{"id":95202,"date":"2026-07-25T11:49:16","date_gmt":"2026-07-25T11:49:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/besa-kerkon-besim-jo-paraburgim\/"},"modified":"2026-07-25T11:49:16","modified_gmt":"2026-07-25T11:49:16","slug":"besa-kerkon-besim-jo-paraburgim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/besa-kerkon-besim-jo-paraburgim\/","title":{"rendered":"Besa k\u00ebrkon besim, jo paraburgim"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ylli Manjani\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Edi Rama ka zgjedhur s\u00eb fundmi t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri filozofis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb qeverisjes. Pasi pranon publikisht se qytetar\u00ebve ua nxijn\u00eb jet\u00ebn sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore q\u00eb nuk i marrin ose i marrin me mundim, ai k\u00ebrkon t\u00eb mb\u00ebshtetet tek nj\u00eb institucion i vjet\u00ebr socio-moral shqiptar: besa. Tek fjala e dh\u00ebn\u00eb. Tek p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb. Tek llogaridh\u00ebnia.<\/p>\n<p>N\u00eb vetvete, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tez\u00eb e lavd\u00ebrueshme. Madje edhe nj\u00eb gjetje politike interesante, sidomos p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb hyn n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt t\u00eb pushtetit. Sepse, pas kaq shum\u00eb vitesh, premtimet nuk maten m\u00eb me sloganet, por me bilancin.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht jet\u00ebgjat\u00ebsia n\u00eb qeverisje \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e bes\u00ebs. Ajo ekspozon jo vet\u00ebm sukseset, por edhe t\u00eb gjitha an\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb pushtetit. Prandaj skepticizmi i qytetar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb paragjykim; \u00ebsht\u00eb produkt i p\u00ebrvoj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse njer\u00ebzit do ta pranojn\u00eb apo jo k\u00ebt\u00eb \u201cbes\u00eb\u201d t\u00eb re politike, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p>Por problemi q\u00eb m\u00eb duket m\u00eb thelb\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e kryeministrit me qytetar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e qeveris\u00eb me administrat\u00ebn publike. Sepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb qeveria ajo q\u00eb u sh\u00ebrben qytetar\u00ebve \u00e7do dit\u00eb. \u00cbsht\u00eb administrata. Ajo \u00ebsht\u00eb fytyra reale e shtetit. Ajo \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb ose ia zbardh faqen qeveris\u00eb, ose ia nxin p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri administrata publike ka funksionuar tradicionalisht me urdh\u00ebr ose me porosi politike. K\u00ebshtu ka ndodhur pothuajse gjithmon\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, ministrat flasin, premtojn\u00eb dhe raportojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb si drejtor\u00eb t\u00eb agjencive t\u00eb zbatimit sesa si drejtues politikash publike. Ata merren me dosje, procedura dhe firma, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merren me vizion, strategji dhe politika.<\/p>\n<p>Ky deformim ka zbehur gradualisht vet\u00eb konceptin e administrat\u00ebs profesionale dhe t\u00eb pavarur. N\u00eb \u00e7do rotacion politik jan\u00eb nd\u00ebrruar drejtues, jan\u00eb larguar n\u00ebpun\u00ebs, jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar profesionist\u00eb me besnik\u00eb politik\u00eb. Pavar\u00ebsia e administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb varrosur prej koh\u00ebsh n\u00ebn kultur\u00ebn e patronazhit.<\/p>\n<p>Por administrata e sotme mbart edhe nj\u00eb sindrom\u00eb shtes\u00eb, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: frik\u00ebn.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb se kjo frik\u00eb buron pik\u00ebrisht nga ajo q\u00eb qeveria e quan suksesin e saj m\u00eb t\u00eb madh: reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb ku hetimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb instrument presioni dhe gjithmon\u00eb edhe spektakli publik n\u00eb nj\u00eb form\u00eb nd\u00ebshkimi paraprak. Hetime t\u00eb nisura pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb, bastisje zyrash, banesash, celular\u00ebsh e komputerash, sekuestrime dokumentesh nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb proceset administrative jan\u00eb ende n\u00eb zhvillim, ekspozime publike dhe p\u00ebrbaltje para se t\u00eb provohet \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb prodhuar nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb mendon m\u00eb shum\u00eb si t\u00eb mos firmos\u00eb, sesa si t\u00eb zgjidh\u00eb problemin e qytetarit.