{"id":95226,"date":"2026-07-25T15:48:18","date_gmt":"2026-07-25T15:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/ekskluzive-besa-e-rames-report-tv-zbardh-dokumentin-brenda-90-ditesh-do-vendosim-bashke-per-te-ardhmen-e-projektit-te-zvernecit\/"},"modified":"2026-07-25T15:48:18","modified_gmt":"2026-07-25T15:48:18","slug":"ekskluzive-besa-e-rames-report-tv-zbardh-dokumentin-brenda-90-ditesh-do-vendosim-bashke-per-te-ardhmen-e-projektit-te-zvernecit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/ekskluzive-besa-e-rames-report-tv-zbardh-dokumentin-brenda-90-ditesh-do-vendosim-bashke-per-te-ardhmen-e-projektit-te-zvernecit\/","title":{"rendered":"EKSKLUZIVE\/ \u2018Besa\u2019 e Ram\u00ebs, Report Tv zbardh dokumentin: Brenda 90 dit\u00ebsh, do vendosim bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e projektit t\u00eb Zv\u00ebrnecit"},"content":{"rendered":"<p>\u2018Besa\u2019, dokumenti strategjik i njoftuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga kryeministri Edi Rama si nj\u00eb shenj\u00eb reflektimi nga e ashtuquajtura \u201cprotesta e flamingove\u201d, do t\u00eb ket\u00eb si test t\u00eb par\u00eb pik\u00ebrisht projektin e Zv\u00ebrnecit. Brenda 90 dit\u00ebsh synohet t\u00eb zhvillohen d\u00ebgjesa, p\u00ebrfshir\u00eb dhe grupet q\u00eb protestuan si dhe t\u00eb b\u00ebhen publike dokumenta apo t\u00eb realizohet nj\u00eb vler\u00ebsim paraprak, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e projektit. Dokumenti i qeveris\u00eb, t\u00eb cilin Report Tv e disponon, i l\u00eb t\u00eb hapura t\u00eb gjitha opsionet.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>E ashtuquajtura protesta e flamingove, u nxit nga ngjarjet e dhunshme t\u00eb rojeve private n\u00eb territorin e rrethuar t\u00eb sip\u00ebrfaqes ku \u00ebsht\u00eb parashikuar nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kompleksi turistik i lidhur me Jared Kushnerin, dh\u00ebndrrin e presidentit amerikan Donald Trump. Tashm\u00eb ky projekt do t\u00eb jet\u00eb i pari mbi t\u00eb ciln qeveria do t\u00eb testoj\u00eb dokumentin \u2018Besa\u2019, i lindur si shenj\u00eb reflektimi ndaj protestave. <\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb metod\u00eb strategjike provohet aty ku vendimmarrja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrlikuar dhe besimi m\u00eb i cenuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Vjosa-Narta zgjidhet si testi i par\u00eb i Metod\u00ebs BESA. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb rihapet politikisht e shkuara, po t\u00eb provohet n\u00ebse nj\u00eb proces i plot\u00eb d\u00ebgjimi, evidence, shpjegimi dhe matjeje mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb vendim m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d,- shkruhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende public, por q\u00eb Report Tv e disponon,  testi nuk nis me asnj\u00eb paragjykim, as n\u00ebse projekti duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe as n\u00ebse duhet ndalur. \u00c7do mund\u00ebsi duket se lihet e hapur<\/p>\n<p>\u201cAlternativat jan\u00eb vazhdimi me garanci, korrigjimi, kusht\u00ebzimi, rikonceptimi ose ndalimi, sipas asaj q\u00eb lejojn\u00eb ligji, kontratat dhe provat. Asnj\u00eb hap i Metod\u00ebs BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyq\u00ebsor\u201d,- sakt\u00ebsohet n\u00eb dokument<\/p>\n<p>Gjithshka parashikohet t\u00eb realizohet brenda tre muajsh.<\/p>\n<p>\u201cBrenda k\u00ebtij afati p\u00ebrfundojn\u00eb d\u00ebgjesa, hapja e dokumentacionit t\u00eb publikuesh\u00ebm, vler\u00ebsimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar p\u00ebr hapat pasues. Detyrimet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb regjistrohen me afate publike, institucione p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe raportim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb Flamingo Mirror\u201d,- shkruhet n\u00eb dokuement.<\/p>\n<p>Por cilat jan\u00eb hapat q\u00eb do t\u00eb ndiqen. Sipas dokumentit do t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjesa me aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb dhe grupet q\u00eb protestuan. Po ashtu parashikohet nj\u00eb vler\u00ebsim I pavarur I ndikimit mjedisor si dhe publikimi I kontratave, vendimmarrjeve dhe dokumentave, p\u00ebr aq sa lejon ligji. