{"id":95264,"date":"2026-07-26T09:48:17","date_gmt":"2026-07-26T09:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/kryetarja-e-vlores-i-jep-gjicit-receten-e-rehabilitimit-pas-burgut-bashke-me-nipin-e-gramoz-sakos-perfitojne-kontraten-3-miliarde-leke-per-godinen-e-emergjencave\/"},"modified":"2026-07-26T09:48:17","modified_gmt":"2026-07-26T09:48:17","slug":"kryetarja-e-vlores-i-jep-gjicit-receten-e-rehabilitimit-pas-burgut-bashke-me-nipin-e-gramoz-sakos-perfitojne-kontraten-3-miliarde-leke-per-godinen-e-emergjencave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/26\/kryetarja-e-vlores-i-jep-gjicit-receten-e-rehabilitimit-pas-burgut-bashke-me-nipin-e-gramoz-sakos-perfitojne-kontraten-3-miliarde-leke-per-godinen-e-emergjencave\/","title":{"rendered":"Kryetarja e Vlor\u00ebs i jep Gjicit \u201crecet\u00ebn\u201d e rehabilitimit pas burgut\/ Bashk\u00eb me nipin e Gramoz Sakos p\u00ebrfitojn\u00eb kontrat\u00ebn 3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr godin\u00ebn e Emergjencave"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb skandali seksual, ish kryetari i bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, Safet Gjici u d\u00ebnua me 3 vite burgim p\u00ebr korrupsion pasiv dhe shp\u00ebrdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr 5 vjet. Sidoqoft\u00eb, Gjicit i \u00ebsht\u00eb kthyer privilegji p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tendera publik\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kujtojm\u00eb se Gjici u lirua para kohe nga burgu, m\u00eb 18 maj 2025, p\u00ebr \u201carsye sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb Kryetarja e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, Brunilda Mersini, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjeke n\u00eb profesion, mendon se Gjici ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201crehabilitim\u201d special. Dhe menj\u00ebher\u00eb ka mbushur nj\u00eb recet\u00eb p\u00ebr pacientin e \u201cRilindjes\u201d: T\u00eb marr\u00eb urgjent tenderin 3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Qendr\u00ebn e Emergjencave t\u00eb Vlor\u00ebs!<\/p>\n\n<p>Kryebashkiakja Mersini dhe ish-kryebashkiaku Gjici kan\u00eb vendosur bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb politik p\u00ebr tenderin \u201cNd\u00ebrtimi i Qendr\u00ebs Operacionale t\u00eb Emergjencave Civile\u201d.<\/p>\n\n<p>\u201cReceta\u201d e Mersinit p\u00ebrllogarit se fondi limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 288.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi brenda familjes s\u00eb \u201cRilindjes\u201d sjell si rezultat q\u00eb parat\u00eb t\u00eb mbeten mes nj\u00ebri tjetrit. P\u00ebr pasoj\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pavlefsh\u00ebm ligjet dhe rregullat e prokurimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb dat\u00ebn e mbajtjes s\u00eb tenderit, m\u00eb 6 korrik 2026, \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb procedur\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb mbushur letrat.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb tender kan\u00eb aplikuar gjithsej 3 operator\u00eb ekonomik\u00eb, dy prej t\u00eb cil\u00ebve marrin pjes\u00eb fiktivisht.<\/p>\n<p>Sipas formularit t\u00eb shpalljes s\u00eb fituesit, nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb skualifikuar, ofertuesit: \u201cARKONSTUDIO\u201d, pasi nuk dor\u00ebzoi asnj\u00eb dokumentacion dhe nuk paraqiti ofert\u00eb ekonomike;<\/p>\n<p>\u201cRAFIN COMPANY\u201d pasi nuk paraqiti dokumentacionin e k\u00ebrkuar sipas Dokumenteve Standarde t\u00eb Tenderit.<\/p>\n\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb krejt absurde. Kompania \u201cKEVIN KONSTRUKSION\u201d shpk n\u00eb bashk\u00ebpunim me \u201cAPIS CONSTRCTION\u201d shpk kishte p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 0 (zero) lek\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, edhe kryetare Bruna Mersini ka ngritur supet dhe, pa e zgjatur as 10 dit\u00eb, ka shpallur fitues Gjicin.