{"id":95277,"date":"2026-07-26T10:48:21","date_gmt":"2026-07-26T10:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/nje-administrate-me-dhembshuri-per-qytetarin-mision-i-pamundur\/"},"modified":"2026-07-26T10:48:21","modified_gmt":"2026-07-26T10:48:21","slug":"nje-administrate-me-dhembshuri-per-qytetarin-mision-i-pamundur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/nje-administrate-me-dhembshuri-per-qytetarin-mision-i-pamundur\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb administrat\u00eb me dhembshuri p\u00ebr qytetarin, mision i (pa)mundur?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/<\/p>\n<p>N\u00eb adresimin ndaj grupit parlamentar socialist dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kryeministri, nd\u00ebrsa paraqiti nj\u00eb strategji me emrin \u201cBesa\u201d, p\u00ebr kthes\u00ebn q\u00eb, sipas tij, duhet t\u00eb marr\u00eb qeverisja, si dhe nj\u00eb aneks(ose plan veprimi) p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, q\u00eb kjo parti ta mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb kthes\u00eb, foli p\u00ebr empatin\u00eb(dhembshurin\u00eb) q\u00eb administrata shtet\u00ebrore duhet t\u00eb tregoj\u00eb ndaj qytetarit, sa her\u00eb ai i drejtohet asaj.<\/p>\n<p>Po sa e p\u00ebrgatitur \u00ebsht\u00eb administrata jon\u00eb t\u00eb tregohet e dhembshur me qytetar\u00ebt q\u00eb i drejtohen per nj\u00eb sh\u00ebrbim apo informacion? Mund t\u00eb duket si parad\u00eb mir\u00ebsjelljeje, por dhembshuria \u00ebsht\u00eb themelore n\u00eb perceptimin e qytetarit p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb kujdeset p\u00ebr ty, dhe nuk do vet\u00ebm t\u00eb t\u00eb rrjep\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata publike \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Shteti<\/p>\n<p>Administrata publike \u00ebsht\u00eb pika e par\u00eb e kontaktit mes shtetit dhe qytetarit. P\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve, shteti nuk identifikohet me Kushtetut\u00ebn, Parlamentin apo qeverin\u00eb, por me sportelin ku k\u00ebrkojn\u00eb informacion, zyr\u00ebn ku k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb leje, institucionin ku presin nj\u00eb p\u00ebrgjigje ose inspektorin tatimor q\u00eb u troket n\u00eb der\u00eb. Pik\u00ebrisht aty matet cil\u00ebsia e qeverisjes.<\/p>\n<p>N\u00eb teori, administrata ekziston p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetarit. N\u00eb praktik\u00eb, administrata jon\u00eb shtet\u00ebrore sillet sikur \u00ebsht\u00eb qytetari ai q\u00eb duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb administrat\u00ebs. Procedurat e nd\u00ebrlikuara, pritjet e gjata, mungesa e informacionit t\u00eb qart\u00eb, burokracia dhe komunikimi i ftoht\u00eb, n\u00eb plot raste gati fodull, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ankesa t\u00eb zakonshme t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. Shto parat\u00eb n\u00ebn dor\u00eb q\u00eb qytetari detyrohet t\u2019i jap\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mposhtur k\u00ebt\u00eb ftoht\u00ebsi q\u00eb e interpreton (dhe ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb 95 p\u00ebrqind t\u00eb rasteve) si loj\u00eb e n\u00ebpun\u00ebsit t\u00eb administrat\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirin, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bakshishin e majm\u00eb, sipas hallit dhe urgjenc\u00ebs q\u00eb qytetari ka.<\/p>\n<p>Nga kjo bat\u00ebrdi, vijn\u00eb shprehjet e qytetarit, me plot t\u00eb drejt\u00eb: \u201cKy \u00ebsht\u00eb shtet hajnash\u201d, \u201cAgjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb band\u00eb e organizuar p\u00ebr t\u00eb t\u00eb marr\u00eb \u201ckafen\u201d(n\u00ebnkupto parat\u00eb bakshish)!\u201d, t\u00eb th\u00ebna me dhjetra mij\u00ebra her\u00eb. Edhe pse sh\u00ebrbimet e ASHK-s\u00eb dhe shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb institucioneve t\u00eb Shtetit q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetarit jan\u00eb online!