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nuk do t\u00eb nd\u00ebrmerret asnj\u00eb vendim q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb I pakthyesh\u00ebm. Dokumenti thekson se \u00e7do zotim publik i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje regjistrohet me afat dhe status, i duksh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebdo. Fjala e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Nart\u00eb-Vjos\u00ebn b\u00ebhet e kontrollueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb qasjes s\u00eb para qershorit, kur nis\u00ebn protestat, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime, gj\u00eb e cila sipas dokumentit \u201cnuk pengon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb administrative, kontraktore ose ligjore aty ku ajo provohet\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7do element I k\u00ebtij procesi do t\u00eb jet\u00eb I publikuar n\u00eb nd\u00ebrfaqen q\u00eb do t\u00eb qyhet \u201cFlamingo Mirror\u201d (pasqyra e Flamingove) e cila n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb gjitha dosjet me interes t\u00eb lart\u00eb publik.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb parashikon metoda \u201cBesa\u201d p\u00ebr Zv\u00ebrnecin<\/p>\n<p>Testi Vjos\u00eb-Narta<\/p>\n<p>Nj\u00eb metod\u00eb strategjike provohet aty ku vendimmarrja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrlikuar dhe besimi m\u00eb i cenuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Vjosa-Narta zgjidhet si testi i par\u00eb i Metod\u00ebs BESA. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb rihapet politikisht e shkuara, po t\u00eb provohet n\u00ebse nj\u00eb proces i plot\u00eb d\u00ebgjimi, evidence, shpjegimi dhe matjeje mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb vendim m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Testi nuk nis as nga p\u00ebrfundimi se projekti duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, as nga p\u00ebrfundimi se duhet t\u00eb ndalet. Alternativat jan\u00eb vazhdimi me garanci, korrigjimi, kusht\u00ebzimi, rikonceptimi ose ndalimi, sipas asaj q\u00eb lejojn\u00eb ligji, kontratat dhe provat. Asnj\u00eb hap i Metod\u00ebs BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara nisjes miratohet nj\u00eb mandat i posa\u00e7\u00ebm zbatimi q\u00eb p\u00ebrcakton: institucionin p\u00ebrgjegj\u00ebs; baz\u00ebn ligjore; dokumentet q\u00eb mund t\u00eb publikohen dhe kufizimet e ligjshme t\u00eb konfidencialitetit; procedur\u00ebn transparente p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e ekspert\u00ebve; trajtimin e konfliktit t\u00eb interesit; dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e testit me proceset administrative ose kontraktore n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>T\u00eb shtat\u00eb mekanizmat vihen n\u00eb pun\u00eb brenda 90 dit\u00ebve. Brenda k\u00ebtij afati p\u00ebrfundojn\u00eb d\u00ebgjesa, hapja e dokumentacionit t\u00eb publikuesh\u00ebm, vler\u00ebsimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar p\u00ebr hapat pasues. Detyrimet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb regjistrohen me afate publike, institucione p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe raportim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb Flamingo Mirror.<\/p>\n<p> * Vler\u00ebsimi i D\u00ebgjes\u00ebs: D\u00ebgjes\u00eb e strukturuar n\u00eb Vlor\u00eb dhe jo vet\u00ebm, me banor\u00ebt, peshkatar\u00ebt, student\u00ebt, shkenc\u00ebtar\u00ebt, sip\u00ebrmarrjet e zon\u00ebs, grupet q\u00eb protestuan. Jo shfaqje mediatike, po tryeza d\u00ebgjimore t\u00eb regjistruara p\u00ebr arkiv\u00ebn e Flamingo Mirror dhe me raport t\u00eb shkruar publik mbi \u00e7far\u00eb u tha.<\/p>\n<p> * Dosja e Evidenc\u00ebs: Vler\u00ebsim i pavarur i ndikimit mjedisor dhe ekonomik, me standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ekspertiz\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebrmes nj\u00eb procedure transparente. Publikohen kontratat, vendimmarrja dhe dokumentet vler\u00ebsuese n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb lejon ligji, duke shpjeguar \u00e7do kufizim. Asnj\u00eb vendim i ri i pakthyesh\u00ebm nuk merret p\u00ebrpara shqyrtimit t\u00eb evidenc\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kur nj\u00eb detyrim ligjor ose kontraktor k\u00ebrkon ndryshe dhe kjo b\u00ebhet publike.<\/p>\n<p> * Memorandumi Shpjegues: Dokumenti i par\u00eb i shkurt\u00ebr i Metod\u00ebs BESA i kushtohet k\u00ebsaj dosjeje: \u00e7far\u00eb po vendoset, si, nga kush, me \u00e7far\u00eb afatesh dhe si mund t\u00eb ndiqet publikisht \u00e7do hap.<\/p>\n<p> * Indeksi i Kujdesit: Vjos\u00eb-Narta regjistrohet si aseti i par\u00eb publik me standard kujdesi sipas k\u00ebsaj metode, me gjendje t\u00eb dokumentuar dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale t\u00eb qart\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb vendoset p\u00ebr projektin.