{"id":95294,"date":"2026-07-26T12:49:00","date_gmt":"2026-07-26T12:49:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/engjell-balilaj-pa-asnje-licence-merr-tenderin-1-1-mld-leke-te-ujesjellesit-te-fierit-pse-u-anualua-projekti-per-1-vit-nga-gentian-alika-prapaskenat-e-nderrimit-te-3-drejtoreve\/"},"modified":"2026-07-26T12:49:00","modified_gmt":"2026-07-26T12:49:00","slug":"engjell-balilaj-pa-asnje-licence-merr-tenderin-1-1-mld-leke-te-ujesjellesit-te-fierit-pse-u-anualua-projekti-per-1-vit-nga-gentian-alika-prapaskenat-e-nderrimit-te-3-drejtoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/engjell-balilaj-pa-asnje-licence-merr-tenderin-1-1-mld-leke-te-ujesjellesit-te-fierit-pse-u-anualua-projekti-per-1-vit-nga-gentian-alika-prapaskenat-e-nderrimit-te-3-drejtoreve\/","title":{"rendered":"Engj\u00ebll Balilaj pa asnj\u00eb licenc\u00eb merr tenderin 1.1 MLD lek\u00eb t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Fierit\/ Pse u anualua projekti p\u00ebr 1 vit nga Gentian Alika? Prapaskenat e nd\u00ebrrimit t\u00eb 3 drejtor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Lufta mes politikan\u00ebve p\u00ebr ndarjen e parave t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Fier zvarrit projektin e furnizimit me uj\u00eb t\u00eb disa lagjeve t\u00eb qytetit. N\u00eb loj\u00eb jan\u00eb 1.1 miliard\u00eb lek\u00eb. Fillimisht tenderin do ta firmoste njeriu i Ceno Klosit, por m\u00eb pas klani i Armando Subashit dhe Rajmonda Balilajt, vendosi drejtor nj\u00eb aktivist tjet\u00ebr t\u00eb \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Balluku \u00ebsht\u00eb shefe e shtabit politik t\u00eb Qarkut Fier. Menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve, Balluku largoi nga posti i drejtorit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Mario Bakallin, i cili firmosi tenderat e rekomanduar nga lart.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb largohej kishte b\u00ebr\u00eb gati dokumentet e super tenderit 1.1 miliard lek\u00eb p\u00ebr shtrirjen e uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb nga zonat e qytetit Fier. Bakallli nuk e \u201cg\u00ebzoi\u201d k\u00ebt\u00eb tender, por dosja i kaloi menj\u00ebher\u00eb drejtorit t\u00eb ri Klodjan Mema, q\u00eb u em\u00ebrua m\u00eb 16 korrik 2025. Ky i fundit ishte vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb post me ndikimin direkt t\u00eb deputetit t\u00eb PS-s\u00eb, Ceno Klosi.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr t\u00eb cilin po raportojm\u00eb \u00ebsht\u00eb me objekt \u201cNd\u00ebrtim rrjet uj\u00ebsjell\u00ebsi p\u00ebr zon\u00ebn DMA 10, Bashkia Fier\u201d. Fillimisht Fondi Limit ishte caktuar 110.8 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pa TVSH. Pas k\u00ebtyre p\u00ebrgatitjeve tenderi \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 19 gusht 2025.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik, tenderi duhej t\u00eb mbahej m\u00eb 9 shtator 2025. Pra, banor\u00ebt e disa lagjeve t\u00eb Fierit, nga hyrja jugore t\u00eb qytetit deri n\u00eb fshatin Mbyet, duhet t\u00eb g\u00ebzoheshin se do t\u00eb shtrohej nj\u00eb tubacion i ri i uj\u00ebsjell\u00ebsit. Por dikush po tallej!<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb tenderit, m\u00eb 8 shtator 2025, drejtori i ri Klodjan Mema ka nxjerr\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr anulimin e procedur\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Drejtor Mema kishte konstatuar se \u201cdokumentet e tenderit p\u00ebrmbajn\u00eb gabime ose mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d. Pra, tenderi 1.1 miliard lek\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me gabime!