<\/p>\n<p>Nj\u00eb administrat\u00eb indiferente, fodulle dhe, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl, rrjep\u00ebse abuzivisht ndaj qytetarit, \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i indinjat\u00ebs dhe revolt\u00ebs qytetare, t\u00eb shprehur aq me paq\u00ebsi e dinjitet nga protesta 57 ditore n\u00eb 10 dit\u00ebt e para t\u00eb saj. <\/p>\n<p>Prandaj dhe kryeministri k\u00ebrkon bes\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb administrat\u00eb shtet\u00ebrore me dhembshuri p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>Dhembshuria nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr dhembshuri n\u00eb administrat\u00eb, nuk n\u00ebnkuptohet \u201cdob\u00ebsi\u201d e administratorit q\u00eb e ka zemr\u00ebn \u201ce dob\u00ebt\u201d dhe ndihmon k\u00ebdo q\u00eb i drejtohet, si t\u00eb ishte \u201cBab\u00eb Terezi\u201d. Nuk nd\u00ebnkuptohet as favorizim, shkelje e ligjit apo trajtim i pabarabart\u00eb. P\u00ebrkundrazi, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb sh\u00ebrbimi, ku qytetari trajtohet me respekt, dinjitet dhe mir\u00ebkuptim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb administrat\u00eb me dhembshuri \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb d\u00ebgjon qytetarin, p\u00ebrpara se ta gjykoj\u00eb, q\u00eb ia shpjegon procedurat me durim dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb; q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje p\u00ebr hallin ose k\u00ebrkes\u00ebn e qytetarit, brenda kufijve t\u00eb ligjit, pa i sjell\u00eb atij pengesa t\u00eb panevojshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb komunikon me edukat\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm, dhe jo t\u00eb shtiret se po sillet k\u00ebshtu(qytetari e kupton menj\u00ebher\u00eb shtirjen).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb e konsideron koh\u00ebn e qytetarit, po aq t\u00eb vlefshme sa edhe t\u00eb saj\u00ebn.<\/p>\n<p>Administrata publike nuk \u00ebsht\u00eb pronare e Shtetit, por administruese e tij, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve. Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb administrat\u00ebs ton\u00eb sot \u00ebsht\u00eb prirja p\u00ebr ta kthyer procedur\u00ebn n\u00eb q\u00ebllim m\u00eb vete. Shpesh qytetar\u00ebt p\u00ebrballen me k\u00ebrkesa t\u00eb tep\u00ebrta p\u00ebr dokumente, interpretime t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit ligj ose p\u00ebrgjigje standarde q\u00eb nuk marrin parasysh situat\u00ebn konkrete t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kur burokracia fiton p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj logjik\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit, qytetari humbet besimin. Ai fillon ta shoh\u00eb administrat\u00ebn si nj\u00eb mur, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilit duhet t\u00eb luftoj\u00eb dhe t\u00eb provoj\u00eb ta kaloj\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb bakshishe t\u00eb majme, dhe jo si nj\u00eb partner q\u00eb duhet ta ndihmoj\u00eb.<\/p>\n<p>Transformimi dixhital nuk mjafton<\/p>\n<p>Digjitalizimi ka sjell\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike. Platforma elektronike e-Albania, aplikimet online dhe automatizimi kan\u00eb ulur koh\u00ebn dhe kontaktin fizik me institucionet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, teknologjia nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kultur\u00ebn institucionale. Nj\u00eb sistem elektronik mund t\u00eb jet\u00eb efikas, por n\u00ebse pas tij q\u00ebndron nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrgjigjet, nuk komunikon dhe nuk merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi, qytetari vazhdon t\u00eb ndihet i braktisur.<\/p>\n<p>Administrata moderne nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me programe kompjuterike. Ajo nd\u00ebrtohet me njer\u00ebz q\u00eb e kuptojn\u00eb se sh\u00ebrbimi publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj komunitetit. Q\u00eb kur e shkelin profesionalizmin dhe etik\u00ebn me qytetarin q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb apo q\u00eb komunikojn\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ka sanksione shum\u00eb t\u00eb rrepta. Nga nj\u00eb ndalim rroge nj\u00eb apo dymujore, n\u00eb largim nga puna, n\u00eb rast p\u00ebrs\u00ebritjeje.<\/p>\n<p>Pa sanksione reale, sprova p\u00ebr dhembshuri rrezikon t\u00eb katandiset n\u00eb nj\u00eb fars\u00eb.