{"id":95275,"date":"2026-07-26T10:48:20","date_gmt":"2026-07-26T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/eshte-e-habitshme-sa-elastik-behet-kuptimi-i-ligjit-kur-shkelja-nuk-na-prek-personalisht\/"},"modified":"2026-07-26T10:48:20","modified_gmt":"2026-07-26T10:48:20","slug":"eshte-e-habitshme-sa-elastik-behet-kuptimi-i-ligjit-kur-shkelja-nuk-na-prek-personalisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/eshte-e-habitshme-sa-elastik-behet-kuptimi-i-ligjit-kur-shkelja-nuk-na-prek-personalisht\/","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb e habitshme sa elastik b\u00ebhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht"},"content":{"rendered":"<p>Nga Minella Aleksi<\/p>\n<p>Ka raste kur nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor nuk t\u00eb trondit nga p\u00ebrgjigjja q\u00eb jep. T\u00eb trondit nga pyetja q\u00eb refuzon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e kryebashkiakut Veliaj, gjykata nuk tha se em\u00ebrimi i funksionarit Dado ishte i ligjsh\u00ebm. Nuk tha as se ishte i paligjsh\u00ebm. Ajo zgjodhi rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb rehatshme: t\u00eb mos e shqyrtoj\u00eb fare \u00e7\u00ebshtjen, me arsyetimin se Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe Bashkia nuk kan\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb personit q\u00eb ka ushtruar kompetenca drejtp\u00ebrdrejt mbi ta. Po kush \u00ebsht\u00eb subjekti ideal me \u201cinteres t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d q\u00eb duhet t\u00eb ankohet? Ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prekur? Ndoshta ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjuar? Ndoshts ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kontrolluar? Apo ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar?<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk k\u00ebrkon zgjuarsi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, por ndershm\u00ebri p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00ebse jo viktima e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e ushtrimit t\u00eb pushtetit, at\u00ebher\u00eb kush, dreqi e mori? Padyshim q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, koncepti i \u201cinteresit t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d pushon s\u00eb qeni nj\u00eb kriter juridik dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb der\u00eb rrotulluese n\u00eb hyrje t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Sa her\u00eb q\u00eb qytetari afrohet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb, dera rrotullohet aq shpejt sa ai mbetet gjithmon\u00eb jasht\u00eb. N\u00ebse ky arsyetim do t\u00eb zbatohej jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit, do t\u00eb ishte materiali m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr teat\u00ebr absurd, jo p\u00ebr jurisprudenc\u00eb. P.sh. nj\u00eb pacient ankohet se \u00ebsht\u00eb operuar nga nj\u00eb kirurg pa licenc\u00eb. P\u00ebrgjigja e drejtorit t\u00eb spitalit: ju nuk keni \u201cinteres t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d t\u00eb k\u00ebrkoni verifikimin e li\u00e7enc\u00ebs s\u00eb kirurgut. Ose nj\u00eb pasagjer zbulon se avioni \u00ebsht\u00eb drejtuar nga nj\u00eb pilot pa li\u00e7enc\u00eb\u00eb. P\u00ebrgjigja e kompanis\u00eb: nuk ju takon ju t\u00eb vini n\u00eb diskutim statusin e pilotit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht kontradikt\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrmbysje e logjik\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse, e drejta p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ushtrimin e pushtetit nuk ekziston p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin nga qytetari. Ajo ekziston p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetarin nga pushteti. P\u00ebrpara se t\u00eb gjykohet n\u00ebse nj\u00eb vendim ishte i drejt\u00eb apo i gabuar, duhet marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb pyetje edhe m\u00eb themelore: A e kishte autori i atij vendimi kompetenc\u00ebn ligjore q\u00eb pretendonte?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pasi merr p\u00ebrgjigje kjo pyetje, vazhdohet me analiz\u00ebn e merit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebndet demokratike funksionon parimi se, pretendimet mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb personit q\u00eb ka ushtruar autoritet ndaj nj\u00eb individi, jan\u00eb t\u00eb shqyrtueshme n\u00eb themel. N\u00ebse kjo situat\u00eb do ndodhte mbi gjyqtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ishin ngarkuar t\u00eb zhvillonin k\u00ebt\u00eb gjyq, \u00e7far\u00eb do ishte reagimi i tyre? Le ta shtjellojm\u00eb k\u00ebt\u00eb teori n\u00eb nj\u00eb skenar krejt\u00ebsisht hipotetik.