{"id":95312,"date":"2026-07-26T15:48:16","date_gmt":"2026-07-26T15:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/qeveria-shqiptare-varros-sportin-nderpret-cdo-lloj-financimi-per-te\/"},"modified":"2026-07-26T15:48:16","modified_gmt":"2026-07-26T15:48:16","slug":"qeveria-shqiptare-varros-sportin-nderpret-cdo-lloj-financimi-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/qeveria-shqiptare-varros-sportin-nderpret-cdo-lloj-financimi-per-te\/","title":{"rendered":"Qeveria shqiptare varros sportin, nd\u00ebrpret \u00e7do lloj financimi p\u00ebr t\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Gerti \u00c7ar\u00e7ani<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka m\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sportin, p\u00ebrve\u00e7 \u201cpensionit-buxhetor\u201d vjetor p\u00ebr federatat sportive.<\/p>\n<p>4 milion\u00eb eurot e Kayne Uest, kan\u00eb qen\u00eb fundi p\u00ebr sportin, n\u00eb t\u00eb gjitha prioritetet e tij, p\u00ebr nj\u00eb alokim t\u00eb mundsh\u00ebm financimi, k\u00ebrkuar s\u00eb fundmi n\u00ebp\u00ebrmjet Ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse nga federatat sportive dhe KOKSH.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare e hodhi posht\u00eb dhe nuk e mori aspak n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrs\u00eb-alokimi t\u00eb buxhetit, por indirekt ftoi nj\u00eb komunitet t\u00eb t\u00ebr\u00eb sportiv q\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi ti bashkohet Bulevardit t\u00eb Flamingove, pasi hodhi posht\u00eb me refuzim spektakolar aktin normativ k\u00ebrkues t\u00eb jo pak institucioneve t\u00eb sportit p\u00ebr rishikim t\u00eb Buxhetit.<\/p>\n<p>Nga futbolli, te KOKSH, nga mundja te skit\u00eb, nga ekipet sportive te Loj\u00ebrat Mesdhetare e deri te mungesa e stopimi i fondeve p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e Europianit U-21, p\u00ebr t\u00eb shkuar deri te shp\u00ebrblimet e medaljeve t\u00eb sportist\u00ebve medalier\u00eb n\u00eb kompeticionet europiane, t\u00eb marra, por t\u00eb padh\u00ebna ende.<\/p>\n<p>Qeveria nuk e gjykoi t\u00eb udh\u00ebs k\u00ebt\u00eb propozim, duke mos I hapur rrug\u00eb miratimit t\u00eb aktit normativ.<\/p>\n<p>Mesa duket Lek\u00ebt \u201ckishin mbaruar\u201d koh\u00eb m\u00eb par\u00eb me koncertin e Kayne Uest (4 milion\u00eb euro), apo edhe te financimi i padelit (2.2 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>Edi Rama dhe Qeveria e tij, nuk e hodhi k\u00ebt\u00eb hap p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb mundshme (me akt normativ) n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr sportet.<\/p>\n<p>Arsyet i di vet\u00ebm ai, n\u00eb mos ai, korraca burokrate posht\u00eb tij q\u00eb I kan\u00eb argumentuar se pse sportit duhet ti mbyllet rubineti i oksigjenit financiar q\u00eb k\u00ebrkon.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh Ministria nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Loj\u00ebrat Olimpike Mesdhetare q\u00eb pritet t\u00eb mbahen k\u00ebt\u00eb gusht n\u00eb Taranto, por edhe vazhdimin e projektit \u201cEkipet Sportive\u201d q\u00eb ka qen\u00eb \u201cbizhuja\u201d e vet\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb n\u00eb startin e tij.<\/p>\n<p>Koncerti i shifrave t\u00eb frikshme i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb grusht t\u00eb madh sportit n\u00eb vend, por nj\u00ebher\u00ebsh ka rritur pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr ti sjell\u00eb n\u00eb Bulevard shum\u00eb shpejt nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe sportive, s\u00eb cil\u00ebs Qeveria Shqiptare i mbylli der\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb nj\u00eb drit\u00eb jeshile, apo qoft\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi dakord\u00ebsimi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb eventet e planifikuara t\u00eb mos I vrasin federatat p\u00ebrkat\u00ebse, por ta gjejn\u00eb suportin e shtetit edhe m\u00eb von\u00eb. Draft-Akti \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb sirtarin e qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u201cruajtjes\u201d s\u00eb paras\u00eb publike nga \u201cgllab\u00ebruesit\u201d q\u00eb duan ta marrin. E teksa p\u00ebr nj\u00eb koncert u zun\u00eb \u201cme grushta\u201d se kush do e conte i pari n\u00eb Qeveri k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr alokim fondi, p\u00ebr sportin p\u00ebrgjigja ishte e qart\u00eb: Mu hiqni sysh, se nuk ju llogaris fare!