{"id":95319,"date":"2026-07-26T16:48:25","date_gmt":"2026-07-26T16:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/protestat-kunder-qeverise-mevlan-shanaj-kritikon-artistet-heshtja-te-ben-bashkefajtor\/"},"modified":"2026-07-26T16:48:25","modified_gmt":"2026-07-26T16:48:25","slug":"protestat-kunder-qeverise-mevlan-shanaj-kritikon-artistet-heshtja-te-ben-bashkefajtor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/protestat-kunder-qeverise-mevlan-shanaj-kritikon-artistet-heshtja-te-ben-bashkefajtor\/","title":{"rendered":"Protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb, Mevlan Shanaj kritikon artist\u00ebt: Heshtja t\u00eb b\u00ebn bashk\u00ebfajtor"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt protestojn\u00eb prej rreth dy muajsh kund\u00ebr qeveris\u00eb, aktori, regjisori dhe producenti i njohur Mevlan Shanaj ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebson si munges\u00eb t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb artist\u00ebve dhe intelektual\u00ebve n\u00eb debatet publike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjete sociale, Shanaj p\u00ebrmend indiferenc\u00ebn, q\u00eb sipas tij, ka komuniteti artistik jo vet\u00ebm ndaj zhvillimeve n\u00eb art dhe kultur\u00eb, por edhe ndaj \u00e7\u00ebshtjeve me interes publik. Ai thot\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e re dhe se p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb Shqip\u00ebri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e re. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb Shqip\u00ebri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara tij. Pik\u00ebrisht ky konformiz\u00ebm na ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje plog\u00ebshtie, ku synimi kryesor duket t\u00eb jet\u00eb t\u00eb mos prishet qet\u00ebsia e administrat\u00ebs, edhe kur veprimet e saj jan\u00eb larg frym\u00ebs bashk\u00ebkohore dhe interesit t\u00eb qytetarit\u201d, shkruan artisti.<\/p>\n<p>Shanaj ngre pyetjen se p\u00ebrse edhe ata zgjedhin t\u00eb heshtin, nd\u00ebrsa shton se \u201cheshtja nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb shenj\u00eb urt\u00ebsie, por shpesh ajo b\u00ebhet bashk\u00ebfajtore me at\u00eb q\u00eb nuk guxojm\u00eb ta kund\u00ebrshtojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPyetja ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: pse ndodh kjo edhe me ata q\u00eb e kuptojn\u00eb se kjo m\u00ebnyr\u00eb jetese nuk na mbron dhe nuk na \u00e7on drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar? Pse heshtin? A nuk do t\u00eb ndiheshin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, m\u00eb t\u00eb \u00e7liruar shpirt\u00ebrisht, artist\u00ebt dhe intelektual\u00ebt, po t\u00eb flaknin indiferenc\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb frik\u00ebn \u2013 dhe t\u00eb shprehnin hapur mendimin e tyre? Sepse heshtja nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb shenj\u00eb urt\u00ebsie. Shpesh ajo b\u00ebhet bashk\u00ebfajtore me at\u00eb q\u00eb nuk guxojm\u00eb ta kund\u00ebrshtojm\u00eb.\u201d, shton ai.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb shprehurit<\/p>\n<p>Vazhdoj t\u00eb mbetem i befasuar nga heshtja pothuajse e plot\u00eb e artist\u00ebve p\u00ebr t\u2019u shprehur mbi realizimet e koleg\u00ebve t\u00eb tyre. Nuk po flas p\u00ebr analiza t\u00eb gjata e studime kritike. Edhe nj\u00eb opinion i shkurt\u00ebr, nj\u00eb p\u00ebrg\u00ebzim, nj\u00eb urim p\u00ebr sukses apo p\u00ebr sh\u00ebndet, rrall\u00ebher\u00eb ndodh t\u00eb d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kur prek\u00ebn tema tabu ose \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, z\u00ebri i intelektualit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mbetet i heshtur. E, n\u00ebse d\u00ebgjohet, shpesh del me pikatore, i ngarkuar m\u00eb shum\u00eb me mllefe militantizmi sesa me gjykime t\u00eb pavarura e serioze.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb mungesa e debatit profesional p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh me artin dhe kultur\u00ebn. Publiku, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, ka qen\u00eb m\u00eb i avancuar n\u00eb k\u00ebrkesat e tij shpirt\u00ebrore sesa q\u00ebndrimet zyrtare. Megjithat\u00eb, kritika profesionale ka munguar ose ka zgjedhur t\u00eb ec\u00eb n\u00eb harmoni me mendimin zyrtar.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e re. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb Shqip\u00ebri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara tij. Pik\u00ebrisht ky konformiz\u00ebm na ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje plog\u00ebshtie, ku synimi kryesor duket t\u00eb jet\u00eb t\u00eb mos prishet qet\u00ebsia e administrat\u00ebs, edhe kur veprimet e saj jan\u00eb larg frym\u00ebs bashk\u00ebkohore dhe interesit t\u00eb qytetarit.<\/p>\n<p>Pyetja ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: pse ndodh kjo edhe me ata q\u00eb e kuptojn\u00eb se kjo m\u00ebnyr\u00eb jetese nuk na mbron dhe nuk na \u00e7on drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar? Pse heshtin?<\/p>\n<p>A nuk do t\u00eb ndiheshin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, m\u00eb t\u00eb \u00e7liruar shpirt\u00ebrisht, artist\u00ebt dhe intelektual\u00ebt, po t\u00eb flaknin indiferenc\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb frik\u00ebn \u2013 dhe t\u00eb shprehnin hapur mendimin e tyre?<\/p>\n<p>Sepse heshtja nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb shenj\u00eb urt\u00ebsie. Shpesh ajo b\u00ebhet bashk\u00ebfajtore me at\u00eb q\u00eb nuk guxojm\u00eb ta kund\u00ebrshtojm\u00eb.( Nga libri n\u00eb pro\u00e7es \u201d Nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb t\u00eb tregosh\u201d)<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/aktori-3\/\">Protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb, Mevlan Shanaj kritikon artist\u00ebt: Heshtja t\u00eb b\u00ebn bashk\u00ebfajtor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt protestojn\u00eb prej rreth dy muajsh kund\u00ebr qeveris\u00eb, aktori, regjisori dhe producenti i njohur Mevlan Shanaj ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebson si munges\u00eb t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb artist\u00ebve dhe intelektual\u00ebve n\u00eb debatet publike. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjete sociale, Shanaj p\u00ebrmend indiferenc\u00ebn, q\u00eb sipas tij, ka komuniteti artistik jo vet\u00ebm ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95319","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95319"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95319\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}