<\/p>\n<p>T\u00eb imagjinojm\u00eb se nes\u00ebr dikush hyn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb gjyqtari, kontrollon sendet personale, sekuestron kompjuterin, i kufizon lirin\u00eb, e vendos n\u00ebn p\u00ebrgjim dhe m\u00eb pas del se, personi q\u00eb ka firmosur k\u00ebto masa detyruese ose shtrenguese, nuk e ka t\u00eb fituar ligj\u00ebrisht statusin p\u00ebr t\u2019i ushtruar ato.<\/p>\n<p>Gjyqtari troket n\u00eb der\u00ebn e gjykat\u00ebs dhe k\u00ebrkon vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: T\u00eb verifikohet n\u00ebse personi q\u00eb nd\u00ebrhyri n\u00eb t\u00eb drejtat e tija kishte kompetenc\u00ebn ligjore. P\u00ebrgjigjja:\u201dJu nuk keni interes t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkoni verifikimin e kompetenc\u00ebs s\u00eb personit q\u00eb nd\u00ebrhyri n\u00eb t\u00eb drejtat tuaja\u201d.<\/p>\n<p>A do ta quanin k\u00ebt\u00eb fitore t\u00eb pro\u00e7eduralizmit?<\/p>\n<p>A do t\u00eb thoshin se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs?<\/p>\n<p>Apo, papritur, do t\u00eb zbulonin se, interesi i ligjsh\u00ebm paska nj\u00eb kuptim shum\u00eb konkret kur troket n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb relativizosh nj\u00eb shkelje, kur ajo prek dik\u00eb tjet\u00ebr. Ligji leht\u00ebsisht b\u00ebhet elastik, kompetenca b\u00ebhet \u201cdetaj\u201d, pro\u00e7edura b\u00ebhet streh\u00eb m\u00ebkatar\u00ebsh. Por sapo e nj\u00ebjta logjik\u00eb troket n\u00eb der\u00ebn t\u00ebnde, llastiku k\u00ebputet.<\/p>\n<p>Ka humbur pesh\u00ebn kuptimi i kontrollit gjyq\u00ebsor, si garancia e fundit kund\u00ebr ushtrimit arbitrar t\u00eb pushtetit. Skandali nuk \u00ebsht\u00eb gabimi. Skandali \u00ebsht\u00eb arroganca pas gabimit. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb ku rojet nuk kontrollohen. \u00c7far\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb duket si nj\u00eb ark\u00eb me shum\u00eb dryna? A \u00ebsht\u00eb kompleksiteti i ligjit? A jan\u00eb kufijt\u00eb pro\u00e7edurial\u00eb? Apo \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb distanc\u00eb aq e madhe mes qytetarit dhe mekanizmit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, sa edhe pyetja m\u00eb themelore \u2013 a \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm ushtrimi i nj\u00eb pushteti \u2013 humbet rrug\u00ebn p\u00ebrpara se t\u00eb arrij\u00eb te p\u00ebrgjigjja?<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga \u00e7el\u00ebsat. P\u00ebrkundrazi, sa m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb autoritet, aq m\u00eb e madhe duhet t\u00eb jet\u00eb gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u2019u kontrolluar. Sepse nj\u00eb prokuror nuk fiton besueshm\u00ebri duke qen\u00eb p\u00ebrtej pyetjeve; e fiton duke i p\u00ebrballuar ato.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion q\u00eb thot\u00eb \u201cbesom\u00ebni\u201d pa lejuar verifikimin, k\u00ebrkon besim si privilegj. Por n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, besimi nuk k\u00ebrkohet; fitohet.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7do dryn shtes\u00eb q\u00eb vendoset mbi nj\u00eb pyetje t\u00eb ligjshme nuk e b\u00ebn ark\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt. Mund ta b\u00ebj\u00eb publikun t\u00eb pyes\u00eb n\u00ebse brenda ka v\u00ebrtet nj\u00eb \u201cthesar\u201d q\u00eb duhet mbrojtur, apo thjesht nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb askush nuk d\u00ebshiron ta shoh\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse drejt\u00ebsia ka nj\u00eb rregull t\u00eb thjesht\u00eb: e v\u00ebrteta nuk tr\u00ebmbet nga drita. Vet\u00ebm err\u00ebsira ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb dryna.<\/p>\n<p>Kur mungon bindja e arsyetimit, toga e gjyqtarit mbetet simbol dhune institucionale; nuk b\u00ebhet kurr\u00eb simbol drejt\u00ebsie. Peshorja e drejt\u00ebsis\u00eb mbetet dekorative, e ekuilibruar, pa pesh\u00ebn e pyetjeve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Minella Aleksi Ka raste kur nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor nuk t\u00eb trondit nga p\u00ebrgjigjja q\u00eb jep. T\u00eb trondit nga pyetja q\u00eb refuzon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb. N\u00eb rastin e kryebashkiakut Veliaj, gjykata nuk tha se em\u00ebrimi i funksionarit Dado ishte i ligjsh\u00ebm. Nuk tha as se ishte i paligjsh\u00ebm. Ajo zgjodhi rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb rehatshme: t\u00eb mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95275","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95275\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}