{"id":95195,"date":"2026-07-25T10:48:20","date_gmt":"2026-07-25T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/reforma-ne-drejtesi-nuk-mbrohet-duke-mohuar-problemet-e-saj\/"},"modified":"2026-07-25T10:48:20","modified_gmt":"2026-07-25T10:48:20","slug":"reforma-ne-drejtesi-nuk-mbrohet-duke-mohuar-problemet-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/reforma-ne-drejtesi-nuk-mbrohet-duke-mohuar-problemet-e-saj\/","title":{"rendered":"Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi nuk mbrohet duke mohuar problemet e saj"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Altin Ketro\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb gati shterruese mbi problematikat q\u00eb ka shfaqur Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, avokati Dorian Matlia ngre nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb analizohen me seriozitet. Pavar\u00ebsisht gjuh\u00ebs s\u00eb fort\u00eb dhe kritikave t\u00eb ashpra ndaj m\u00ebnyr\u00ebs sesi \u00ebsht\u00eb zbatuar kjo reform\u00eb, 15 \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai ngre meritojn\u00eb nj\u00eb debat serioz.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do argument i ngritur n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm. Ka pika, si qasja ndaj Vetting-ut apo interpretime t\u00eb caktuara t\u00eb reform\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, mospajtimi me disa prej tyre nuk duhet t\u00eb na pengoj\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb seriozisht problemet reale q\u00eb evidentohen dhe q\u00eb meritojn\u00eb nj\u00eb debat institucional.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim mb\u00ebshtet\u00ebs i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe vazhdoj ta konsideroj at\u00eb si nj\u00eb nga proceset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme institucionale t\u00eb k\u00ebtyre dekadave. Ajo lindi nga nj\u00eb nevoj\u00eb reale, ku sistemi i vjet\u00ebr i drejt\u00ebsis\u00eb kishte humbur besimin e qytetar\u00ebve, ishte zhytur n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb integriteti dhe k\u00ebrkonte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje rr\u00ebnj\u00ebsore p\u00ebr t\u2019u transformuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk duhet t\u00eb kemi frik\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr problemet q\u00eb ka shfaqur kjo reform\u00eb. Nj\u00eb reform\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme forcohet vet\u00ebm kur ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb dob\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb ato pika ku nuk ka prodhuar rezultatet e pritshme. T\u00eb injorosh k\u00ebto shqet\u00ebsime vet\u00ebm sepse vijn\u00eb nga z\u00ebra kritik\u00eb si Matlia, Manjani apo t\u00eb tjer\u00eb, nuk i zgjidh problemet, por i shtyn ato edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e tij, Matlia e vendos theksin te raporti mes qytetarit dhe drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas tij, drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb matet vet\u00ebm me numrin e hetimeve, me ngritjen e institucioneve t\u00eb reja apo me goditjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha me m\u00ebnyr\u00ebn se si i sh\u00ebrben qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe sa shpejt ai arrin t\u00eb mbroj\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tij\u00ebn.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb argumentimi, ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie nuk ekziston vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb z\u00ebn\u00eb titujt e mediave. Ai duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb edhe p\u00ebr qytetarin q\u00eb ka nj\u00eb konflikt prone, p\u00ebr familjen q\u00eb pret nj\u00eb vendim, p\u00ebr punonj\u00ebsin q\u00eb k\u00ebrkon drejt\u00ebsi ndaj administrat\u00ebs apo p\u00ebr \u00e7do individ q\u00eb p\u00ebrballet me shtetin. Shqet\u00ebsimi themelor q\u00eb p\u00ebrshkon analiz\u00ebn e Matlias \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb vler\u00ebsohet vet\u00ebm p\u00ebr goditjet spektakolare, nd\u00ebrsa hallet e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb mbeten n\u00eb hije.