<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb konkretisht \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dhe \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb Aktin Normativ:<\/p>\n<p>Kampionati Europian UEFA U-21 n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebrkuar: 300.000.000 leke, dhe ky fond k\u00ebrkohet p\u00ebr vijimin e investimeve dhe detyrimeve infrastrukturore.<\/p>\n<p>World Football Summit Tirana (Samiti Bot\u00ebror I futbollit ne Tiran\u00eb)<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebrkuar: 40.000.000 lek\u00eb \u2013 Nj\u00eb aktivitet q\u00eb pritet t\u00eb sjell\u00eb deri n\u00eb 500 pjes\u00ebmarr\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku vet\u00eb FSHF do t\u00eb shtoj\u00eb pjes\u00ebn e 10.000.000 lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb event. Me k\u00ebt\u00eb bllokim humbet mund\u00ebsia e organizimit t\u00eb nj\u00eb eventi global n\u00eb Tiran\u00eb, e ekspozimit mediatik, si dhe diplomacis\u00eb sportive.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrblimet p\u00ebr sportist\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe trajner\u00ebt<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebrkuar: 40.000.000 lek\u00eb \u2013 Kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim I lidhur me kuadrin normativ ekzistues, si edhe me rezultatet konkrete t\u00eb sportist\u00ebve n\u00eb kompeticionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ky bllokim \u00e7on direct n\u00eb moszbatimin e VKM-s\u00eb nr.789\/2021<\/p>\n<p>Loj\u00ebrat Mesdhetare 2026 n\u00eb Itali<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebrkuar: deri ne 30 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja \u2013 K\u00ebrkesa b\u00ebhet p\u00ebr p\u00ebrgatitjet e ekipit sportive shqiptar p\u00ebr mesdhetaret e futbollit, q\u00eb planifikohej t\u00eb ishte deri n\u00eb 150 persona, dhe tashm\u00eb me mosmarrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb bllok, do t\u00eb reduktohet ndjesh\u00ebm deri n\u00eb 100 persona. (e pap\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb project-alokim fondi)<\/p>\n<p>Federata Shqiptare e Skive<\/p>\n<p>Vlera e K\u00ebrkuar: 50.000.000 lek\u00eb \u2013 Kjo k\u00ebrkes\u00eb lidhet p\u00ebr sezonin sportiv 2026-2027, si dhe pjes\u00ebmarrjen e ekipit komb\u00ebtar n\u00eb aktivitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb skive alpine, p\u00ebrfshir\u00eb loj\u00ebrat Olimpike \u201cMilano Cortina 2026\u201d, si dhe p\u00ebr Bot\u00ebrorin e 2027-t\u00ebs n\u00eb Crans Montana t\u00eb Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>Federata Shqiptare e Pesh\u00ebngritjes<\/p>\n<p>Vlera e K\u00ebrkuar: 15.300.000 lek\u00eb \u2013 Kjo k\u00ebrkes\u00eb lidhet me Europianin Junior t\u00eb k\u00ebtij sporti p\u00ebr mosh\u00ebn U-23, q\u00eb \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb zhvillohet n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb datat 11-20 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, ku priten mbi 900 sportist\u00eb.<\/p>\n<p>Federata Shqiptare e Mundjes<\/p>\n<p>Vlera e K\u00ebrkuar: 22.338.364 lek\u00eb \u2013 K\u00ebrkesa lidhet p\u00ebr mbulimin n\u00eb prill t\u00eb shpenzimeve t\u00eb Europianit p\u00ebr t\u00eb rritur, ku n\u00eb Shqip\u00ebri erdh\u00ebn mbi 900 sportist\u00eb, trajner\u00eb e zyrtar\u00eb. Mungesa e fondeve lidhet m\u00eb c\u00ebnimin e raporteve me U\u00cb\u00cb dhe risku reputacional p\u00ebr marrjen e eventeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Federata Shqiptare e Volejbollit \u2013 Beach Volley<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebrkuar: 295.400 euro \u2013 K\u00ebrkesa lidhet me zhvillimin e 7 turneve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme bregdetare.<\/p>\n<p>Rritja e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Federatat Sportive Olimpike<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebrkuar: 100.000.000 lek\u00eb \u2013 Gjat\u00eb marsit \u00ebsht\u00eb realizuar shp\u00ebrndarja e Grantit p\u00ebr Federatat Olimpike dhe k\u00ebrkesa lidhet p\u00ebr fond p\u00ebr mbulimin e grumbullimeve, p\u00ebrgatitjeve t\u00eb sportist\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr loj\u00ebrat olimpike.<\/p>\n<p>Financimi shtes\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr FSHF p\u00ebr organizimin e \u201cSOCCA EURO 2026\u201d, ku Shqip\u00ebria u promovua si destinacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke forcuar pozicionimin e vendit n\u00eb hart\u00ebn europiane t\u00eb Eventeve sportive.