<\/p>\n<p> * Paneli i Performanc\u00ebs: \u00c7do zotim publik i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje regjistrohet me afat dhe status, i duksh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebdo. Fjala e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Nart\u00eb-Vjos\u00ebn b\u00ebhet e kontrollueshme.<\/p>\n<p> * Rishikimi Pas Veprimit: Analiz\u00eb pa paragjykim dhe pa k\u00ebrkim ritual fajtor\u00ebsh e m\u00ebnyr\u00ebs si u lexuan sinjalet p\u00ebrpara qershorit: \u00e7far\u00eb u d\u00ebgjua, \u00e7far\u00eb jo dhe pse. Procesi i m\u00ebsimit nuk pengon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb administrative, kontraktore ose ligjore aty ku ajo provohet.<\/p>\n<p> * Paralajm\u00ebrimi i Hersh\u00ebm: Dosja Vjos\u00eb-Narta b\u00ebhet rast m\u00ebsimor i sistemit: cilat sinjale ekzistonin, ku u nd\u00ebrpren\u00eb, dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb kap\u00eb sistemi her\u00ebn tjet\u00ebr, koh\u00eb p\u00ebrpara se sa nj\u00eb problem t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim dhe shqet\u00ebsimi t\u00eb b\u00ebhet bulevard.<\/p>\n<p>FLAMINGO MIRROR: PASQYRA PUBLIKE E TESTIT<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka q\u00eb prodhon testi jeton n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm, publik dhe t\u00eb hapur p\u00ebr k\u00ebdo: Platforma digjitale dygjuh\u00ebshe Flamingo Mirror\/Pasqyra e Flamingos.<\/p>\n<p>Kjo platform\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht pasqyra, ku qytetari e sheh vet\u00eb, pa nd\u00ebrmjet\u00ebs, n\u00ebse fjala e dh\u00ebn\u00eb po mbahet.<\/p>\n<p>Aty publikohen, n\u00eb koh\u00eb reale dhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: kalendari i testit me \u00e7do hap t\u00eb kryer dhe t\u00eb mbetur; Dosja e plot\u00eb e Evidenc\u00ebs, kontratat, vler\u00ebsimet, vendimmarrja; raportet e d\u00ebgjes\u00ebs dhe p\u00ebrgjigjet zyrtare p\u00ebr \u00e7do pyetje qytetare, me afat t\u00eb duksh\u00ebm; zotimet publike me tre statuset e tyre: i mbajtur, i shtyr\u00eb me shpjegim, i pambajtur; dhe t\u00eb dh\u00ebnat e Barometrit t\u00eb Besimit, para dhe pas, me numrin e keq t\u00eb botuar nj\u00ebsoj si i miri. Asgj\u00eb nuk fshihet pas nj\u00eb PDF-je t\u00eb skanuar. T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb t\u00eb hapura dhe t\u00eb k\u00ebrkueshme, dhe \u00e7do dokument shoq\u00ebrohet nga p\u00ebrmbledhja e Memorandumit Shpjegues.<\/p>\n<p>Dhe kur testi t\u00eb mbyllet, Flamingo Mirror mbetet nd\u00ebrfaqja e p\u00ebrhershme e Metod\u00ebs BESA p\u00ebr dosjet me interes t\u00eb lart\u00eb publik. Funksioni i saj kufizohet n\u00eb kat\u00ebr detyra: t\u00eb tregoj\u00eb \u00e7far\u00eb u premtua; t\u00eb publikoj\u00eb provat e lejueshme; t\u00eb paraqes\u00eb afatet dhe statusin e tyre; dhe t\u00eb regjistroj\u00eb \u00e7far\u00eb u vendos dhe pse. Platforma nuk \u00ebsht\u00eb mjet propagande, nuk jep konsiderata politike dhe nuk drejton gishtin e akuz\u00ebs ndaj askujt. Besueshm\u00ebria e saj vjen nga dokumentet, t\u00eb dh\u00ebnat dhe gjurmueshm\u00ebria e vendimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, nj\u00eb raport i vet\u00ebm publik: \u00e7far\u00eb u d\u00ebgjua, \u00e7far\u00eb u provua, \u00e7far\u00eb u vendos dhe pse.<\/p>\n<p>Ky raport \u00ebsht\u00eb certifikata e lindjes s\u00eb Metod\u00ebs BESA, ose lista e sakt\u00eb e asaj q\u00eb duhet riparuar n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja jan\u00eb fitore, sepse t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Flamingoja mbetet simboli i \u00e7astit kur pritshm\u00ebrit\u00eb e reja u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamohueshme. Flamingo Mirror e kthen at\u00eb simbol n\u00eb nj\u00eb standard praktik: qytetari mund t\u00eb ndjek\u00eb vendimin nga pyetja e par\u00eb deri te rezultati dhe t\u00eb kontrolloj\u00eb n\u00ebse fjala e dh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2018Besa\u2019, dokumenti strategjik i njoftuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga kryeministri Edi Rama si nj\u00eb shenj\u00eb reflektimi nga e ashtuquajtura \u201cprotesta e flamingove\u201d, do t\u00eb ket\u00eb si test t\u00eb par\u00eb pik\u00ebrisht projektin e Zv\u00ebrnecit. Brenda 90 dit\u00ebsh synohet t\u00eb zhvillohen d\u00ebgjesa, p\u00ebrfshir\u00eb dhe grupet q\u00eb protestuan si dhe t\u00eb b\u00ebhen publike dokumenta apo t\u00eb realizohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95226","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95226\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}