<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr \u201cgabimet\u201d e drejtorit t\u00eb Ceno Klosit, sa t\u00eb mbaronin pazaret, banor\u00ebt duhet t\u00eb prisnin pa afat q\u00eb t\u00eb nis\u00eb nd\u00ebrtimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, vazhdonin njoftime nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi t\u00eb tipit \u201cdo t\u00eb ket\u00eb reduktim n\u00eb furnizimin me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb qytetin e Fierit\u201d, \u201cNderprerje t\u00eb p\u00ebrkohshme\u201d apo \u201cDefekt elektrik\u201d.<\/p>\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Klodjan Mem\u00ebs i kishte shkuar emri deri n\u00eb Kuvend, i akuzuar p\u00ebr thurje intrigash nga nj\u00eb zyrtare Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatim Taksave.<\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb gjith\u00eb prapasken\u00ebn politike, por nuk zgjati shum\u00eb dhe Mem\u00ebn e shkarkuan nga detyra. Dy muaj m\u00eb pas, me ndikimin e kryebashkiakut Armando Subashi dhe ish-prefektes Rajmonda Balilaj, postin do ta merrte Gentian Alika.<\/p>\n\n<p>Plot 9 muaj u mor drejtori i ri me k\u00ebt\u00eb tender. N\u00ebse gabimi ishte tek shifra e fondit limit, kjo gj\u00eb mund t\u00eb rregullohej brenda nj\u00eb jave. Megjith\u00ebse zona ku k\u00ebrkohet t\u00eb shtrihet uj\u00ebsjell\u00ebsi i ri vazhdon vuan p\u00ebr uj\u00eb, drejtor Alika duhet t\u00eb merrte sinjal nga lart, p\u00ebr ta organizuar tenderin.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb krahasim q\u00eb i b\u00ebm\u00eb tenderit t\u00eb anuluar me at\u00eb t\u00eb shpallur s\u00eb fundmi n\u00eb 25 maj 2026, vlera e fondit limit ndryshon me vet\u00ebm 12 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Tenderi i drejtor Alik\u00ebs ka marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb vler\u00ebsim negativ nga Open Data Albania. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb klasifikuar procedura. Dhe p\u00ebr k\u00ebto shkelje tenderi \u00ebsht\u00eb shenuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 26 qershor 2026 kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 4 operator\u00eb ekonomik\u00eb, ku 3 jan\u00eb p\u00ebrjashtuar qysh n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, operatorit ekonomik \u201cBALILI KONSTRUKSION\u201d, me ofert\u00eb 999 milion\u00eb lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb hapur rruga t\u00eb shpallet fitues m\u00eb 17 korrik 2026.<\/p>\n\n<p>Theksojm\u00eb k\u00ebtu, se ofertat q\u00eb nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb mund t\u2019i kursenin buxhetit t\u00eb shtetit rreth 300 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kompania \u201cNDREGJONI\u201d SHPK kishte propozuar ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb 737 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Operatori Ekonomik \u201c2 N\u201d SHPK ka ofruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender vler\u00ebn ekonomike n\u00eb total 799 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Edhe sikur t\u2019i marrim t\u00eb mir\u00ebqena vler\u00ebsimet e komisionit t\u00eb Gentian Alik\u00ebs, ne kemi dyshime se kompania fituese nuk i p\u00ebrmbudh kriteret. P\u00ebr pasoj\u00eb, ky tender do t\u00eb duhej t\u00eb anulohej s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit, operatori ekonomik duhet t\u00eb paraqes\u00eb licenc\u00ebn profesionale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb vlefshme p\u00ebr zbatimin e punimeve objekt kontrate, t\u00eb l\u00ebshuar nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, e cila p\u00ebrfshin disa kategori punimesh, sidomos p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin.<\/p>\n\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb merret n\u00eb QKL licenca me kodin III2B \u201cP\u00ebr grumbullim dhe transport t\u00eb mbetjeve inerte\u201d.<\/p>\n\n<p>Por nga verfikimi q\u00eb b\u00ebm\u00eb n\u00eb QKB dit\u00ebn e sotme (21 korrik 2026) rezulton se firma nuk ka regjistruar asnj\u00eb licenc\u00eb apo autorizim.<\/p>\n\n\n<p>Kjo flet p\u00ebr nj\u00eb neglizhenc\u00eb t\u00eb madhe, prandaj dyshojm\u00eb se kompania \u00ebsht\u00eb kualifikuar pa p\u00ebrmbushur kriteret e vecanta.