<br \/>\nAgjensia e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Sportit<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebrkuar: 2.000.000 lek\u00eb \u2013 K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e ekipeve komb\u00ebtare n\u00eb eventet nd\u00ebrkomb\u00ebtare europiane e bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kjo ishte edhe k\u00ebrkesa q\u00eb Ministria I dergoi Institucionit t\u00eb linj\u00ebs, asaj t\u00eb Financave dhe m\u00eb tej Qeveris\u00eb Shqiptare, por nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga Qeveria, apo th\u00ebn\u00eb m\u00eb ndryshe, shteti i ka v\u00ebn\u00eb drynin financimit\u00a0 p\u00ebr sportin, n\u00eb t\u00eb gjitha destinacionet bazike sportive q\u00eb do t\u00eb prodhonin imazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar sportiv, dhe tashm\u00eb me bllokimin e tyre, si pasoj\u00eb do t\u00eb ken\u00eb humbje t\u00eb p\u00ebrfitimeve nga turizmi sportiv.<\/p>\n<p>Vlen te theksohet fakti se Ministria n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr alokim fondi nuk ka d\u00ebrguar z\u00ebrin p\u00ebr ekipet sportive n\u00eb Shkolla p\u00ebr sezonin e ri q\u00eb aktivizon dhe mban n\u00eb aktivitet sportive gjith\u00ebvjetor mbi 12.300 f\u00ebmij\u00eb n\u00eb rang komb\u00ebtar p\u00ebr volejbollin e basketbollin, mbi 400 trajner\u00eb dhe 100 koordinator\u00eb. Projekt i Qeveris\u00eb Shqiptare, n\u00ebn kujdesin direkt t\u00eb Kryeministrit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e refuzuar do ti hapte rrug\u00ebn, dhe do t\u00eb zhbllokonte disa arterie financiare t\u00eb federatave p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb eventeve q\u00eb kishin dhe q\u00eb kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb organizojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, duket fare qart\u00eb q\u00eb koncerti 4 milion\u00ebsh i k\u00ebng\u00ebtarit ka zbythur t\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn e sportit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Qeveria ti jap\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb qart\u00eb l\u00ebvizjes sportive n\u00eb vend:<\/p>\n<p>VRAFSHI VETEN, vdisni se nuk m\u00eb rruhet fare, po fare!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Kryeministri duhet ta lexoj\u00eb ndryshe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse edhe te sporti ka bes\u00eb, dhe japin bes\u00eb. Dhe provat I kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Ndikimin e par\u00eb dhe direkt n\u00eb shtet, apo te Kryeministri duhet ta jepte edhe Kryetari I Grupit Parlamentar, Taulant Balla, si nj\u00eb supporter I futbollit, fans i flakt\u00eb i tij. Ishte momenti t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb momenti t\u00eb b\u00ebj\u00eb s\u00ebrish nj\u00eb l\u00ebvizje sepse sporti nes\u00ebr nuk do luaj\u00eb m\u00eb n\u00eb mbrojtje 5-4-1, por do t\u00eb hidhet n\u00eb sulm me nj\u00eb 4-3-3, q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb shum\u00eb gola.<\/p>\n<p>Kjo zbythje q\u00eb shteti i b\u00ebri sportit tani n\u00eb raport me 4 milion\u00ebt e Kayne \u00cbest ishte dhe shpulla m\u00eb e madhe dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komunitet t\u00eb madh sportiv, q\u00eb nes\u00ebr mund ta shikosh e gjesh aty ku nuk do d\u00ebshiroje kurr\u00eb t\u00eb ishte\u2026<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/opinion-8\/\">Qeveria shqiptare varros sportin, nd\u00ebrpret \u00e7do lloj financimi p\u00ebr t\u00eb!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gerti \u00c7ar\u00e7ani Nuk ka m\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sportin, p\u00ebrve\u00e7 \u201cpensionit-buxhetor\u201d vjetor p\u00ebr federatat sportive. 4 milion\u00eb eurot e Kayne Uest, kan\u00eb qen\u00eb fundi p\u00ebr sportin, n\u00eb t\u00eb gjitha prioritetet e tij, p\u00ebr nj\u00eb alokim t\u00eb mundsh\u00ebm financimi, k\u00ebrkuar s\u00eb fundmi n\u00ebp\u00ebrmjet Ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse nga federatat sportive dhe KOKSH. Qeveria shqiptare e hodhi posht\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95312","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95312"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95312\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}