<\/p>\n<p>Sigurisht, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe ngritja e institucioneve t\u00eb reja kan\u00eb qen\u00eb objektiva t\u00eb domosdosh\u00ebm. Por nj\u00eb reform\u00eb drejt\u00ebsie nuk mund t\u00eb konsiderohet e suksesshme vet\u00ebm sepse ka krijuar mekanizma t\u00eb rinj apo ka prodhuar rezultate n\u00eb disa fusha. Ajo duhet t\u00eb matet edhe me funksionimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Matlia argumenton se, n\u00ebse qytetari vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me procese q\u00eb zgjasin p\u00ebrtej \u00e7do afati t\u00eb arsyesh\u00ebm, me vonesa q\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb normalitet dhe me pasiguri p\u00ebr marrjen e drejt\u00ebsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht mang\u00ebsi administrative. Sepse, si\u00e7 thot\u00eb edhe nj\u00eb parim i njohur i s\u00eb drejt\u00ebs, \u201cDrejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebtu lind edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e politik\u00ebs dhe e Parlamentit. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb politika t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve apo institucioneve q\u00eb i qeverisin ato. Pavar\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se institucionet politike duhet t\u00eb mbyllin syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb problemeve q\u00eb pengojn\u00eb funksionimin normal t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Parlamenti nuk duhet t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore konkrete, por ka detyrimin t\u00eb krijoj\u00eb kushtet q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb funksionoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh mes nd\u00ebrhyrjes n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar nj\u00eb sistem q\u00eb prek jet\u00ebn e mij\u00ebra qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse problemet evidentohen dhe nuk trajtohen, at\u00ebher\u00eb rreziku nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, por edhe p\u00ebr besimin e qytetar\u00ebve tek institucionet dhe tek vet\u00eb shteti. Sepse ata qytetar\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrballen me vonesat, pasigurit\u00eb dhe padrejt\u00ebsit\u00eb e sistemit jan\u00eb edhe zgjedh\u00ebs. Besimi ose zhg\u00ebnjimi i tyre ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, her\u00ebt a von\u00eb, p\u00ebrkthehet edhe n\u00eb q\u00ebndrim politik me vot\u00eb.<\/p>\n<p>Partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, SHBA e BE, kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj reforme. Prandaj edhe ata duhet ta shohin me realiz\u00ebm ecurin\u00eb e saj dhe mos ta trajtojn\u00eb si tabu. Asnj\u00eb reform\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e paprekshme. Edhe reformat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb analizohen, t\u00eb korrigjohen dhe t\u00eb p\u00ebrshtaten me realitetin ku zbatohen.<\/p>\n<p>T\u00eb pranosh problemet e reform\u00ebs nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh kund\u00ebr saj. Nuk ka pse t\u00eb zgjedhim mes mb\u00ebshtetjes s\u00eb reform\u00ebs dhe kritik\u00ebs ndaj dob\u00ebsive t\u00eb saj. Prandaj, shqet\u00ebsimet q\u00eb ngre avokati Matlia duhen trajtuar seriozisht nga \u00e7do institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs. Ky debat nuk mund t\u00eb shtyhet m\u00eb, por t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebnisja q\u00eb t\u00eb hapet sa m\u00eb par\u00eb, me seriozitet dhe pa paragjykime q\u00eb n\u00eb sesionin e ri parlamentar n\u00eb shtator. \u00c7do dit\u00eb vones\u00eb e zbeh besimin e qytetar\u00ebve tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto problematika nuk adresohen me guxim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb rrezikojm\u00eb t\u00eb mashtrojm\u00eb veten se kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb reform\u00eb historike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fund ajo mund t\u00eb rezultoj\u00eb thjesht nj\u00eb d\u00ebshtim spektakolar me kosto kapitale p\u00ebr vendin.<strong><em> \/Tema\/<\/em><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Altin Ketro\/ N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb gati shterruese mbi problematikat q\u00eb ka shfaqur Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, avokati Dorian Matlia ngre nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb analizohen me seriozitet. Pavar\u00ebsisht gjuh\u00ebs s\u00eb fort\u00eb dhe kritikave t\u00eb ashpra ndaj m\u00ebnyr\u00ebs sesi \u00ebsht\u00eb zbatuar kjo reform\u00eb, 15 \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai ngre meritojn\u00eb nj\u00eb debat serioz. Kjo nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95195","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}