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb p\u00ebrmendim edhe certifikatat ISO q\u00eb, sipas dokumenteve t\u00eb tenderit, jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar cil\u00ebsin\u00eb e punimeve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit.<\/p>\n\n<p>Firma \u201cBalili Konstruksion\u201d shpk, me baz\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, ka pronar Engj\u00ebll Balilajn, i raportuar vazhdimisht p\u00ebr favorizimet q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb zyrtar\u00ebt n\u00eb prokurime me vler\u00eb t\u00eb madhe. Tenderat m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb Balilajt jan\u00eb firmosur nga kryebashkiakja e Durr\u00ebsit, Emiriana Sako dhe ish-drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Durr\u00ebsit, Spartak Kova\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendim k\u00ebtu prokurimin \u201cRehabilitimi i zon\u00ebs q\u00eb preket nga zgjerimi territorial i varrezave t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit\u201d n\u00eb prill 2023, me fondin limit 240,000,000 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose rreth 3 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra duke p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb 18 shtator 2024, nga e nj\u00ebjta zyrtare i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Balilajt 580 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrmes prokurimit me objekt\u00a0 \u2018Sistemi i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb Lagjen e re Spitall\u00eb\u2019. Tenderi u sh\u00ebnua me flamur korrupsioni.<\/p>\n<p>Dhe sa m\u00eb i madh abuzimi me fondet, aq m\u00eb i madh d\u00ebmi ndaj interesit publik. Puna me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb kanalizime, ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb p\u00ebrmbytje t\u00eb p\u00ebrvitshme n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Engj\u00ebll Balilaj, \u00ebsht\u00eb favorizuar edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb tendera t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bashkis\u00eb Durr\u00ebs dhe nga shoq\u00ebria e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Durr\u00ebs. K\u00ebshtu m\u00eb 2017, Balilaj mori nga Spartak Kova\u00e7i, ish-drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Durr\u00ebs, nj\u00eb tender me dy flamuj t\u00eb kuq (munges\u00eb konkurrence dhe anulim m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb i tenderit). B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u201cp\u00ebrmir\u00ebsimin e furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb Shkozetit\u201d, zon\u00eb q\u00eb edhe sot vazhdon t\u00eb vuaj\u00eb nga kjo munges\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb raportimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur v\u00ebmendjen e qytetar\u00ebve fierak\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb vjedhjen e parave t\u00eb projektit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-60\/\">Engj\u00ebll Balilaj pa asnj\u00eb licenc\u00eb merr tenderin 1.1 MLD lek\u00eb t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Fierit\/ Pse u anualua projekti p\u00ebr 1 vit nga Gentian Alika? Prapaskenat e nd\u00ebrrimit t\u00eb 3 drejtor\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta mes politikan\u00ebve p\u00ebr ndarjen e parave t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Fier zvarrit projektin e furnizimit me uj\u00eb t\u00eb disa lagjeve t\u00eb qytetit. N\u00eb loj\u00eb jan\u00eb 1.1 miliard\u00eb lek\u00eb. Fillimisht tenderin do ta firmoste njeriu i Ceno Klosit, por m\u00eb pas klani i Armando Subashit dhe Rajmonda Balilajt, vendosi drejtor nj\u00eb aktivist tjet\u00ebr t\u00eb \u201cRilindjes\u201d. Kujtojm\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95294","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95294\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}