thell\u00eb mbi gjendjen e mediave dhe gazetaris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb raportin mes lajmeve t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb rreme (fake), dhe gazetarit ekziston konfuzioni, konfrontimi, diferenca dhe v\u00ebshtrimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, trysnia mediatike e p\u00ebrvojave  jet\u00ebsore, q\u00eb gazetar\u00ebt me etjen e tyre p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo fakti ose njohurie, lidhen me ngjarje q\u00eb t\u00eb japin iden\u00eb p\u00ebr  ta hedhur n\u00eb let\u00ebr, rrjetet sociale, dhe n\u00eb gazeta, porse  gazetar\u00ebt kurr\u00eb t\u00eb mos harrojn\u00eb etik\u00ebn profesionale, t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb banaliteti, dhe t\u2019i  p\u00ebrmbahen kodit t\u00eb etik\u00ebs dhe dinjitetit mediatik e gazetaresk, sepse gazetaria nuk \u00ebsht\u00eb  zhargon banal por dinjitet, integritet, identitet, qytetari dhe profesion\u2026 <\/p>\n<p>Gazetaria shqiptare sot ka nevoj\u00eb emergjente p\u00ebr nj\u00eb rotacion themelor dhe reformim rr\u00ebnj\u00ebsor, pasi vuan nga nj\u00eb kriz\u00eb e thell\u00eb besueshm\u00ebri, var\u00ebsie dhe profesionalizmi, ky ndryshim k\u00ebrkon shk\u00ebputjen nga ndikimet politike, dhe forcimin e etik\u00ebs profesionale, Ndonj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh brenda bot\u00ebs s\u00eb gazetarit atij i duhet t\u00eb krijoj\u00eb pozicionin e forc\u00ebs rr\u00ebfyese-se jo gjith\u00e7ka mund t\u00eb vij\u00eb nga dinamika e brendshme e tij, porse \u00ebsht\u00eb e gazetaria ajo q\u00eb e furnizon makin\u00ebn narrative dhe lajmi analiza, apo opinioni shpaloset.<br \/>\nP\u00ebr ta materializuar k\u00ebt\u00eb mendim, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht, t\u00eb reduktoj\u00eb zhargonin vulgar, dhe bulevardesk, gjuh\u00ebn e urrejtjes n\u00eb sallat e Kuvendit, n\u00eb studiot televizive, gazetat, profilet e rrjeteve sociale dhe portalet, t\u00eb mos ndotim ekranin, gjuh\u00ebn e bukur shqipe, dhe ardhm\u00ebrin\u00eb e kombit. Kjo lloj \u201cluft\u00eb klasash e pist\u00eb\u201d,  tejet e v\u00ebshtir\u00eb, frik\u00ebshme, e dhimbshme, dhe e rrezikshme, dhe  e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, andaj duhet t\u00eb gjejm\u00eb forma dhe metodat verbale, gjuh\u00ebn simbolike t\u00eb mir\u00ebkuptimit njer\u00ebzor e jet\u00ebsor, t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb prekshme, p\u00ebr promovimin e produktivitetit e moralit njer\u00ebzor e social, t\u00eb jemi shembulli model q\u00eb t\u00eb mos e \u201cvrasim\u201d t\u00eb ardhmen e atdheut e mos t\u00eb na mallkoj\u00eb historia.<br \/>\nMjaft e ndot\u00ebt Gazetarin\u00eb, -Gazetaria nuk \u00ebsht\u00eb zhargon banal, dhe vulgar! Gazetaria \u00ebsht\u00eb dinjitet njer\u00ebzor, inteligjenc\u00eb<br \/>\ne qytetari mediatike\u2026<\/p>\n<p>Shkruar nga Raimonda Moisiu-SADE<br \/>\nJakcsonville, Florida USA<br \/>\n27 Korrik 2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Raimonda Moisiu-SADE Author\/Freelancer Gazetaria shqiptare po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb identiteti dhe dinjiteti, ku p\u00ebrdorimi i zhargonit ordiner, gjuh\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs, dhe mungesa e mendimit vishet me fjal\u00eb t\u00eb pista, po z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb normat etike njer\u00ebzore, qytetare, dhe etik\u00ebn profesionale. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e gazetar\u00ebve dhe opinionist\u00ebve n\u00eb studiot televizive, gazeta, rrjetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95323","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95323\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}