<\/p>\n\n<p>Kompania \u201cKEVIN KONSTRUKSION\u201d u themelua m\u00eb 2006 nga Safet Gjici, nd\u00ebrsa n\u00eb 2014, ish-kryebashkiaku i Kuk\u00ebsit ia dhuroi aksionet v\u00ebllait t\u00eb tij Lavdrim Gjici.<\/p>\n\n<p>Receta \u201crehabilituese\u201d e Bruna Mersinit ndaj kolegut t\u00eb \u201cRilindjes\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja. Duket se p\u00ebr Gjicin ka nj\u00eb protokoll t\u00eb miratuar nga lart. Pasi doli nga burgu, ish-kryebashkiaku i Kuk\u00ebsit, peshqeshin e par\u00eb e mori nga ministri Blendi Gonxhe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krahu i djatht\u00eb i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr tenderat. Safet Gjicit, m\u00eb 23 korrik 2025, iu dhurua tenderi i rikonstruksionit t\u00eb Spitalit t\u00eb Pogradecit. Kompania e tij, tashm\u00eb e menaxhuar nga i v\u00ebllai, ka marr\u00eb afro 3 miliard\u00eb lek\u00eb. Bie n\u00eb sy procedura e dyshimt\u00eb nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, q\u00eb varet nga Blendi Gonxhe.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebt\u00eb klasifikim i ka b\u00ebr\u00eb tenderit Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet e kryera procedura sh\u00ebnohet me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cRikonstruksion i godin\u00ebs Qendrore Spitali Pogradec\u201d me fond limit 292 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kontrat\u00ebn me afat 1 vit e gjysm\u00eb, k\u00ebrkohet q\u00eb kompania t\u00eb angazhoj\u00eb 50 mjete dhe pajisje n\u00eb k\u00ebt\u00eb kantier.<\/p>\n<p>Sipas pasqyrave financiare t\u00eb paraqitura zyrtarisht QKB, \u201cKevin Konstruksion\u201d ka mesatarisht 63 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, Kevin Konstruksion ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr 89.2% t\u00eb angazhimit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb angazhoj\u00eb 81 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kemi arsye t\u00eb mendojm\u00eb se komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb verifikim t\u00eb kapaciteteve t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Gjicit, por thjesht e ka shpallur fituese sipas urdhrit t\u00eb Blendi Gonxhes.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb larg, por n\u00eb 14 korrik 2025, kompania e Gjicit kishte marr\u00eb nga bashkia Kavaj\u00eb kontrat\u00ebn me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i lulishteve t\u00eb qytetit\u201d, me fond limit 227 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Tenderi \u00ebsht\u00eb fituar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb tregon se Gjici po \u201crehabilitohet\u201d edhe nga PD (krybashkiaku \u00ebsht\u00eb demokrat) dhe p\u00ebrfiton fondin n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr prokurimet.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb Gjici \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb ket\u00eb 30 punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve drejtuesi teknik me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj duhen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kantier edhe 20 mjete e pajisje t\u00eb ndryshme nd\u00ebrtimi. Pyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: P\u00ebrse kryetarja e Vlor\u00ebs, Bruna Mersini e kualifikon kompanin\u00eb e Gjicit, duke p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjtat shkelje si Blendi Gonxhe? Dukjet qart\u00eb se \u201cKEVIN KONSTRUKSION\u201d i ka forcat punonj\u00ebse dhe mjetet t\u00eb angazhuara n\u00eb kontrata t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me \u201cKEVIN KONSTRUKSION\u201d n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr rikonstruksionin e Spitalit Pogradec \u00ebsht\u00eb ortake edhe kompania \u201cAPIS CONSTRUCTION\u201d sh.p.k, me pjes\u00ebmarrje 3.6%. Prania e tij nuk ndihmon n\u00eb asnj\u00eb drejtim, sepse nuk p\u00ebrmbush kriteret financiare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tendera t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb grafiku i humbjeve q\u00eb deklaroi Apis Construction p\u00ebr vitin 2023. Pra, nj\u00eb kompani q\u00eb rezulton me humbje nuk mund t\u00eb futet n\u00eb k\u00ebt\u00eb super tender. P\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb skualifikuar? K\u00ebt\u00eb e di vet\u00ebm Gonxhe.