<\/p>\n<p>Rasti i Jonaid Myzyrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ilustrim i fort\u00eb i k\u00ebtij fenomeni. Askush nuk mund t\u00eb mohoj\u00eb efektin q\u00eb pati mbi administrat\u00ebn, nga masakra publike q\u00eb u b\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00ebmpro\u00e7esi hetimor fund e krye abuzues. Aq abuzues ishte sa dhe vet\u00eb e tmerrshmja GJKKO u detyrua ta mbyll\u00eb. Mesazhi q\u00eb mor\u00ebn mij\u00ebra n\u00ebpun\u00ebs jo vet\u00ebm nga ky pro\u00e7es ishte i thjesht\u00eb: firma mund t\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb lirin\u00eb, reputacionin dhe jet\u00ebn profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, kush \u00ebsht\u00eb ai administrator q\u00eb merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi? Kush firmos kur e di se askush nuk do ta mbroj\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje hetimore q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb e pajustifikuar? Kush merr vendime kur statistikat e nd\u00ebshkimit duken m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimit?<\/p>\n<p>Problemi r\u00ebndohet edhe m\u00eb shum\u00eb nga vet\u00eb m\u00ebnyra si hartohen ligjet. Shum\u00eb dispozita jan\u00eb t\u00eb paqarta, elastike, t\u00eb interpretuara n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Hap\u00ebsira p\u00ebr diskrecion administrativ \u00ebsht\u00eb e madhe, por po aq e madhe \u00ebsht\u00eb edhe mund\u00ebsia q\u00eb \u00e7do vendim t\u00eb interpretohet m\u00eb von\u00eb si dyshim penal.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb nga mang\u00ebsit\u00eb m\u00eb serioze t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi: mungesa e nj\u00eb kufiri t\u00eb qart\u00eb nd\u00ebrmjet p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale. Jo \u00e7do vendim i gabuar \u00ebsht\u00eb krim. Jo \u00e7do procedur\u00eb e diskutueshme \u00ebsht\u00eb korrupsion. Dhe jo \u00e7do firm\u00eb duhet t\u00eb trajtohet si prov\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Baballar\u00ebt e reform\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb krenohen me suksesin e saj, por shum\u00eb pak flasin p\u00ebr pasojat q\u00eb ajo ka prodhuar mbi administrimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetari vazhdon t\u00eb pres\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse administrata q\u00eb ka frik\u00eb nuk merr vendime. Administrata q\u00eb nuk merr vendime nuk jep sh\u00ebrbime. Dhe shteti q\u00eb nuk jep sh\u00ebrbime nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bes\u00eb. \u00cbsht\u00eb djegur pa u harxhuar buxheti i shtetit nga kjo frik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sjtohen faturat e papaguara ndaj njer\u00ebzve dhe bisnesve. Ky \u00ebsht\u00eb kulmi i d\u00ebshtimit!<\/p>\n<p>Besa nuk mbahet me fjalime. Nuk mbahet me slogane. Nuk mbahet as me moralizime politike.<\/p>\n<p>Besa mbahet duke krijuar institucione q\u00eb funksionojn\u00eb normalisht. Duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb zbaton ligjin pa pritur telefonata dhe pa u dridhur nga frika e nj\u00eb hetimi arbitrar. Duke garantuar q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale t\u00eb mos z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb administrative dhe q\u00eb shteti t\u00eb mos qeveriset nga ankthi.<\/p>\n<p>N\u00ebse administrata nuk ka besim, nuk mund t\u00eb ket\u00eb bes\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sfida e v\u00ebrtet\u00eb e Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. T\u00eb rikthej\u00eb besimin tek shteti q\u00eb drejton. Sepse vet\u00ebm nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb ndihet e mbrojtur nga ligji dhe e detyruar vet\u00ebm prej tij mund ta mbaj\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb qeveria u jep qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, besa nuk lind nga frika. Besa lind vet\u00ebm nga besimi. <strong><em>\/TemA\/<\/em><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani\/ Edi Rama ka zgjedhur s\u00eb fundmi t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri filozofis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb qeverisjes. Pasi pranon publikisht se qytetar\u00ebve ua nxijn\u00eb jet\u00ebn sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore q\u00eb nuk i marrin ose i marrin me mundim, ai k\u00ebrkon t\u00eb mb\u00ebshtetet tek nj\u00eb institucion i vjet\u00ebr socio-moral shqiptar: besa. Tek fjala e dh\u00ebn\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95202","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95202\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}