<\/p>\n<p>Dhembshuria (empatia) si aft\u00ebsi profesionale<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Evropian, trajnimet p\u00ebr administrat\u00ebn nuk kufizohen vet\u00ebm tek njohja e ligjeve. Punonj\u00ebsit trajnohen edhe p\u00ebr komunikimin me publikun, menaxhimin e konflikteve, etik\u00ebn profesionale dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj kategorive vulnerab\u00ebl.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar i moshuar, nj\u00eb person me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb rrezikon t\u00eb humbas\u00eb nj\u00eb investim, p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave administrative, apo nj\u00eb familje q\u00eb pret nj\u00eb ndihm\u00eb sociale nuk kan\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje ligjore. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb i d\u00ebgjon dhe i orienton me korrekt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo nuk cenon paanshm\u00ebrin\u00eb e shtetit; p\u00ebrkundrazi, e forcon at\u00eb.<\/p>\n<p>Besimi te institucionet nuk krijohet vet\u00ebm nga reformat e m\u00ebdha apo ndryshimet ligjore. Ai nd\u00ebrtohet p\u00ebrmes mij\u00ebra kontakteve t\u00eb p\u00ebrditshme mes qytetarit dhe administrates shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb telefonat\u00eb e kthyer, nj\u00eb sqarim i qart\u00eb ose nj\u00eb sjellje e respektueshme mund t\u00eb ndikojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb perceptimin e qytetar\u00ebve sesa nj\u00eb fushat\u00eb e kushtueshme promovuese.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, arroganca, indiferenca ose mungesa e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb mund t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb besimin, shum\u00eb m\u00eb shpejt sesa mund ta rind\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb empatia nj\u00eb mision i mundur?<\/p>\n<p>Po, por vet\u00ebm n\u00ebse administrata publike e sheh qytetarin si arsyen e ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj, dhe jo si nj\u00eb barr\u00eb. Kjo k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa reforma organizative. K\u00ebrkon ndryshim kulture, udh\u00ebheqje institucionale, standarde t\u00eb qarta t\u00eb sh\u00ebrbimit, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe vler\u00ebsim t\u00eb punonj\u00ebsve, jo vet\u00ebm p\u00ebr korrekt\u00ebsin\u00eb ligjore, por edhe p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e komunikimit me publikun.<\/p>\n<p>K\u00ebrkon dor\u00eb t\u00eb hekurt, ndaj rasteve t\u00eb provuara t\u00eb abuzimeve t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve. K\u00ebrkon p\u00ebrgjigje t\u00eb qytetarit ndaj \u00e7do ankese t\u00eb tij, nga nj\u00eb struktur\u00eb e dedikuar. Jo pergjigjet standard, t\u00eb ftohta dhe formale t\u00eb Bashk\u00ebqeverisjes. K\u00ebrkon p\u00ebrgjigje nga \u201cagjent\u00ebt\u201d e dhembshuris\u00eb, kontrollor\u00eb t\u00eb zgjedhur mir\u00eb t\u00eb t\u00eb etik\u00ebs profesionale, q\u00eb duhet t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb \u00e7do institucion publik me kontakte t\u00eb shumta me qytetarin. <\/p>\n<p>Nj\u00eb administrat\u00eb me dhembshuri nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebn p\u00ebrjashtime nga ligji. \u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb e zbaton ligjin me profesionaliz\u00ebm, transparenc\u00eb dhe respekt p\u00ebr njeriun.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/ N\u00eb adresimin ndaj grupit parlamentar socialist dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kryeministri, nd\u00ebrsa paraqiti nj\u00eb strategji me emrin \u201cBesa\u201d, p\u00ebr kthes\u00ebn q\u00eb, sipas tij, duhet t\u00eb marr\u00eb qeverisja, si dhe nj\u00eb aneks(ose plan veprimi) p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, q\u00eb kjo parti ta mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb kthes\u00eb, foli p\u00ebr empatin\u00eb(dhembshurin\u00eb) q\u00eb administrata shtet\u00ebrore duhet t\u00eb tregoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95277","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95277\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}