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e pam\u00eb m\u00eb lart, shkeljet n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta, por me sa duket jan\u00eb imponuar nga sforcimi p\u00ebr t\u00eb \u201crehabilituar\u201d me shpejt\u00ebsi Safet Gjicin. \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti \u201cprotokoll\u201d q\u00eb ndjek Brunilda Mersini.<\/p>\n<p>Edhe \u201cAPIS Construction\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb porosi q\u00eb Brunilda e ka nga brenda familjes s\u00eb \u201cRilindjes\u201d. Firma \u201cAPIS\u201d \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2014, fillimisht me emrin \u201cGlobal Service Consulting\u201d, nga nj\u00eb shtetas i quajtur Besnik Binjakaj. Por menj\u00ebher\u00eb sapo u themelua, kompania e pezulloi aktivitetin dhe kaloi n\u00eb status pasiv.<\/p>\n<p>\u201cGlobal Service Consulting\u201d q\u00ebndroi e pezulluar deri n\u00eb vitin 2022 dhe menj\u00ebher\u00eb Binjakaj vendosi q\u00eb t\u2019ia dhuroj\u00eb aksionet e tij Ervin Tartarajt. Por Tartaraj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emigrant q\u00eb jeton n\u00eb Itali, nd\u00ebrsa pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n<p>Dhe kjo do t\u00eb konfirmohej vet\u00ebm pak muaj m\u00eb von\u00eb. Fillimisht kur administratore e kompanis\u00eb u caktua Gloria Ta\u00e7e.<\/p>\n\n<p>M\u00eb von\u00eb Ta\u00e7e u b\u00eb aksionere me 50 p\u00ebr qind, dhe pak muaj m\u00eb von\u00eb i shiti s\u00ebrish aksionet tek Tartaraj. T\u00eb gjitha kalimet e aksioneve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dhurime duke mos paguar asnj\u00ebher\u00eb taks\u00eb.<\/p>\n<p>Pronari i v\u00ebrtet\u00eb i \u201cAPIS\u201d \u00ebsht\u00eb Sibjon \u00c7obaj. Gloria Ta\u00e7e, e cila figuron si administratore e kompanis\u00eb, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e tij. \u00c7obaj \u00ebsht\u00eb nipi i Gramos Sakos, kyebashkiakut t\u00eb Tepelen\u00ebs dhe Artan Sakos, pronarit t\u00eb kompanis\u00eb \u201c2T\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Ai zot\u00ebron nj\u00eb rrjet kompanish. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cSire Alb\u201d, e cila b\u00ebn projektet e pun\u00ebve publike, q\u00eb m\u00eb pas p\u00ebrfundojn\u00eb tek \u201cApis Konstruction\u201d dhe \u201c2T\u201d. Pra, e nj\u00ebjta dor\u00eb b\u00ebn projektet dhe fiton tenderat. Kjo skem\u00eb \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tenderash publik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb bashkit\u00eb e Jugut.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, Brunilda Mersini u dha 3 miliard\u00eb lek\u00eb nj\u00eb ish-kryebashkiaku t\u00eb korruptuar dhe nipit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tepelen\u00ebs, nd\u00ebrsa zjarrfik\u00ebsit presin mrekullin\u00eb me mjetet e vjetra n\u00eb hangar\u00ebt q\u00eb duken si t\u00eb bombarduar.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-59\/\">Kryetarja e Vlor\u00ebs i jep Gjicit \u201crecet\u00ebn\u201d e rehabilitimit pas burgut\/ Bashk\u00eb me nipin e Gramoz Sakos p\u00ebrfitojn\u00eb kontrat\u00ebn 3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr godin\u00ebn e Emergjencave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb skandali seksual, ish kryetari i bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, Safet Gjici u d\u00ebnua me 3 vite burgim p\u00ebr korrupsion pasiv dhe shp\u00ebrdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr 5 vjet. Sidoqoft\u00eb, Gjicit i \u00ebsht\u00eb kthyer privilegji p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tendera publik\u00eb. Kujtojm\u00eb se Gjici u lirua para kohe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95264","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95264\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}