{"id":95207,"date":"2026-07-25T12:48:23","date_gmt":"2026-07-25T12:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/ministrja-sala-per-median-gjermane-nuk-mund-te-ndryshosh-gjithcka-njeheresh-reformat-kerkojne-fokus\/"},"modified":"2026-07-25T12:48:23","modified_gmt":"2026-07-25T12:48:23","slug":"ministrja-sala-per-median-gjermane-nuk-mund-te-ndryshosh-gjithcka-njeheresh-reformat-kerkojne-fokus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/ministrja-sala-per-median-gjermane-nuk-mund-te-ndryshosh-gjithcka-njeheresh-reformat-kerkojne-fokus\/","title":{"rendered":"Ministrja Sala p\u00ebr median gjermane: Nuk mund t\u00eb ndryshosh gjith\u00e7ka nj\u00ebher\u00ebsh, reformat k\u00ebrkojn\u00eb fokus"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Prof. Evis Sala, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median gjermane, ka ndar\u00eb vizionin e saj p\u00ebr transformimin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar, duke theksuar se reformat e suksesshme nd\u00ebrtohen mbi prioritete t\u00eb qarta, fokus dhe zbatim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, e jo mbi premtime t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e saj pas rikthimit n\u00eb Shqip\u00ebri pas 29 vitesh, Prof. Sala u shpreh se objektivi fillestar ishte rishikimi i t\u00eb gjith\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor, bazuar n\u00eb eksperienc\u00ebn e fituar n\u00eb zbatimin e reformave dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Megjithat\u00eb, ajo theksoi se transformimi i nj\u00eb sistemi nuk mund t\u00eb realizohet menj\u00ebher\u00eb, por k\u00ebrkon analiz\u00eb t\u00eb kujdesshme, p\u00ebrcaktim prioritetesh dhe zbatim hap pas hapi.<\/p>\n<p>Sipas Ministres, prioritetet kryesore t\u00eb reform\u00ebs jan\u00eb modernizimi i kujdesit spitalor, p\u00ebrshpejtimi i digjitalizimit dhe integrimi i inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore. Ajo vler\u00ebsoi se kujdesi par\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i organizuar mir\u00eb dhe i digjitalizuar, nd\u00ebrsa sfida kryesore mbetet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi spitalor m\u00eb modern, t\u00eb integruar dhe t\u00eb koordinuar.<\/p>\n<p>Evis Sala: Kur mora k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, pothuajse menj\u00ebher\u00eb e kuptova se \u00e7far\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja. Doja t\u00eb rishikoja gjith\u00e7ka. Jo sepse gj\u00ebrat ishin b\u00ebr\u00eb gabim, por sepse po i shihja me nj\u00eb sy t\u00eb ri, pasi isha rikthyer n\u00eb vend pas 29 vitesh.<\/p>\n<p>E dija se si duhet t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor modern, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time n\u00eb zbatimin e reformave,p\u00ebrfshir\u00eb edhe inteligjenc\u00ebn artificiale, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim mendova: \u201cK\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj brenda nj\u00eb viti.Mund ta transformoj t\u00eb gjith\u00eb sistemin.\u201d Por, pastaj kuptova se mendimi q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebsh t\u00eb gjitha nj\u00ebher\u00ebsh mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt d\u00ebshtimit. Nuk mund t\u00eb ndryshosh gjith\u00e7ka nj\u00ebher\u00ebsh.<\/p>\n<p>Prandaj vendosa t\u00eb ndalem, t\u00eb analizoj me kujdes se \u00e7far\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, t\u00eb p\u00ebrcaktoj prioritetet dhe m\u00eb pas t\u00eb p\u00ebrqendrohem n\u00eb dy ose tre objektiva kryesor\u00eb, duke u angazhuar p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Natyrisht, gjat\u00eb rrug\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb edhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera, t\u00eb lidhura ose jo me ato prioritete. Do t\u00eb kishte zgjidhje t\u00eb shpejta, gj\u00ebra q\u00eb ndoshta nuk duken t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme apo k\u00ebrkojn\u00eb pak energji, por q\u00eb kan\u00eb ndikim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb fund, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje elementesh t\u00eb ndryshme. Por n\u00ebse e humbet fokusin dhe mendon se do t\u2019i b\u00ebsh t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Pastaj, t\u00ebrhiqesh pak dhe thua: \u201cMir\u00eb, tani e kam krijuar  nj\u00eb tablo t\u00eb qart\u00eb, e di se \u00e7far\u00eb duhet rregulluar. Tani do t\u00eb veproj hap pas hapi, ose do t\u00eb merrem me tri gj\u00ebra nj\u00ebher\u00ebsh, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se si vepron, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrqendrohesh v\u00ebrtet dhe zgjedh betejat e duhura.\u201d<\/p>\n<p>Si e menaxhoni k\u00ebt\u00eb? Si thoni \u201cjo\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mjedise ku kund\u00ebrshtar\u00ebt tuaj dhe meqen\u00ebse tashm\u00eb jeni n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs, gjithmon\u00eb do t\u00eb keni kund\u00ebrshtar\u00eb e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019ju p\u00ebrgjigjen me pyetje t\u00eb tilla si: \u201cPse nuk e meritojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb?\u201d apo \u201cPse nuk mund ta siguroni k\u00ebt\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Evis Sala: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl. Ju p\u00ebrcaktoni prioritetet dhe ato dy-tri prioritete q\u00eb vendosni jan\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Pra, ndikimi \u00ebsht\u00eb komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019u realizuar, por me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, sepse keni krijuar nj\u00eb model q\u00eb mund  t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, m\u00eb lejoni t\u2019ju jap nj\u00eb shembull: ajo q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se kujdesi par\u00ebaor \u00ebsht\u00eb mjaft i mir\u00eb. Do t\u00eb thoja q\u00eb kujdesi par\u00ebsor k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i organizuar pak a shum\u00eb si sistemi i mjekut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar apo edhe m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb disa vende t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb i digjitalizuar. Pra, fokusi nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. A mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb? Sigurisht q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb. Ne do ta ruajm\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe  do ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb duhet v\u00ebrtet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj  \u00ebsht\u00eb kujdesi spitalor. K\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale dhe digjitalizimin.  Duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet kujdesi spitalor dhe procesi i digjitalizimit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb integruar, sepse aktualisht funksionojm\u00eb n\u00eb struktura t\u00eb fragmentuara,me \u201cishuj\u201d t\u00eb ndar\u00eb mes tyre. K\u00ebto ndarje ekzistojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb praktik\u00ebn mjek\u00ebsore, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si merren vendimet.<\/p>\n<p>Duket interesante var\u00ebsisht nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi por, t\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb thuash \u201cjo\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sesa t\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb thuash \u201cpo\u201d. Megjithat\u00eb, duhet mbajtur parasysh nj\u00eb gj\u00eb: n\u00ebse u thua \u201cpo\u201dshum\u00eb gj\u00ebrave dhe nuk i realizon ato, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt m\u00eb keq sesa t\u00eb thuash \u201cjo\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Prof. Evis Sala, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median gjermane, ka ndar\u00eb vizionin e saj p\u00ebr transformimin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar, duke theksuar se reformat e suksesshme nd\u00ebrtohen mbi prioritete t\u00eb qarta, fokus dhe zbatim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, e jo mbi premtime t\u00eb shumta. Duke folur p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e saj pas rikthimit n\u00eb Shqip\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95207","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95207"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95207\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}