{"id":95268,"date":"2026-07-26T09:48:20","date_gmt":"2026-07-26T09:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/hendeku-qe-besa-duhet-te-mbylle\/"},"modified":"2026-07-26T09:48:20","modified_gmt":"2026-07-26T09:48:20","slug":"hendeku-qe-besa-duhet-te-mbylle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/hendeku-qe-besa-duhet-te-mbylle\/","title":{"rendered":"Hendeku q\u00eb \u201cBesa\u201d duhet t\u00eb mbyll\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa\/<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb vale m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebdhjet\u00ebditore protestash, n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb s\u00eb premtes, Kryeministri Edi Rama pranoi se pas sloganeve politike dhe deklaratave shpesh qesharake nga sheshi i protest\u00ebs, ekziston edhe nj\u00eb zem\u00ebrim publik legjitim, ve\u00e7an\u00ebrisht ai i drejtuar ndaj administrat\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve me shtetin.<\/p>\n<p>\u00abBesa,\u00bb dokumenti i prezantuar si strategjia e re drejt rrug\u00ebs s\u00eb zgjidhjes s\u00eb k\u00ebtyre problemeve, propozon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash q\u00eb n\u00eb thelb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr transparenc\u00eb n\u00eb lidhje me vendimmarrjen dhe, risia, b\u00ebrjen e saj m\u00eb t\u00eb kuptueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt. T\u00eb gjitha mekanizmat e paraqitura n\u00eb t\u00eb jan\u00eb nevojshme, disa madje t\u00eb vonuara.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, nuk jemi nj\u00eb vend q\u00eb i mungojn\u00eb strategjit\u00eb dhe reformat. P\u00ebrkundrazi, p\u00ebrgjat\u00eb m\u00ebse tri dekadave kemi patur ndoshta m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet prej tyre, aq sa ndonj\u00ebher\u00eb edhe kan\u00eb prishur pun\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndreqnin. N\u00eb fakt, vuajtjet tona me shtetin nisin tek hendeku q\u00eb ekziston mes shtetit n\u00eb let\u00ebr dhe atij q\u00eb p\u00ebrjetohet nga spitali, tek zyra publike q\u00eb ofron sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, ku qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb i duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga persona me sadopak autoritet, di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb thelb ia garanton ligji.<\/p>\n<p>Transparenca dhe mekanizmat e kontrollit, sado thelb\u00ebsore, nuk jan\u00eb problemet kryesore nga t\u00eb cilat adminsitrata jon\u00eb publike vuan. Probleme edhe m\u00eb ther\u00ebse t\u00eb saj jan\u00eb arroganca dhe kultura e vog\u00ebl e pushtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur prej vitesh n\u00eb shum\u00eb prej institucioneve t\u00eb saj. K\u00ebto natyrisht nuk zgjidhen dot me nj\u00eb dokument dhe as nga sot p\u00ebr nes\u00ebr, sepse lidhen me cil\u00ebsin\u00eb e arsimit, m\u00ebnyr\u00ebn si rekrutohen njer\u00ebzit dhe rolin q\u00eb luan besnik\u00ebria politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00ebndron tek fakti se ata q\u00eb iu ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr pjes\u00eb ta zgjidhin problemin duke e modernizuar administrat\u00ebn, nuk e p\u00ebrjetojn\u00eb at\u00eb si\u00e7 e p\u00ebrjeton nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm. Mund ta njohin n\u00ebp\u00ebrmjet shifrave e raporteve, por vet\u00eb rrall\u00eb her\u00eb bien viktima t\u00eb saj. Edhe n\u00ebse ndodh t\u00eb kalojn\u00eb formalisht p\u00ebrmes t\u00eb nj\u00ebjtave procedura, dyshoj se kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrvoj\u00eb sociale si pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto realitete, ai i njeriut t\u00eb thjesht\u00eb dhe zyrtarit apo politikanit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, mund t\u00eb ekzistojn\u00eb paralelisht. Qeveria mund t\u00eb jet\u00eb m\u00ebse e sinqert\u00eb kur raporton se ka rritur fondet p\u00ebr nj\u00eb institucion a nj\u00eb tjet\u00ebr ose kur thot\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb veprim procedura t\u00eb rejta. Po aq i sinqert\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe raportimi i nj\u00eb qytetari t\u00eb thjesht\u00eb kur ankohet se nuk e kupton pse procesi p\u00ebr marrjen e nj\u00eb sh\u00ebrbimi apo dokumenti duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlikuar se procesi i Jozef K. Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb sall\u00ebn ku merren vendimet hyn zakonisht vet\u00ebm realiteti i par\u00eb, i buxheteve dhe shifrave. I dyti, ai i pritjes dhe i dyerve ku qytetari endet pa kuptuar as \u00e7far\u00eb i k\u00ebrkohet, mbetet jasht\u00eb sepse nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb gjuh\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn pushteti mat suksesin e vet.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00abBesa\u00bb synon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes qeveris\u00eb dhe qytetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb ndoshta duhet ta nis\u00eb duke e vler\u00ebsuar \u00e7do sh\u00ebrbim publik jo vet\u00ebm p\u00ebrmes statistikave, por p\u00ebrmes p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb atij q\u00eb tenton ta marr\u00eb at\u00eb sh\u00ebrbim pa zgjatur m\u00eb par\u00eb kart\u00ebvizit\u00ebn me titullin e postit q\u00eb mban.<\/p>\n<p>Mekanizmat e propozuara nga \u00abBesa\u00bb jan\u00eb deri diku ndihmuese, por p\u00ebrvoja me reformat administrative iu jep shqiptar\u00ebve \u00e7do arsye t\u00eb dyshojn\u00eb n\u00ebse k\u00ebto mekanizma do t\u00eb ndryshojn\u00eb realisht sjelljen e institucioneve, apo thjesht do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kjo sjellje justifikohet. Dhe sa koh\u00eb q\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt qeverisin nuk i p\u00ebrjetojn\u00eb proceset nj\u00ebsoj si njer\u00ebzit e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, asgj\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, kur d\u00ebgjon deklaratat publike t\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb parlamentit dhe zyrtar\u00ebsh e ish-zyrtar\u00ebsh qeveritar\u00eb, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre nuk e din\u00eb fare se si funksionon realisht sistemi. Din\u00eb vet\u00ebm si supozohet t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa\/ Pas nj\u00eb vale m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebdhjet\u00ebditore protestash, n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb s\u00eb premtes, Kryeministri Edi Rama pranoi se pas sloganeve politike dhe deklaratave shpesh qesharake nga sheshi i protest\u00ebs, ekziston edhe nj\u00eb zem\u00ebrim publik legjitim, ve\u00e7an\u00ebrisht ai i drejtuar ndaj administrat\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve me shtetin. \u00abBesa,\u00bb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95268","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95268"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95268\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}